{"id":410917,"date":"2025-01-09T13:59:47","date_gmt":"2025-01-09T12:59:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=410917"},"modified":"2025-01-09T13:59:47","modified_gmt":"2025-01-09T12:59:47","slug":"shkarkohet-drejtori-i-teatrit-kombetar-altin-basha","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/shkarkohet-drejtori-i-teatrit-kombetar-altin-basha\/","title":{"rendered":"Shkarkohet drejtori i Teatrit Komb\u00ebtar Altin Basha"},"content":{"rendered":"<p>Drejtori i Teatrit Komb\u00ebtar Altin Basha u shkarkua nga detyra gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb. Basha kishte dor\u00ebzuar detyr\u00ebn disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe vendimi i sot\u00ebm i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zyrtarizimi i vendimit, pas nj\u00eb skandali me abuzimin e fondeve t\u00eb teatrit. Denoncimi fillestar u b\u00eb nga emisioni Piranjat q\u00eb zbuloi se si faturat manipuloheshin, nd\u00ebrsa Altin Basha kishte pun\u00ebsuar t\u00eb shoqen n\u00eb institucionin q\u00eb drejtonte vet\u00eb.<\/p>\n<p>N\u00eb vitin 2022 Altin Basha u em\u00ebrua me vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave drejtor i Teatrit Komb\u00ebtar. N\u00eb k\u00ebto dy vite pun\u00eb, duket se ai \u00ebsht\u00eb siguruar q\u00eb jo vet\u00ebm t\u2019i jap\u00eb teatrit, por edhe t\u00eb marr\u00eb nga pak. Si p\u00ebrshembull n\u00eb rastin e shfaqjes \u201cVoj\u00e7ek\u201d, e miratuar nga bordi artistik n\u00eb mars t\u00eb vitit 2023, me regji t\u00eb japonezit Kuniaki Ida. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje Altin Basha ka pun\u00ebsuar si skeongrafe dhe kostumografe bashk\u00ebshorten e tij, Iliriana Basha.<\/p>\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb konflikt i hapur interesi, por \u00e7ifti artist\u00ebve jan\u00eb kamufluar n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn m\u00eb t\u00eb mundshme, sepse sipas dokumentave, Iliriana Basha nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb pages\u00eb p\u00ebr pun\u00ebn e saj, me pak fjal\u00eb ka b\u00ebr\u00eb pun\u00eb vullnetare. Mir\u00ebpo, n\u00eb dosjen e shfaqjes m\u00eb tej rezulton se zonja Iliriana ka k\u00ebrkuar 12 milion\u00eb lek\u00eb p\u00ebr kostumet e aktor\u00ebve, edhe pse teatri ka nj\u00eb garderob\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdorej. Por kostumografja duket se nuk ka p\u00ebrdorur asgj\u00eb nga garderoba dhe si p\u00ebrfundim veshjet e aktor\u00ebve jan\u00eb paguar gati 11 milion\u00eb lek\u00eb. Por \u00e7udia m\u00eb e madhe q\u00ebndron tek \u00e7mimet e veshjeve. P\u00ebr pardesyt\u00eb e aktor\u00ebve meshkuj jan\u00eb paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb, nd\u00ebrsa p\u00ebr fustanet e aktoreve jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb n\u00eb disa raste nga 270 mij\u00eb lek\u00eb.<\/p>\n<p>Nj\u00ebri nga bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00ebt e \u00e7iftit Basha, rrobaqep\u00ebsi Musa Fisniku, tha se ka punuar veshjet p\u00ebr shfaqjen n\u00eb fjal\u00eb dhe se p\u00ebr nj\u00eb pardesy q\u00eb Teatri Komb\u00ebtar ka paguar 500 mij\u00eb lek\u00eb, ai ua la \u201cPiranjave\u201d p\u00ebr 200 mij\u00eb lek\u00eb. Por nuk mbaron me kaq. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje, Altin Basha ka pun\u00ebsuar edhe dy persona nga rrethi i tij i t\u00eb besuarve, si Ervis Saliasin dhe Benada Shut\u00ebn. K\u00ebta dy persona kan\u00eb punuar p\u00ebr emisionin \u201cFustanella\u201d t\u00eb Altin Bash\u00ebs, i pari si moderator dhe e dyta skenariste. Benada Shuta \u00ebsht\u00eb pun\u00ebsuar n\u00eb shfaqjen \u201cVoj\u00e7ek\u201d si make up artist (grimiere), por nd\u00ebrkoh\u00eb Shpresa Vasili, ish-grimiere e Teatrit Komb\u00ebtar, q\u00eb tashm\u00eb ka dal\u00eb n\u00eb pension tha p\u00ebr \u201cPiranjat\u201d se grimin tek kjo shfaqje e ka b\u00ebr\u00eb e vetme. Po ashtu Benada Shuta ka dhe nj\u00eb aktivitet t\u00eb regjistruar n\u00eb Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Biznesit, ku shkruhet se vepron n\u00eb k\u00ebto fusha si skenariste, asistent regjisore, organizatore dhe producente ekzekutive, pra askund nuk shfaqet si make up artist. Por pavaresisht k\u00ebsaj, ajo ka marr\u00eb kat\u00ebr milion\u00eb lek\u00eb si grimiere e shfaqjes \u201cVoj\u00e7ek\u201d.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb Altin Basha duket se ndonj\u00ebher\u00eb zgjat duart edhe nga Teatri Eksperimental \u201cKujtim Spahivogli\u201d. Pavar\u00ebsisht se \u00ebsht\u00eb drejtor i Teatrit Komb\u00ebtar, ai ka v\u00ebn\u00eb n\u00eb sken\u00ebn e eksperimentalit shfaqjen \u201cE kuqe\u201d dhe ka p\u00ebrfituar 24 milion\u00eb lek\u00eb fonde p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje. As k\u00ebtu nuk ka munguar si skenografe dhe kostumografe bashk\u00ebshortja e tij, Iliriana. \u201cPiranjat\u201d i k\u00ebrkoi Teatrit Eksperimental dosjen e plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb shfaqje, ku t\u00eb sakt\u00ebsoheshin emrat e t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuarve, shtesat n\u00eb buxhet, kostot p\u00ebr kostumografin\u00eb dhe rekuizit\u00ebn, por ky informacion nuk iu vendos n\u00eb dispozicion. Shfaqja \u201cE kuqe\u201d ka pasur vet\u00ebm dy aktor\u00eb, Gentian Zenelaj dhe Urim Aliaj dhe p\u00ebr t\u00eb jan\u00eb vendosur n\u00eb dispozicion nj\u00eb personel me thuajse 13 persona mes tyre kostumograf dhe asistent kostumograf, skenograf dhe asistent skenograf, regjisor p\u00ebr efekte audiovizuale, regjisor ndri\u00e7imi. Pavar\u00ebsisht se p\u00ebr \u00e7do shfaqje k\u00ebto emra b\u00ebhen publik\u00eb, Teatri Eksperimental nuk e jep si informacion me justifikimin se nuk ka autorizimin p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb t\u00eb dh\u00ebna konfidenciale, duke l\u00ebn\u00eb vend p\u00ebr dyshim se di\u00e7ka po mbahet e fsheht\u00eb nga Altin Basha dhe Gjergj Prevazi, drejtori i eksperimentalit.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrkaq n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrballje me \u201cPiranjat\u201d Altin Basha nuk dha thuajse asnj\u00eb p\u00ebrgjigje, duke k\u00ebrkuar takim zyrtar tek Teatri Komb\u00ebtar. Nd\u00ebrsa bashk\u00ebshortja e tij Iliriana Basha nuk pranoi t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrfituar nga fondet e kostumeve p\u00ebr shfaqjen \u201cVoj\u00e7ek\u201d. Nd\u00ebr t\u00eb tjera e revoltuar ajo u shpreh: \u201cP\u00ebr k\u00ebt\u00eb fytyr\u00ebn, kam punuar shum\u00eb edhe un\u00eb, edhe zoti Altin Basha, se kemi tre f\u00ebmij\u00eb dhe n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb shkojm\u00eb diku tjet\u00ebr et\u00eb jetojm\u00eb si mbret\u00ebr, kemi zgjedhur t\u00eb jetojm\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vendin e ndyr\u00eb, t\u00eb posht\u00ebr dhe mos me vjedh kurr\u00eb asnj\u00eb cent, mos me ngrit kurr\u00eb gishtin nga ne, sepse duam ata f\u00ebmij\u00ebt me i rrit mir\u00eb\u201d.\/lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtori i Teatrit Komb\u00ebtar Altin Basha u shkarkua nga detyra gjat\u00eb mbledhjes s\u00eb qeveris\u00eb. Basha kishte dor\u00ebzuar detyr\u00ebn disa dit\u00eb m\u00eb par\u00eb dhe vendimi i sot\u00ebm i qeveris\u00eb \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm zyrtarizimi i vendimit, pas nj\u00eb skandali me abuzimin e fondeve t\u00eb teatrit. Denoncimi fillestar u b\u00eb nga emisioni Piranjat q\u00eb zbuloi se si faturat manipuloheshin, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410918,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-410917","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410917","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=410917"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410917\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":410920,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/410917\/revisions\/410920"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410918"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=410917"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=410917"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=410917"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}