{"id":410701,"date":"2024-12-28T10:29:52","date_gmt":"2024-12-28T09:29:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410701"},"modified":"2024-12-28T10:29:52","modified_gmt":"2024-12-28T09:29:52","slug":"me-telefonoi-plarenti-e-desht-me-me-taku-ja-sms-te-qe-tradhtuan-deputetin-e-partise-socialiste","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/me-telefonoi-plarenti-e-desht-me-me-taku-ja-sms-te-qe-tradhtuan-deputetin-e-partise-socialiste\/","title":{"rendered":"\u201cM\u00eb telefonoi Plarenti e desht me m\u00eb taku\u201d, Ja SMS-t\u00eb q\u00eb \u201ctradhtuan\u201d deputetin e Partis\u00eb Socialiste"},"content":{"rendered":"<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me me t\u00eb akuzuar deputetin e Partis\u00eb Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi p\u00ebr projektimin e dy godinave p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit u paracaktua dhe produkti ishte fiktiv dhe me probleme. Prokuroria ngre dyshime mbi lidhjet e ish-zv.ministrit Gjon Radovani dhe ish-ministrit Sand\u00ebr Lleshaj, por akuzon Ndrec\u00ebn si drejtuesin e skem\u00ebs.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2019, pak muaj pasi Sand\u00ebr Lleshaj ishte b\u00ebr\u00eb minist\u00ebr i Brendsh\u00ebm dhe Plarent Ndreca u em\u00ebrua sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i tij, arkitekti Gjon Radovani \u2013 nj\u00eb ish-z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr n\u00eb qeverin\u00eb e par\u00eb t\u00eb kryeministrit Edi Rama, u b\u00eb vizitor i shpesht\u00eb i zyrave t\u00eb ministris\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb bisedat elektronike t\u00eb kapura nga SPAK, t\u00eb cilat jan\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr gjykim ndaj deputetit Plarent Ndreca dhe 15 zyrtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb, Radovani rezulton se u angazhua \u201cvullnetarisht\u201d t\u00eb ndihmonte \u201cn\u00eb asistimin e disa rregullimeve t\u00eb brendshme dhe konfiguracioneve si n\u00eb boj\u00eb e t\u00eb tjera\u201d.<\/p>\n<p>Por p\u00ebrtej bojatisjes s\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, komunikimet tregojn\u00eb sipas SPAK se Radovani dhe nj\u00eb num\u00ebr zyrtar\u00ebsh n\u00eb Ministri, t\u00eb drejtuar nga ish-sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe deputeti Plarent Ndreca, u angazhuan n\u00eb paracaktimin e fituesve t\u00eb nj\u00eb tenderi p\u00ebr projektimin e dy godinave p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit n\u00eb Vlor\u00eb dhe Mirdit\u00eb me vler\u00eb 34.2 milion\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam n\u00eb paradhom\u00eb te min (ministria) e Sandrit, se m\u00eb tel (telefonoi) Plarenti e desht me m\u00eb taku\u201d, shkruan Radovani n\u00eb nj\u00eb nga bisedat e kapura nga Prokuroria e q\u00eb citohen n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim. Takimet, mesazhet dhe nj\u00eb s\u00ebr\u00eb e-mailesh t\u00eb marra me vendim gjykate nga Gmail, tregojn\u00eb se Radovani p\u00ebrgatiti dokumentacionin dhe kriteret p\u00ebr shpalljen e tenderit t\u00eb cilin e fitoi vet\u00eb disa muaj m\u00eb von\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cNisur nga sa m\u00eb sip\u00ebr, organi procedues konstaton se Nj\u00ebsia e Prokurimit ka vendosur si kriter ato licenca q\u00eb disponohen nga kompania fituese BOE Ape dhe Derby shpk, pa i argumentuar si dhe kan\u00eb diskutuar paraprakisht me t\u00eb pandehurat Denisa Skenderaj, Aida Shehi dhe Elora Kokalari mbi kriteret e vendosura duke provuar faktin se kjo kompani \u00ebsht\u00eb paracaktuar p\u00ebr t\u2019u shpallur fituese n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedure prokurimi,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr gjykim q\u00eb iu d\u00ebrgua Gjykat\u00ebs s\u00eb Posa\u00e7me n\u00eb fund t\u00eb n\u00ebntorit 2024.<\/p>\n<p>Prokuria k\u00ebrkon gjykimin p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cshkeljes s\u00eb barazis\u00eb n\u00eb tendera\u201d ndaj deputetit Ndreca. Me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn akuz\u00eb jan\u00eb edhe 12 zyrtar\u00eb, ish-zyrtar\u00eb t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme, p\u00ebrfshi an\u00ebtar\u00ebt e nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb prokurimit Denisa Sk\u00ebnderaj, Lira Kolasi dhe Blendi Kovi, an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Vler\u00ebsimit t\u00eb Ofertave Lindita Mukaj, Ferdinant Tarazhi, Silva Dauti, Grida Isufi, Deni Klosi, Jonarda Qurku, an\u00ebtarja e Komisionit t\u00eb Shqyrtimit t\u00eb Ankesave, Julia Hysa, dhe zyrtar\u00ebt e tjer\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb si Elora Kokalari dhe Aida Shehi. Nd\u00ebrkoh\u00eb tre an\u00ebtar\u00ebt e komisionit p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb projektit, Emiliano Mehmeti, Klejdi Me\u00e7o dhe Erand Rroba\u00e7i, akuzohen p\u00ebr \u201cfalsifikim t\u00eb dokumenteve\u201d.<\/p>\n<p>Radovani nuk \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebrkes\u00ebs p\u00ebr gjykim, por ai i ka mohuar publikisht akuzat dhe pretendon se \u00ebsht\u00eb pal\u00eb e d\u00ebmtuar.  Deputeti Ndreca po ashtu ka mohuar t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb shkelje. Ish-ministri i Brendsh\u00ebm, Sand\u00ebr Lleshaj nuk iu p\u00ebrgjigj nj\u00eb k\u00ebrkese p\u00ebr koment t\u00eb BIRN deri n\u00eb publikimin e shkrimit. Q\u00ebndrim mohues kan\u00eb mbajtur para Prokuroris\u00eb edhe t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb.<\/p>\n<p>Me detyrim p\u00ebrcaktim<\/p>\n<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me b\u00ebn me dije se kur Radovani filloi t\u00eb vizitonte Ministrin\u00eb e Brendshme p\u00ebr t\u00eb ndihmuar vullnetarisht n\u00eb llojin e boj\u00ebs dhe stilizime, ai po ashtu pati nj\u00eb komunikim intensiv me telefon e me e-mail me zyrtar\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj ministrie.  Prokuoria thot\u00eb se Radovanin n\u00eb k\u00ebto rrethe e prezantoi Ndreca dhe ish-ministri Sand\u00ebr Lleshi.<\/p>\n<p>\u201cKam marr\u00eb kontakte me Sekretarin e P\u00ebrgjithsh\u00ebm dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb l\u00ebn\u00eb si kontakt prej tij se \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb lyerje e zyrave t\u00eb Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pigmenti. Nuk e kam takuar m\u00eb par\u00eb. Kjo ka ndodhur q\u00eb n\u00eb momentin e par\u00eb q\u00eb ka ardhur Plarent Ndreca si Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb ka qen\u00eb diku n\u00eb muajin Korrik 2019\u201d, thuhet n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb SPAK mori nga Aida Shehi, at\u00ebher\u00eb Drejtore e P\u00ebrgjithshme e Drejtoris\u00eb Ekonomike dhe Sh\u00ebrbimeve Mb\u00ebshtet\u00ebse n\u00eb Ministrin\u00eb e Brendshme.<\/p>\n<p>Radovani iu prezantua si pik\u00eb kontakti shefes s\u00eb Kabinetit, Elora Kokalari edhe nga ministri Lleshaj. \u201cN\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb jepte opinionin e tij t\u00eb ekspertit mbi rregullimin e ngjyrave t\u00eb brendshme q\u00eb ishin t\u00eb paunifikuara dhe Ministri k\u00ebrkonte t\u2018i unifikonte,\u201c ka d\u00ebshmuar Kokalari, mbi arsyet e kontaktit me Radovanin.<\/p>\n<p>Komunikimet tregojn\u00eb se  \u201c\u00e7\u00ebshtja e pigmentit\u201d t\u00eb boj\u00ebs n\u00eb zyr\u00ebn e ministrit dhe Ndrec\u00ebs nuk ishte arsye kryesore e vizitave dhe shk\u00ebmbimeve.  Prokuroria gjeti n\u00eb shk\u00ebmbimet mes Radovanit dhe zyrtares s\u00eb ministris\u00eb, Elora Kokalari, se ish-z\u00ebvend\u00ebsministri mblodhi informacion p\u00ebr gjendjen e komisariateve, po ashtu ajo i nisi atij foto t\u00eb godinave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe t\u00eb dh\u00ebna t\u00eb tjera specifike.<\/p>\n<p>Komunikimet mes Radovanit, punonj\u00ebsve t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme dhe punonj\u00ebsve t\u00eb kompanis\u00eb s\u00eb projektimit q\u00eb sipas SPAK kontrollohej prej tij, b\u00ebjn\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ish-z\u00ebvend\u00ebsministri po p\u00ebrgatitej t\u00eb fitonte tenderin p\u00ebr projektimin e godinave.<\/p>\n<p>N\u00eb dokumentet e ndara mes tij dhe zyrtar\u00ebve t\u00eb ministris\u00eb u p\u00ebrcaktuan edhe kritere t\u00eb tenderit q\u00eb i shkonin p\u00ebr shtat bashkimit t\u00eb kompanive Derbi shpk dhe Ape shpk, t\u00eb cilat sipas prokuroris\u00eb kontrollohen nga Radovani.<\/p>\n<p>Nd\u00ebr kriteret q\u00eb u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb dokumentet e tenderit dhe u p\u00ebrdor\u00ebn p\u00ebr selektim ishte edhe ajo q\u00eb u prezantua nga Radovani n\u00eb shk\u00ebmbime si nj\u00eb nga \u201cpikat e forta\u201d q\u00eb ai ofronte, eksperienc\u00eb internacionale dhe nacionale me m\u00eb shum\u00eb se 10 vjet si arkitekt.<\/p>\n<p>N\u00eb email Radovani nuk e diskuton p\u00ebrfshirjen, por vet\u00ebm form\u00ebn. \u201cM\u00ebnyra se si un\u00eb mund t\u00eb marr pjes\u00eb \u00ebsht\u00eb a) si profesionist i lir\u00eb me titull gjerman n\u00eb jointventure me nj\u00eb zyr\u00eb projektimi n\u00eb Tiran\u00eb; ose b) n\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb zyre projektimi n\u00eb Tiran\u00eb e cila lidh me mua nj\u00eb kontrat\u00eb konsulence\u201d, shkruan ai n\u00eb email.  P\u00ebr prokurorin\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmi se gjith\u00e7ka ishte paracaktuar n\u00eb favor t\u00eb tij.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtij momenti, SPAK thot\u00eb se p\u00ebrcaktimi i Komisionit t\u00eb Shqyrtimit t\u00eb Ofertave nga Ndreca n\u00eb rolin e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, po ashtu \u00ebsht\u00eb prov\u00eb e paracaktimit. Duke iu referuar t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb mbledhura mbi m\u00ebnyr\u00ebn se si u zgjodh\u00ebn an\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni, t\u00eb cil\u00ebt po ashtu jan\u00eb n\u00ebn akuz\u00eb, prokuroria thot\u00eb se p\u00ebr disa prej tyre nuk kishte arsyetim se si u p\u00ebrfshin\u00eb. Ata madje nuk plot\u00ebsonin as kushtin e pasjes mbi 10 vjet eksperienc\u00eb, si\u00e7 i k\u00ebrkohej kompanive pjes\u00ebmarr\u00ebse.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebto fakte provojn\u00eb se p\u00ebrzgjedhja e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb KVO nga ana e Sekretarit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, t\u00eb pandehurit Plarent Ndreca \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb me synimin q\u00eb ky Komision t\u00eb jet\u00eb thjesht nj\u00eb komision formal n\u00eb p\u00ebrzgjedhjen e kandidatit fitues t\u00eb paracaktuar,\u201d thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>P\u00ebrtej k\u00ebtij fakti, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjer\u00eb, Radovani u mbajt me hat\u00ebr. Edhe pse nj\u00eb nga kompanit\u00eb e bashkimit ekonomik nuk kishte paguar faturat e energjis\u00eb, nj\u00eb argument q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr skualifikimin e nj\u00eb konkurrenti tjet\u00ebr n\u00eb gar\u00eb, n\u00eb rastin e \u201ct\u00eb paracaktuarit\u201d kjo u quajt \u201cdevijim i vog\u00ebl\u201d. I nj\u00ebjti arsyetim u p\u00ebrdor edhe p\u00ebr mospasjen e numrit t\u00eb duhur t\u00eb punonj\u00ebsve.<\/p>\n<p>\u201cKy fakt provon se ky bashkim operator\u00ebsh \u00ebsht\u00eb favorizuar nga KVO q\u00eb n\u00eb Faz\u00ebn e I-r\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj procedure prokurimi\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Po ashtu, Prokuroria gjeti se ndryshe nga ofertuesit e tjer\u00eb Radovani dhe kompanit\u00eb me t\u00eb cilat ai paraqiti ofert\u00ebn e kishin at\u00eb konkrete me emra t\u00eb sakt\u00eb t\u00eb godinave p\u00ebr t\u00eb cilat do punonin.<\/p>\n<p>Komunikimet mes Radovanit dhe Kokalarit tregojn\u00eb se ky i fundit ishte gjithashtu i sigurt q\u00eb do t\u00eb fitonte. Pak pas p\u00ebrfundimit t\u00eb faz\u00ebs s\u00eb par\u00eb t\u00eb tenderimit dhe ende pa konfirmim zyrtar, ai i shkruan shefes s\u00eb kabinetit t\u00eb ish-ministrit q\u00eb ta ndihmoj\u00eb t\u00eb shkoj\u00eb t\u00eb vizitoj\u00eb komisariatin e Vlor\u00ebs.<\/p>\n<p>Para se t\u00eb piqej gjeli i Vitit t\u00eb Ri<\/p>\n<p>Prokuria vler\u00ebson se pal\u00ebt ishin aq t\u00eb qarta p\u00ebr fituesin sa kur procedur\u00ebs i erdhi fundi m\u00eb 31 dhjetor 2019, kur shumica e qytetar\u00ebve b\u00ebhen gati p\u00ebr fest\u00eb, n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme u punua fort dhe u n\u00ebnshkruan brenda dit\u00ebs kontrata dhe u mor\u00ebn n\u00eb dor\u00ebzim projektet q\u00eb si\u00e7 doli kishin nj\u00eb s\u00ebr\u00eb problemesh.<\/p>\n<p>Madje, hetimet zbuluan se plani fillestar ishte p\u00ebr projektimin e 4 godinave me fond 55.2 milion\u00eb lek\u00eb, por po dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit,  Ndreca q\u00eb priste t\u00eb firmoste kontrat\u00ebn, m\u00ebsoi se k\u00ebto para nuk ishin n\u00eb gjendje.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se pas k\u00ebtij informacioni, Ndreca urdh\u00ebroi p\u00ebrpilimin e nj\u00eb kontrate p\u00ebr shum\u00ebn q\u00eb ishte n\u00eb dispozicion dhe vet\u00ebm p\u00ebr dy objekte, duke i p\u00ebrcaktuar edhe kostot aty p\u00ebr aty. \u201cFondet p\u00ebr dy komisariate jan\u00eb n\u00eb llogarin\u00eb e institucionit. T\u00eb shikohet mund\u00ebsia e lidhjes s\u00eb kontrat\u00ebs p\u00ebr fondet q\u00eb jan\u00eb n\u00eb dispozicion! Fondet n\u00eb dispozicion jan\u00eb 35 milion\u00eb lek\u00eb, p\u00ebr rrjedhoj\u00eb t\u00eb hartohet kontrata p\u00ebr dy komisariate\u201d, citohet urdhri i Ndrec\u00ebs.<\/p>\n<p>Brenda dit\u00ebs u p\u00ebrpilua nj\u00eb kontrat\u00eb e re me shum\u00ebn 34.2 milion\u00eb lek\u00eb, q\u00eb sipas prokuroris\u00eb \u00ebsht\u00eb fryr\u00eb q\u00ebllimisht. \u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb Kontrat\u00eb, konstatohet se tarifa e projektimit \u00ebsht\u00eb rritur fiktivisht n\u00eb vler\u00ebn 5,696,296.9 Lek\u00eb nga ajo e paraqitur n\u00eb propozimin ekonomik n\u00eb faz\u00ebn e konkursit t\u00eb projektimit\u201d, thuhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim.<\/p>\n<p>Po ashtu, brenda dit\u00ebs me urdh\u00ebr t\u00eb Ndrec\u00ebs u ngrit nj\u00eb komision p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim projektin, zbatimi i t\u00eb cilit duhej t\u00eb fillonte at\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n<p>Hetimet gjet\u00ebn se ndryshe nga sa parashikohej n\u00eb kontrat\u00eb, Radovani dhe t\u00eb tjer\u00ebt e dor\u00ebzuan pun\u00ebn me t\u00eb n\u00ebnshkruar kontrat\u00ebn dhe po at\u00eb dit\u00eb dor\u00ebzuan edhe faturat mbi t\u00eb cilat do t\u00eb paguheshin.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se k\u00ebto dokumente dhe dor\u00ebzimi ishin fiktive dhe projektet nuk u dor\u00ebzuan fizikisht dhe as u protokolluan at\u00eb dit\u00eb. Tre personat, t\u00eb caktuar nga Ndreca p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb pun\u00ebs akuzohen se falsifikuan dokumentacionin. \u201cNga hetimi i kryer ka rezultuar e provuar se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me veprime fiktive t\u00eb marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb dokumenteve p\u00ebr arsye se lidhja e kontrat\u00ebs, urdhri i ngritur p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb projektit, procesverbali i mbajtur p\u00ebr marrjen n\u00eb dor\u00ebzim, dor\u00ebzimi i faturave tatimore, jan\u00eb kryer t\u00eb gjitha brenda nj\u00eb dite n\u00eb dt. 31\/12\/2019\u201d, shprehet prokuroria.<\/p>\n<p>An\u00ebtar\u00ebt e k\u00ebtij komisioni than\u00eb se ishin urdh\u00ebruar nga Ndreca p\u00ebrmes nj\u00eb sekretareje p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb n\u00eb dor\u00ebzim projektet dit\u00ebn e fundit t\u00eb vitit, p\u00ebr t\u00eb mos djegur fondet. \u201cSipas deklaruesit, sekretarja mund t\u00eb quhej Denisa e cila i ka k\u00ebrkuar Komisionit n\u00ebse ishte e mundur t\u00eb p\u00ebrfundohej procesi i marrjes n\u00eb dor\u00ebzim po at\u00eb dit\u00eb sepse digjeshin fondet\u201d, perifrazohet n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim d\u00ebshmia e an\u00ebtarit t\u00eb komisionit, Klejdi Me\u00e7o.<\/p>\n<p>Por nxitimi nuk duket se u solli atyre p\u00ebrfitime. Hetimet gjet\u00ebn se me t\u2019u kthyer n\u00eb zyr\u00eb n\u00eb janar 2020, pal\u00ebt u angazhuan t\u00eb p\u00ebrmbyllnin skem\u00ebn dhe merrnin pages\u00ebn, por has\u00ebn menj\u00ebher\u00eb n\u00eb pengesa. N\u00eb shkurt 2020, drejtori i Buxhetit dhe Menaxhimit Financiar i shkroi Ndrec\u00ebs nd\u00ebr t\u00eb tjera se veprimet e kryera ishin problematike, se reduktimi i fondit ishte b\u00ebr\u00eb pa argumente dhe binte ndesh me legjislacionin. Po ashtu, zyrtari b\u00ebri me dije se procedurat dukeshin fiktive. \u201cKontrata e n\u00ebnshkruar, urdhri i marrjes n\u00eb dor\u00ebzim t\u00eb projektit, procesverbali i marrjes n\u00eb dor\u00ebzim, faturat tatimore, mbajn\u00eb dat\u00ebn 31\/12\/2019 duke krijuar dyshime p\u00ebr veprime fiktive,\u201d i raportoi ai Ndrec\u00ebs.<\/p>\n<p>Gjithsesi, Ndreca akuzohet se e shtyu p\u00ebrpara projektin dhe ia transferoi p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr pages\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, ku me urdh\u00ebr t\u00eb tij u b\u00ebn\u00eb takime p\u00ebr k\u00ebt\u00eb pun\u00eb.<\/p>\n<p>Por kur projektet i shkuan Policis\u00eb s\u00eb Shtetit q\u00eb kjo e fundit t\u00eb b\u00ebnte pagesat, specialist\u00ebt k\u00ebtu gjet\u00ebn se ato ishin t\u00eb mang\u00ebta dhe me probleme.<\/p>\n<p>\u201cN\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrmuese t\u00eb ambienteve nuk jan\u00eb parashikuar dritare,\u201d thuhet n\u00eb let\u00ebr-k\u00ebmbimin mes Policis\u00eb s\u00eb Shtetit dhe sekretares s\u00eb re t\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Ministris\u00eb s\u00eb Brendshme. Aty thuhet se n\u00eb Vlor\u00eb u parashikua nj\u00eb holl 642 metra pa funksione, nd\u00ebrsa mjediset p\u00ebr t\u00eb miturit ishin pa dritare dhe pa ndri\u00e7im natyral. Policia e Shtetit gjeti se projekti nuk plot\u00ebsonte kushtet p\u00ebr sigurin\u00eb dhe sip\u00ebrfaqja e godin\u00ebs ishte dyfishuar pa qen\u00eb nevoja.<\/p>\n<p>Mbi baz\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre problemeve, Policia e Shtetit refuzoi t\u00eb b\u00ebnte pages\u00ebn dhe u padit m\u00eb pas nga dy kompanit\u00eb projektuese, t\u00eb cilat k\u00ebmb\u00ebngulin se e kan\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn.<\/p>\n<p>Lidhje shoq\u00ebrore dhe rimbursime<\/p>\n<p>Prokuroria b\u00ebn me dije se ka hetuar dy prej lidhjeve t\u00eb Radovanit n\u00eb ministrin\u00eb e Brendshme, at\u00eb me ish-ministrin Sand\u00ebr Lleshaj, q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrkufizuar shoq\u00ebrore dhe at\u00eb me Ndrec\u00ebn q\u00eb si\u00e7 del ishte pik\u00eb referimi p\u00ebr shtyrjen para t\u00eb praktik\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cLidhur me shtetasin Sand\u00ebr Lleshaj u gjend\u00ebn biseda t\u00eb shk\u00ebmbyera n\u00eb telefon mes p\u00ebrdoruesit regjistruar me emrin \u201cSand\u00ebr Lleshi\u201d dhe Gjon Radovanit, q\u00eb i p\u00ebrkasin periudh\u00ebs nga 2017 deri n\u00eb 18 Dhjetor 2019 dhe rezulton se k\u00ebta shtetas kan\u00eb patur marr\u00ebdh\u00ebnie shoq\u00ebrore,\u201d thot\u00eb prokuroria.<\/p>\n<p>Por n\u00eb komunikimet q\u00eb prokuroria ka p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr gjykim nuk ka diskutime mes Radovanit dhe ish-ministrit p\u00ebr tenderin.<\/p>\n<p>Megjithat\u00eb nga komunikimet e Radovanit me punonj\u00ebs t\u00eb ministris\u00eb del q\u00eb ish-ministri mund t\u00eb ishte dijeni p\u00ebr k\u00ebt\u00eb skem\u00eb, ose t\u00eb pakt\u00ebn kjo pretendohet nga Radovani.<\/p>\n<p>\u201cUn\u00eb, si\u00e7 i premtova ministrit, mund t\u00eb merrem me d\u00ebshir\u00eb me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb dhe jam i sigurt, q\u00eb do merrni maksimumin e qualitetit,\u201d shkruan ai n\u00eb komunikim me shefen e kabinetit t\u00eb Lleshajt.  Megjithat\u00eb, prokuroria nuk e ka p\u00ebrfshir\u00eb ish-ministrin Lleshaj n\u00eb hetim dhe nuk referon q\u00eb ai t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb m\u00eb tej n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces.<\/p>\n<p>P\u00ebrndryshe, marr\u00ebdh\u00ebnia me Ndrec\u00ebn, ish-Sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm,  \u00ebsht\u00eb m\u00eb intensive dhe si\u00e7 zbulohet nga komunikimet edhe m\u00eb e komplikuar. Prokuroria thot\u00eb se pavar\u00ebsisht mohimit t\u00eb tyre \u00ebsht\u00eb dokumentuar q\u00eb ata e kishin diskutuar tenderin paraprakisht dhe kishin shk\u00ebmbyer mesazhe e dokumente me nj\u00ebri- tjetrin para dhe pas k\u00ebtij t\u00eb fundit. Sipaprokuroris\u00eb, ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb fakt i pashmangsh\u00ebm dhe se Ndreca e Radovani shfryt\u00ebzuan ofert\u00ebn p\u00ebr konsulenc\u00eb \u201cpro bono\u201d t\u00eb Gjon Radovanit p\u00ebr: Lyerjen e unifikuar t\u00eb mureve t\u00eb brendshme t\u00eb ministris\u00eb, p\u00ebr k\u00ebto takime.<\/p>\n<p>Prokuroria thot\u00eb se Ndreca nuk \u00ebsht\u00eb i besuesh\u00ebm kur pretendon q\u00eb n\u00eb takimet jo t\u00eb pakta mes t\u00eb dyve \u201ce vetmja bised\u00eb q\u00eb nuk kan\u00eb p\u00ebrfituar nga rasti t\u00eb zhvillojn\u00eb me njeri tjetrin n\u00eb k\u00ebto takime, \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht biseda rreth \u201cProjektit t\u00eb komisariateve\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht se pjes\u00eb t\u00eb komunikimeve mes t\u00eb dyve ishin fshir\u00eb, prokuroria thot\u00eb se gjeti n\u00eb mesazhet mes Radovanit dhe t\u00eb tjer\u00ebve gjurm\u00eb t\u00eb p\u00ebrfshirjes. \u201cCiao Astrit, fola n\u00eb tel me Plarentin. Ai thot\u00eb se n\u00ebse Elena b\u00ebn q\u00eb komisioni t\u00eb firmos\u00eb se projekti i zbatimit \u00ebsht\u00eb konform projekt-ides\u00eb, ai e ven firm\u00ebn. Si shkres\u00eb vet\u00ebm me em\u00ebr t\u00eb tij nuk e b\u00ebn, sepse SP (Sekretari i P\u00ebrgjithsh\u00ebm) firmos pas nj\u00eb komisioni. Nes\u00ebr po i shkruaj Elen\u00ebs dhe t\u00eb them \u00e7far\u00eb do m\u00eb p\u00ebrgjigjet\u201d, thuhet n\u00eb komunikimet e Radovanit me t\u00eb tret\u00eb.<\/p>\n<p>Po ashtu, Prokuroria gjeti mesazhe t\u00eb Ndrec\u00ebs q\u00eb Radovani ua kishte d\u00ebrguar t\u00eb tjer\u00ebve. Ndreca pretendoi sipas prokuroris\u00eb q\u00eb nuk i kishte nisur ai mesazhet, po ishin nisur sikur ishin shkruar prej tij. Megjithat\u00eb, SPAK pretendon se Radovani nuk kishte arsye p\u00ebr ta b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb n\u00eb komunikim me bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb dhe vart\u00ebs t\u00eb tij.<\/p>\n<p>Marr\u00ebdh\u00ebnia megjithat\u00eb nuk duket e paqt\u00eb. Kur pagesa kishte ngecur dhe pal\u00ebt ishin n\u00eb ng\u00ebr\u00e7, n\u00eb nj\u00eb komunikim me nj\u00eb person t\u00eb tret\u00eb, Radovani ankohet p\u00ebr Ndrec\u00ebn, por thot\u00eb se i vinte turp ta adresonte problemin me ministrin.<\/p>\n<p>\u201cT\u00eb lutem mos i thuj gja Sandrit p\u00ebr at\u00eb pun\u00ebn qe me Plarentit, se m\u00eb vjen turp dhe nuk du me i hi atyne diskutimeve\u2026\u201d, shkruan Radovani. N\u00eb bised\u00eb lihet t\u00eb kuptohet se ata kishin tentuar ta bindnin Lleshajn ta hiqte Ndrec\u00ebn, por ai nuk ua kishte d\u00ebgjuar k\u00ebshill\u00ebn. \u201cNa e kena p\u00ebr detyr\u00eb si mik me i fol\u00eb p\u00ebr gjana t\u00eb rand\u00ebsishme, mandej gjithkush din vet\u00eb \u00e7ka ban,\u201d shkruan Radovani n\u00eb p\u00ebrgjigje t\u00eb mesazhit ku i thohet se ish-ministrit i ishte folur keq p\u00ebr Ndrec\u00ebn.<\/p>\n<p>Prokuroria po ashtu ka gjetur edhe nj\u00eb mesazh q\u00eb l\u00eb t\u00eb kuptohet se Ndreca priste di\u00e7ka nga afera, q\u00eb n\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebrshkruhet si \u201crimbursim\u201d, por hetimet nuk kan\u00eb shkuar p\u00ebrtej k\u00ebsaj pike. \u201cNga ana tjet\u00ebr, Plarenti po m\u00eb thonte, se a zgjidhet me policin\u00eb apo me MB (Ministrin\u00eb e Brendshme), ato q\u00eb ai ka dh\u00ebn\u00eb p\u00ebr projektin, jan\u00eb gi\u00e0 t\u00eb dala dhe me nj\u00eb fjal\u00eb pret rimbursimin\u201d, i shkruan Radovani nj\u00eb bashk\u00ebpun\u00ebtori. I pyetur nga prokuroria, bashk\u00ebpun\u00ebtori ka mohuar t\u00eb dij\u00eb p\u00ebr rimbursimin dhe \u00e7far\u00eb forme do t\u00eb kishte ai.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>K\u00ebrkesa p\u00ebr gjykim e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me me t\u00eb akuzuar deputetin e Partis\u00eb Socialiste, Plarent Ndreca tregon se tenderi p\u00ebr projektimin e dy godinave p\u00ebr Policin\u00eb e Shtetit u paracaktua dhe produkti ishte fiktiv dhe me probleme. Prokuroria ngre dyshime mbi lidhjet e ish-zv.ministrit Gjon Radovani dhe ish-ministrit Sand\u00ebr Lleshaj, por akuzon Ndrec\u00ebn si drejtuesin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410704,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410701","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410701","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410701"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410701\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410706,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410701\/revisions\/410706"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410704"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410701"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410701"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410701"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}