{"id":413191,"date":"2025-03-26T12:54:59","date_gmt":"2025-03-26T11:54:59","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=413191"},"modified":"2025-03-26T12:54:59","modified_gmt":"2025-03-26T11:54:59","slug":"tullumbacja-propagandistike-e-pasaportes-evropiane-qe-rama-ua-premton-me-ngulm-shqiptareve","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/tullumbacja-propagandistike-e-pasaportes-evropiane-qe-rama-ua-premton-me-ngulm-shqiptareve\/","title":{"rendered":"Tullumbacja propagandistike e &#8216;pasaport\u00ebs evropiane&#8217; q\u00eb Rama ua premton me ngulm shqiptar\u00ebve"},"content":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla<\/p>\n<p>Edi Ram\u00ebs iu rr\u00ebzua edhe  kali m\u00eb i fort\u00eb i betej\u00ebs zgjedhore t\u00eb 11 Majit. Sapo i ra g\u00ebnjeshtra, manipulimi dhe propaganda q\u00eb kishte tash 10 dit\u00eb q\u00eb po e endet me kujdes. Evropa i shtyu negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dat\u00eb afati, duke i dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimin e merituar p\u00ebrfitimit t\u00eb tmerrsh\u00ebm elektoral q\u00eb nj\u00eb regjim dhe narkoshtet k\u00ebrkonte t\u00eb merrte n\u00eb kurriz t\u00eb saj. Po si \u00ebsht\u00eb e  mundur at\u00ebher\u00eb q\u00eb u shfry kaq shpejt tullumbacja propagandistike e &#8220;pasaport\u00ebs evropiane&#8221; q\u00eb Edi Rama ua premtoi me ngulm shqiptar\u00ebve p\u00ebr vitin 2027? Kaq miope dhe drit\u00ebshkurt\u00ebr t\u00eb ket\u00eb qen\u00eb nisma e tij me e re, q\u00eb u duk t\u00eb qe nj\u00eb kal\u00eb i fort\u00eb beteje n\u00eb zgjedhjet e ardhshme? Kaq i pa ide t\u00eb jet\u00eb b\u00ebr\u00eb makiavelisti i thekur i pushtetit, sa t\u00eb besoj\u00eb ne g\u00ebnjeshtrat e veta? Edhe po, edhe jo. Prapa k\u00ebsaj zgjedhje t\u00eb Evrop\u00ebs dhe perspektiv\u00ebs  se shqiptar\u00ebve ndaj saj, ka nj\u00eb dometh\u00ebnie m\u00eb t\u00eb thell\u00eb, q\u00eb jo vet\u00ebm opinioni publik, por sidomos opozita duhet ta studioj\u00eb dhe monitoroj\u00eb me shum\u00eb kujdes. E gjitha duket se filloi n\u00eb momentin kur Rama u shpreh se Amerika na la. Askush nuk merrej me Evrop\u00ebn, nga enturazhi i tij, deri at\u00ebher\u00eb, sepse t\u00eb gjitha fijet dhe loj\u00ebrat e n\u00ebndheshme t\u00eb marionetave, qen\u00eb drejtuar nga Trampi.<\/p>\n<p>Me lobist\u00eb, lidhje, e kushedi \u00e7far\u00eb marifetesh mund t\u00eb pjell\u00eb nj\u00eb m\u00ebndje perverse interesash, Rama u p\u00ebrpoq t\u00eb kapej pas nje takimi apo nj\u00eb fotoje me J.D Vance, gj\u00eb q\u00eb nuk e arriti, pasi me Trump kish koh\u00eb q\u00eb i kishte lar\u00eb duart. Kur kjo p\u00ebrpjekje e mundimshme i d\u00ebshtoi, dhe p\u00ebr t\u00eb barazuar me propagand\u00eb humbjen e Amerik\u00ebs, iu kthye Evrop\u00ebs, q\u00eb e kishte sharr\u00eb dhe e kishte telendisur m\u00eb par\u00eb. Po si vall\u00eb gjeti nj\u00eb pik\u00eb takimi t\u00eb till\u00eb kontradiktore? Pika e takimit edhe nj\u00ebher\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb Sorosi me rrjetin e vet t\u00eb fuqish\u00ebm dhe mjaft influencues n\u00eb shum\u00eb shtete te Evrop\u00ebs, e sidomos n\u00eb BE. Burokrat\u00ebt evropian\u00eb q\u00eb po fillojn\u00eb t\u00eb diskreditohen dal\u00ebngadal\u00eb n\u00eb \u00e7do vend, kan\u00eb ende nj\u00eb fuqi t\u00eb konsiderueshme propagande dhe manipulimi. Ishte kjo fuqi reale, arsyeja e sulmit t\u00eb hapur dhe pa kompromis q\u00eb Vance i drejtoi k\u00ebsaj Evrope t\u00eb lidhur ngusht\u00ebsisht me Soros dhe deep state e tij, q\u00eb Trump po mundohet t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb n\u00eb Amerik\u00eb. E gjitha kjo n\u00ebnkupton se kemi t\u00eb b\u00ebjm\u00eb me nj\u00eb fuqi reale, ekzistuese n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta, deri tek von der Leyen, e Macron, q\u00eb synon ti b\u00ebhet kundrapesh\u00eb trumpizmit dhe l\u00ebvizjes s\u00eb tij. Pra, ashtu si\u00e7 kishte e ka dy Amerika, kundra e pro Soros, po nj\u00eblloj ka edhe dy Evropa, t\u00eb ndara n\u00eb dy rryma t\u00eb kund\u00ebrta ideologjike. Dallimi i madh dhe i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Amerik\u00eb, koka e gjarprit Soros u shtyp, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb Evrop\u00eb, p\u00ebr shum\u00eb arsye dhe kushte gjeopolitike, ndikimi i rrjetit t\u00eb tij \u00ebsht\u00eb ende n\u00eb fuqi n\u00eb parlamentin evropian, pavar\u00ebsisht risive pozitive q\u00eb ndodh\u00ebn ne Gjermani.<\/p>\n<p>Ja, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja q\u00eb Rama iu kthye Evrop\u00ebs, sepse shpreson dhe beson n\u00eb nj\u00eb ndihm\u00eb t\u00eb rrjetit t\u00eb Evrop\u00ebs pro Soros, p\u00ebr t\u00eb kaluar lumin e pushtetit, si gjithmon\u00eb me dallavere dhe loj\u00ebra t\u00eb jashtme, si\u00e7 shpiku dhe ideoi, ndihm\u00ebn nga McGonigali, p\u00ebr t\u00eb d\u00ebnuar opozit\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye, demagogjia e &#8221; pasaport\u00ebs evropiane&#8221; nuk duhet marr\u00eb thjesht si propagand\u00eb nga ana e PD. Ajo \u00ebsht\u00eb kok\u00eb e k\u00ebmb\u00eb e till\u00eb, ama n\u00eb thelb zbulon se ku i ka varur shpresat Rama yn\u00eb i shkret\u00eb. Ndaj, e gjith\u00eb fuqia demaskuese dhe p\u00ebrgjegj\u00ebsuese e opozit\u00ebs duhet t\u00eb drejtohet kah organizmave t\u00eb BE, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb luft\u00ebn e vet t\u00eb pam\u00ebshirshme ndaj propagand\u00ebs se  regjimit, me fakte, transparenc\u00eb dhe k\u00ebmb\u00ebngulje. Q\u00eb Evropa e ka ende t\u00eb fort\u00eb indin e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs, e d\u00ebshmon ky vendim i fundit, po nuk duhet harruar se edhe Evropa tjet\u00ebr, n\u00ebn ndikimin e fort\u00eb t\u00eb lobuesve dhe deep state sorosian, arriti t\u00eb shprehte n\u00ebp\u00ebrmjet komisioneres Kos, se Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb shum\u00eb af\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimit. Kjo \u00ebsht\u00eb kontradikta e madhe, kjo \u00ebsht\u00eb thembra e Akilit t\u00eb BE, se si \u00ebsht\u00eb e mundur t\u00eb mb\u00ebshtes\u00eb e favorizoj\u00eb nj\u00eb narko shtet apo nj\u00eb regjim q\u00eb synon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb demokracin\u00eb dhe rotacionin e pushtetit me loj\u00ebra p\u00ebr pushtet. Opozita nuk duhet ta anashkaloj\u00eb k\u00ebt\u00eb retorik\u00eb ramjane, aq m\u00eb tep\u00ebr q\u00eb \u00ebsht\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur shpesh, sidomos n\u00eb aspektin e jasht\u00ebm, raportin e saj me institucionet e BE. Nga ana tjet\u00ebr, s\u00eb brendshmi,  ajo duhet ta luftoj\u00eb n\u00eb terren, tek \u00e7do qytetar, k\u00ebt\u00eb propagand\u00eb perverse q\u00eb prek telat m\u00eb t\u00eb ndjesh\u00ebm t\u00eb shqiptar\u00ebve, tek aspirata e tyre p\u00ebr te qen\u00eb evropian\u00eb t\u00eb dor\u00ebs se par\u00eb.<\/p>\n<p>Deri m\u00eb sot, n\u00eb t\u00eb gjitha zgjedhjet, Rama e akuzonte PD se s\u2019ka program, s\u2019ka organizim, e k\u00ebshtu me radh\u00eb. Mir\u00ebpo, nd\u00ebrsa nj\u00eb program i mir\u00ebfillt\u00eb ndryshimi po shpaloset dita dit\u00ebs nga opozita, \u00e7far\u00eb b\u00ebn  regjimi i tij, thellon propagand\u00ebn e rrem\u00eb t\u00eb pasaport\u00ebs evropiane. Nj\u00eb d\u00ebshmi e qart\u00eb se ai synon t\u00eb kapet pas fijeve t\u00eb rrjetit sorosian, p\u00ebr ta pasur si program, sepse me nj\u00eb program t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb e real nuk mund t\u00eb konkurroj\u00eb. Duhet t\u2019ia heqim k\u00ebt\u00eb arm\u00eb demagogjike, duke luftuar diplomatikisht dhe me t\u00eb gjith\u00eb zgjedh\u00ebsit shqiptar\u00eb, p\u00ebr ti treguar se sa i mjer\u00eb dhe i ngrat\u00eb n\u00eb ide, n\u00eb politik\u00eb dhe n\u00eb vizion \u00ebsht\u00eb PS dhe kryetari i saj.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Ndri\u00e7im Kulla Edi Ram\u00ebs iu rr\u00ebzua edhe kali m\u00eb i fort\u00eb i betej\u00ebs zgjedhore t\u00eb 11 Majit. Sapo i ra g\u00ebnjeshtra, manipulimi dhe propaganda q\u00eb kishte tash 10 dit\u00eb q\u00eb po e endet me kujdes. Evropa i shtyu negociatat me Shqip\u00ebrin\u00eb pa dh\u00ebn\u00eb asnj\u00eb dat\u00eb afati, duke i dh\u00ebn\u00eb d\u00ebnimin e merituar p\u00ebrfitimit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":413192,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-413191","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413191","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=413191"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413191\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":413194,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/413191\/revisions\/413194"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/413192"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=413191"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=413191"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=413191"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}