{"id":413103,"date":"2025-03-24T12:35:27","date_gmt":"2025-03-24T11:35:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413103"},"modified":"2025-03-24T12:35:27","modified_gmt":"2025-03-24T11:35:27","slug":"asnje-parti-sdo-marre-71-mandate-deputetesh-arlind-qori-tregon-skenaret-e-pas-11-majit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/asnje-parti-sdo-marre-71-mandate-deputetesh-arlind-qori-tregon-skenaret-e-pas-11-majit\/","title":{"rendered":"\u201cAsnj\u00eb parti s\u2019do marr\u00eb 71 mandate deputet\u00ebsh\u201d\/ Arlind Qori tregon skenar\u00ebt e pas 11 majit:"},"content":{"rendered":"<p>Arlind Qori, kreu i L\u00ebvizja Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, asnj\u00eb parti nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb marr\u00eb 71 mandate deputet\u00ebsh. Kjo situat\u00eb, sipas tij, hap disa skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Ai thot\u00eb p\u00ebr \u201cPanorama\u201d se nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb se partia q\u00eb del e para nis ofertat p\u00ebr blerje deputet\u00ebsh, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Sipas tij skenari i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i bashk\u00ebqeverisjes PS-PD, me gjas\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e nj\u00eb qeverie teknike q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjoja reformat e m\u00ebdha t\u00eb integrimit, por, n\u00eb fakt, do t\u00eb \u00e7montoj\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. \u201cSkenari i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i kriz\u00ebs s\u00eb vazhdueshme politike, nga ku partit\u00eb e vjetra do t\u00eb dob\u00ebsohen vrullsh\u00ebm, dhe mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb reja\u201d, \u2013 shprehet ai. Kjo, shprehet Arlind Qori, \u00ebsht\u00eb alternativa q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara L\u00ebvizja Bashk\u00eb n\u00eb rast t\u00eb mospasjes s\u00eb nj\u00eb shumice t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>Z.Qori, si e shihni terrenin parazgjedhor n\u00eb vend?<\/p>\n<p>Terrenin parazgjedhor e shoh nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi i nevoj\u00ebs historike p\u00ebr ndryshim dhe gatishm\u00ebris\u00eb s\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb instrumenti n\u00eb duart e qytetar\u00ebve p\u00ebr ta sjell\u00eb at\u00eb. P\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb ndjej se qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb jan\u00eb t\u00eb gatsh\u00ebm t\u2019i japin derm\u00ebn sistemit t\u00eb vjet\u00ebr politik. Partit\u00eb e vjetra i kan\u00eb shterur t\u00eb gjitha potencialet e tyre. Shoq\u00ebria shqiptare i ka tejkaluar n\u00eb t\u00eb gjitha kuptimet e fjal\u00ebs. Ato jan\u00eb hije t\u00eb s\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb tyre. Kjo kriz\u00eb e gjithanshme e legjitimitetit t\u00eb sistemit t\u00eb vjet\u00ebr politik \u00ebsht\u00eb treguesi kryesor se status quo-ja politike n\u00eb Shqip\u00ebri do t\u00eb ndryshoj\u00eb. Nga ana tjet\u00ebr, un\u00eb v\u00ebrej se mb\u00ebshtetja p\u00ebr L\u00ebvizjen Bashk\u00eb sa vjen e rritet. P\u00ebrdit\u00eb takoj qytetar\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe qyteteve t\u00eb tjera t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt m\u00eb shfaqin mb\u00ebshtetjen e tyre. M\u00eb ka q\u00eblluar shpesh ta gjej k\u00ebt\u00eb mb\u00ebshtetje edhe aty ku v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ta pres\u00eb mendja: mes n\u00ebpun\u00ebsve t\u00eb thjesht\u00eb t\u00eb shtetit, madje edhe polic\u00ebve.<\/p>\n<p>Cilat jan\u00eb pritshm\u00ebrit\u00eb e L\u00ebvizja Bashk\u00eb m\u00eb 11 maj?<\/p>\n<p>Kam besim se L\u00ebvizja Bashk\u00eb do ta disafishoj\u00eb rezultatin e saj zgjedhor t\u00eb 2023, dhe nuk e kam fjal\u00ebn vet\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn. Ne do t\u00eb zhvillojm\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb intensive kudo n\u00ebp\u00ebr Shqip\u00ebri. Nuk do t\u00eb l\u00ebm\u00eb komunitet pa shkuar me aktivist\u00ebt. Me pak mjete, nj\u00eb pjes\u00eb t\u00eb madhe t\u00eb koh\u00ebs me autobus\u00eb e linjave urbane e nd\u00ebrurbane, me nj\u00eb fletushk\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb dor\u00eb, ne do t\u00eb trokasim n\u00eb \u00e7do der\u00eb, do t\u00eb shkojm\u00eb n\u00eb \u00e7do treg dhe lagje t\u00eb vendit ton\u00eb. Kandidat\u00ebt tan\u00eb p\u00ebr deputet\u00eb, aktivist\u00eb me potencial t\u00eb madh politik dhe profesionist\u00eb t\u00eb fushave t\u00eb ndryshme, do t\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb me krenari vot\u00ebn e qytetar\u00ebve pasi L\u00ebvizja Bashk\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb nuk ka asnj\u00eb nga kusuret e politik\u00ebs s\u00eb korruptuar, por ka edhe idet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar rr\u00ebnj\u00ebsisht raportet e padrejta politike, ekonomike e sociale t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n<p>Konkretisht k\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson L\u00ebvizja Bashk\u00eb?<\/p>\n<p>L\u00ebvizja BASHK\u00cb p\u00ebrfaq\u00ebson t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuarit dhe t\u00eb keqp\u00ebrfaq\u00ebsuarit. Ta nisim me t\u00eb pap\u00ebrfaq\u00ebsuarit, me ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt as b\u00ebn gj\u00eb njeri, as flet njeri n\u00eb kuptimin politik. Po e nis me pun\u00ebtor\u00ebt, qindra mij\u00ebra bashk\u00ebqytetar\u00ebt tan\u00eb q\u00eb punojn\u00eb e shfryt\u00ebzohen n\u00eb kushte nga m\u00eb t\u00eb v\u00ebshtirat dhe p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt asnj\u00eb parti tjet\u00ebr n\u00eb historin\u00eb e pluralizmit shqiptar nuk ka th\u00ebn\u00eb asnj\u00eb gjysm\u00eb fjale, lere m\u00eb t\u00eb veproj\u00eb. Ne duam t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsojm\u00eb njer\u00ebzit e pun\u00ebs duke k\u00ebrkuar p\u00ebrmir\u00ebsimin dhe zbatimin rigoroz t\u00eb Kodit t\u00eb Pun\u00ebs. Nga ana tjet\u00ebr, jemi partia q\u00eb ka n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes \u00e7\u00ebshtjen e pensioneve. N\u00ebnt\u00eb protestat q\u00eb kemi zhvilluar muajt e fundit n\u00eb Tiran\u00eb me pensionist\u00ebt kan\u00eb treguar jo vet\u00ebm seriozitetin ton\u00eb politik, por edhe p\u00ebrgatitjen profesionale p\u00ebr t\u2019i dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb her\u00eb e mir\u00eb zgjidhje problemit t\u00eb pensioneve. Po ashtu L\u00ebvizja Bashk\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson edhe t\u00eb keqp\u00ebrfaq\u00ebsuarit, ata p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebt flasin t\u00eb gjith\u00eb, por askush nuk b\u00ebn asgj\u00eb. K\u00ebtu e kam fjal\u00ebn p\u00ebr t\u00eb rinjt\u00eb, profesionist\u00ebt e shtres\u00ebs s\u00eb mesme, sip\u00ebrmarr\u00ebsit e vegj\u00ebl, bujqit etj. Ne kemi nj\u00eb program qeveris\u00ebs t\u00eb m\u00ebk\u00ebmbjes ekonomike t\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, t\u00eb luft\u00ebs ndaj kapjes s\u00eb shtetit dhe korrupsionit, t\u00eb ngritjes mbi themele t\u00eb sh\u00ebndosha t\u00eb shtetit social dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, t\u00eb konkurrenc\u00ebs s\u00eb ndershme dhe vler\u00ebsimit t\u00eb pun\u00ebs e sip\u00ebrmarrjes sipas merit\u00ebs. N\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb mbrojt\u00ebse e fuqishme e t\u00eb drejtave dhe interesave t\u00eb shtresave t\u00eb gjera shoq\u00ebrore.<\/p>\n<p>\u2026Dhe kush mund t\u2019i afrohet L\u00ebvizjes Bashk\u00eb?<\/p>\n<p>L\u00ebvizja Bashk\u00eb fton \u00e7do qytetar t\u00eb thjesht\u00eb, \u00e7do njeri q\u00eb ka jetuar, jeton dhe d\u00ebshiron t\u00eb jetoj\u00eb p\u00ebrmes pun\u00ebs s\u00eb vet q\u00eb t\u00eb na bashkohet. Jo m\u00eb kot e kemi quajtur l\u00ebvizjen ton\u00eb Bashk\u00eb. Ne besojm\u00eb fort te bashkimi i qytetar\u00ebve, i atyre q\u00eb kan\u00eb t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt me nj\u00ebri-tjetrin t\u00eb qenit t\u00eb vjedhur e t\u00eb n\u00ebp\u00ebrk\u00ebmbur nga nj\u00eb shtet i pap\u00ebrgjegjsh\u00ebm e nj\u00eb oligarki ekonomike gryk\u00ebse, dhe q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb vendi yn\u00eb t\u00eb futet n\u00eb rrjedhat e modernitetit politik, social e ekonomik.<\/p>\n<p>A do t\u2019i bashkoni votat p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb n\u00ebse PS s\u00eb i duhen votat e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb?<\/p>\n<p>L\u00ebvizjen Bashk\u00eb nuk e lidh asgj\u00eb me PS, PD apo \u00e7do parti tjet\u00ebr t\u00eb korruptuar n\u00eb Shqip\u00ebri. N\u00eb k\u00ebndv\u00ebshtrimin ton\u00eb, PS \u00ebsht\u00eb nj\u00eb parti e ngritur mbi korrupsionin dhe ortak\u00ebrin\u00eb e pis\u00ebt me oligarkin\u00eb ekonomike dhe krimin e organizuar. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb parti q\u00eb p\u00ebrmes ligjeve skandaloze si ai i investitor\u00ebve strategjik\u00eb, koncesioneve t\u00eb panum\u00ebrta dhe lejeve \u00e7merit\u00ebse t\u00eb nd\u00ebrtimit ka realizuar kapjen e shtetit dhe ngritjen e korrupsionit n\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb k\u00ebtyre dekadave. Po ashtu, kryeministri Rama m\u00eb se nj\u00eb her\u00eb ka shprehur p\u00ebr\u00e7mimin e tij p\u00ebr pun\u00ebtor\u00ebt shqiptar\u00eb dhe t\u00eb drejtat n\u00eb pun\u00eb, duke i konsideruar pun\u00ebtor\u00ebt tan\u00eb dembel\u00eb dhe duke iu g\u00ebzuar faktit q\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk ka sindikata t\u00eb fuqishme. P\u00ebr k\u00ebto e shum\u00eb arsye t\u00eb tjera, L\u00ebvizja Bashk\u00eb nuk do t\u2019i bashkoj\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb votat me PS as p\u00ebr krijimin e qeveris\u00eb dhe as p\u00ebr ndonj\u00eb gj\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n<p>N\u00eb cilat raste mund t\u00eb bashk\u00ebpunoni me Partin\u00eb Demokratike?<\/p>\n<p>\u00c7ka thash\u00eb m\u00eb sip\u00ebr p\u00ebr PS vlejn\u00eb edhe p\u00ebr PD-n\u00eb. Kur ka pasur n\u00eb dor\u00eb qeverisjen e vendit, PD ka vepruar n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb. Ka bashk\u00ebngritur nj\u00eb sistem korruptiv, u \u00ebsht\u00eb n\u00ebnshtruar orekseve t\u00eb oligark\u00ebve (madje edhe n\u00eb opozit\u00eb ka indikator\u00eb q\u00eb tregojn\u00eb se ushqehet prej oligark\u00ebve t\u00eb nd\u00ebrtimit, nj\u00eblloj si PS) dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi e ka degraduar shtetin p\u00ebrmes lidhjeve klienteliste. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm, deputet\u00ebt e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb nuk do t\u2019i bashkojn\u00eb votat as me PS dhe as me PD p\u00ebr t\u00eb ndihmuar ndonj\u00ebr\u00ebn syresh p\u00ebr t\u00eb qeverisur. Rruga jon\u00eb \u00ebsht\u00eb rruga e t\u00eb drejt\u00ebs dhe p\u00ebrfaq\u00ebsimit autentik t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb qytetar\u00ebve. K\u00ebsisoj do t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb e mundur q\u00eb t\u00eb keqen ta shkulim me rr\u00ebnj\u00eb, pa i p\u00ebrlyer duart dhe nd\u00ebrgjegjen me asgj\u00eb dhe ask\u00ebnd q\u00eb ka kontribuar n\u00eb mjerimin e vendit ton\u00eb.<\/p>\n<p>Ju keni kritikuar partit\u00eb e tjera, por p\u00ebr cilat arsye?<\/p>\n<p>Un\u00eb besoj fort tek e v\u00ebrteta dhe kritika e ndershme. N\u00ebse v\u00ebrej fenomene korruptive, degraduese apo fyese p\u00ebr nd\u00ebrgjegjen qytetare, e ndjej p\u00ebr detyr\u00eb t\u00eb shpreh haptazi mendimin tim. Korrupsioni, kapja e shtetit nga oligark\u00ebt dhe n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi kultura politike jomoderne e partive t\u00eb zakonshme n\u00eb Shqip\u00ebri, zgjojn\u00eb tek un\u00eb nevoj\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mbajtur q\u00ebndrim. P\u00ebr shembull, m\u00eb duket fyese p\u00ebr qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb q\u00eb \u00e7do parti tjet\u00ebr, p\u00ebrve\u00e7 L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, pret minutat e fundit p\u00ebr t\u00eb regjistruar list\u00ebn e deputet\u00ebve dhe shpreson deri n\u00eb fund q\u00eb t\u00eb ket\u00eb sukses n\u00eb merkaton e politikan\u00ebve t\u00eb mbetur pa skuad\u00ebr. Kjo tregon se partit\u00eb e tjera, n\u00eb rastin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, jan\u00eb mish\u00ebruese t\u00eb karagjozll\u00ebkut politik. Shqip\u00ebria ka nevoj\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb faz\u00ebn e modernitetit politik. Dhe m\u00eb lejoni ta them q\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb sot renditet krenarisht si e vetmja parti politike mir\u00ebfilli moderne n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n<p>Ju garoni i dyti n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb lista kryesohet nga pedagogu Redi Mu\u00e7i. Pse kjo zgjedhje?<\/p>\n<p>Redi Mu\u00e7i \u00ebsht\u00eb zgjedhur me votim t\u00eb fsheht\u00eb nga an\u00ebtar\u00ebt e K\u00ebshillit Koordinues t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb. Zgjedhja ime ishte t\u00eb mos kandidoja i pari n\u00eb Tiran\u00eb. Arsyet kan\u00eb qen\u00eb disa. Pik\u00ebs\u00ebpari, kam dashur t\u00eb p\u00ebrcjell nj\u00eb mesazh politik emancipues: nuk duhet t\u00eb jet\u00eb partia n\u00eb funksion t\u00eb kryetarit, por kryetari n\u00eb funksion t\u00eb partis\u00eb. S\u00eb dyti, kam menduar se m\u00ebnyra m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u2019i nxitur qytetar\u00ebt p\u00ebr t\u00eb njohur m\u00eb mir\u00eb kapacitetet politike t\u00eb m\u00ebdha q\u00eb ka L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka qen\u00eb q\u00eb t\u00eb mos isha un\u00eb qendra e v\u00ebmendjes. P\u00ebrmes disa daljeve t\u00eb fundit televizive, Redi Mu\u00e7i ka treguar se ka nj\u00eb profil politik t\u00eb lart\u00eb dhe ka kapacitetin p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb nj\u00eb deputet i jasht\u00ebzakonsh\u00ebm n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb. Kjo vlen edhe p\u00ebr t\u00eb tjer\u00eb kandidat\u00eb t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb.<\/p>\n<p>Si e shihni rezultatin e zgjedhjeve me 11 maj? Besoni se PS do t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb s\u00ebrish n\u00eb pushtet apo ka ardhur koha p\u00ebr rotacion politik?<\/p>\n<p>Un\u00eb mendoj se asnj\u00eb parti nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb marr\u00eb 71 mandate deputet\u00ebsh. Kjo situat\u00eb hap disa skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb q\u00eb partia q\u00eb del e para nis ofertat p\u00ebr blerje deputet\u00ebsh, q\u00eb fatkeq\u00ebsisht \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb normale n\u00eb Shqip\u00ebri. Af\u00ebrmendsh, di\u00e7ka t\u00eb till\u00eb nuk mund ta b\u00ebjn\u00eb me deputet\u00ebt e ardhsh\u00ebm t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb. Skenari i dyt\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i bashk\u00ebqeverisjes PS-PD, me gjas\u00eb n\u00ebn mask\u00ebn e nj\u00eb qeveri teknike q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb gjoja reformat e m\u00ebdha t\u00eb integrimit, por, n\u00eb fakt, do t\u00eb \u00e7montoj\u00eb reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi. Skenari i tret\u00eb \u00ebsht\u00eb ai i kriz\u00ebs s\u00eb vazhdueshme politike, nga ku partit\u00eb e vjetra do t\u00eb dob\u00ebsohen vrullsh\u00ebm, dhe mbajtja e zgjedhjeve t\u00eb reja. Kjo \u00ebsht\u00eb alternativa q\u00eb do t\u00eb \u00e7oj\u00eb p\u00ebrpara L\u00ebvizja BASHK\u00cb n\u00eb rast t\u00eb mospasjes s\u00eb nj\u00eb shumice t\u00eb qart\u00eb n\u00eb Kuvendin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n<p>\u00c7far\u00eb e d\u00ebmton PS-n\u00eb m\u00eb 11 maj dhe \u00e7far\u00eb e favorizon opozit\u00ebn q\u00eb ajo t\u00eb rikthehet n\u00eb pushtet?<\/p>\n<p>T\u00eb dyja k\u00ebto parti i d\u00ebmton e tashmja ose e shkuara e tyre korruptive. Se \u00e7far\u00eb i favorizon \u00ebsht\u00eb s\u00ebrish korrupsioni, sepse p\u00ebrmes tij k\u00ebto parti kan\u00eb arritur t\u00eb thurin nj\u00eb rrjet\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniesh klienteliste. Se cila syresh do t\u00eb dal\u00eb e para, k\u00ebt\u00eb as mund ta them, as m\u00eb duket me interes ta di. Shqip\u00ebria do t\u00eb shp\u00ebtoj\u00eb vet\u00ebm n\u00ebse dhe kur k\u00ebto parti arkaike do t\u00eb dalin nga skena politike shqiptare.\u201d\/ Gazeta Panorama<\/p>\n<p>Sh\u00ebnim: Disa imazhe gjenden nga interneti, q\u00eb konsiderohen t\u00eb jen\u00eb n\u00eb domenin publik. N\u00ebse dikush pretendon pron\u00ebsin\u00eb, ne do t\u00eb citojm\u00eb autorin, ose, sipas k\u00ebrkes\u00ebs, do t\u00eb heqim menj\u00ebher\u00eb imazhin.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Arlind Qori, kreu i L\u00ebvizja Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb i bindur se n\u00eb zgjedhjet e 11 majit, asnj\u00eb parti nuk do t\u00eb arrij\u00eb t\u00eb marr\u00eb 71 mandate deputet\u00ebsh. Kjo situat\u00eb, sipas tij, hap disa skenar\u00eb t\u00eb mundsh\u00ebm. Ai thot\u00eb p\u00ebr \u201cPanorama\u201d se nj\u00ebri prej tyre \u00ebsht\u00eb se partia q\u00eb del e para nis ofertat p\u00ebr blerje deputet\u00ebsh, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":410890,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413103","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413103","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413103"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413103\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413104,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413103\/revisions\/413104"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/410890"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413103"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413103"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413103"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}