{"id":410629,"date":"2024-12-26T12:05:39","date_gmt":"2024-12-26T11:05:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410629"},"modified":"2024-12-26T12:05:39","modified_gmt":"2024-12-26T11:05:39","slug":"a-ndikon-ne-vendimmarrjet-e-kryeministrit-linda-rama-nuk-jam-vartesja-e-edit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/a-ndikon-ne-vendimmarrjet-e-kryeministrit-linda-rama-nuk-jam-vartesja-e-edit\/","title":{"rendered":"A ndikon n\u00eb vendimmarrjet e Kryeministrit? Linda Rama: Nuk jam vart\u00ebsja e Edit&#8230;"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb studion e emisionit \u201cOpinion\u201d ishte e ftuar bashk\u00ebshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa ndikon n\u00eb vendimmarrjet e kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Linda Rama u shpreh se nuk ndikon n\u00eb vendimmarrjet e Edi Ram\u00ebs, madje askush nuk mund ta b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. Sipas saj, vendimet e tij jan\u00eb vendimmarrje institucionale pasi \u00ebsht\u00eb kryeministri i vendit.<\/p>\n<p>Linda Rama u shpreh se q\u00eb nga momenti i par\u00eb i ka q\u00ebndruar profilit t\u00eb saj dhe ka nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga pushteti i bashk\u00ebshortit t\u00eb saj si kryeminist\u00ebr. Ajo theksoi se vot\u00ebn p\u00ebr kryeminist\u00ebr ta jep populli n\u00eb kolektivin politik dhe jo at\u00eb familjar. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye asnj\u00eb familjar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb vendimmarrjet politike, theksoi ajo.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb ajo pranon se ka nj\u00eb terren ku gjithkush mundet q\u00eb t\u2019i jap\u00eb opinionet e veta nj\u00eb kryeministri kur vjen puna te fenomene t\u00eb ndryshme dhe k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e merr edhe vet\u00eb ajo. Linda Rama tha se me kalimin e koh\u00ebs n\u00eb pushtet, kryeministrit Rama i \u00ebsht\u00eb shtuar durimi p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Sa ndikoni ju n\u00eb vendimmarrjen e Edi Ram\u00ebs? Ve\u00e7 vendimmarrjes n\u00eb zyr\u00eb ka gjithmon\u00eb edhe nj\u00eb k\u00ebshill\u00eb ose ndikim n\u00eb sht\u00ebpi?<\/p>\n<p>Linda Rama: Un\u00eb nuk ndikoj n\u00eb vendimmarrjet e Edi Ram\u00ebs n\u00eb asnj\u00eb moment dhe mendoj q\u00eb nuk ka nj\u00eb njeri q\u00eb ndikon n\u00eb vendimmarrjen e Edit. Vendimmarrjet e Edit mendoj un\u00eb jan\u00eb vendimmarrje institucionale sepse \u00ebsht\u00eb kryeminist\u00ebr.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Jo vendimmarrje q\u00eb t\u2019i thuash duhet t\u00eb b\u00ebsh k\u00ebt\u00eb apo jo, por p\u00ebrmes konsultimeve, p\u00ebrmes fjal\u00ebve, p\u00ebrmes konsideratave. Sepse n\u00ebse ai thot\u00eb ky person m\u00eb duket mir\u00eb dhe ti i thua q\u00eb ky person s\u2019b\u00ebn ky \u00ebsht\u00eb ndikim.<\/p>\n<p>Linda Rama: N\u00eb asnj\u00eb lloj rasti. Zero raste.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Ka shum\u00eb veta n\u00eb PS q\u00eb mendojn\u00eb se e kan\u00eb prishur karrier\u00ebn nga ti si\u00e7 ka shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb thon\u00eb\u2026<\/p>\n<p>Linda Rama: Un\u00eb nuk i pengoj njer\u00ebzit t\u00eb mendojn\u00eb at\u00eb q\u00eb ata kan\u00eb d\u00ebshir\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb. Ajo q\u00eb un\u00eb kam n\u00eb dor\u00eb, fjal\u00ebn time, un\u00eb kurr\u00eb nuk b\u00ebj sepse do ulja nj\u00eb p\u00ebrmas\u00eb t\u00eb arsyes se pse un\u00eb p\u00ebrpiqem t\u00eb jem kjo q\u00eb jam. Vendimet, un\u00eb mendoj jan\u00eb t\u00eb Edit sepse edhe p\u00ebrgjegj\u00ebsia \u00ebsht\u00eb e Edit. E dyta, dua t\u00eb mendoj q\u00eb vendimet jan\u00eb institucionale dhe jan\u00eb t\u00eb ndara me t\u00eb gjith\u00eb spektrin e vendimmarr\u00ebsve politik\u00eb apo administrativ\u00eb.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Ne po arrijm\u00eb n\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri jo vet\u00ebm te PS, por n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi ku kemi lider\u00eb t\u00eb fort\u00eb dhe njer\u00ebz q\u00eb rreth e rrotull kryesisht t\u00eb b\u00ebjn\u00eb fresk. Kryesisht se nuk u hyj dot nj\u00eb nga nj\u00eb. Tani do ju pyes ju, nuk vjen p\u00ebr shembull, mua m\u00eb vjen siklet kur d\u00ebgjoj njer\u00ebzit politik\u00eb q\u00eb flasin p\u00ebr Ram\u00ebn thon\u00eb KM, p\u00ebr Berish\u00ebn doktori, me nj\u00eb adhurim t\u00eb jasht\u00ebzakonsh\u00ebm. Nuk ju krijohet nj\u00eb ndjenj\u00eb sikleti? P\u00ebr shembull personalisht nuk ju sek\u00eblldis kjo? Nuk ka njer\u00ebz q\u00eb ju vijn\u00eb rrotull, ju servilosen se jeni bashk\u00ebshortja e kryeministrit m\u00eb shum\u00eb se sa jeni profesioniste?<\/p>\n<p>Linda Rama: Jo. Mua nuk m\u00eb ndodh kjo sepse un\u00eb q\u00eb n\u00eb fillim e kam ndar\u00eb shum\u00eb mir\u00eb profilin tim dhe i kam q\u00ebndruar profilit tim q\u00eb un\u00eb do kem nj\u00eb distanc\u00eb t\u00eb plot\u00eb nga pushteti i Edit.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Si e mban k\u00ebt\u00eb distanc\u00eb?<\/p>\n<p>Linda Rama: E mbaj n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb p\u00ebrditshme me nj\u00eb rezistenc\u00eb t\u00eb jasht\u00ebzakonshme dhe me nj\u00eb mir\u00ebkuptim. Ja q\u00eb \u00ebsht\u00eb e mundur. N\u00ebse ju do m\u00eb thoni mua q\u00eb ka nj\u00eb moment q\u00eb \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e k\u00ebsaj q\u00eb them un\u00eb pas 11 viteve q\u00eb Edi \u00ebsht\u00eb n\u00eb pushtet, at\u00ebher\u00eb un\u00eb do them q\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e pamundur. E mbaj sepse e besoj. Dhe e besoj sepse duhet. Dhe duhet sepse \u00ebsht\u00eb ajo q\u00eb n\u00eb fakt populli kur i jep votuesi, kur i jep kryeministrit vot\u00ebn e vet nuk ia jep n\u00eb kolektiv, ia jep n\u00eb kolektivin politik, nuk ia jep n\u00eb kolektivin familjar. Dhe p\u00ebrderisa ia jep n\u00eb kolektivin familjar nuk ka t\u00eb drejt\u00eb asnj\u00eb familjar q\u00eb t\u00eb ushtroj\u00eb vendimmarrjet politike. K\u00ebt\u00eb besoj un\u00eb.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: Patjet\u00ebr, por q\u00eb t\u00eb ndikoj\u00eb k\u00ebt\u00eb nuk e ndani ju, p\u00ebrmes k\u00ebshillave, p\u00ebrmes nj\u00eb konsiderate?<\/p>\n<p>Linda Rama: K\u00ebshillimi p\u00ebr \u00e7do kryeminist\u00ebr \u00ebsht\u00eb institucional. N\u00eb rolin e kryeministrit nuk e besoni dot sa shum\u00eb ekziston mund\u00ebsia p\u00ebr t\u2019u k\u00ebshilluar nga pik\u00ebpamja institucionale me k\u00ebdo.<\/p>\n<p>Blendi Fevziu: P\u00ebr \u00e7\u00ebshtje ekonomike ju pyet p\u00ebr shembull?<\/p>\n<p>Linda Rama: Un\u00eb nuk jam vart\u00ebsja e Edit. K\u00ebshillimi \u00ebsht\u00eb institucional, por ka nj\u00eb terren, thjesht p\u00ebr t\u00eb sqaruar k\u00ebt\u00eb \u00e7\u00ebshtjen e k\u00ebshillimit. Ka nj\u00eb terren sigurisht, ku mundet gjithkush t\u00eb gjej\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn q\u00eb t\u2019i jap\u00eb opinionet e veta qoft\u00eb dhe kryeministrit, Edit n\u00eb rastin tim, por kryeministrit n\u00eb raste t\u00eb tjera, p\u00ebr at\u00eb q\u00eb mendon p\u00ebr fenomene t\u00eb ndryshme dhe un\u00eb k\u00ebt\u00eb mund\u00ebsi e marr. E marr sepse mendoj q\u00eb ka raste kur un\u00eb fenomene, ngjarje, q\u00eb do doja t\u2019i transmetoj opinionin tim, e gjej momentin kur mund ta kem v\u00ebmendjen p\u00ebr ta transmetuar. Marr koh\u00eb dhe vet\u00eb p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb dhe nj\u00eb mendim m\u00eb t\u00eb thelluar, marr dhe opinionet\u2026 Ka raste dhe t\u00eb tilla q\u00eb nuk i them nuk m\u00eb p\u00eblqen vendimi jot, por b\u00ebj pyetjet dhe nga pyetjet kuptohet q\u00eb nuk ka nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb transmetuar nj\u00eb mbase dilem\u00eb apo mbase nj\u00eb situat\u00eb si t\u00eb pasigurt\u00eb se mbase dukje b\u00ebr\u00eb pyetje. Po t\u00eb b\u00ebsh pyetjet e duhura ti e kupton q\u00eb ka rezerva tek opinioni i tjetrit. Her\u00eb-her\u00eb i them dhe konstatime\u2026 Un\u00eb nuk pres q\u00eb Edi t\u00eb reagoj\u00eb. Me kalimin e koh\u00ebs e kam kuptuar q\u00eb aty n\u00eb moment  Edi p\u00ebrgjith\u00ebsisht investohet n\u00eb d\u00ebgjim. Duket sikur nuk d\u00ebgjon, por un\u00eb mendoj personalisht q\u00eb Edi e ka shtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb eksponenciale durimin e tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar. Edi e ka shtuar k\u00ebt\u00eb vullnetin e tij p\u00ebr t\u00eb d\u00ebgjuar. Duket sikur s\u2019\u00ebsht\u00eb i v\u00ebmendsh\u00ebm dhe ti mund t\u00eb d\u00ebgjosh pas disa dit\u00ebve t\u00eb sintetizuar nj\u00eb moment t\u00eb bised\u00ebs sepse ato dit\u00eb i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb mund\u00ebsin\u00eb q\u00eb t\u00eb reflektoj\u00eb dhe ta b\u00ebj\u00eb t\u00eb veten. Jam i bindur q\u00eb kjo ndodh edhe me t\u00eb tjer\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebt\u00eb t\u00eb m\u00ebrkur\u00eb n\u00eb studion e emisionit \u201cOpinion\u201d ishte e ftuar bashk\u00ebshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama. Ajo u pyet nga gazetari Blendi Fevziu se sa ndikon n\u00eb vendimmarrjet e kreut t\u00eb qeveris\u00eb. Linda Rama u shpreh se nuk ndikon n\u00eb vendimmarrjet e Edi Ram\u00ebs, madje askush nuk mund ta b\u00ebj\u00eb di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410630,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410629","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410629","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410629"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410629\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410632,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410629\/revisions\/410632"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410630"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410629"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410629"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410629"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}