{"id":409391,"date":"2024-11-04T11:54:02","date_gmt":"2024-11-04T10:54:02","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=409391"},"modified":"2024-11-04T11:54:02","modified_gmt":"2024-11-04T10:54:02","slug":"kam-pasur-ofertat-per-tu-arratisur-rrefehet-ilir-meta-nuk-ndihem-i-burgosur-por-i-izoluar-per-te-dobesuar-veprimin-opozitar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kam-pasur-ofertat-per-tu-arratisur-rrefehet-ilir-meta-nuk-ndihem-i-burgosur-por-i-izoluar-per-te-dobesuar-veprimin-opozitar\/","title":{"rendered":"\u201cKam pasur ofertat p\u00ebr t\u2019u arratisur\u201d- Rr\u00ebfehet Ilir Meta: Nuk ndihem i burgosur, por i izoluar p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar veprimin opozitar!"},"content":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka folur nga qelia p\u00ebr Gazet\u00ebn Panorama, duke dh\u00ebn\u00eb argumentet pse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr arrestimit t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta p\u00ebr t\u2019u arratisur, por nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb karakterin e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto veprime, nd\u00ebrsa thekson se arrestimi i tij ishte nj\u00eb akt ekstrem.<\/p>\n<p>\u201cDihet bot\u00ebrisht se un\u00eb gjithmon\u00eb kam qen\u00eb i hapur dhe u jam p\u00ebrgjigjur ftesave t\u00eb SPAK-ut dhe \u00e7do institucioni t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Po k\u00ebshtu, un\u00eb i kam pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb (edhe ofertat) p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi dhe kjo jo vet\u00ebm s\u2019ka ndodhur, por s\u2019ka lidhje me karakterin tim, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb do justifikoja akuzat false t\u00eb Ramaform\u00ebs dhe do braktisja, ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zgjedhur dhe m\u00eb mb\u00ebshtesin\u201d, tha nd\u00ebr t\u00eb tjera Ilir Meta.<\/p>\n<p>Meta nuk e quan burgosje, por izolim me q\u00ebllim p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar aktivitetin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe veprimtarin\u00eb opozitare.<\/p>\n<p>Ish-Presidentit shprehet se burgun e njeh q\u00eb nga koha kur vizitonte Fatos Nanon, her\u00eb me leje dhe her\u00eb pa leje.<\/p>\n<p>PJESE NGA INTERVISTA<\/p>\n<p>Por nuk u duk\u00ebt aq i qet\u00eb n\u00eb momentin e arrestimit?<\/p>\n<p>Ai nuk ishte arrestim, por rr\u00ebmbim i mir\u00ebfillt\u00eb, ashtu si\u00e7 veprojn\u00eb vet\u00ebm bandat. Si mund t\u00eb inskenohet p\u00ebr minuta t\u00eb t\u00ebra bllokimi i trafikut n\u00eb nj\u00eb nga akset kryesore t\u00eb hyrjes n\u00eb kryeqytet nga dhjet\u00ebra forca me maska, me armatim t\u00eb r\u00ebnd\u00eb dhe me makina private, t\u00eb cilat b\u00ebnin veprime fiktive sikur kontrollonin makinat e qytetar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb ardhur si bandit\u00eb te makina ku udh\u00ebtoja un\u00eb bashk\u00eb me sekretarin p\u00ebr organizimin t\u00eb Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Artimis Peca?!<\/p>\n<p>Sjellja e tyre ishte banditeske, rruga\u00e7\u00ebrore duke hyr\u00eb me forc\u00eb n\u00eb automjet bashk\u00eb me automatik\u00ebt me maska n\u00eb kok\u00eb, pa pranuar t\u00eb identifikohen se kush jan\u00eb, se \u00e7far\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb dhe pa paraqitur asnj\u00eb dokument ligjor apo shkres\u00eb zyrtare q\u00eb urdh\u00ebronte ndalimin tim. Ndaj un\u00eb refuzova t\u00eb pranoja rr\u00ebmbimin, duke besuar se mund t\u00eb ishin edhe bandit\u00eb si ata q\u00eb rr\u00ebmbyen ishKryeministrin e Italis\u00eb, Aldo Moro. Edhe ata me uniforma policie e b\u00ebn\u00eb rr\u00ebmbimin. Me g\u00ebnjeshtrat e pacipa se un\u00eb kam ushtruar dhun\u00eb duan vet\u00ebm t\u00eb justifikojn\u00eb paligjshm\u00ebrin\u00eb ekstreme, dhunimin e Kushtetut\u00ebs dhe t\u00eb ligjit, por edhe t\u00eb vet\u00eb urdhrit p\u00ebr \u201carrest\u201d t\u00eb SPAKut.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, ata prangos\u00ebn dhe rr\u00ebmbyen edhe sekretarin p\u00ebr organizimin t\u00eb PL, Artimis Peca, p\u00ebr t\u00eb cilin nuk kishte pasur asnj\u00eb urdh\u00ebr ndalimi. Nj\u00ebkoh\u00ebsisht ata nuk na lejuan t\u00eb kontaktojm\u00eb me avokat\u00ebt dhe nuk na njoh\u00ebn me t\u00eb drejtat tona sipas ligjit. Vet\u00ebm pas 2 or\u00ebsh n\u00eb Drejtorin\u00eb e Policis\u00eb, m\u2019u dha vendimi gjyq\u00ebsor, nd\u00ebrsa Artimis Peca u lirua pasi nuk kishte asnj\u00eb vendim. Pra, ata kafsh\u00eb, se punonj\u00ebs policie s\u2019mund t\u2019i quash, po t\u00eb kishin qen\u00eb edhe dy persona t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb makin\u00eb me mua, do t\u2019i kishin arrestuar po nj\u00ebsoj si Artimisin, pra p\u00ebr \u201cqejf\u201d. Ky \u00ebsht\u00eb rrumpall\u00ebshteti i Edi Ram\u00ebs, q\u00eb nuk do ta ket\u00eb t\u00eb gjat\u00eb. Sikur t\u00eb silleshin k\u00ebshtu me bandat narkopolic\u00ebt e Edi Ram\u00ebs, nuk do ndodhnin tragjedi si kjo e Shkodr\u00ebs.<\/p>\n<p>E njihnit m\u00eb her\u00ebt burgun\u2026?<\/p>\n<p>E njoh burgun her\u00ebt, q\u00eb nga vitet \u201893-\u201894 kur vizitoja Fatos Nanon n\u00eb burgun e B\u00ebn\u00e7\u00ebs edhe pa leje, edhe me leje. Po k\u00ebshtu nuk ndjehem i burgosur, por thjesht i izoluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb ekstreme dhe t\u00eb paligjshme vet\u00ebm p\u00ebr arsye shum\u00eb t\u00eb forta politike. S\u00eb pari, p\u00ebr t\u00eb paralizuar aktivitetin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, si forca e dyt\u00eb opozitare dhe p\u00ebr t\u00eb dob\u00ebsuar reagimin dhe veprimin opozitar. Sepse s\u2019kishte asnj\u00eb arsye p\u00ebr k\u00ebt\u00eb akt ekstrem kur dihet bot\u00ebrisht se un\u00eb gjithmon\u00eb kam qen\u00eb i hapur dhe u jam p\u00ebrgjigjur ftesave t\u00eb SPAK-ut dhe \u00e7do institucioni t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n<p>Po k\u00ebshtu, un\u00eb i kam pasur t\u00eb gjitha mund\u00ebsit\u00eb (edhe ofertat) p\u00ebr t\u2019u larguar nga vendi dhe kjo jo vet\u00ebm s\u2019ka ndodhur, por s\u2019ka lidhje me karakterin tim, p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb q\u00eb do justifikoja akuzat false t\u00eb Ramaform\u00ebs dhe do braktisja, ata q\u00eb m\u00eb kan\u00eb zgjedhur dhe m\u00eb mb\u00ebshtesin. Llogarit\u00eb e tyre p\u00ebr t\u00eb m\u00eb bllokuar e \u201clodhur\u201d gjat\u00eb 10 muajve t\u00eb fundit nuk funksionuan. As p\u00ebrpjekja e tyre p\u00ebr t\u00eb prishur Konvent\u00ebn historike t\u00eb 27 prillit, q\u00eb miratoi 5 Prioritetet p\u00ebr 4 milion\u00eb shqiptar\u00eb plus.<\/p>\n<p>D\u00ebshtuan edhe p\u00ebrpjekjet e m\u00ebpasshme p\u00ebr t\u00eb bllokuar organizimin e Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb dhe veprimtarin\u00eb e saj financiare, aq sa financierja e PL p\u00ebr 20 vite u largua nga detyra vet\u00ebm duke l\u00ebn\u00eb \u00e7el\u00ebsat te roja e partis\u00eb dhe pa b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb dor\u00ebzim, detyr\u00eb e sqarim t\u00eb problemeve t\u00eb trash\u00ebguara. Por zgjedhjet po afrojn\u00eb dhe koha nuk u priste m\u00eb ndaj vepruan n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb banditeske. Duan t\u00eb \u00e7orodisin e trembin opozit\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb krijojn\u00eb hap\u00ebsira p\u00ebr parti\u00e7kat \u2018fake\u2019 opozitare, q\u00eb ushqehen nga regjimi, nga qeveria, bashkia dhe fondacionet fam\u00ebkeqe t\u00eb rekrutimit dhe shp\u00eblarjes s\u00eb mendjes t\u00eb t\u00eb rinjve.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Presidenti i Partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb, Ilir Meta ka folur nga qelia p\u00ebr Gazet\u00ebn Panorama, duke dh\u00ebn\u00eb argumentet pse \u00ebsht\u00eb kund\u00ebr arrestimit t\u00eb tij. Ai po ashtu shprehet se ka pasur oferta p\u00ebr t\u2019u arratisur, por nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb karakterin e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebto veprime, nd\u00ebrsa thekson se arrestimi i tij ishte nj\u00eb akt [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":409392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-409391","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=409391"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":409394,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/409391\/revisions\/409394"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/409392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=409391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=409391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=409391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}