{"id":412330,"date":"2025-03-01T11:25:30","date_gmt":"2025-03-01T10:25:30","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=412330"},"modified":"2025-03-01T11:45:14","modified_gmt":"2025-03-01T10:45:14","slug":"leter-nga-periferia-e-botes-pse-me-frikeson-trump","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/leter-nga-periferia-e-botes-pse-me-frikeson-trump\/","title":{"rendered":"Let\u00ebr nga periferia e Bot\u00ebs: Pse m\u00eb frik\u00ebson Trump"},"content":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu<\/p>\n<p>Dje Trump nuk gaboi vet\u00ebm p\u00ebr veten, ai na shkat\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00ebve. Edhe Kosov\u00ebn ende pa filluar asgj\u00eb. Por kur nj\u00eb president sheh shtetet si korporata dhe aleancat si marr\u00ebveshje tregtare, ai nuk b\u00ebn vet\u00ebm gabime personale, ai ndryshon rregullat e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dhe kur loja bazohet vet\u00ebm n\u00eb forc\u00eb dhe p\u00ebrfitim, t\u00eb vegjlit nuk kan\u00eb m\u00eb vend n\u00eb tavolin\u00eb<\/p>\n<p>E pash\u00eb dhe e p\u00ebrjetova takimin midis Donald Trump dhe Volodymyr Zelenskyt. Nuk isha atje fizikisht p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb shum\u00eb, por po e shikoja dhe  ndjeva pesh\u00ebn e \u00e7do fjale, t\u00eb \u00e7do pauze t\u00eb sikletshme dhe t\u00eb \u00e7do shikimi t\u00eb zbraz\u00ebt t\u00eb Zelenskyt.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb moment q\u00eb nuk mund t\u00eb kalonte pa u p\u00ebrjetuar, edhe nga nj\u00eb njeri si un\u00eb, q\u00eb vjen nga nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Kosova, nj\u00eb periferi e bot\u00ebs q\u00eb rrall\u00ebher\u00eb ose gati kurr\u00eb shihet si faktor. Por ndjeva at\u00eb q\u00eb p\u00ebrjetova un\u00eb, q\u00eb kur e pash dhe d\u00ebgjova Trump-in dhe gjith\u00eb ngjarjen, kuptova se nuk jam k\u00ebtu p\u00ebr t\u00eb heshtur, sepse e di dhe e kam shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh me Kosov\u00ebn.<\/p>\n<p>Dje pati nj\u00eb heshtje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb heshtje q\u00eb bie mbi njer\u00ebzit kur fuqia e perandoris\u00eb shfaqet brutalisht.<\/p>\n<p>Shum\u00eb preferojn\u00eb t\u00eb mos flasin. Ndoshta nga frika e asaj q\u00eb mund t\u00eb ndodh\u00eb kur thua t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, ndoshta edhe nga ndjenja se nuk ka kuptim, sepse ata q\u00eb marrin vendime nuk d\u00ebgjojn\u00eb. Por un\u00eb nuk besoj n\u00eb heshtje. Nuk e besoj at\u00eb iluzionin se n\u00ebse nuk e shprehim shqet\u00ebsimin ton\u00eb, at\u00ebher\u00eb ai nuk ekziston. Prandaj po e shkruaj shqet\u00ebsimin tim nga periferia e bot\u00ebs p\u00ebr takimin Trump-Zelensky.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb ndodhi n\u00eb at\u00eb takim nuk ishte thjesht nj\u00eb p\u00ebrplasje mes dy lider\u00ebve. Ishte nj\u00eb demonstrim i qart\u00eb i nj\u00eb ndryshimi thelb\u00ebsor n\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si fuqia e madhe e sheh bot\u00ebn dhe aleat\u00ebt e saj.<\/p>\n<p>Ishte nj\u00eb moment ku gjuha e diplomacis\u00eb u hoq si nj\u00eb mask\u00eb e panevojshme dhe u z\u00ebvend\u00ebsua nga nj\u00eb diskurs cullak, brutal dhe pa asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb ruajtur as d\u00ebshir\u00ebn m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl p\u00ebr respektin.<\/p>\n<p>Kur Presidenti i SHBA-ve i tha Presidentit t\u00eb Ukrain\u00ebs se ai nuk kishte m\u00eb ushtar\u00eb dhe ishte i mbaruar, nuk po e posht\u00ebronte vet\u00ebm Zelenskyn. Po d\u00ebrgonte nj\u00eb mesazh p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn, se n\u00ebse nuk ke fuqi, nuk ke vler\u00eb.<\/p>\n<p>Kjo nuk ishte nj\u00eb deklarat\u00eb politike, por nj\u00eb shpallje e nj\u00eb rendi t\u00eb ri bot\u00ebror, ku marr\u00ebdh\u00ebniet nuk nd\u00ebrtohen m\u00eb mbi vlera t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebta apo mbi histori aleancash, por mbi nj\u00eb hierarki t\u00eb past\u00ebr t\u00eb forc\u00ebs dhe dob\u00ebsis\u00eb. T\u00eb t\u00eb fortit mbi t\u00eb dob\u00ebtin. Ishte mesazh i qart\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rend t\u00eb ri, shtetet e vogla nuk kan\u00eb vend p\u00ebrve\u00e7se si territore p\u00ebr t\u2019u shfryt\u00ebzuar ose p\u00ebr t\u2019u harruar.<\/p>\n<p>M\u00eb frik\u00ebsoi Trump sepse ai nuk donte ta kuptonte dhe nuk e fshehte,  dallimin mes nj\u00eb shteti dhe nj\u00eb korporate.<\/p>\n<p>Shtetet krijojn\u00eb aleanca, mbajn\u00eb ekuilibrat global\u00eb, nd\u00ebrtojn\u00eb siguri afatgjat\u00eb. Korporatat b\u00ebjn\u00eb marr\u00ebveshje, k\u00ebrkojn\u00eb p\u00ebrfitime, shohin vet\u00ebm fundin e bilancit.<\/p>\n<p>Sht\u00ebpia e Bardh\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb biznesi dhe nj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebnie nd\u00ebrkomb\u00ebtare nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kontrat\u00eb ku nj\u00ebra pal\u00eb mund t\u00eb blej\u00eb tjetr\u00ebn n\u00eb em\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfitimit neto.<\/p>\n<p>Kur udh\u00ebheq\u00ebsi i fuqis\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb bot\u00eb nuk e kupton k\u00ebt\u00eb dallim, at\u00ebher\u00eb gjith\u00e7ka \u00ebsht\u00eb e rrezikuar.<\/p>\n<p>Takimi midis Trump dhe Zelenskyt ishte nj\u00eb rikthim tek rendi i \u201cbalance of power\u201d p\u00ebrpara dy luft\u00ebrave bot\u00ebrore, kur diplomacia nuk ekzistonte dhe fuqia ishte e vetmja gjuh\u00eb q\u00eb flitej.<\/p>\n<p>Nuk kishte asnj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr t\u00eb gjetur nj\u00eb terren t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt. Ishte nj\u00eb duel, jo nj\u00eb bised\u00eb. Nj\u00eb betej\u00eb p\u00ebr dominim, jo nj\u00eb k\u00ebrkim p\u00ebr zgjidhje. Dhe kjo tregon di\u00e7ka edhe m\u00eb t\u00eb rrezikshme, se ata q\u00eb qeverisin nuk e kan\u00eb m\u00eb durimin p\u00ebr t\u00eb negociuar. Ata q\u00ebndrojn\u00eb n\u00eb pozicionin e tyre dhe presin q\u00eb tjetri t\u00eb dor\u00ebzohet.<\/p>\n<p>Un\u00eb vij nga nj\u00eb vend i vog\u00ebl si Kosova,  nj\u00eb rajon q\u00eb e di shum\u00eb mir\u00eb se \u00e7far\u00eb ndodh kur fuqia trajton t\u00eb dob\u00ebtit si t\u00eb padobish\u00ebm. Historia na ka treguar se kur diplomacia d\u00ebshton, nuk ka vakuum, ka vet\u00ebm dhun\u00eb. Kur bota nis t\u00eb shoh\u00eb shtetet e vogla si mallra p\u00ebr t\u2019u tregtuar dhe jo si aleat\u00eb p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, at\u00ebher\u00eb asnj\u00eb vend nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb i sigurt.<\/p>\n<p>Por p\u00ebr mua, kjo nuk \u00ebsht\u00eb thjesht \u00e7\u00ebshtje teorike. Kjo \u00ebsht\u00eb e prekshme.<\/p>\n<p>Vij nga nj\u00eb vend q\u00eb ekziston fal\u00eb mb\u00ebshtetjes s\u00eb aleat\u00ebve t\u00eb tij. Nga nj\u00eb vend q\u00eb e di se \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb jesh i vog\u00ebl, t\u00eb mos kesh ushtri t\u00eb madhe, t\u00eb mos kesh burime t\u00eb m\u00ebdha natyrore p\u00ebr t\u00eb negociuar, t\u00eb mos kesh ndikim q\u00eb t\u00eb blen v\u00ebmendjen e bot\u00ebs.<\/p>\n<p>Vij nga Kosova, nj\u00eb vend q\u00eb e di m\u00eb mir\u00eb se shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb se si duket kur bota vendos t\u00eb mos kujdeset m\u00eb p\u00ebr ty.<\/p>\n<p>Dhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb mallkoj k\u00ebt\u00eb qeveri dhe Kurtin n\u00eb ve\u00e7anti, q\u00eb nuk i dha fund zgjidhjes s\u00eb problemit t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Dhe pik\u00ebrisht p\u00ebr k\u00ebt\u00eb m\u00eb frik\u00ebson ajo q\u00eb pash\u00eb n\u00eb at\u00eb takim.<\/p>\n<p>Sepse sot \u00ebsht\u00eb Zelensky ai q\u00eb i thuhet se \u00ebsht\u00eb i mbaruar, por nes\u00ebr mund t\u00eb jet\u00eb dikush tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>Mund t\u00eb jet\u00eb Kosova!<\/p>\n<p>Sepse dje e pash\u00eb q\u00eb Amerika fillon t\u00eb shoh\u00eb \u00e7do marr\u00ebdh\u00ebnie me vendet e tjera si nj\u00eb transaksion tregtar dhe jo si nj\u00eb angazhim strategjik mes aleat\u00ebsh.<\/p>\n<p>Pyetja \u00ebsht\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me vendet q\u00eb nuk kan\u00eb asgj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ofruar p\u00ebrve\u00e7se historin\u00eb e tyre dhe nevoj\u00ebn p\u00ebr mb\u00ebshtetje? \u00c7far\u00eb do t\u00eb ndodh\u00eb me ne?<\/p>\n<p>T\u00eb kthehemi kah atyre vendeve q\u00eb do dalin si kandidate t\u00eb mundshme p\u00ebr t\u00eb ofruar mbrojtje?<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb bot\u00eb ku gjuha e forc\u00ebs \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb po shtrohet, t\u00eb vegjlit nuk kan\u00eb m\u00eb z\u00eb. Dhe n\u00ebse fuqit\u00eb e m\u00ebdha vendosin q\u00eb shtetet e vogla jan\u00eb thjesht nj\u00eb kosto e panevojshme n\u00eb bilancin e tyre strategjik, at\u00ebher\u00eb historia na m\u00ebson se fati i tyre nuk \u00ebsht\u00eb i mir\u00eb.<\/p>\n<p>Nuk po shkruaj k\u00ebt\u00eb sepse besoj se z\u00ebri im mund t\u00eb ndryshoj\u00eb di\u00e7ka. Nuk jam aq naiv. Por besoj se e v\u00ebrteta duhet t\u00eb thuhet, edhe n\u00ebse nuk d\u00ebgjohet.<\/p>\n<p>Dhe ndoshta, n\u00eb k\u00ebt\u00eb koh\u00eb t\u00eb err\u00ebt, t\u00eb thuash t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn \u00ebsht\u00eb akti m\u00eb i guximsh\u00ebm q\u00eb na ka mbetur.<\/p>\n<p>Ndaj nuk m\u00eb p\u00eblqen se pse sot po heshtet.<\/p>\n<p>Dhe, nga p\u00ebrvoja e di q\u00eb kur heshtja b\u00ebhet taktik\u00eb e jet\u00ebs s\u00eb njeriut at\u00ebher\u00eb, liria do t\u00eb shitet si biznes.<\/p>\n<p>Nga p\u00ebrvoja, gjithashtu, e di edhe pse njer\u00ebzit heshtin. Ata e b\u00ebjn\u00eb gjithnj\u00eb sepse frika \u00ebsht\u00eb m\u00eb e leht\u00eb se p\u00ebrballja.<\/p>\n<p>Dhe natyrisht, b\u00ebjn\u00eb kalkulime me heshtjen  sepse shpresojn\u00eb se Trump do t\u00eb gaboj\u00eb aq shum\u00eb sa t\u00eb shembet vet\u00eb.<\/p>\n<p>Por, ata q\u00eb heshtin harrojn\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, kur nj\u00eb lider sillet si tregtar dhe jo si shtetar, ai nuk gabon vet\u00ebm p\u00ebr veten, ai e shnd\u00ebrron bot\u00ebn n\u00eb nj\u00eb pazar pa asnj\u00eb vler\u00eb tjet\u00ebr jasht\u00eb fitimit dhe fuqia \u00ebsht\u00eb i vetmi \u00e7mim.<\/p>\n<p>Ajo q\u00eb pash\u00eb n\u00eb ekran n\u00eb takimin me Zelenskyn, m\u00eb la t\u00eb kuptoj se Trump nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb Amerika e lir\u00eb, ai \u00ebsht\u00eb Amerika e biznesit.<\/p>\n<p>Kuptova q\u00eb p\u00ebr presidentin Trump, shtetet nuk jan\u00eb aleat\u00eb, por klient\u00eb. Dhe, klient\u00ebt ose paguajn\u00eb, ose lihen t\u00eb falimentojn\u00eb.<\/p>\n<p>Liria, p\u00ebr t\u00eb, nuk ka kuptim n\u00ebse nuk mund t\u00eb shitet. Diplomacia nuk ka vler\u00eb n\u00ebse nuk mund t\u00eb kapitalizohet.<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, bota kthehet pas, n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb ku nuk ka m\u00eb marr\u00ebveshje, siguri mes aleat\u00ebsh, por vet\u00ebm fuqi.<\/p>\n<p>N\u00eb nj\u00eb rend ku t\u00eb vegjlit nuk negociojn\u00eb m\u00eb p\u00ebr ekzistenc\u00ebn e tyre sepse ata ose e blejn\u00eb at\u00eb, ose zhduken.<\/p>\n<p>Dhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb re, ku gjith\u00e7ka ka nj\u00eb \u00e7mim, \u00e7far\u00eb ndodh me ne? Tek e fundit jo \u00e7ka do ndodh me Ukrain\u00ebn dhe Vendet e Baltikut dhe Kosov\u00ebn, por \u00e7ka do ndodh me njeriun, n\u00ebn mbret\u00ebrin\u00eb e Trump.<\/p>\n<p>Me siguri o Trump do t\u00eb d\u00ebshtoj\u00eb, ose bota e deri m\u00eb tanishme e bazuar n\u00eb rendin q\u00eb njohim, at\u00eb t\u00eb siguris\u00eb mes aleat\u00ebsh, t\u00eb ligjit nd\u00ebrkomb\u00ebtar, t\u00eb forc\u00ebs s\u00eb institucioneve nd\u00ebrkomb\u00ebtare do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb fund t\u00eb tmerrsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse gjuha e tij nuk ka respekt, pse takimet e tij duken p\u00ebr at\u00eb q\u00eb jan\u00eb, nj\u00eb shfaqe agresive dhe jo si bisedime diplomatike. \/Albanian Post\/<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Disa imazhe gjenden nga interneti, q\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik. N\u00ebse dikush pretendon pron\u00ebsin\u00eb, ne do t\u00eb citojm\u00eb autorin, ose, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb heqim menj\u00ebher\u00eb imazhin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Baton Haxhiu Dje Trump nuk gaboi vet\u00ebm p\u00ebr veten, ai na shkat\u00ebrroi t\u00eb gjith\u00ebve. Edhe Kosov\u00ebn ende pa filluar asgj\u00eb. Por kur nj\u00eb president sheh shtetet si korporata dhe aleancat si marr\u00ebveshje tregtare, ai nuk b\u00ebn vet\u00ebm gabime personale, ai ndryshon rregullat e loj\u00ebs p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb. Dhe kur loja bazohet vet\u00ebm n\u00eb forc\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":412331,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-412330","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412330","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=412330"}],"version-history":[{"count":3,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412330\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":412335,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412330\/revisions\/412335"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/412331"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=412330"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=412330"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=412330"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}