{"id":411550,"date":"2025-02-01T13:00:14","date_gmt":"2025-02-01T12:00:14","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=411550"},"modified":"2025-02-01T13:00:14","modified_gmt":"2025-02-01T12:00:14","slug":"balla-i-rri-gatitu-veliajt-i-mbylli-gojen-bela-e-shumepushtetshme-me-fuqi-te-deleguar-nga-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/balla-i-rri-gatitu-veliajt-i-mbylli-gojen-bela-e-shumepushtetshme-me-fuqi-te-deleguar-nga-rama\/","title":{"rendered":"\u201cBalla i rri gatitu, Veliajt i mbylli goj\u00ebn\u201d\/ Bela e shum\u00ebpushtetshme me fuqi t\u00eb deleguar nga Rama"},"content":{"rendered":"<p>Q\u00eb pas intervist\u00ebs s\u00eb fort\u00eb t\u00eb Arben Ahmetajt p\u00ebr \u00c7im Pek\u00ebn, emri i pasardh\u00ebses s\u00eb tij, zv\/kryeministres Belinda Balluku, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes duke u rankuar n\u00eb vendin e par\u00eb pas Edi Ram\u00ebs, n\u00eb klasifikimin e akuzave t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj qeverie.<\/p>\n<p>Ndryshe nga sa pranohej m\u00eb par\u00eb, se Erion Veliaj mbante pozit\u00ebn e delfinit n\u00eb piramid\u00ebn e pushtetit rilindas, Balluku po z\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb hapsir\u00eb dhe pesh\u00eb brenda organizat\u00ebs. Ahmetaj tha se ajo kontrollon drejtp\u00ebrdrejt 5 ministra duke u nisur me at\u00eb t\u00eb Mbrojtjes, Piro Vengu, t\u00eb Brend\u00ebsh\u00ebm, Ervin Hoxha dhe ministrin e Financave Petrit Malaj, t\u00eb cil\u00ebt i p\u00ebrmendi me em\u00ebr.<\/p>\n<p>Akuza e dyt\u00eb ishte se ajo ka ngritur nj\u00eb skem\u00eb t\u00eb ngjashme me at\u00eb q\u00eb eksperimentuan drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt kaluan m\u00eb shum\u00eb se 30 milion\u00eb euro nga parat\u00eb publike n\u00eb kompanin\u00eb e tyre private 5D. \u201cEdhe Balluku ka 5B e saj\u201d tha Ahmetaj.<\/p>\n<p>Si u rrit pushteti brenda Rilindjes<\/p>\n<p>Pik\u00ebrisht p\u00ebr tu thelluar mbi k\u00ebto dy konstatime Lapsi.al \u00ebsht\u00eb interesuar n\u00eb majat e pushtetit rilindas. \u201cPo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb q\u00eb fuqia e Belind\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e pap\u00ebrballueshme. Un\u00eb kam qen\u00eb prezent kur e kam par\u00eb Taulant Ball\u00ebn -at\u00ebher\u00eb ishte ende minist\u00ebr rendi- t\u00eb rrinte gatitu para saj. E kam par\u00eb edhe arroganc\u00ebn p\u00ebr ti mbyllur goj\u00ebn Veliajt gjat\u00eb nj\u00eb mbledhjeje me videokonferenc\u00eb\u201d, tha n\u00eb kushtet e anonimatit nj\u00eb burim brenda PS.<\/p>\n<p>Ai vazhdoi: \u201cAjo po p\u00ebrdor fuqin\u00eb q\u00eb i ka deleguar Rama. Kur njer\u00ebzit filluan t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb t\u00eb firmosin, se mos p\u00ebrfundonin n\u00eb burg, ajo i doli garant kryeministrit se do t\u00eb gjente kamikaz\u00eb. N\u00eb k\u00ebt\u00eb periudh\u00eb u em\u00ebruan ministri i financave dhe i mbrojtjes. Plus k\u00ebsaj Rama nuk ka m\u00eb nerva t\u00eb merret me pun\u00ebt e p\u00ebrditshme. Ai kontrollon lejet e kullave dhe koncesioneve t\u00eb m\u00ebdha. Ai komandon nj\u00eb linj\u00eb paralele, at\u00eb t\u00eb oligark\u00ebve, p\u00ebrfituesve t\u00eb m\u00ebdhej dhe i kushton shum\u00eb koh\u00eb mardh\u00ebnieve nd\u00ebrkomb\u00ebtare. Gj\u00ebrat rutin\u00eb ia ka kaluar t\u00eb gjitha zv kryeministres. Drejtor\u00ebt dhe ministrat japin llogari tek ajo. Kjo e ka fryr\u00eb jasht\u00eb normales pushtetin e Bel\u00ebs\u201d sqaroi p\u00ebr Lapsi.al i nj\u00ebjti burim.<\/p>\n<p>Skem\u00eb e ngjashme me at\u00eb t\u00eb Veliajt<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa p\u00ebr akuz\u00ebn e dyt\u00eb, at\u00eb se ajo ka ngritur skem\u00ebn 5B t\u00eb ngjashme me at\u00eb t\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, faktet jan\u00eb m\u00eb publike. Reth dhjet\u00eb muaj m\u00eb par\u00eb SPAK i vuri prangat njeriut t\u00eb saj m\u00eb t\u00eb besuar, n\u00eb sektorin ku ishin investuar shuma kolosale parash, at\u00eb t\u00eb rrug\u00ebve. Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi, u arrestua p\u00ebr korrupsion dhe pastrim parash duke iu sekuestruar edhe pasurit\u00eb. Akuza ndaj tij, e ngjashme me at\u00eb t\u00eb 5D-s\u00eb, ishte se kishte ngritur nj\u00eb kompani ku kalonte parat\u00eb e tenderave q\u00eb tenderonte vet\u00eb.<\/p>\n<p>A ishte ky nj\u00eb rast i vet\u00ebm? Po ti besosh nj\u00eb investigimi t\u00eb redaksis\u00eb t\u00eb emisionit \u201cPlug\u201d, bindesh se jo. E nj\u00ebjta metod\u00eb dyshohet se \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur edhe nga Blendian Dalipi, drejtor i Operatorit t\u00eb Sistemit t\u00eb Shp\u00ebrndarjes s\u00eb Energjis\u00eb. Sipas investigimit t\u00eb disa jav\u00ebve m\u00eb par\u00eb, Dalipi kishte p\u00ebrdorur kompanin\u00eb IDK Konstruksion t\u00eb t\u00eb atit t\u00eb tij, Bajram Dalipi, p\u00ebrmes t\u00eb cil\u00ebs ka p\u00ebrfituar rreth 30 milion\u00eb euro pun\u00eb publike q\u00eb kur socialist\u00ebt kan\u00eb ardhur n\u00eb pushtet n\u00eb vitin 2013. Po sipas investigimit, nj\u00eb pjes\u00eb e madhe e tyre jan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga institucione q\u00eb kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb vart\u00ebsi t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n<p>Pra, skema e \u201ct\u00eb ngr\u00ebnit t\u00eb kumbllave dhe dardhave\u201d ka ekzistuar po nj\u00ebsoj edhe n\u00eb institucionet e drejtuara nga zv\/Kryeministrja, madje nga njer\u00ebzit e saj m\u00eb t\u00eb af\u00ebrt.<\/p>\n<p>Esht\u00eb v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb kuptohet n\u00ebse Arben Ahmetaj e vuri em\u00ebrtimin 5B, p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn e nj\u00ebjt\u00eb si funksiononte kanalizimi i parave publike tek njerezit e Belind\u00ebs, apo thjesht\u00eb p\u00ebr kontrollin e 5 ministrave t\u00eb qeveris\u00eb ashtu si 5 drejtor\u00ebt e bashkis\u00eb Tiran\u00eb. Por nj\u00eb gj\u00eb \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb: n\u00eb nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar, \u00ebsht\u00eb e v\u00ebshtrir\u00eb t\u00eb flas\u00ebsh p\u00ebr past\u00ebrtin\u00eb e njeriut q\u00eb kontrollon afro 2\/3 e buxhetit.<\/p>\n<p>Pse u ngrit vala e re e sulmeve?<\/p>\n<p>E megjith\u00ebat\u00eb nj\u00eb pyetje mbetet: asnj\u00eb nga k\u00ebto fakte nuk \u00ebsht\u00eb i ri, at\u00ebher\u00eb p\u00ebrse fortuna kund\u00ebr Ballukut u ngrit tani? Ndon\u00ebse nuk servirin asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr t\u00eb mb\u00ebshtetur tez\u00ebn e tyre, disa burime nga PS pohojn\u00eb nj\u00ebz\u00ebri p\u00ebr nj\u00eb mar\u00ebveshje t\u00eb fsheht\u00eb t\u00eb Veliajt me Ahmetajn e arratisur. Ashtu sikurse u pa gjat\u00eb intervist\u00ebs s\u00eb fundit Ahmetaj e ridimensionoi tep\u00ebr q\u00ebndrimin ndaj Veliajt. Ai tha se Rama e kishte urdh\u00ebruar p\u00ebr inceneratorin e Tiran\u00ebs, duke e kaluar pesh\u00ebn kryesore t\u00eb fajit tek kryeministri, ai pohoi se nuk do t\u00eb donte ta shihte kryebashkiakun n\u00eb burg, por t\u00eb hetuar n\u00eb gjendje t\u00eb lir\u00eb, madje hodhi far\u00ebn e shantazhit mbi protestat e opozit\u00ebs t\u00eb s\u00eb premtes, duke d\u00ebshmuar se disa protestues paguhen nga Belinda kund\u00ebr Erionit. \u201cTeoria konspirative q\u00eb qarkullon brenda disave prej nesh \u00ebsht\u00eb se ka nj\u00eb mar\u00ebveshje n\u00eb distanc\u00eb mes Veliajt dhe Ahmetajt. I pari e furnizon me t\u00eb dh\u00ebna dhe suport t\u00eb dytin q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb shantazhin ndaj Ram\u00ebs, t\u00eb cilin ky e quan si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr arratin\u00eb e tij. N\u00eb k\u00ebmbim, Beni b\u00ebn aq sa mundet p\u00ebr ta transferuar m\u00ebrin\u00eb e publikut nga Lali tek Bela\u201d, tha burimi i Lapsi.al, pa servirur ndonj\u00eb fakt konkret p\u00ebr k\u00ebt\u00eb.<\/p>\n<p>Armiqt\u00eb e tjer\u00eb branda llojit<\/p>\n<p>Por, nga ana tjet\u00ebr, lufta v\u00ebllavras\u00ebse me Veliajn, nuk \u00ebsht\u00eb halli i vet\u00ebm q\u00eb Balluku ka brenda partis\u00eb. Ajo ka b\u00ebr\u00eb shum\u00eb armiq. Nj\u00eb nga ta \u00ebsht\u00eb ministri i Lultur\u00ebs dhe Ekonomi\u00eb Blendi Gonxhe. Nj\u00eb mjesht\u00ebr i fushatave q\u00eb nga vitet 2000 n\u00eb bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs, ai u caktua si shef elektoral i qarkut Dib\u00ebr, t\u00eb cilin e drejtonte Belinda p\u00ebrpara se Rama ta caktonte n\u00eb Fier.<\/p>\n<p>Por, kur Gonxhe nisi t\u00eb fillonte pun\u00ebn n\u00eb terren, ai e kishte t\u00eb pamundur. Takimet kur nuk d\u00ebshtonin ishin t\u00eb zbehta. Me kalimin e dit\u00ebve ai kuptoi se pas k\u00ebsaj fshiheshin nj\u00ebr\u00ebzit q\u00eb kishte vendosur n\u00eb funksione Belinda, q\u00eb vazhdonte ti komandonte edhe pse ishte larguar nga ky qark.<\/p>\n<p>Edhe m\u00eb keq e p\u00ebsoi Erion Bra\u00e7e, socialisti i vj\u00ebt\u00ebr t\u00eb cilin rilindsja e re e flaku si kalli t\u00eb kalbur nga fushat e Myzeqes\u00eb. Ashtu si dhe Gonxhen, Rama u detyrua ta caktoj\u00eb Erionin n\u00eb fushat\u00ebn elektorale t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n<p>P\u00ebrpos k\u00ebtyre dy rasteve Balluku ka qen\u00eb mjaft e ashp\u00ebr edhe me kryetaren e kuvendit Spiropali, p\u00ebr tolerimet q\u00eb, sipas saj, i jan\u00eb b\u00ebr\u00eb opozit\u00ebs n\u00eb drejtimin e seancave t\u00eb kuvendit. Lapsi.al i ka raportuar k\u00ebto p\u00ebrplasje t\u00eb cilat m\u00eb pas u konfirmuan edhe publikisht nga vet\u00eb t\u00eb pranishmit n\u00eb mbledhje.<\/p>\n<p>A ka dal\u00eb nga kontrolli i Ram\u00ebs?<\/p>\n<p>Radha e atyre q\u00eb k\u00ebnaqen nga goditjet q\u00eb merr zv kryeministrja \u00ebsht\u00eb e gjat\u00eb. Por dilema q\u00eb shtrohet \u00ebsht\u00eb pse ajo vijon t\u00eb ket\u00eb mb\u00ebshtetjen e Ram\u00ebs edhe kur b\u00ebn gj\u00ebra pa miratimin e tij? Mir\u00eb psh. kur godet Elis\u00ebn, p\u00ebr llogari t\u00eb tij, po pse shefi nuk i thot\u00eb ndal n\u00eb raste si ato t\u00eb Gonxhes apo t\u00eb Bra\u00e7es?<\/p>\n<p>Burimi yn\u00eb ka nj\u00eb spjegim: \u201cRama i ka dh\u00ebn\u00eb aq shum\u00eb pushtet, i ka l\u00ebn\u00eb dor\u00eb n\u00eb aq shum\u00eb fonde, i ka dor\u00ebzuar kontrollin e aq shum\u00eb njer\u00ebzve, sa tani, pak jav\u00eb para nisjes s\u00eb fushat\u00ebs e ka t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb ta kund\u00ebrshtoj\u00eb Ballukun p\u00ebr detaje t\u00eb vogla. Ai shpesh i hap rrug\u00eb asaj edhe pa d\u00ebshir\u00eb. Kjo s\u2019do t\u00eb thot\u00eb aktualisht se Belinda ka kontrollin, larg asaj, por ama se p\u00ebrkoh\u00ebsisht Rama nuk ka mbi t\u00eb fuqin\u00eb e plot\u00eb q\u00eb ka mbi t\u00eb tjer\u00ebt. Them p\u00ebrkoh\u00ebsisht sepse pasi t\u00eb fitoj\u00eb zgjedhjet e 11 majit besoj do t\u00eb jet\u00eb ndryshe. KM-ja nuk e duron dot q\u00eb dikush t\u00eb mbledh\u00eb shum\u00eb fuqi rreth vetes. K\u00ebt\u00eb e ka d\u00ebshmuar gjithnj\u00eb. Si\u00e7 p\u00ebrdori Bel\u00ebn kund\u00ebr Lalit, dikush tjet\u00ebr do vij\u00eb pas zgjedhjeve p\u00ebr t\u00eb shfryr\u00eb at\u00eb, m\u00eb shum\u00eb sesa u shfry fizikisht\u201d.<\/p>\n<p>Me sa duket, deri sa t\u00eb mb\u00ebrrij\u00eb ajo dit\u00eb, Belinda Balluku nuk do t\u00eb goditet vet\u00ebm nga Berisha q\u00eb n\u00eb sintoni me Ahmetajn e ngre dhe e ul si \u201clubi\u201d. Sulmet do jen\u00eb t\u00eb koordinuara edhe nga v\u00ebllez\u00ebrit e saj armiq. Sepse pushteti i tep\u00ebrt prodhon automatikisht t\u00eb till\u00eb.<\/p>\n<p>\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Q\u00eb pas intervist\u00ebs s\u00eb fort\u00eb t\u00eb Arben Ahmetajt p\u00ebr \u00c7im Pek\u00ebn, emri i pasardh\u00ebses s\u00eb tij, zv\/kryeministres Belinda Balluku, \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes duke u rankuar n\u00eb vendin e par\u00eb pas Edi Ram\u00ebs, n\u00eb klasifikimin e akuzave t\u00eb kund\u00ebrshtar\u00ebve t\u00eb k\u00ebsaj qeverie. Ndryshe nga sa pranohej m\u00eb par\u00eb, se Erion Veliaj mbante pozit\u00ebn [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":411551,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-411550","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411550","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=411550"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411550\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":411553,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/411550\/revisions\/411553"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/411551"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=411550"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=411550"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=411550"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}