{"id":409319,"date":"2024-10-31T09:38:19","date_gmt":"2024-10-31T08:38:19","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=409319"},"modified":"2024-10-31T09:38:19","modified_gmt":"2024-10-31T08:38:19","slug":"pergjaket-shkodra-dinamika-e-atentatit-ne-mes-te-dites-me-3-te-vrare-e-nje-te-plagosur-kush-jane-viktimat-arlind-bushati-dhe-hamza-lici-vellai-i-rivalit-te-bajrajve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pergjaket-shkodra-dinamika-e-atentatit-ne-mes-te-dites-me-3-te-vrare-e-nje-te-plagosur-kush-jane-viktimat-arlind-bushati-dhe-hamza-lici-vellai-i-rivalit-te-bajrajve\/","title":{"rendered":"P\u00ebrgjaket Shkodra\/ Dinamika e atentatit n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs me 3 t\u00eb vrar\u00eb e nj\u00eb t\u00eb plagosur! Kush jan\u00eb viktimat Arlind Bushati dhe Hamza Lici, v\u00ebllai i rivalit t\u00eb Bajrajve!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb prit\u00eb t\u00eb mirorganizuar, n\u00eb \u201cDobra\u00e7\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn kryesore q\u00eb lidh qytetin me Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, dy automjete i pren\u00eb rrug\u00ebn nj\u00eb \u201cMercedes\u201d- i. U q\u00ebllua me bresh\u00ebri kallashnikovi mbi t\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit.<\/p>\n<p>Makina devijon dhe p\u00ebrplaset fillimisht me nj\u00eb motor n\u00eb t\u00eb cilin udh\u00ebtonte nj\u00eb \u00e7ift dhe m\u00eb pas n\u00eb murin rrethues t\u00eb nj\u00eb nd\u00ebrtese. N\u00eb mjetin e b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb, shoferi gjendet i pajet\u00eb, nd\u00ebrsa pasagjeri n\u00eb grahmat e fundit, nd\u00ebrsa pamjet nga p\u00ebrplasja e motorit jan\u00eb trondit\u00ebse. Gruaja Flutura Basha humbi jet\u00ebn n\u00eb vendngjarje, nd\u00ebrsa i shoqi Bashkim Basha ndodhet n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb or\u00eb, viktimat dhe dy t\u00eb plagosurit mbet\u00ebn n\u00eb rrug\u00eb, nd\u00ebrsa policia mobilizohej t\u00eb hynte n\u00eb zon\u00ebn e lar\u00eb me gjak e plumba.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnjest\u00ebr e asaj masakre ishte Hamza Lici, vet\u00ebm 23 vje\u00e7. Me t\u00eb n\u00eb makin\u00eb u gjend edhe Arlind Bushati, i cili ka marr\u00eb nj\u00eb plumb n\u00eb kok\u00eb dhe ka nd\u00ebrruar jet\u00eb n\u00eb spital. Nd\u00ebrsa Bashkim Basha q\u00eb po drejtonte motorin n\u00eb momentin kur dy makinat hap\u00ebn zjarr mbi mjetin ku udh\u00ebtonin dy t\u00eb rinjt\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje kritike p\u00ebr jet\u00ebn. Rreth 3 or\u00eb pas ngjarjes, policia ka marr\u00eb informacion q\u00eb \u00ebsht\u00eb gjendur nj\u00eb makin\u00eb e djegur n\u00eb zon\u00ebn e Grud\u00ebs s\u00eb Re, brenda s\u00eb cil\u00ebs u gjet\u00ebn edhe dy kallashnikov\u00eb.<\/p>\n<p>Policia, si p\u00ebrher\u00eb, humbi gjurm\u00ebt e atentator\u00ebve. M\u00eb pas mblodhi g\u00ebzhojat n\u00eb vendin e ngjarjes, si\u00e7 tha se ka mbledhur edhe pamjet filmike. Burr\u00eb e grua, Bashkim dhe Flutura Basha, po udh\u00ebtonin me motor kur mjeti i Licit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrplasur me ta, duke i marr\u00eb jet\u00ebn gruas n\u00eb vend, nd\u00ebrsa Bashkimi \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb spital, por mjek\u00ebt kan\u00eb d\u00ebshmuar q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb. Nd\u00ebrsa Bushati p\u00ebr pak or\u00eb ishte n\u00eb gjendje kritike, p\u00ebr shkak t\u00eb plumbit n\u00eb kok\u00eb!<\/p>\n<p>POLICIA PAS NGJARJES<\/p>\n<p>Arlind Bushati, 32 vje\u00e7, \u00ebsht\u00eb djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidatit p\u00ebr kryetar bashkie n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. Tri jav\u00eb m\u00eb par\u00eb ai shkoi n\u00eb Policin\u00eb e Shkodr\u00ebs dhe d\u00ebshmoi se dy persona kan\u00eb dashur ta vrasin n\u00eb pedonale. Ai denoncoi se ndjehej i k\u00ebrc\u00ebnuar, por policia nuk b\u00ebri me dije se kush kan\u00eb qen\u00eb dy personat q\u00eb e kan\u00eb k\u00ebrc\u00ebnuar. M\u00eb pas, jo nga policia, por nga d\u00ebshmitar\u00eb okular\u00eb u tha se n\u00eb fakt dypersona, relativisht t\u00eb rinj, kan\u00eb nxjerr\u00eb arm\u00ebn ta ekzekutonin, por arma \u00ebsht\u00eb bllokuar e p\u00ebr pasoj\u00eb Arlindi mundi t\u00eb shp\u00ebtonte, por jo n\u00eb prit\u00ebn fatale t\u00eb pasdites s\u00eb djeshme.<\/p>\n<p>Dje, Arlindi ka qen\u00eb duke udh\u00ebtuar drejt Koplikut me Hamza Licin, djalin e Mustafa Licit, t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e Ibrahim Licit. Ata m\u00ebsohet se kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb nj\u00eb automjet me targa kroate, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb nuk dihet se cili ka qen\u00eb itinerari i sakt\u00eb i tyre. Prita \u00ebsht\u00eb realizuar n\u00eb mes t\u00eb rrug\u00ebs kryesore, ku p\u00ebr fatin e keq t\u00eb tyre, aty po kalonin edhe \u00e7ifti Basha. Hamza Lici, emri i t\u00eb cilit u b\u00eb i njohur vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb par\u00eb kur doli publikisht n\u00eb mbrojtje t\u00eb v\u00ebllait t\u00eb tij, Ibrahimit, nd\u00ebrroi jet\u00eb n\u00eb vendin e ngjarjes, duke u b\u00ebr\u00eb k\u00ebshtu viktima e radh\u00ebs e p\u00ebrplasjeve t\u00eb p\u00ebrgjakshme mes grupeve kriminale t\u00eb qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>Policia ka treguar vet\u00ebm detajet n\u00eb lidhje me identitetet e dy viktimave dhe dy t\u00eb plagosurve, nd\u00ebrsa u tha se ka kryer edhe nj\u00eb kontroll n\u00eb mjetin e sh\u00ebnjestrave. Brenda k\u00ebtij mjeti u gjet\u00ebn edhe arm\u00eb zjarri, por ende nuk dihet n\u00ebse dy personat-sh\u00ebnjestra kan\u00eb mundur t\u2019i p\u00ebrdorin ato p\u00ebrball\u00eb prit\u00ebs me kallashnikov\u00eb.<\/p>\n<p>Policia e Shkodr\u00ebs doli mbr\u00ebm\u00eb me njoftimin n\u00eb lidhje me tri pistoletat e gjetura n\u00eb makin\u00ebn e b\u00ebr\u00eb shosh\u00eb nga plumbat, ku u vra Hamza Lici. U tha se n\u00eb vendin e ngjarjes u sekuestruan pamjet filmike, q\u00eb n\u00eb drejtim t\u00eb Shkodr\u00ebs u nis\u00ebn dy grupe t\u00eb RENEA-s, q\u00eb n\u00eb krye t\u00eb grupit hetimor u vendos\u00ebn ekspert\u00eb dhe drejtues policie, por asnj\u00eb e dh\u00ebn\u00eb nuk doli p\u00ebr rrug\u00ebn q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb vras\u00ebsit, t\u00eb cil\u00ebt e dogj\u00ebn nj\u00ebr\u00ebn nga makinat, q\u00eb u tha se ishte tip \u201cRange Rover\u201d n\u00eb fshatin Golem t\u00eb Grud\u00ebs s\u00eb Re.<\/p>\n<p>Dy t\u00eb mbijetuarit e asaj ngjarjeje nuk jan\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb japin d\u00ebshmi, nd\u00ebrsa p\u00ebrplasjet shfaros\u00ebse mes disa familjeve n\u00eb Shkod\u00ebr jan\u00eb t\u00eb njohura p\u00ebr nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb mir\u00eb t\u00eb opinionit publik. Grupet e RENEA-s kan\u00eb hyr\u00eb mbr\u00ebm\u00eb n\u00eb lagjen \u201cDobra\u00e7\u201d, aty ku zona njihet si bastioni i Bajrajve, fisit q\u00eb kan\u00eb deklaruar publikisht hasm\u00ebrin\u00eb me fisin Lici prej shum\u00eb e shum\u00eb vitesh. Madje, shkodran\u00ebt q\u00eb e njohin mir\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrplasje dhe zonat e influenc\u00ebs, p\u00ebrgjat\u00eb gjith\u00eb pasdites s\u00eb djeshme kan\u00eb shprehur habi se si Hamza Lici kishte guxuar t\u00eb hynte n\u00eb lagjen e \u201cBajrajve\u201d, ndon\u00ebse ata po kalonin n\u00eb nj\u00eb rrug\u00eb kryesore!<\/p>\n<p>P\u00cbRPLASJET GJAK\u00cbSORE<\/p>\n<p>Fisi Lici njihet p\u00ebr p\u00ebrplasjet me fisin e Bajrajve dhe Bilal\u00ebve n\u00eb qytetin e Shkodr\u00ebs. P\u00ebrplasjet e dhunshme prej rreth nj\u00eb dekade kan\u00eb sjell\u00eb m\u00eb shum\u00eb se 20 humbje jete, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb thuhet se hasm\u00ebria mes tyre i ka bazat tek influencat n\u00eb tregjet e qytetit t\u00eb Shkodr\u00ebs. Megjithat\u00eb, thuajse asnj\u00eb prej vrasjeve t\u00eb ndodhura nuk kan\u00eb nj\u00eb autor pas hekurave. I vetmi i arrestuar n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb historin\u00eb e p\u00ebrgjakshme mes pal\u00ebve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb f\u00ebmij\u00eb 15 vje\u00e7, i cili tha se ishte d\u00ebshmitar i nj\u00eb vrasjeje n\u00eb zon\u00ebn e Livadheve. 15- vje\u00e7ari d\u00ebshmoi q\u00eb ishte i pranish\u00ebm n\u00eb vrasjen e Endri Mustaf\u00ebs n\u00eb nj\u00eb parcel\u00eb droge dhe se ekzekutimin e tij e kishte kryer Ibrahim Lici.<\/p>\n<p>Ngjarja ndodhi n\u00eb majin e para tre vjet\u00ebve, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Lici e mohoi autor\u00ebsin\u00eb duke nxjerr\u00eb edhe alibi. Djali, q\u00eb u dyshua edhe si personi q\u00eb e nxori n\u00eb at\u00eb prit\u00eb Mustaf\u00ebn, baba t\u00eb tre f\u00ebmij\u00ebve, u t\u00ebrhoq nga d\u00ebshmia duke i th\u00ebn\u00eb policis\u00eb dhe prokuroris\u00eb s\u00eb Shkodr\u00ebs q\u00eb i kishte g\u00ebnjyer. P\u00ebr pasoj\u00eb, prokuroria dhe gjykata e d\u00ebnuan 15-vje\u00e7arin, por nuk hetuan m\u00eb p\u00ebr vrasjen e t\u00eb riut, duke l\u00ebn\u00eb shteg t\u00eb hapur p\u00ebr vijimin e hakmarrjes me t\u00eb vrar\u00eb mes pal\u00ebve. Ibrahim Lici u akuzua p\u00ebr nj\u00eb mori krimesh mes t\u00eb cil\u00ebve edhe p\u00ebr ekzekutimin e Mustaf\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebr k\u00ebt\u00eb ngjarje u shpall n\u00eb k\u00ebrkim dhe u arrestua n\u00eb Turqi, por ai refuzoi ekstradimin duke i k\u00ebrkuar strehim drejt\u00ebsis\u00eb turke, pasi n\u00eb Shqip\u00ebri i rrezikohej jeta dhe se nuk kishte asnj\u00eb garanci q\u00eb procesi do t\u00eb ishte i drejt\u00eb. Emri i Licit doli n\u00eb sip\u00ebrfaqen e sundimit t\u00eb t\u00eb fort\u00ebve t\u00eb Shkodr\u00ebs n\u00eb vitin 2017, kur ai ishte jo m\u00eb shum\u00eb se 24 vje\u00e7. U tha se vinte gjoba ndaj bizneseve dhe n\u00eb at\u00eb koh\u00eb policia zhvilloi opera- \uf0e8 cion duke arrestuar disa persona, mes tyre edhe Ibrahim Licin, por q\u00eb m\u00eb pas u lirua.<\/p>\n<p>Ibrahim Lici ka qen\u00eb i arrestuar s\u00eb bashku me v\u00ebllan\u00eb e tij, Muhamed Lici, n\u00eb mars t\u00eb 2017-\u00ebs, pasi u tha se drejtonin nj\u00eb grup kriminal, q\u00eb u vendosnin gjoba tregtar\u00ebve t\u00eb Zdrales n\u00eb Shkod\u00ebr. Muhamet Lici u d\u00ebnua me 13 vite burg, nd\u00ebrsa gjykata e la t\u00eb lir\u00eb Ibrahim Licin. Po k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb nis saga e p\u00ebrplasjeve. Nj\u00eb prej tyre me fisin Bajri dhe Bilali, ish-miq t\u00eb Lic\u00ebve. Dhe gj\u00ebrat u p\u00ebrkeq\u00ebsuan s\u00eb tep\u00ebrmi kur Astmer Bilalit, i arrestuar prej disa vitesh, i vran\u00eb baban\u00eb dhe xhaxhan\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr. U dyshua p\u00ebr fisin Lici, por nuk u provua asnj\u00ebher\u00eb. Serit\u00eb e konflikteve mes bandave n\u00eb k\u00ebt\u00eb qytet kan\u00eb prodhuar q\u00eb nga 2017 t\u00eb pakt\u00ebn 20 t\u00eb vrar\u00eb deri tani dhe dhjet\u00ebra atentate. M\u00eb e fundit e p\u00ebrplasjeve ishte vrasja pas futjes n\u00eb kurth t\u00eb Endri Mustaf\u00ebs n\u00eb vitin 2021 te lagja \u201cLivadhet\u201d.<\/p>\n<p>Policia shpalli n\u00eb k\u00ebrkim Ibrahim Licin, por ky i fundit tha se kishte alibi dhe se vrasjen e kishin kryer Bilal\u00ebt, duke ia hedhur atij me inskenim fajin. Sipas policis\u00eb, Lici \u00ebsht\u00eb autori kryesor i atentatit ndaj v\u00ebllez\u00ebrve Astrit dhe Brahim Bilali, babai dhe xhaxhai i kampionit t\u00eb boksit Astmer Bilali, ngjarje kjo e ndodhur n\u00eb dat\u00ebn 30 mars t\u00eb 2019. Ata u ekzekutuan n\u00eb port\u00ebn e sht\u00ebpis\u00eb me bresh\u00ebri kallashnikovi dhe ngjarja u hetua si p\u00ebrplasje mes bandave rivale n\u00eb Shkod\u00ebr. Astrit Bilali, i cili mbeti i vdekur s\u00eb bashku me t\u00eb v\u00ebllan\u00eb e tij me 30 mars 2019, \u00ebsht\u00eb babai i Astmer Bilali, ish-kampionit boksit i arrestuar si pjes\u00eb e grupit \u201cBajri\u201d n\u00eb Shkod\u00ebr. Astriti ishte biznesmen i njohur n\u00eb Shkod\u00ebr dhe n\u00eb qytet ai identifikohej p\u00ebr pasionin e tij p\u00ebr kuajt s\u00eb bashku me v\u00ebllain Brahimin, i cili ishte kryetar i shoqat\u00ebs \u201c2 Prilli\u201d. Si nis\u00ebn p\u00ebrplasjet mes fiseve Lici dhe Bajri dhe saga e p\u00ebrgjakshme q\u00eb nga 2018? Krimi \u00ebsht\u00eb vijim i p\u00ebrplasjeve mes dy grupeve Lici dhe Bajri n\u00eb Shkod\u00ebr, p\u00ebrplasje q\u00eb kan\u00eb regjistruar disa viktima. Gjith\u00e7ka dyshohet se ka nisur q\u00eb prej atentatit n\u00eb janar t\u00eb 2018 ndaj biznesmenit Lulzim Kulla.<\/p>\n<p>SHP\u00cbRTHIMI TE TREGU<\/p>\n<p>Shp\u00ebrthimi i telekomanduar shkaktoi tet\u00eb persona t\u00eb plagosur, mes t\u00eb cil\u00ebve dhe Kulla. M\u00eb 18 qershor, u vra n\u00eb servisin e tij teksa po riparonte brava makinash shtetasi Mehdi Kavaja, vrasje e dyshuar p\u00ebr hakmarrje. Ende ajo ngjarje \u00ebsht\u00eb pa autor, nd\u00ebrsa riparuesi i bravave u q\u00ebllua me plumb n\u00eb kok\u00eb, duke mbetur i vdekur n\u00eb vend. M\u00eb 15 korrik t\u00eb vitit t\u00eb 2018, posht\u00eb banes\u00ebs q\u00eb kishin me qira ekzekutohen \u00e7ifti Boran B\u00ebr\u00e7ana, ish-polic dhe Silvi Ndoci, nd\u00ebrsa bashk\u00eb me ata n\u00eb makin\u00eb ndodhej edhe f\u00ebmija 3 vje\u00e7, q\u00eb u shp\u00ebtoi mrekullisht plumbave.<\/p>\n<p>Ish-polici B\u00ebr\u00e7ana dyshohej se kishte lidhje me grupin \u201cBajri\u201d, q\u00eb aktualisht jan\u00eb t\u00eb arrestuar dhe po ashtu ishpolici B\u00ebr\u00e7ana dyshohej se kishte lidhje n\u00eb atentatin ndaj Lul Kull\u00ebs n\u00eb janarin e 2018- \u00ebs dhe vrasja dyshohet se \u00ebsht\u00eb kryer nga fisi Lici n\u00eb Shkod\u00ebr, q\u00eb kan\u00eb lidhje me Lul Kull\u00ebn, duke qen\u00eb se \u00ebsht\u00eb dh\u00ebndri i tyre. M\u00eb 10 gusht t\u00eb 2018-\u00ebs vritet Fatbardh Lici, pjes\u00ebtar i familjes Lici, v\u00ebllai i t\u00eb fortit Sokol Lici dhe an\u00ebtarit t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Shkodr\u00ebs, Mustaf Lici. Kjo vrasje dyshohet se erdhi si hakmarrje nga fisi Bajri, pas vrasjes s\u00eb ish-policit B\u00ebrcana.<\/p>\n<p>M\u00eb 23 gusht zhduken shtetasit Agron Mollaj dhe G\u00ebzim Hysa, nip dhe daj\u00eb, dhe ende sot nuk jan\u00eb gjetur. K\u00ebta dy shtetas dyshohet se kishin lidhje me fisin Lici, nd\u00ebrsa mendohet se pasi jan\u00eb zhdukur, jan\u00eb vrar\u00eb. Pa kaluar shum\u00eb dit\u00eb, vjen vrasja e Arjan Ferracakut, i cili u q\u00ebllua teksa ndodhej me kalin e tij n\u00eb zon\u00ebn e Livadheve, m\u00eb 1 shtator t\u00eb vitit t\u00eb 2018. Arjan Ferracaku, pak minuta para se t\u00eb vritej, kishte komunikuar me Astrit Bilalin dhe ky i fundit e kishte thirrur q\u00eb t\u00eb dal\u00eb me kal\u00eb, pasi Astriti do shoq\u00ebronte disa turist\u00eb nga Kosova n\u00eb Liqenin e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>M\u00eb 14 n\u00ebntor po m\u00eb 2018 vritet Fatos Ferracaku, kush\u00ebri i Arjan Ferracakut. Fatos Ferracaku u vra n\u00eb mes t\u00eb dit\u00ebs, teksa po shiste peshk n\u00eb lagjen \u201cRus\u201d. M\u00eb 20 mars 2019 ndodh nj\u00eb tjet\u00ebr vrasje, teksa ekzekutohet me 20 plumba Ferdinand Polia, por q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vrasje q\u00eb \u00ebsht\u00eb zbardhur nga Policia dhe nuk ekziston asnj\u00eb lidhje me p\u00ebrplasjet e grupeve Bajri-Lici, por me disa ngjarje t\u00eb ndodhura n\u00eb Itali, ku viktima ka qen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb grupi kriminal atje, 9 vite m\u00eb par\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb shtator t\u00eb 2019, pas fillimit t\u00eb seris\u00eb s\u00eb krimeve, policia nd\u00ebrhyri duke arrestuar an\u00ebtar\u00ebt e dyshuar t\u00eb grupit kriminal \u201cBajri\u201d. 12 persona p\u00ebrfshi Astmer Bilalin, u arrestuan n\u00eb Shqip\u00ebri, Holand\u00eb, Belgjik\u00eb e Spanj\u00eb.<\/p>\n<p>\/Gazeta Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb prit\u00eb t\u00eb mirorganizuar, n\u00eb \u201cDobra\u00e7\u201d t\u00eb Shkodr\u00ebs, n\u00eb rrug\u00ebn kryesore q\u00eb lidh qytetin me Mal\u00ebsin\u00eb e Madhe, dy automjete i pren\u00eb rrug\u00ebn nj\u00eb \u201cMercedes\u201d- i. U q\u00ebllua me bresh\u00ebri kallashnikovi mbi t\u00eb, p\u00ebr pasoj\u00eb plumbat bien mbi drejtuesin e mjetit. Makina devijon dhe p\u00ebrplaset fillimisht me nj\u00eb motor n\u00eb t\u00eb cilin udh\u00ebtonte nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":409320,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,323,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-409319","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kronika-e-zeze","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409319","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409319"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409319\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":409322,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409319\/revisions\/409322"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/409320"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409319"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409319"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409319"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}