{"id":412516,"date":"2025-03-07T13:27:39","date_gmt":"2025-03-07T12:27:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=412516"},"modified":"2025-03-07T13:27:39","modified_gmt":"2025-03-07T12:27:39","slug":"arrestimi-i-erion-veliaj-nje-gur-prove-per-besueshmerine-e-spak","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/arrestimi-i-erion-veliaj-nje-gur-prove-per-besueshmerine-e-spak\/","title":{"rendered":"Arrestimi i Erion Veliaj, nj\u00eb \u2018gur prove\u2019 p\u00ebr besueshm\u00ebrin\u00eb e SPAK"},"content":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sondazh i publikuar n\u00eb Euronews tregon se pas arrestimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me u rrit me 10 pik\u00eb \u2013 vler\u00ebsim q\u00eb sipas analist\u00ebve reflekton perceptimin mbi pavar\u00ebsin\u00eb po aq sa sjelljen e lider\u00ebve politik\u00eb ndaj SPAK-ut.<\/p>\n<p>Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, besimi i publikut tek Prokuroria e Posa\u00e7me u rrit me 10 pik\u00eb,  sugjeron Barometri i realizuar nga Datacentrum p\u00ebr Euronews Albania, rritje q\u00eb autor\u00ebt e sondazhit e lidhin me arrestimin e kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj.<\/p>\n<p>Sipas Barometrit t\u00eb publikuar t\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn me nj\u00eb kampionim t\u00eb rast\u00ebsish\u00ebm n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vendin dhe me 1600 intervista ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb, 52.1 p\u00ebr qind e t\u00eb pyeturve treguan besim tek SPAK, nga 42.2 p\u00ebrqind sipas barometrit t\u00eb kryer n\u00eb janar t\u00eb k\u00ebtij viti.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa pyetjes si e vler\u00ebsonin pun\u00ebn  e k\u00ebsaj strukture iu p\u00ebrgjigjen pozitivisht 70.7 p\u00ebrqind e t\u00eb anketuarve, duke e vendosur SPAK-un n\u00eb krye t\u00eb institucioneve ku shqiptar\u00ebt kan\u00eb m\u00eb shum\u00eb besim.<\/p>\n<p>Sondazhi u krye me tematik\u00ebn \u201cBesimi tek institucionet \u2013 SPAK vler\u00ebsimi pun\u00ebs\u201d dhe sipas Blendi \u00c7ek\u00ebs nga Datacentrum, synimi ishte p\u00ebr t\u00eb matur si kishte ndikuar tek besueshm\u00ebria n\u00eb k\u00ebt\u00eb struktur\u00eb t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb arrestimi i kryebashkiakut Veliaj.<\/p>\n<p>\u201cKy \u00ebsht\u00eb fakt i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb diskursin politik,\u201d tha \u00c7eka, duke shtuar se barometri b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjtat pyetje n\u00eb 2 vite e gjysm\u00eb p\u00ebr t\u00eb kuptuar evolimin dhe humorin e shoq\u00ebris\u00eb n\u00eb raport me SPAK.<\/p>\n<p>\u201cK\u00ebt\u00eb radh\u00eb ka qen\u00eb rritja m\u00eb e shpejt\u00eb dhe m\u00eb e madhe, sepse ka qen\u00eb 10 pik\u00eb rritje n\u00eb \u00e7do tregues,\u201d shtoi ai, duke krahasuar me nj\u00eb rritje t\u00eb leht\u00eb n\u00eb sondazhet e m\u00ebparshme.<\/p>\n<p>\u00c7eka beson se arrestimi i Veliajt ka qen\u00eb pik\u00eb thyerje dhe tregues i fort\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndryshim. Gjithashtu ai beson se sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK pas arrestimit t\u00eb Veliajt kan\u00eb ndikuar tek perceptimi i votuesve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, duke ulur besueshm\u00ebrin\u00eb e tyre tek kjo strukture me 7 pik\u00eb, nga 83% n\u00eb 74.9%.<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, gjetjet sugjerojn\u00eb se votuesit e PD-s\u00eb kan\u00eb rritur vler\u00ebsimin pozitiv me 28% nga janari n\u00eb shkurt.<\/p>\n<p>Q\u00ebndrimi i Ram\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs p\u00ebsoi luhatje t\u00eb forta brenda dy jav\u00ebsh q\u00eb nga arrestimi i Veliajt. Rama nisi me sulme direkte ndaj prokurorit dhe gjyqtarit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb Veliajt, p\u00ebr t\u2019u zbutur m\u00eb pas me ato q\u00eb ai i quan \u201ckritika konstruktive\u201d dhe deklarime p\u00ebr respekt p\u00ebr pun\u00ebn e kreut t\u00eb SPAK t\u00eb enjten.<\/p>\n<p>Edhe p\u00ebr analist\u00ebt e politik\u00ebs, arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs ka ndikuar n\u00eb rritjen e besueshm\u00ebris\u00eb ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me.<\/p>\n<p>\u201cKjo konsiderohej si prov\u00eb e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb SPAK,\u201d thot\u00eb Fatos Lubonja p\u00ebr BIRN, duke sugjeruar se ka nj\u00eb tentativ\u00eb p\u00ebr rritjen e pavar\u00ebsis\u00eb t\u00eb SPAK.<\/p>\n<p>\u201c\u2026Dhe jemi n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb ku, ose do t\u00eb rritet e fuqizohet kjo pavar\u00ebsi, ose do t\u00eb eliminohet dhe do t\u00eb merret n\u00ebn kontroll nga mazhoranca, sepse ajo ka pushtetin,\u201d shtoi ai.<\/p>\n<p>Lubonja beson se n\u00eb rritjen e besueshm\u00ebris\u00eb ka ndikuar dhe sjellja e lider\u00ebve politik\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cKa ndikuar reagimi i par\u00eb i eg\u00ebr i Ram\u00ebs dhe nj\u00eb deklarat\u00eb e Berish\u00ebs q\u00eb SPAK \u2018ka dal\u00eb jasht\u00eb \u00e7do kontrolli\u2019, e cila u duk sikur i shkeli syrin Ram\u00ebs q\u00eb do e fshijm\u00eb SPAK,\u201dtha ai.<\/p>\n<p>P\u00ebr Lubonj\u00ebn ka nj\u00eb kontradikt\u00eb n\u00eb q\u00ebndrimet e opozit\u00ebs ndaj SPAK, sepse sipas tij, \u201cnga nj\u00ebra an\u00eb bazon luft\u00ebn e saj politike n\u00eb disa arrestime q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb SPAK, por nga ana tjet\u00ebr mbetet problemi q\u00eb kjo struktur\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrdorur p\u00ebr t\u00eb eliminuar lider\u00ebt e opozit\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Sipas Lubonj\u00ebs, t\u00eb dyja k\u00ebto q\u00ebndrojn\u00eb dhe n\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin e tij, \u201cSPAK ka nj\u00eb pavar\u00ebsi relative q\u00eb ndoshta lidhet me p\u00ebrgjegjshm\u00ebrin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb disa individ\u00ebve aty\u201d.<\/p>\n<p>Votuesit e Partis\u00eb Socialiste vijojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb besim tek SPAK pas arrestimit t\u00eb atij q\u00eb konsiderohej si numri dy i k\u00ebsaj partie dhe pasardh\u00ebs i Ram\u00ebs, por gjithsesi, sondazhi tregon se besueshm\u00ebria ka r\u00ebn\u00eb nga janari n\u00eb shkurt.<\/p>\n<p>Sipas Arb\u00ebr Hitaj, gazetar i Report.tv, kjo r\u00ebnie lidhet n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi me mosgoditjen e SPAK n\u00eb  radh\u00ebt e opozit\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cMosgoditja ligjore e asnj\u00eb eksponenti t\u00eb ish- qeverisjes para 2013 n\u00eb p\u00ebrmas\u00ebn q\u00eb po goditet e majta ka ndikuar uljen e besueshm\u00ebrin\u00eb n\u00eb kahun e majt\u00eb,\u201dtha Hitaj, nd\u00ebrsa ngre pik\u00ebpyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si ndikon kjo besueshm\u00ebri e madhe e publikut tek vet\u00eb puna e SPAK.-ut.<\/p>\n<p>\u201cSondazhet tregojn\u00eb se ka nj\u00eb qasje p\u00ebr drejt\u00ebsi kolektive q\u00eb k\u00ebnaqet me arrestime dhe kjo \u00ebsht\u00eb deri diku e justifikueshme, drejt\u00ebsia ka munguar prej vitesh. Por a \u00ebsht\u00eb kthyer ky besim n\u00eb trysni e zell m\u00eb t\u00eb madh nga ana e hetuesve t\u00eb SPAK p\u00ebr t\u00eb tejkaluar procedurat dhe p\u00ebr t\u00eb ushqyer k\u00ebt\u00eb d\u00ebshir\u00eb\u201d pyet Hitaj, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjigjet: \u201cpo, shenjat jan\u00eb t\u00eb qarta\u201d.<\/p>\n<p>Pavar\u00ebsisht arrestimit p\u00ebr korrupsion t\u00eb ish-presidentit Ilir Meta dhe hetimit t\u00eb ish-kryeministrit Sali Berisha, Hitaj pretendon se \u201c\u00ebsht\u00eb problematike\u201d q\u00eb puna e SPAK nuk shtrihet p\u00ebrtej vitit 2013, kur Partia Socialiste erdhi n\u00eb pushtet. Ai thekson gjithashtu se p\u00ebrtej partive politike, SPAK-u nuk duhet t\u00eb ndikohet edhe nga opinioni publik.<\/p>\n<p>\u201cMendoj se SPAK duhet t\u00eb jet\u00eb i ftoht\u00eb nga trysnia e opinionit publik dhe ndaj politik\u00ebs,\u201d p\u00ebrfundoi ai.\/BIRN<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Disa imazhe gjenden nga interneti, q\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik. N\u00ebse dikush pretendon pron\u00ebsin\u00eb, ne do t\u00eb citojm\u00eb autorin, ose, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb heqim menj\u00ebher\u00eb imazhin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nj\u00eb sondazh i publikuar n\u00eb Euronews tregon se pas arrestimit t\u00eb kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, besimi ndaj Prokuroris\u00eb s\u00eb Posa\u00e7me u rrit me 10 pik\u00eb \u2013 vler\u00ebsim q\u00eb sipas analist\u00ebve reflekton perceptimin mbi pavar\u00ebsin\u00eb po aq sa sjelljen e lider\u00ebve politik\u00eb ndaj SPAK-ut. Brenda nj\u00eb kohe t\u00eb shkurt\u00ebr, besimi i publikut tek [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":412517,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-412516","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412516","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=412516"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412516\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":412519,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/412516\/revisions\/412519"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/412517"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=412516"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=412516"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=412516"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}