{"id":413177,"date":"2025-03-26T10:28:41","date_gmt":"2025-03-26T09:28:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413177"},"modified":"2025-03-26T10:28:41","modified_gmt":"2025-03-26T09:28:41","slug":"nderhyrja-ne-sistemin-tims-prokuroria-e-tiranes-merr-te-pandehur-ish-drejtorin-e-it-se-ja-akuza-e-ngritur-ndaj-tij","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nderhyrja-ne-sistemin-tims-prokuroria-e-tiranes-merr-te-pandehur-ish-drejtorin-e-it-se-ja-akuza-e-ngritur-ndaj-tij\/","title":{"rendered":"Nd\u00ebrhyrja n\u00eb sistemin TIMS, Prokuroria e Tiran\u00ebs merr t\u00eb pandehur ish-drejtorin e IT-s\u00eb! Ja akuza e ngritur ndaj tij"},"content":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka merr t\u00eb pandehur ish-drejtorin e IT-s\u00eb, Ervin Mu\u00e7a, i cili akuzohet se eksportoi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave TIMS t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit.<\/p>\n<p>Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ervin Mu\u00e7a akuzohet p\u00ebr hyrje t\u00eb autorizuar n\u00eb sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin TIMS.<\/p>\n<p>Organi hetues ka ve\u00e7uar \u00e7\u00ebshtjen dhe po e heton edhe p\u00ebr vepr\u00ebn penale t\u00eb shp\u00ebrdorimit t\u00eb detyr\u00ebs.<\/p>\n<p>Ervin Mu\u00e7a para togave t\u00eb zeza ka mohuar t\u00eb jet\u00eb i p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nd\u00ebrhyrjen n\u00eb sistemin TIMS, duke theksuar se \u00ebsht\u00eb i pafajsh\u00ebm, nd\u00ebrsa ka deklaruar se nuk ka kopjuar asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cJam i pafajsh\u00ebm. Un\u00eb kam kryer detyr\u00ebn, l\u00ebreni drejt\u00ebsin\u00eb t\u00eb veproj\u00eb, nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb shkelje. Nuk kam kopjuar asnj\u00eb t\u00eb dh\u00ebn\u00eb. S\u2019mi ka k\u00ebrkuar askush\u201d, tha ish-drejtori i IT-s\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn e dat\u00ebs 12 Prill 2024.<\/p>\n<p>HETIMET<\/p>\n<p>Nga hetimet e Prokuroris\u00eb ka rezultuar se n\u00eb dat\u00ebn 02 Gusht 2023 n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila ndodhet n\u00eb godin\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit me adres\u00eb Rr. Mine Peza n\u00eb Tiran\u00eb, ka pasur hyrje dhe eksportim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paautorizuara nga Drejtori i Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, Ervin Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>Persona e paautorizuar m\u00ebsohet se jan\u00eb futur n\u00eb godin\u00eb me pin-nin personal t\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr punonj\u00ebsi, i cili nuk ka qen\u00eb prezent.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi i procedimit penal rezulton se, n\u00eb dat\u00ebn 02.08.2023 n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila ndodhet n\u00eb godin\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit me adres\u00eb Rr. Mine Peza n\u00eb Tiran\u00eb, ka pasur hyrje dhe eksportim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paautorizuara nga Drejtori i Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, Ervin Mu\u00e7a. Veprimet jan\u00eb kryer n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, ku persona t\u00eb paautorizuar jan\u00eb futur n\u00eb godin\u00eb me pin-in personal t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi tjet\u00ebr jo prezent, duke ngritur dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr veprime jo korrekte dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin\u201d thuhet nd\u00ebr t\u00eb tjera n\u00eb njoftimin e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n<p>Personi n\u00ebn hetim thot\u00eb prokuroria e Tiran\u00ebs sipas AMP rezulton se n\u00eb dat\u00eb 23 tetor 2007 n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb raportuar si p\u00ebrgjegjes p\u00ebr veprat penale t\u00eb dokumenteve false kryer nga persona privat\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb akti t\u00eb rrem\u00eb,. dhe n\u00eb 9 shtator t\u00eb 2008 shtetasit Ervin Mu\u00e7a i \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimi p\u00ebr refuzimin e rinovimit t\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb marr\u00eb nga shtabi i policis\u00eb n\u00eb Bari.<\/p>\n<p>Gjithashtu prokuroria evidenton se Ervin Mu\u00e7a n\u00eb dokumentet aplikues p\u00ebr pozicionin e DTI n\u00eb policin\u00eb e shtetit nuk ka deklaruar se punonte si k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm i Drejtores s\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs.<\/p>\n<p>******<\/p>\n<p>Denoncimi q\u00eb vuri n\u00eb l\u00ebvizje Drejtorin\u00eb p\u00ebr Hetimin e Krimeve Kibernetike<\/p>\n<p>Emisioni \u201cN\u00eb Sh\u00ebnjest\u00ebr\u201d nga gazetarja Klodiana Lala ka trajtuar nd\u00ebrhyrjen n\u00eb sistemin TIMS q\u00eb shkaktoi reagime t\u00eb shumta p\u00ebrfshir\u00eb edhe at\u00eb t\u00eb ambasad\u00ebs amerikane n\u00eb Tiran\u00eb, duke zbardhur me detaje at\u00eb \u00e7far\u00eb ka ndodhur.<\/p>\n<p>Pjes\u00eb nga dokumentari:<\/p>\n<p>Dhe si t\u00eb mos mjaftonin t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto shkelje, gjithmon\u00eb sipas denoncuesve, drejtori Ervin Mu\u00e7a n\u00eb panik e sip\u00ebr, k\u00ebrkoi t\u00eb fshij\u00eb edhe pamjet filmike t\u00eb kamerave t\u00eb ambienteve t\u00eb Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, me q\u00ebllim q\u00eb t\u00eb mos dalloheshin personat q\u00eb ai kishte marr\u00eb nga jasht\u00eb p\u00ebr t\u00eb eksportuar baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb sistemit TIMS.<\/p>\n<p>\u201cDrejtori Ervin Mu\u00e7a k\u00ebrkoi gjithashtu t\u00eb kontaktoj\u00eb me nxitim personin p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr kamerat e ambienteve ku u krye eksportimi nga personat e panjohur, por p\u00ebr momentin ky person nuk i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur. Kjo q\u00eb ka ndodhur \u00ebsht\u00eb nj\u00eb grabitje e t\u00eb dh\u00ebnave policore nga nj\u00eb person q\u00eb nuk ka as nj\u00eb muaj n\u00eb pun\u00eb, dhe po k\u00ebshtu as certifikat\u00eb sigurie. I em\u00ebruar me fsheht\u00ebsin\u00eb m\u00eb t\u00eb madhe p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb t\u00eb dh\u00ebnat e informacionit sekret policor ashtu si\u00e7 b\u00ebri n\u00eb Tatime. Ku po k\u00ebshtu ky person deri para nj\u00eb muaji ishte drejtor i IT te Kadastra, ku ka vjedhur t\u00eb gjith\u00eb databaz\u00ebn e pasurive hipotekore t\u00eb shqiptar\u00ebve n\u00ebn pretekstin e kadastr\u00ebs dixhitale\u201d, thuhet n\u00eb denoncim.  Ky denoncim vendosi n\u00eb l\u00ebvizje edhe Drejtorin\u00eb p\u00ebr Hetimin e Krimeve Kibernetike, pran\u00eb Departamenti t\u00eb Policis\u00eb Kriminale, n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Ku gjat\u00eb hetimit u mor\u00ebn n\u00eb k\u00ebqyrje edhe kamerat e siguris\u00eb n\u00eb ambientin e Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit n\u00eb rrug\u00ebn \u2018Mine Peza\u2019 n\u00eb Tiran\u00eb, kamera nga ku m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023, u arrit\u00ebn t\u00eb evidentoheshin edhe l\u00ebvizjet e personave t\u00eb jasht\u00ebm q\u00eb futen n\u00eb k\u00ebt\u00eb departament t\u00eb thirrur aty nga drejtori Ervin Mu\u00e7a.<\/p>\n<p>N\u00eb raportin sekret t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore thuhet se nga pamjet filmike ka rezultuar se m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023 n\u00eb or\u00ebn 17:45 n\u00eb Drejtorin\u00eb e Teknologjis\u00eb dhe Informacionit kan\u00eb hyr\u00eb Besjon Tanuzi, Drejtor i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sistemeve, si dhe shtetasi i identifikuar si Klodian Mazari, me detyr\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebs sektori n\u00eb AKSHI, pran\u00eb QKB. N\u00eb institucion ka hyr\u00eb edhe shtetasja Marjana Shehi, e cila nuk \u00ebsht\u00eb punonj\u00ebse pran\u00eb DTI-s\u00eb.  N\u00eb baz\u00eb t\u00eb verifikimeve t\u00eb m\u00ebtejshme, rezulton se k\u00ebta shtetas, kan\u00eb hyr\u00eb n\u00eb ambientet e Drejtoris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, duke p\u00ebrdorur kart\u00ebn hyr\u00ebse t\u00eb nj\u00ebr\u00ebs prej punonj\u00ebsve t\u00eb institucionit. Dhe m\u00eb tej po k\u00ebta persona jan\u00eb par\u00eb t\u00eb futen n\u00eb zyr\u00ebn e specialist\u00ebve p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga aty rreth mesnat\u00ebs.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebqyrja e kamerave t\u00eb siguris\u00eb rezulton se n\u00eb or\u00ebn 23:52 nga zyra kan\u00eb dal\u00eb shtetasi Klodian Mazari dhe A. V. T\u00eb dy jan\u00eb ngjitur n\u00eb katin e dyt\u00eb. N\u00eb or\u00ebn 23:54 nga zyrat e DTI, ka dal\u00eb punonj\u00ebsja A.V dhe m\u00eb pas n\u00eb or\u00ebn 00:19 t\u00eb dat\u00ebs 3 Gusht 2023 kan\u00eb zbritur nga kati i dyt\u00eb dhe dalin jasht\u00eb drejtori i DTI Ervin Mu\u00e7a dhe shtetasi Klodian Mazari\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>P\u00ebr t\u00eb fshehur gjurm\u00ebt apo p\u00ebr arsye t\u00eb tjera, fakt \u00ebsht\u00eb q\u00eb drejtori Ervin Mu\u00e7a p\u00ebr t\u00eb hyr\u00eb e dal\u00eb nga institucioni ka p\u00ebrdorur kart\u00ebn e nj\u00eb prej punonj\u00ebseve t\u00eb tij. Referuar pamjeve filmike t\u00eb kamerave t\u00eb siguris\u00eb, del se Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, Ervin Mu\u00e7a dhe Drejtori i Drejtoris\u00eb s\u00eb Sistemeve DTI, Besjon Tanuzi  kan\u00eb hyr\u00eb dhe kan\u00eb dal\u00eb nga institucioni disa her\u00eb.<\/p>\n<p>\u201cRezulton se Ervin Mu\u00e7a ka dal\u00eb nga institucioni n\u00eb or\u00ebn 23:01. Ai ka p\u00ebrdorur kodin e nj\u00eb vart\u00ebseje t\u00eb tij n\u00eb sistemin e hyrjeve daljeve. 15 minuta m\u00eb von\u00eb, ai ka hyr\u00eb s\u00ebrish n\u00eb institucion duke p\u00ebrdorur kodin e vart\u00ebses. Zyrtarja deklaroi se kodin e hyrjes ia kishte dh\u00ebn\u00eb drejtorit Besjon Tanuzi dhe jo eprorit Ervin Mu\u00e7a\u201d, thuhet n\u00eb dosje.<\/p>\n<p>Nj\u00eb nga element\u00ebt e prov\u00ebs q\u00eb grupi hetues siguroi ishte edhe Hard Disku q\u00eb u p\u00ebrdor p\u00ebr t\u00eb eksportuar materialet nga sistemi TIMS, aty ku edhe u evidentuan edhe gjurm\u00ebt e back up-it t\u00eb kryer n\u00eb Hard Diskun e jasht\u00ebm t\u00eb p\u00ebrdorur nga drejtori Ervin Mu\u00e7a dhe personat q\u00eb ai kishte thirrur n\u00eb ndihm\u00eb si edhe intervalet kohore kur ishte b\u00ebr\u00eb nd\u00ebrhyrja n\u00eb server. P\u00ebr t\u00eb aksesuar n\u00eb server ishte p\u00ebrdorur nj\u00eb kompjuter dhe p\u00ebrmes tij do t\u00eb kopjoheshin t\u00eb dh\u00ebnat n\u00eb Hard Disk.<\/p>\n<p>\u201cNga k\u00ebqyrja e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb serverit t\u00eb sistemit TIMS, rezultoi se ndryshimi i fundit ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 3 Gusht 2023, ora 01:39.  Brenda nj\u00eb dosje ndodheshin tre skedar\u00eb, p\u00ebr t\u00eb cilat ndryshimi i fundit ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023, ora 23:53. N\u00eb  nj\u00eb dosje t\u00eb dyt\u00eb ndodheshin kat\u00ebr skedar\u00eb ku p\u00ebr tre prej tyre ndryshimi i fundit ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023, ora 21:27.Nd\u00ebrsa p\u00ebr skedarin tjet\u00ebr ndryshimi i fundit isht\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 2 Gusht 2023, ora 23:20. N\u00eb nj\u00eb dosje tjet\u00ebr ndodheshin 12 skedar\u00eb ku p\u00ebr 9 prej tyre ndryshimi i fundit ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 3 Gusht 2023, ora 00:31. Nd\u00ebrsa p\u00ebr tre skedar\u00ebt e radh\u00ebs ndryshimi i fundit ishte b\u00ebr\u00eb m\u00eb dat\u00eb 3 Gusht 2023, ora 00:30\u201d, sqarojn\u00eb hetuesit.<\/p>\n<p>Pra sikurse rezulton m\u00eb lart, p\u00ebr or\u00eb me radh\u00eb u hodh\u00ebn t\u00eb dh\u00ebna n\u00eb Hard Disc, p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfunduar nuk e di se ku, por sigurisht k\u00ebto veprime u kryen jo p\u00ebr t\u00eb ruajtur t\u00eb dh\u00ebnat e qytetar\u00ebve, por q\u00ebllimi ishte kriminal.  I intervistuar nga grupi hetues vet\u00eb drejtori i Departamentit t\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Policin\u00eb e Shtetit, Ervin Mu\u00e7a, u justifikua lidhur mbi k\u00ebt\u00eb nd\u00ebrhyrje, se rregullorja ishte e paqart\u00eb. Dhe se nuk ka t\u00eb administruar, rregullore apo procedura standarde p\u00ebr funksionimin e DTI-s\u00eb, si edhe ndonj\u00eb urdh\u00ebr apo material shkresor n\u00eb lidhje me veprimet ne fjal\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb e vetmja akuz\u00eb q\u00eb deri m\u00eb tani r\u00ebndon ndaj tij \u00ebsht\u00eb ajo p\u00ebr veprat penale \u2018Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike\u2019 si dhe \u2018Shp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u2019.<\/p>\n<p>Mesdit\u00ebn e s\u00eb mart\u00ebs, prokuroria njoftoi se Ervin Muca \u00ebsht\u00eb marr\u00eb zyrtarisht person n\u00ebn hetim p\u00ebr vepr\u00ebn penale \u201cHyrja e Paautorizuar Kompjuterike\u201d.<\/p>\n<p>Sikurse ka zbuluar emisioni \u201cN\u00eb Shenj\u00ebst\u00ebr\u201d konfirmohet se \u201cn\u00eb dat\u00eb 02.08.2023 n\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, e cila ndodhet n\u00eb godin\u00ebn e Drejtoris\u00eb s\u00eb Teknologjis\u00eb dhe Informacionit me adres\u00eb Rr. Mine Peza n\u00eb Tiran\u00eb, ka pasur hyrje dhe eksportim t\u00eb t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb paautorizuara nga Drejtori i Teknologjis\u00eb dhe Informacionit, Ervin Mucca. Veprimet jan\u00eb kryer n\u00eb or\u00ebt e vona t\u00eb nat\u00ebs, ku persona t\u00eb paautorizuar jan\u00eb futur n\u00eb godin\u00eb me pin-in personal t\u00eb nj\u00eb punonj\u00ebsi tjet\u00ebr jo prezent, duke ngritur dyshime t\u00eb arsyeshme p\u00ebr veprime jo korrekte dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin.<\/p>\n<p>Prokuroria ka zbuluar faktin se Ervin Mu\u00e7a ka fshehur detaje t\u00eb t\u00eb shkuar\u00ebs s\u00eb tij n\u00eb Itali. \u201cPersoni n\u00ebn hetim, sipas shkres\u00ebs nr. 3041\/1 prot, dat\u00eb 08.01.2024 t\u00eb Agjencis\u00eb s\u00eb Mbik\u00ebqyrjes Policore, rezulton se n\u00eb dat\u00eb 23.10.2007 n\u00eb Itali \u00ebsht\u00eb raportuar si p\u00ebrgjegj\u00ebs p\u00ebr veprat penale t\u00eb dokumenteve false kryer nga persona privat\u00eb dhe p\u00ebrdorimin e nj\u00eb akti t\u00eb rrem\u00eb. N\u00eb dat\u00eb 09.09.2008 shtetasit E. M. i \u00ebsht\u00eb njoftuar vendimi p\u00ebr refuzimin e rinovimit t\u00eb lejes s\u00eb q\u00ebndrimit t\u00eb marr\u00eb nga shtabi i policis\u00eb n\u00eb Bari\u201d.<\/p>\n<p>\u201cNga hetimi procedimit penal nd\u00ebrmjet t\u00eb tjerash, rezulton se personi n\u00ebn hetim \u00ebsht\u00eb k\u00ebshilltar i jasht\u00ebm i Drejtores s\u00eb Agjencis\u00eb Shtet\u00ebrore t\u00eb Kadastr\u00ebs, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb edhe Drejtor i Departamentit p\u00ebr Teknologjin\u00eb dhe Informacionit n\u00eb Policin\u00eb e shtetit. Ligji p\u00ebr policin\u00eb e shtetit, ndalon veprimtari t\u00eb dyta p\u00ebrve\u00e7 m\u00ebsimdh\u00ebnies. Personi n\u00ebn hetim Ervin Mu\u00e7a  nuk e ka deklaruar k\u00ebt\u00eb veprimtari t\u00eb dyt\u00eb n\u00eb dokumentet aplikues p\u00ebr pozicionin e DTI n\u00eb policin\u00eb e shtetit\u201d, p\u00ebrfundon organi i akuz\u00ebs. Hetim q\u00eb gjithsesi mbetet i paplot\u00eb sa koh\u00eb q\u00eb ai vazhdon qet\u00ebsisht detyr\u00ebn dhe ende mbetet e paqart\u00eb arsyeja p\u00ebrse tentoi t\u00eb eksportoj\u00eb baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb policis\u00eb. Dhe n\u00ebse pas tij \u00ebsht\u00eb dikush m\u00eb lart q\u00eb me duart e tij, ishte i interesuar t\u2019i kishte n\u00eb duar k\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna, kaq t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme.\/Gazeta Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria e Tiran\u00ebs ka merr t\u00eb pandehur ish-drejtorin e IT-s\u00eb, Ervin Mu\u00e7a, i cili akuzohet se eksportoi baz\u00ebn e t\u00eb dh\u00ebnave TIMS t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit. Gazetarja Klodiana Lala raporton se Ervin Mu\u00e7a akuzohet p\u00ebr hyrje t\u00eb autorizuar n\u00eb sistemet kompjuterike, rast i lidhur me kopjimin e t\u00eb dh\u00ebnave n\u00eb sistemin TIMS. Organi hetues ka [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413178,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413177","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413177","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413177"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413177\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413180,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413177\/revisions\/413180"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413178"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413177"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413177"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413177"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}