{"id":411307,"date":"2025-01-23T13:10:14","date_gmt":"2025-01-23T12:10:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=411307"},"modified":"2025-01-23T13:10:14","modified_gmt":"2025-01-23T12:10:14","slug":"beqaj-shperthen-ndaj-gjyqtares-edhe-me-vdekje-te-me-denoni-se-njollosni-dot-emrin-tim-as-te-qeverise-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/beqaj-shperthen-ndaj-gjyqtares-edhe-me-vdekje-te-me-denoni-se-njollosni-dot-emrin-tim-as-te-qeverise-rama\/","title":{"rendered":"Beqaj shp\u00ebrthen ndaj gjyqtares: Edhe me vdekje t\u00eb m\u00eb d\u00ebnoni s\u2019e njollosni dot emrin tim as t\u00eb qeveris\u00eb Rama!"},"content":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar u zhvillua seanca p\u00ebr dosjen e \u201cSterilizimit\u201d me t\u00eb pandehur ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, ish zv. ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj.<\/p>\n<p>Trupa gjykuese mori vendimin se t\u00eb pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb gjyq me akuz\u00ebn e \u201cvjedhjes duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn\u201d dhe \u201cgrup i strukturuar kriminal\u201d.<\/p>\n<p>Gjat\u00eb seanc\u00ebs Beqaj k\u00ebrkoi t\u00eb gjykohet me procedur\u00ebn e gjykimit t\u00eb zakonsh\u00ebm, pasi k\u00ebrkon q\u00eb t\u00eb provoj\u00eb pafaj\u00ebsin\u00eb e tij. Nd\u00ebrsa, dy t\u00eb pandehurit e tjer\u00eb Rrjepaj dhe Rrapaj i kan\u00eb q\u00ebndruar gjykimit t\u00eb shkurtuar.<\/p>\n<p>\u201cAkuza \u00ebsht\u00eb tendencioze, nuk bie pre e presionit t\u00eb gjykimit t\u00eb shkurtuar p\u00ebr t\u00eb mos hapur provat 1 m\u00eb 1\u201d, \u00ebsht\u00eb shprehur Ilir Beqaj n\u00eb seanc\u00eb, teksa m\u00eb tej ka theksuar se askush nuk e njollos emrin e tij dhe t\u00eb qeveris\u00eb Rama.<\/p>\n<p>Gjithashtu, ish-minstri Beqaj kishte paraqitur m\u00eb her\u00ebt k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr p\u00ebrjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi me predentimin se kjo e fundit nuk pranoi t\u00eb jap\u00eb nj\u00eb vendim t\u00eb arsyetuar mbi r\u00ebndimin e akuz\u00ebs p\u00ebr Ilir Beqajn, k\u00ebrkes\u00eb e cila u refuzua nga gjykata.<\/p>\n<p>Akuza ndaj Ilir Beqaj u ndryshua s\u00eb fundmi me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb GJKKO nga \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d n\u00eb \u201cVjedhje duke shp\u00ebrdoruar detyr\u00ebn n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb strukturuar kriminal\u201d, vendim i dh\u00ebn\u00eb nga gjyqtarja Flojera Davidhi.<\/p>\n<p>Ish-ministri i Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, s\u00eb bashku me ish-z\u00ebvend\u00ebsin e tij Klodian Rjepaj dhe 6 personave t\u00eb tjer\u00eb, akuzohen nga SPAK p\u00ebr koncensionin e \u201cSterilizimit\u201d. Ish ministri Beqaj akuzohet se ka miratuar kontrat\u00ebn koncensionare t\u00eb sterilizimit n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Deklarata e Beqajt brenda seanc\u00ebs<\/p>\n<p>S\u00eb pari, ju si gjyqtare e seanc\u00ebs paraprake e keni d\u00ebmtuar procesin e rregullt ligjor dhe t\u00eb drejtat e mia procedurale n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe t\u00eb parekuperueshme. Un\u00eb dhe avokati im e kemi t\u00eb pamundur q\u00eb t\u00eb mbrohemi efektivisht n\u00eb munges\u00eb t\u00eb q\u00ebllimshme dhe t\u00eb rip\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb nj\u00eb vendimi t\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebm t\u00eb arsyetuar p\u00ebr akuza t\u00eb reja t\u00eb bazuara n\u00eb fakte t\u00eb reja t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb asnj\u00eb prov\u00eb. Ftesa juaj p\u00ebr t\u2019u mbrojtur ndaj k\u00ebtyre akuzave \u00ebsht\u00eb fiktive dhe ka p\u00ebr q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mashtroj\u00eb procesin e rregullt ligjor a thua sikur ne na jan\u00eb respektuar t\u00eb drejtat tona procedurale dhe ne kemi qen\u00eb t\u00eb qart\u00eb p\u00ebr akuz\u00ebn. Por kjo nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ne nuk jemi t\u00eb informuar q\u00ebllimisht nga ana juaj dhe madje as organi i akuz\u00ebs nuk e ka kuptuar qart\u00eb vendimmarrjen tuaj. Jo vet\u00ebm un\u00eb, por as z. Klodian Rjepaj dhe z. Ilir Rrapaj, nuk mund t\u00eb mbrohemi p\u00ebr akuza t\u00eb pasqaruara, t\u00eb pashkruara dhe q\u00eb nuk do t\u00eb shkruhen ndonj\u00ebher\u00eb, por do t\u00eb thuhen edhe n\u00eb themel me goj\u00eb, t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ndonj\u00eb fakt n\u00eb akuz\u00eb dhe t\u00eb pamb\u00ebshtetura n\u00eb ndonj\u00eb prov\u00eb konkrete.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, ju keni qen\u00eb e ndikuar n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces dhe vendimmarrja juaj e v\u00ebrteton k\u00ebt\u00eb. Ndikimi \u00ebsht\u00eb duksh\u00ebm politik, konformist, personal dhe shoq\u00ebror. Vendimmarrjen tuaj e ka duartrokitur si z. Sali Berisha ashtu dhe znj. Albana Vokshi, sepse ju keni mb\u00ebshtetur akuzat e tyre politike. Nd\u00ebrkoh\u00eb, vendimmarrja juaj i shkon p\u00ebr shtat edhe vendimmarrjes s\u00eb m\u00ebparshme t\u00eb paligjshme t\u00eb Gjyqtarit Erion Bani, pa\u00e7ka se \u00e7do gj\u00eb tani \u00ebsht\u00eb parashkruar. \u00c7\u2019r\u00ebnd\u00ebsi ka n\u00ebse un\u00eb kam vjedhur apo jo. N\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb PD t\u00eb ket\u00eb tani goj\u00eb t\u00eb pretendoj\u00eb q\u00eb un\u00eb jam hajdut sepse deri m\u00eb tani dhe shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs nuk arrinte t\u00eb mbante dot veten n\u00eb k\u00ebmb\u00eb.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, ju nuk i keni sh\u00ebrbyer aspak zbardhjes s\u00eb plot\u00eb t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs, por keni dashur q\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetoni vet\u00ebm t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e paracaktuar nga ana juaj. Ju, ashtu si dhe organi i akuz\u00ebs, vazhdoni ta ndani dhe cop\u00ebtoni n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pashpjegueshme faz\u00ebn e lidhjes dhe zbatimit t\u00eb kontrat\u00ebs si dy \u00e7\u00ebshtje t\u00eb ndara, kur n\u00eb thelb, po t\u00eb lexoni akuz\u00ebn, \u00ebsht\u00eb m\u00eb shum\u00eb se gjysma zbatim kontrate. P\u00ebr ju nuk ka pik\u00eb r\u00ebnd\u00ebsie v\u00ebrtetimi si\u00e7 duhet, me apo pa ekspertiz\u00eb, e d\u00ebmit, e ndonj\u00eb shifre, e numrit t\u00eb operacioneve 50 apo 63 mij\u00eb, e burimit t\u00eb shtimit t\u00eb kostove (FSDKSH), e burimit t\u00eb pagesave jasht\u00eb p\u00ebrcaktimeve kontraktore p\u00ebr energjin\u00eb dhe ujin (FSDKSH), e p\u00ebrfitimit t\u00eb pallogaritsh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtij koncesioni n\u00eb kursim, n\u00eb p\u00ebrfitim financiar dhe sh\u00ebndet\u00ebsor (n\u00eb jet\u00eb).<\/p>\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, ju qart\u00ebsisht shtruat rrug\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb ndarje artificiale t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes. Q\u00eb ne t\u00eb tre t\u00eb q\u00ebndrojm\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posacme nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt t\u00eb shkojn\u00eb n\u00eb Gjykat\u00ebn e Zakonshme. Prandaj, v\u00ebrtetohen apo jo akuzat p\u00ebr vjedhje dhe grup t\u00eb strukturuar kriminal, pak r\u00ebnd\u00ebsi ka p\u00ebr ju. E r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb \u00e7\u00ebshtjet t\u00eb ndahen.<\/p>\n<p>S\u00eb pesti, ju nuk keni asnj\u00eb ngurrim q\u00eb ashtu si dhe gjyqtari Erjon Bani, t\u00eb p\u00ebrfitoni sa t\u00eb mundni personalisht dhe mediatikisht nga kjo \u00e7\u00ebshtje dhe nga emri im. N\u00eb popull ju doni t\u00eb dilni si gjyqtarja q\u00eb dhat\u00eb drejt\u00ebsi. Q\u00eb orientuat hetimet n\u00eb shinat e duhura. Q\u00eb zbuluat at\u00eb q\u00eb prokuror\u00ebt e fsheh\u00ebn. N\u00eb fakt, \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta. Ju i prishet t\u00eb gjitha. Me hetime, me proces e me akuza n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paligjshme. P\u00ebr t\u00eb gjitha sa m\u00eb sip\u00ebr, un\u00eb nuk mbrohem dot, por vet\u00ebm mund t\u00eb denoncoj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me Kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar u zhvillua seanca p\u00ebr dosjen e \u201cSterilizimit\u201d me t\u00eb pandehur ish-ministrin e Sh\u00ebndet\u00ebsis\u00eb Ilir Beqaj, ish zv. ministrit Klodian Rrjepaj dhe biznesmenit Ilir Rrapaj. Trupa gjykuese mori vendimin se t\u00eb pandehurit Ilir Beqaj, Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj do t\u00eb p\u00ebrballen n\u00eb gjyq me akuz\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":397000,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411307","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411307","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411307"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411307\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":411308,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411307\/revisions\/411308"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/397000"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411307"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411307"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411307"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}