{"id":413095,"date":"2025-03-24T11:44:41","date_gmt":"2025-03-24T10:44:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413095"},"modified":"2025-03-24T12:36:27","modified_gmt":"2025-03-24T11:36:27","slug":"24-marsi-i-bombardimeve-te-shba-nato-per-clirimin-e-kosoves","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/24-marsi-i-bombardimeve-te-shba-nato-per-clirimin-e-kosoves\/","title":{"rendered":"\u201c24 Marsi i bombardimeve t\u00eb SHBA\/NATO p\u00ebr \u00e7lirimin e Kosov\u00ebs\u201d"},"content":{"rendered":"<p>Nga Gjeneral Piro Ahmetaj<\/p>\n<p>24 marsi 1999 do t\u00eb mbetet i skalitur n\u00eb historin\u00eb e NATO-s si \u201cfillimi i fundit t\u00eb pushtimi barbar t\u00eb serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs\u201d. N\u00eb \u201ckapacitetin e ekspertit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, rajonit dhe marr\u00ebdhenieve me USA\/NATO\u201d, risjell n\u00eb kujtes\u00eb rrethanat dhe pesh\u00ebn gjeopolitike t\u00eb k\u00ebsaj dat\u00eb-ngjarjeje madhore:<\/p>\n<p>S\u00eb pari, mbr\u00ebmjen e 23 marsit 1999, misionari i paqes, ambasadori mir\u00ebnjohur Holbrooke dhe Gjenerali mir\u00ebnjohur Westly Clark , u kthyen  nga Beogradi n\u00eb Bruksel: \u201ct\u00eb refuzuar cinikisht nga Milloshevi\u00e7i\u201d n\u00eb p\u00ebrpjekjen diplomatike p\u00ebr t\u00eb evituar nd\u00ebrhyrjen ushtarake t\u00eb NATO-s. N\u00eb or\u00ebt e para t\u00eb dit\u00ebs tjet\u00ebr, pra 24 mars fuqia ajrore e SHBA\/NATO u angazhua nj\u00eb luft\u00eb \u201cjasht\u00eb artikullit 5\u201d, pra pa miratimin e KS\/OKB-s\u00eb, por q\u00eb e legjitimoi NATO-n si \u201cAleanc\u00ebn e liris\u00eb, paqes, shpres\u00ebs dhe besimit te vlerat demokratike\u201d n\u00eb mbar\u00eb bot\u00ebn!<\/p>\n<p>K\u00ebshtu, 24 marsi 1999, simbolizon jo vet\u00ebm p\u00ebrvjetorin e nj\u00eb ngjarjeje t\u00eb lavdishme p\u00ebr historin\u00eb gjeopolitike t\u00eb NATO-s, por meriton t\u00eb mbetet e skalitur n\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsi nga shqiptar\u00ebt edhe si data e mir\u00ebnjohjes komb\u00ebtare ndaj fuqis\u00eb ushtarake t\u00eb SHBA\/ NATO-s.<\/p>\n<p>P\u00ebrve\u00e7 k\u00ebsaj, kjo dat\u00eb-gjarje ndryshoi p\u00ebrjet\u00ebsisht hart\u00ebn gjeopolitike t\u00eb rajonit, n\u00eb favor Aleanc\u00ebs Euroatlantike si dhe t\u00eb kombit shqiptar.<\/p>\n<p>Edhe n\u00eb situat\u00ebn aktuale, 24 marsi mbetet nj\u00eb ngjarje me \u201cmesazhe t\u00eb forta shprese\u201d p\u00ebr fundin q\u00eb e pret Rusin\u00eb-Putiniste, e cila: \u201cmbas mbi 3 vjet lufte barbare\u201d. Nd\u00ebrss nuk ka mbetur asnj\u00eb dilem\u00eb, as p\u00ebr mendjet e ndryshkura jo vet\u00ebm n\u00eb Beograd, q\u00eb pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb k\u00ebsaj lufte, Kremlini gjendet sot m\u00eb i izoluar se asnj\u00ebher\u00eb me par\u00eb, nd\u00ebrsa gjykata Nd\u00ebrkomb\u00ebtare ka l\u00ebshuar \u201curdh\u00ebr arresti p\u00ebr krime lufte\u201d ndaj Putinit dhe list\u00ebn e zullumqar\u00ebve rreth tij.<\/p>\n<p>S\u00eb dyti, shpreh keqardhjen p\u00ebr munges\u00ebn delekuente \u201ct\u00eb mir\u00ebnjohjes institucionale nga Prishtina dhe Tirana zyrtare\u201d p\u00ebrkund\u00ebr domosdoshm\u00ebris\u00eb jetike q\u00eb ka Kosova dhe Kombi yn\u00eb p\u00ebr forcimin e bashk\u00ebpunimit me partner\u00ebt strategjik\u00eb SHBA\/NATO\/BE!<\/p>\n<p>E gjej zhg\u00ebnjyese q\u00eb mbas 26 vjet pavar\u00ebsi, krye\u00e7lirimtar\u00ebt e Kosov\u00ebs, pra Washingtoni zyrtar, ka ngritur nj\u00eb zhg\u00ebnjim serioz: \u201cp\u00ebr faktin se qeveria e Kosov\u00ebs dhe Tiran\u00ebs nuk po konsultohet dhe nuk po punojn\u00eb me SHBA p\u00ebr sigurin\u00eb rajonale\u201d!<\/p>\n<p>Shpreh revolt\u00ebn jo vet\u00ebm p\u00ebr vendimmarrjet e pakonsultuara me SHBA-t\u00eb, por ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr riciklimin e kok\u00ebfort\u00ebsis\u00eb bolshevike dhe t\u00eb sovranitetit folklorik nga t\u00eb gjith\u00ebpushtetshmit e Kosov\u00ebs, ndaj politikan\u00ebve dhe opinionist\u00ebve mendjendryshkur n\u00eb Prishtin\u00eb, Tiran\u00eb etj.<\/p>\n<p>Duke p\u00ebrs\u00ebritur \u201cp\u00ebruljen ndaj d\u00ebshmor\u00ebve t\u00eb atdheut si dhe nderimin m\u00eb t\u00eb thell\u00eb ndaj sakrificave p\u00ebr pavar\u00ebsi t\u00eb luft\u00ebtar\u00ebve dhe popullit t\u00eb Kosov\u00ebs n\u00eb shekuj\u201d, mbas 26 vitesh besoj edhe m\u00eb fort\u00eb se n\u00eb koshienc\u00ebn fisnike t\u00eb kombit t\u00eb jet\u00eb p\u00ebrjet\u00ebsisht e skalitur, q\u00eb: \u201c\u00c7lirimi i Kosov\u00ebs nga pushtuesit serb\u00eb nuk u arrit as vet\u00ebm nga luft\u00ebrat, as nga q\u00ebndresat dhe as nga sakrificat e popullit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d.<\/p>\n<p>Shpresoj ta \u201cpranojm\u00eb fisnik\u00ebrisht\u201d se vet\u00ebm fal\u00eb nd\u00ebrhyrjes s\u00eb fuqis\u00eb ajrore t\u00eb USA\/NATO, Milloshevi\u00e7i n\u00ebnshkroi t\u00ebrhequr forcave pushtuese (ushtarake dhe policore) deri n\u00eb kufijt\u00eb e p\u00ebrcaktuar nga rezoluta 1244 dhe t\u00eb shenjt\u00ebruar n\u00eb Flamurin e Kosov\u00ebs nga Sh.T. Presidenti Rugova. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb, mjafton t\u00eb sjellim qet\u00ebsisht n\u00eb v\u00ebmendje q\u00eb n\u00eb Marr\u00ebveshjen e Kumanov\u00ebs, U\u00c7K-ja nuk ishte as pal\u00eb n\u00ebnshkruese, as v\u00ebzhguese, edhe pse aty u vendos shkrirja dhe shnd\u00ebrrimi n\u00eb Forcat e Siguris\u00eb s\u00eb Kosov\u00ebs, nd\u00ebrsa siguria territoriale, iu ngarkua KFOR-it, me mbi 37 mij\u00eb forca k\u00ebmb\u00ebsorie nga 36 vende, an\u00ebtare t\u00eb NATO-s dhe jo vet\u00ebm.<\/p>\n<p>Prandaj, as ligj\u00ebratat marksiste dhe as bejtet patriotike mbi sovranitetin dhe t\u00eb drejtat sovrane nuk do t\u00eb munden kurrsesi t\u00eb err\u00ebsojn\u00eb rolin p\u00ebrcaktues t\u00eb \u201c\u00e7lirimtar\u00ebve t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb\u201d (SHBA) t\u00eb Kosov\u00ebs nga pushtimi serb dhe as pesh\u00ebn kritike q\u00eb prej 26 vitesh, ato vijojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb p\u00ebr paqen, stabilitetin si dhe ardhm\u00ebrin\u00eb euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, data 24 mars meriton t\u00eb skalitet jo vet\u00ebm si data e mir\u00ebnjohjes mbar\u00ebkomb\u00ebtare ndaj USA-NATO, por edhe si dita e fal\u00ebnderimeve ndaj 36 vendeve dhe rreth 500 mij\u00eb ushtarak\u00ebve t\u00eb KFOR-it, q\u00eb p\u00ebr 26 vjet vijojn\u00eb t\u00eb mbrojn\u00eb paqen n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon.<\/p>\n<p>S\u00eb treti, p\u00ebr shkak funksioneve q\u00eb kam ushtruar 26 vitet e fundit, kam ndjekur me v\u00ebmendje t\u00eb shtuar situat\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb Kosov\u00eb dhe rajon. Sigurisht kam b\u00ebr\u00eb detyr\u00ebn q\u00eb vler\u00ebsimet dhe rekomandimet strategjike p\u00ebr stabilitetin dhe sfidat euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs, i kam prezantuar n\u00eb forumet m\u00eb t\u00eb larta t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb konferenca, panele, etj., si dhe mij\u00ebra faqe t\u00eb publikuara n\u00eb kryeqytetet e rajonit, p\u00ebrfshi Beograd; n\u00eb K\u00ebshillin e Atlantikut n\u00eb Qashington; me Ekspert\u00eb\/koleg\u00eb t\u00eb siguris\u00eb n\u00eb Bruksel, Qendr\u00ebn Marshall, Gjermani, Kolegjin e Rom\u00ebs, n\u00eb 32 vendet e NATO-s.<\/p>\n<p>Nd\u00ebrsa, 15 vitet e fundit: \u201cshqet\u00ebsimet strategjike mbi armatosjen deri n\u00eb dh\u00ebmb\u00eb dhe (keq) shp\u00ebrdorimin e Beogradit nga Kremlini, Pekini dhe \u00e7udit\u00ebrisht  Parisi\u201d, i kam adresuar si pyetje t\u00eb thjeshta\/publike, ndaj z.Vu\u00e7i\u00e7 dhe gjeneral\u00ebve t\u00eb tij: \u201cP\u00ebrse shpenzon m\u00eb shum\u00eb se 1. 5 miliard euro n\u00eb vit p\u00ebr armatosjen me tanke; \u2018Mig-29\u2019, Rafalo; helikopter luftimi, raketa Pantsir-S, etj, dron\u00eb vras\u00ebs, etj ? P\u00ebrse 3\/4 e strukturave dhe fuqis\u00eb ushtarake ofensive (jo si\u00e7 i avokaton  PMRSh Rama!!) i ka dislokuar n\u00eb kufijt\u00eb shtet\u00ebror\u00eb t\u00eb Kosov\u00ebs(?); nga cili vend apo Aleanc\u00eb rrezikohet t\u00ebr\u00ebsia territoriale e Serbis\u00eb? ; apo integritetin e cilit vend sovran, p\u00ebrve\u00e7se t\u00eb Kosov\u00ebs k\u00ebrc\u00ebnon Serbia\u201d?<\/p>\n<p>Nga ana tjet\u00ebr, nuk kam asnj\u00eb m\u00ebdyshje, q\u00eb 26 vitet pas \u00e7lirimit t\u00eb Kosov\u00ebs apo 38 muajt e luft\u00ebs gjakatare n\u00eb Ukrain\u00eb: \u201cq\u00ebndrimet dhe veprimet e Beogradit Zyrtar, i gjej t\u00eb sinkronizuara me interesat gjeopolitike t\u00eb Rusis\u00eb n\u00eb Ballkan\u201d. Gjithsesi, Rusia Putiniste ka d\u00ebshtuar p\u00ebr t\u00eb ndezur nj\u00eb front t\u00eb ri lufte n\u00eb rajon, duke frym\u00ebzuar dhe armatosur grupet kriminale n\u00eb veri t\u00eb Kosov\u00ebs si dhe ekstremist\u00ebt e tipit Dodik, p\u00ebr t\u00eb mbajtur ndezur frym\u00ebn antiper\u00ebndimore, apo duke e diskretituar Beogradin \u201cderi me agresion ushtarak\u201d jo vet\u00ebm ndaj sovranitetit territorial t\u00eb Kosov\u00ebs, por edhe kund\u00ebr prezenc\u00ebs s\u00eb shtuar t\u00eb KFOR\/NATO-s n\u00eb terren.<\/p>\n<p>Th\u00ebn\u00eb k\u00ebto, m\u00eb duhet ta p\u00ebrs\u00ebris qart\u00eb, p\u00ebrfshi p\u00ebr gjeneral\u00ebt dhe mendjet putiniste n\u00eb Beograd (dhe jo vet\u00ebm) si dhe p\u00ebr sovranist\u00ebt folklorik\u00eb t\u00eb Prishtin\u00ebs dhe Tiran\u00ebs zyrtare: \u201cP\u00ebrsa koh\u00eb t\u00eb ket\u00eb prezenc\u00eb t\u00eb SHBA-NATO n\u00eb terren, agresioni ushtarak kund\u00ebr t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Kosov\u00ebs, p\u00ebrve\u00e7se aventur\u00eb vet\u00ebvras\u00ebse e Serbis\u00eb mbetet nj\u00eb mision t\u00ebr\u00ebsisht i pamundur (zero)\u201d!<\/p>\n<p>N\u00eb vijim gjeni p\u00ebrmbledhje me \u201c5 rekomandime strategjike\u201d p\u00ebr sigurin\u00eb afatgjat\u00eb, dialogun konstruktiv, bashk\u00ebjetes\u00ebn paq\u00ebsore p\u00ebr ardhm\u00ebrin\u00eb Euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs dhe Serbis\u00eb:<\/p>\n<p>1. Serbia dhe Kosova do duhet t\u00eb tregohen serioz\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvilluar masat e mir\u00ebbesimit reciprok dhe bashk\u00ebjetes\u00ebs paq\u00ebsore mes popujve, duke u konsultuar paraprakisht si dhe dh\u00ebn\u00eb besim projektit t\u00eb Presidentit Tramp dhe NATO-s.<br \/>\n2. Beogradit zyrtar i duhet \u201ct\u2019i harroj\u00eb k\u00ebrc\u00ebnimet neo-Staliniste\u201d p\u00ebr rikthimin e flamurit serb n\u00eb vendin e krimeve kund\u00ebr njer\u00ebzimit, si dhe riciklimin e fushatave t\u00eb p\u00ebrgjakshme ndaj territorit t\u00eb Kosov\u00ebs dhe popullit shqiptar.<br \/>\nP\u00ebr t\u00eb mir\u00ebn e Serbis\u00eb, t\u00eb mos shpenzoj kot 1.5 miliard euro n\u00eb vit nga taksat\/mundi i popullit serb, pasi ka zero, aft\u00ebsi, ose k\u00ebllqe t\u00eb p\u00ebrballet me fuqin\u00eb ushtarake t\u00eb USA\/NATO-s dhe FSK n\u00eb Kosov\u00eb; t\u00eb heq\u00eb dor\u00eb nga \u00ebndrrat p\u00ebr \u201ct\u00eb pir\u00eb\u201d nga 5 n\u00ebna (Moska, Brukseli, Pekini, Parisi, dhe Washingtoni). Nd\u00ebrsa, z.Vu\u00e7i\u00e7 t\u00eb mos ricikloj\u00eb oshilacionet e Milloshevi\u00e7it dhe as t\u00eb b\u00ebj\u00eb trimin t\u00ebrbuar duke k\u00ebrc\u00ebnuar per\u00ebndimin (ose me Serbin\u00eb ose me Kosov\u00ebn!); por as viktim\u00ebn dhe as t\u00eb irrituarin, pasi, si\u00e7 \u00ebsht\u00eb konfirmuar nga ekspert\u00ebt e Pentagonit edhe 246 raketat \u2018Javelin\u2019 t\u00eb miratuara nga DASH-SHBA p\u00ebr FSK, nuk jan\u00eb kapacitete sulmuese, por vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejt\u00ebn sovrane t\u00eb vet\u00ebmbrojtjes s\u00eb t\u00ebr\u00ebsis\u00eb territoriale t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Kosov\u00ebs nga \u00e7do armik potencial, q\u00eb n\u00eb fakt mbetet vet\u00ebm Serbia, apo jo?<\/p>\n<p>3. Prishtina dhe Tirana zyrtare, pa u konsultuar me SHBA, kurrsesi nuk do duhej t\u00eb marr\u00eb vendimmarrje me impakte strategjike, q\u00eb minojn\u00eb themelet e besimit me \u201c\u00e7lirimtar\u00ebt\/USA, q\u00eb prej 26 vitesh vijojn\u00eb t\u00eb mbajn\u00eb pesh\u00eb kritike p\u00ebr sigurin\u00eb dhe ardhm\u00ebrin\u00eb euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d. P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb, do t\u2019i k\u00ebshilloja v\u00ebllaz\u00ebrisht aktor\u00ebt mendjehapur t\u00eb Prishtin\u00ebs q\u00eb: \u201c\u00c7lirimi nga pushtuesit serb\u00eb m\u00eb 1999 si dhe riciklimi i k\u00ebrc\u00ebnimeve ushtarake t\u00eb Beogradit ndaj integritetit t\u00eb Kosov\u00ebs\u201d, t\u00eb mos i konsiderojn\u00eb me triumfaliz\u00ebm populist, por si \u201cp\u00ebrgjegj\u00ebsi e lart\u00eb shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar Kosov\u00ebn moderne\u201d, p\u00ebrtej prezenc\u00ebs s\u00eb NATOs (q\u00eb nuk do t\u00eb jet\u00eb e p\u00ebrjetshme); vendin ku, qytetar\u00ebt pavar\u00ebsisht p\u00ebrkat\u00ebsive etnike, fetare dhe politike t\u00eb ndihen t\u00eb barabart\u00eb para ligjit, si dhe faktorizimin e Kosov\u00ebs nga konsumator\u00eb, n\u00eb kontribuuese p\u00ebr sigurin\u00eb si dhe integrimin e rajonit n\u00eb NATO dhe BE!<br \/>\n4. Tirana dhe Prishtina zyrtare e kan\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi t\u00eb lart\u00eb komb\u00ebtare dhe fisnike t\u00eb demonstrojn\u00eb mir\u00ebnjohje ndaj SHBA-NATOs. Nd\u00ebrsa p\u00ebrkund\u00ebr: \u201cVendimmarrjeve t\u00eb pakonsultuara dhe kakofonis\u00eb p\u00ebr protagoniz\u00ebm internacionalist\u201d, e \u00e7moj si emergjenc\u00eb komb\u00ebtare, ngritjen e nj\u00eb \u201cGrupi t\u00eb Urt\u00ebsh \u2013 Wise Group\u201d. me personalitete t\u00eb gjith\u00ebpranuara, q\u00eb p\u00ebrulen n\u00eb gjunj\u00eb para historis\u00eb s\u00eb p\u00ebrgjakshme dhe interesave komb\u00ebtare p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb jet\u00eb nj\u00eb platforme t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt \u201c2-Shtete sovrane, 1-Komb i vet\u00ebm\u201d, duke garantuar partner\u00ebt strategjik\u00eb se kjo \u201cplatform\u00eb e vonuar\u201d do t\u00eb kontribuoj\u00eb si balanc\u00eb racionale p\u00ebr paqen afatgjat\u00eb n\u00eb rajon.<br \/>\nSigurisht q\u00eb: \u201cky projekt (2-Shtete 1-Komb), nuk ka kurrsesi lidhje me dalldisjen bolshevike q\u00eb vjen nga fuqia elektorale e mbipushtetit dhe as me pushtetar\u00eb kusar\u00eb q\u00eb presin (duke u dridhur) radh\u00ebn n\u00eb SPAK; as me pluralizmin fasad\u00eb dhe as me mjerimin e opozit\u00ebs t\u00eb leckosur\u201d.<\/p>\n<p>5. Nd\u00ebrsa, partner\u00ebve strategjik\u00eb, aktor\u00ebve dhe ekspert\u00ebve\/koleg\u00ebve n\u00eb rajon, Qashington, Bruksel etj., do t\u2019i risugjeroja q\u00eb perspektiv\u00ebn e paqes dhe stabilitetin e rajonit, ta parakusht\u00ebzojn\u00eb me rikthimin e dy Masave t\u00eb Mir\u00ebbesimit Reciprok, n\u00ebp\u00ebrmjet t\u00eb cilave Serbia \u201ct\u00eb imponohet\u201d q\u00eb: (1) do t\u00eb ruaj\u00eb balancat e fuqis\u00eb ushtarake duke mos k\u00ebrc\u00ebnuar integritetin territorial t\u00eb Kosov\u00ebs; (2) nuk do t\u00eb vendos\u00eb instalime dhe as aktivitete ushtarake (25 km distanc\u00eb ajrore dhe 10 km tok\u00ebsor\u00eb), n\u00eb kufijt\u00eb shtet\u00ebrore mes vendeve, dy kushte q\u00eb gjithsesi do t\u00eb duhen t\u00eb monitorohen nga USA-NATO-BE, q\u00eb mbeten faktor\u00eb kritik\u00eb p\u00ebr paqen n\u00eb rajon.<br \/>\nN\u00eb p\u00ebrmbledhje, p\u00ebrkund\u00ebr riciklimit t\u00eb urrejtjes dhe gjakderdhjes shekullore, besoj edhe m\u00eb fort\u00eb se 24 marsi 1999 do t\u00eb mbetet nj\u00eb kamban\u00eb alarmi nd\u00ebrsa: \u201cPaqja mbetet misioni i vet\u00ebm, n\u00eb interes t\u00eb siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs, pron\u00ebs, mir\u00ebqenies s\u00eb qytetar\u00ebve, si dhe ardhm\u00ebris\u00eb euroatlantike t\u00eb Kosov\u00ebs, t\u00eb Serbis\u00eb si dhe 4 vendeve t\u00eb tjera t\u00eb Ballkanit Per\u00ebndimor\u201d.<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Disa imazhe gjenden nga interneti, q\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik. N\u00ebse dikush pretendon pron\u00ebsin\u00eb, ne do t\u00eb citojm\u00eb autorin, ose, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb heqim menj\u00ebher\u00eb imazhin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Gjeneral Piro Ahmetaj 24 marsi 1999 do t\u00eb mbetet i skalitur n\u00eb historin\u00eb e NATO-s si \u201cfillimi i fundit t\u00eb pushtimi barbar t\u00eb serbis\u00eb ndaj Kosov\u00ebs\u201d. N\u00eb \u201ckapacitetin e ekspertit t\u00eb Siguris\u00eb Komb\u00ebtare, rajonit dhe marr\u00ebdhenieve me USA\/NATO\u201d, risjell n\u00eb kujtes\u00eb rrethanat dhe pesh\u00ebn gjeopolitike t\u00eb k\u00ebsaj dat\u00eb-ngjarjeje madhore: S\u00eb pari, mbr\u00ebmjen e 23 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413096,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413095","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413095","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413095"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413095\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413106,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413095\/revisions\/413106"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413096"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413095"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413095"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413095"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}