{"id":410754,"date":"2024-12-30T10:23:59","date_gmt":"2024-12-30T09:23:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410754"},"modified":"2024-12-30T10:23:59","modified_gmt":"2024-12-30T09:23:59","slug":"hetimet-e-spak-rama-pyetet-nga-zeri-i-amerikes-per-erion-veliajn-ja-si-pergjigjet-kryesocialisti","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/hetimet-e-spak-rama-pyetet-nga-zeri-i-amerikes-per-erion-veliajn-ja-si-pergjigjet-kryesocialisti\/","title":{"rendered":"Hetimet e SPAK\/ Rama pyetet nga Z\u00ebri i Amerik\u00ebs p\u00ebr Erion Veliajn, ja si p\u00ebrgjigjet kryesocialisti"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht se hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb larta dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00eb po ashtu t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, kryeministri Edi Rama thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb e i vendosur q\u00eb beteja ndaj pand\u00ebshueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, kryeministri b\u00ebn nj\u00eb bilanc t\u00eb zhvillimeve kryesore t\u00eb vendit, q\u00eb nga p\u00ebrparimi n\u00eb integrimin europian, te ekonomia, debati p\u00ebr opinionin e Komisionit t\u00eb Venecias p\u00ebr rastin e mandatit t\u00eb ish ministres Olta Xha\u00e7ka e pritshm\u00ebrit\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme parlamentare<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti kryeminist\u00ebr, s\u00eb pari, faleminderit p\u00ebr k\u00ebt\u00eb intervist\u00eb n\u00eb fund t\u00eb vitit me Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs. Do t\u00eb doja ta nisja me nj\u00eb ngjarje t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb gjat\u00eb k\u00ebtij viti, p\u00ebrparimin e saj n\u00eb integrimin drejt Bashkimit Europian. Brenda dy muajsh, Shqip\u00ebria arriti t\u00eb hap\u00eb dy grupe kapitujsh. Megjithat\u00eb ambicia juaj \u00ebsht\u00eb q\u00eb bisedimet t\u00eb mbyllen brenda vitit 2027. Sa realiste \u00ebsht\u00eb kjo, duke patur parasysh q\u00eb fqinj\u00ebt tan\u00eb kan\u00eb kaluar vite t\u00eb t\u00ebra e ende jan\u00eb larg?<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Kjo nuk \u00ebsht\u00eb ambicia ime tanim\u00eb, por \u00ebsht\u00eb plani i p\u00ebrbashk\u00ebt strategjik i shkruar dhe i dakord\u00ebsuar s\u00eb bashku me Komisionin Europian. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb plan konkret, me hapa konkrete, me data konkrete dhe \u00ebsht\u00eb shum\u00eb ambicioz, por ne jemi t\u00eb angazhuar q\u00eb ta realizojm\u00eb pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb dhe q\u00eb, p\u00ebrsa na takon, detyrat p\u00ebr mbylljen e negociatave t\u2019i kemi kryer brenda vitit, q\u00eb kemi p\u00ebrcaktuar.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A \u00ebsht\u00eb e p\u00ebrgatitur administrata shqiptare p\u00ebr ta p\u00ebrballuar k\u00ebt\u00eb proces? Sepse po i referohem k\u00ebtu raportit t\u00eb fundit t\u00eb Komisionit Europian, dhe m\u00eb lejoni t\u00eb citoj, ku thuhet se qeveria, p\u00ebr shembull, \u201cvazhdoi t\u00eb miratonte politikat dhe ligjet, duke ngritur shqet\u00ebsime n\u00eb lidhje me respektimin e standardeve t\u00eb BE-s\u00eb\u201d, apo se \u201cnj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e rekomandimeve t\u00eb Komisionit Europian ose ishin zbatuar pjes\u00ebrisht, ose nuk ishin zbatuar fare\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: K\u00ebto nuk kan\u00eb asnj\u00eb lidhje me pyetjen apo me p\u00ebrmbajtjen e pyetjes p\u00ebr administrat\u00ebn, sepse sa e p\u00ebrgatitur \u00ebsht\u00eb administrata jon\u00eb kjo natyrisht nuk duket, n\u00ebse ndjek lumenjt\u00eb e lajmeve, ku gjysm\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat q\u00eb jan\u00eb edhe g\u00ebnjeshtrat m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha, po edhe g\u00ebnjeshtrat safi jan\u00eb material sundues. Por kjo duket nga faktet dhe fakti m\u00eb kuptimplot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e administrat\u00ebs son\u00eb \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb administrata jon\u00eb p\u00ebrballoi jo vet\u00ebm me sukses, por edhe n\u00ebn syt\u00eb e befasuar t\u00eb Komisionit Europian t\u00eb gjith\u00eb procesin e p\u00ebrgatitjes s\u00eb negociatave, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces jasht\u00ebzakonisht i v\u00ebshtir\u00eb.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, administrat\u00ebn ton\u00eb e gjykojn\u00eb institucione prestigjioze, t\u00eb cilat funksionojn\u00eb si institucione t\u00eb Bashkimit Europian, ku kam parasysh n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast SIGMA-n, q\u00eb e cil\u00ebson administrat\u00ebn ton\u00eb, n\u00eb mos gabohem, n\u00eb 4 nga 5 fusha t\u00eb hulumtimit t\u00eb kapaciteteve t\u00eb administrat\u00ebs, si m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn n\u00eb rajon.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Zoti kryeminist\u00ebr, korrupsioni mbetet nj\u00eb tem\u00eb gjer\u00ebsisht e debatuar edhe nd\u00ebr vite. Ju shpesh keni deklaruar nj\u00eb seri masash, nd\u00ebrhyrjesh, reformash q\u00eb jan\u00eb marr\u00eb, megjithat\u00eb n\u00eb vler\u00ebsimet nd\u00ebrkomb\u00ebtare, edhe n\u00eb raportin e fundit t\u00eb Komisionit Europian vazhdon t\u00eb konsiderohet si nj\u00eb shqet\u00ebsim serioz, madje thuhet edhe se \u201cp\u00ebrpjekjet parandaluese kan\u00eb patur nj\u00eb ndikim t\u00eb kufizuar\u201d.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Korrupsioni ishte nj\u00eb tem\u00eb shum\u00eb e debatuar p\u00ebr gati dy vjet n\u00eb zgjedhjet e Shteteve t\u00eb Bashkuara t\u00eb Amerik\u00ebs dhe nuk ishte nj\u00eb tem\u00eb e debatuar me nj\u00eb kahje, por ishte nj\u00eb tem\u00eb e debatuar me t\u00eb dyja kahjet, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb debat p\u00ebr korrupsionin ka shum\u00eb; ka natyrisht t\u00eb v\u00ebrteta, q\u00eb n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb ne nuk mund t\u2019i mohojm\u00eb, ka shum\u00eb t\u00eb pav\u00ebrteta q\u00eb jan\u00eb atraktive n\u00eb aren\u00ebn politike dhe mediatike, ka shum\u00eb analiza, q\u00eb mb\u00ebshteten mbi shum\u00eb spekulime, por, p\u00ebr t\u2019u kthyer dhe p\u00ebr t\u00eb mbyllur p\u00ebrgjigjen: korrupsioni n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem, asnj\u00ebher\u00eb aq i madh sa t\u00eb meritoj\u00eb tamtamet e p\u00ebrnatshme n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e fr\u00ebngjive dhe n\u00eb t\u00eb gjitha llojet e platformave, por nj\u00eb problem, q\u00eb pik\u00ebrisht pse \u00ebsht\u00eb real, jemi duke e p\u00ebrballur qoft\u00eb me reforma, qoft\u00eb me modernizimin e sh\u00ebrbimeve dhe me modernizimin e proceseve brenda administrat\u00ebs, duke shfryt\u00ebzuar teknologjin\u00eb, qoft\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet institucioneve t\u00eb reja t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe patjet\u00ebr, qoft\u00eb fal\u00eb mb\u00ebshtetjes publike, q\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb luft\u00eb kund\u00ebr k\u00ebsaj t\u00eb keqeje \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mb\u00ebshtetje e gjer\u00eb.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: A ju ka shqet\u00ebsuar nj\u00eb num\u00ebr jo i vog\u00ebl ish-zyrtar\u00ebsh, zyrtar\u00ebsh t\u00eb lart\u00eb, p\u00ebrfaq\u00ebsuesish tuaj, kyetar\u00eb e ish kryetar\u00eb bashkish e s\u00eb fundmi edhe deputet\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt jan\u00eb n\u00ebn hetim nga SPAK-u, t\u00eb pakt\u00ebn p\u00ebr shp\u00ebrdorim detyre apo korrupsion?<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Kjo pyetje m\u00eb b\u00ebhet q\u00ebkur SPAK-u ka filluar t\u00eb veproj\u00eb dhe gjithmon\u00eb m\u00eb shkakton habi, sepse mund t\u00eb m\u00eb b\u00ebhej n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb k\u00ebmb\u00ebngul\u00ebse, n\u00ebse un\u00eb do t\u00eb isha nj\u00eb person i gjendur gafil p\u00ebrball\u00eb produkteve ose rezultateve t\u00eb nj\u00eb reforme t\u00eb b\u00ebr\u00eb nga t\u00eb tjer\u00eb. Po un\u00eb nuk jam nj\u00eb person i gjendur gafil dhe reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi e kam b\u00ebr\u00eb un\u00eb n\u00eb krye dhe Partia Socialiste e gjitha n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb k\u00ebsaj reforme. K\u00ebshtu q\u00eb, natyrisht q\u00eb mua nuk m\u00eb vjen mir\u00eb n\u00eb aspektin njer\u00ebzor dhe personal p\u00ebr njer\u00ebz t\u00eb cil\u00ebt i njoh, me t\u00eb cil\u00ebt kam punuar, me t\u00eb cil\u00ebt kam bashk\u00ebpunuar nga m\u00eb larg ose nga m\u00eb af\u00ebr, por kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr detyr\u00ebn q\u00eb kam, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr misionin q\u00eb udh\u00ebheq, kur b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr faktin se ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb proces i dhimbsh\u00ebm, p\u00ebrmes s\u00eb cilit Shqip\u00ebria do t\u00eb b\u00ebhet m\u00eb n\u00eb fund shteti, q\u00eb nuk u b\u00eb kurr\u00eb dhe, fal\u00eb t\u00eb cilit n\u00eb Shqip\u00ebri pand\u00ebshkueshm\u00ebria tanim\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mit, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb monument i rr\u00ebzuar, dhe p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb historin\u00eb e Shqip\u00ebris\u00eb, qysh nga shpallja shtet m\u00eb 1912-n, ka individ\u00eb t\u00eb lidhur me pushtetin politik, qofshin n\u00eb radh\u00ebt e shumic\u00ebs q\u00eb qeveris apo n\u00eb radh\u00ebt e shumic\u00ebs q\u00eb ka qeverisur, at\u00ebher\u00eb k\u00ebtu \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u2019u habitur me habin\u00eb e kujtdo qoft\u00eb, por un\u00eb personalisht ndjehem absolutisht i qet\u00eb, i qart\u00eb dhe i vendosur, akoma m\u00eb i vendosur, q\u00eb kjo betej\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb dhe t\u00eb mos ket\u00eb asnj\u00eb kompromis.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: Pyetja p\u00ebr shqet\u00ebsimin, lidhet pik\u00ebrisht me k\u00ebt\u00eb, jo me faktin q\u00eb ju habiteni nga kjo gj\u00eb, por a mund t\u2019ju pyes p\u00ebr rastin e zotit Veliaj i p\u00ebrfshir\u00eb s\u00eb fundmi n\u00eb hetime? A e c\u00ebnon kjo imazhin e Partis\u00eb suaj?<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Un\u00eb nuk komentoj raste individuale, nuk e kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb, p\u00ebrve\u00e7se kur ka pasur nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar gjykate, sic ka qen\u00eb rasti i nj\u00eb shpif\u00ebsi recidiv. Por mund t\u00eb them vet\u00ebm q\u00eb, fakti se cilido \u00ebsht\u00eb i hetuesh\u00ebm, nuk e b\u00ebn cilindo t\u00eb fajsh\u00ebm, dhe nga ana tjet\u00ebr, gjyqet nuk b\u00ebhen n\u00eb media, por gjyqet b\u00ebhen n\u00eb proceset ligjore dhe kushtetuese.<\/p>\n<p>Z\u00ebri i Amerik\u00ebs: B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr emra t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm t\u00eb politik\u00ebs dhe jet\u00ebs publike. K\u00ebshtu q\u00eb, detyrimi \u00ebsht\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb nj\u00eb opinion nga ju.<\/p>\n<p>Kryeministri Rama: Opinioni im dihet. \u00cbsht\u00eb i njohur bot\u00ebrisht. P\u00ebrball\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb dhe p\u00ebrball\u00eb ligjit dhe p\u00ebrball\u00eb t\u00eb drejt\u00ebs s\u00eb institucioneve t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb pun\u00ebn e tyre, nuk jan\u00eb emrat q\u00eb caktojn\u00eb se p\u00ebr k\u00eb e b\u00ebjn\u00eb apo p\u00ebr k\u00eb s\u2019e b\u00ebjn\u00eb pun\u00ebn, por jan\u00eb faktet dhe jan\u00eb lirit\u00eb dhe t\u00eb drejtat e t\u00eb gjith\u00ebve, q\u00eb duhen ushtruar dhe duhen v\u00ebn\u00eb n\u00eb zbatim, duke filluar nga liria dhe e drejta e drejt\u00ebsis\u00eb, q\u00eb t\u00eb b\u00ebj\u00eb detyr\u00ebn e vet.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Shqip\u00ebri, pavar\u00ebsisht se hetimet e Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me kan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb zyrtar\u00eb t\u00eb niveleve t\u00eb larta dhe p\u00ebrfaq\u00ebsues\u00eb po ashtu t\u00eb lart\u00eb t\u00eb Partis\u00eb Socialiste n\u00eb pushtet, kryeministri Edi Rama thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb i qet\u00eb e i vendosur q\u00eb beteja ndaj pand\u00ebshueshm\u00ebris\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb p\u00ebr Z\u00ebrin e Amerik\u00ebs, kryeministri b\u00ebn nj\u00eb bilanc [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410755,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410754","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410754","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410754"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410754\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410757,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410754\/revisions\/410757"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410755"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410754"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410754"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410754"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}