{"id":412116,"date":"2025-02-24T12:47:37","date_gmt":"2025-02-24T11:47:37","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=412116"},"modified":"2025-02-24T12:47:37","modified_gmt":"2025-02-24T11:47:37","slug":"fundi-i-nje-lideri-te-forte-edhe-njekohesisht-te-dobet-si-rasti-rama","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fundi-i-nje-lideri-te-forte-edhe-njekohesisht-te-dobet-si-rasti-rama\/","title":{"rendered":"Fundi i nj\u00eb Lideri t\u00eb fort\u00eb edhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebt, si rasti Rama!"},"content":{"rendered":"<p>NGA IRENA BEQIRAJ<\/p>\n<p>\u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se lider\u00ebt formohen nga prejardhja edhe p\u00ebrvojat e tyre, sikurse \u00ebsht\u00eb po aq e v\u00ebrtet\u00eb se kultura dhe historia form\u00ebsojn\u00eb sjelljen e kombit ndaj tyre. Por q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb Liderit Global t\u00eb Tiran\u00ebs ndaj SPAK, her\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnuesi e her\u00eb prej shp\u00ebtimtari, tregojn\u00eb hapur nj\u00eb element thelb\u00ebsor shum\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm, p\u00ebr mbijetes\u00ebn e autokracive personaliste, element i cili shpesh del jasht\u00eb lenteve me t\u00eb cilat jemi m\u00ebsuar ta analizojm\u00eb lidershipin e Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>Thelbi q\u00eb anashkalojm\u00eb shpesh n\u00eb analizat tona \u00ebsht\u00eb se regjimet autokratike personaliste, n\u00eb krahasim me autokracit\u00eb e udh\u00ebhequra nga partia apo ushtria, p\u00ebr siguruar jet\u00ebgjatesin\u00eb kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb pashmangshme p\u00ebr t\u00eb krjuar ekuilibra, nga t\u00eb cilat buron edhe fuqia dhe dob\u00ebsia e liderit. <\/p>\n<p>K\u00ebto 12 vitet e fundit, Rama ka qen\u00eb i pakrahasuesh\u00ebm p\u00ebr nga pushteti me k\u00ebdo tjet\u00ebr n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend, edhe arritja e k\u00ebtij rezultati ka ardhur me kostot e nj\u00eb ekonomie t\u00eb shtremb\u00ebruar, krijimin e nj\u00eb burokracie jofunksionale, hartimin e politikave jo t\u00eb sh\u00ebndosha klienteliste, kontrollin mbi mediat dhe dob\u00ebsimin maksimal t\u00eb opozit\u00ebs. Centralizmi i pushtetit n\u00eb duart e Ram\u00ebs, nuk mund t\u00eb realizohej pa dob\u00ebsimin e institucioneve. Por nga ana tjet\u00ebr institucionet e dob\u00ebta kan\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsuar qeverisjen, duke dob\u00ebsuar nj\u00ebherazi edhe sundimin e tij. Rama i ka minuar rregullat, edhe nuk ka mundur t&#8217;i z\u00ebvend\u00ebsoj\u00eb ato me asgj\u00eb tjet\u00ebr. Ndaj atij i \u00ebsht\u00eb dashur gjithmon\u00eb si nj\u00eb artist cirku t\u00eb siguroj\u00eb ekulibrin n\u00eb fijen e holl\u00eb t\u00eb pushtetit, duke mbajtur n\u00eb dor\u00eb &#8220;shkopin&#8221; e liderit popullor.<\/p>\n<p>Besoj t\u00eb gjith\u00eb e kemi v\u00ebn\u00eb re sesi ai p\u00ebrdor nj\u00eb gjuh\u00eb kritike kund\u00ebr Europ\u00ebs p\u00ebr t\u00eb ngacmaur baz\u00ebn, por jo aq shum\u00eb sa t\u00eb p\u00ebrfshihet n\u00eb nj\u00eb konflikt me t\u00eb; Sesi ai p\u00ebrdor korrupsionin p\u00ebr t\u00eb shp\u00ebrblyer miqt\u00eb, p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb mb\u00ebshtetje jasht\u00eb e brenda vendit, por jo aq sa ekonomia t\u00eb shembet; Sesi manipulon lajmet, por jo aq sa njer\u00ebzit t\u00eb fikin televizorin; sesi i blen mediat por pa i shkat\u00ebrruar p\u00ebrfundimisht ato, pasi atij nuk i duhet nj\u00eb media plot\u00ebsisht e pabesueshme nga publiku; Sesi shtyp kund\u00ebrshtar\u00ebt politik\u00eb, por jo aq shum\u00eb sa t\u00eb shkaktojn\u00eb reagime; Sesi shfaqet si mb\u00ebshtet\u00ebsi dhe reformatori i vazhdush\u00ebm i drejt\u00ebsis\u00eb, por sigurohet me an\u00eb t\u00eb komisioneve Antikorrupsion q\u00eb institucionet e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb mos forcohen, pasi b\u00ebhen rrezik q\u00eb kthehet kund\u00ebr tij.<\/p>\n<p>Rama si t\u00eb gjith\u00eb autokrat\u00ebt gjat\u00eb mbajtjes s\u00eb pushtetit \u00ebsht\u00eb p\u00ebrballur me dy k\u00ebrc\u00ebnime kryesore. Ai mund t\u00eb rr\u00ebzohej nga bashkimi i elit\u00ebs  ose mund t\u00eb rr\u00ebzohej nga nj\u00eb revolt\u00eb masive. N\u00eb zbutjen e k\u00ebtyre k\u00ebrc\u00ebnimeve Rama ka krijuar perceptimin e &#8220;liderit popullor&#8221;. Pik\u00ebrisht krijimi i perceptimit t\u00eb popullaritetit masiv ka krijuar m\u00eb pak gjasa, q\u00eb njerzit t\u00eb dalin n\u00eb rrug\u00eb dhe elitat t\u00eb bashkohen p\u00ebr ta rr\u00ebzuar at\u00eb. Sepse n\u00eb momentin q\u00eb lideri p\u00ebrceptohet si popullor, \u00e7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta r\u00ebzuar ka m\u00eb pak gjasa t\u00eb jet\u00eb e sukseshme. Ndaj q\u00eb nga mandati i dyt\u00eb e t\u00ebhu, e kemi par\u00eb Ram\u00ebn t\u00eb shfaqet duke k\u00ebnduar tallava e duke k\u00ebrcyer si arusha Silva. M\u00eb shum\u00eb sesa n\u00eb Kuvend e mbledhje qeverie, e kemi par\u00eb duke bashk\u00ebbiseduar &#8220;gju me gju&#8221; e &#8220;sy me sy&#8221; me popullin. E kemi par\u00eb t\u00eb distancohet nga lajmet e k\u00ebqija, duke i l\u00ebn\u00eb vart\u00ebsit e tij &#8220;t\u00eb thithin&#8221; zem\u00ebrimin e publikut dhe t\u00eb luftojn\u00eb mes tyre. <\/p>\n<p>Por p\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq historia ka treguar se ka gjithmon\u00eb disa ngjarje q\u00eb shkaktojn\u00eb r\u00ebnien e popullaritetit te autokrat\u00ebve personalist\u00eb dhe pamund\u00ebsi p\u00ebr mbajtjen e ekulibrave.<\/p>\n<p>Edhe arrestimi i par\u00eb i nj\u00eb zyrtari t\u00eb lart\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb detyr\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht figur\u00ebs s\u00eb dyt\u00eb m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb Partis\u00eb Socialiste \u00ebsht\u00eb nga ato lloj ngjarje, q\u00eb i b\u00ebn zgjedhjet mjaft t\u00eb rrezikshme p\u00ebr pushtetin e Ram\u00ebs. <\/p>\n<p>Sot nuk ka nj\u00eb frymor n\u00eb rrethin e tij t\u00eb ngusht\u00eb, apo q\u00eb ka lidhur t\u00eb ardhmen politike me t\u00eb, q\u00eb nuk i kupton rreziqet e humbjes s\u00eb tij. Kjo kuptueshm\u00ebri agravon n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment t\u00eb keq konfliket e brend\u00ebshme, duke e dob\u00ebsuar edhe m\u00eb tej pushtetit e tij. <\/p>\n<p>Po ashtu p\u00ebr fatin e tij t\u00eb keq, q\u00eb prej vitit 1945, historia ka tregur se largimi nga pushteti i autokrat\u00ebve personalist\u00eb t\u00eb tipit Rama, priret t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb i sh\u00ebmtuar sesa largimi i diktator\u00ebve t\u00eb tipit Hoxha. Rreth 80% e autokrat\u00ebve p\u00ebrsonalist\u00eb kan\u00eb p\u00ebrfunduar ose t\u00eb vdekur n\u00eb burg, ose n\u00eb internim.<\/p>\n<p>Me syt\u00eb e zgurdullaur, duke nxjerr\u00eb duf e mllef me fjalorin vulgar, &#8220;Lideri Global i Tiran\u00ebs&#8221;, po tregon se \u00ebsht\u00eb n\u00eb gjendjen e tij m\u00eb t\u00eb keqe dhe po shfaq dob\u00ebsin\u00eb q\u00eb fshihej pas forc\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n<p>Nga data 10 shkurt e k\u00ebtej, p\u00ebr \u00e7do mik e armik t\u00eb tij, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se ai e ka t\u00eb pashmangshme ndarjen me turp nga pushteti kurdo q\u00eb kjo t\u00eb ndodh\u00eb. Sikurse \u00ebsht\u00eb e dukshme se ikja e tij do t\u00eb l\u00ebr mbrapa nj\u00eb shtet t\u00eb r\u00ebnuar dhe nj\u00eb g\u00ebrmadh\u00eb q\u00eb quhet Partia Socialiste. <\/p>\n<p>Por uroj t\u00eb mos humbasim m\u00ebsimin, se nuk ka nj\u00eb fund tjet\u00ebr p\u00ebr \u00e7do lider t\u00eb fort\u00eb dhe nj\u00ebkoh\u00ebsisht t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA IRENA BEQIRAJ \u00cbsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb, se lider\u00ebt formohen nga prejardhja edhe p\u00ebrvojat e tyre, sikurse \u00ebsht\u00eb po aq e v\u00ebrtet\u00eb se kultura dhe historia form\u00ebsojn\u00eb sjelljen e kombit ndaj tyre. Por q\u00ebndrimet e fundit t\u00eb Liderit Global t\u00eb Tiran\u00ebs ndaj SPAK, her\u00eb prej k\u00ebrc\u00ebnuesi e her\u00eb prej shp\u00ebtimtari, tregojn\u00eb hapur nj\u00eb element thelb\u00ebsor shum\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":412117,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-412116","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412116","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=412116"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412116\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":412119,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412116\/revisions\/412119"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/412117"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=412116"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=412116"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=412116"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}