{"id":415174,"date":"2025-06-02T11:49:32","date_gmt":"2025-06-02T09:49:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415174"},"modified":"2025-06-02T11:49:38","modified_gmt":"2025-06-02T09:49:38","slug":"largohet-nga-levizja-bashke-nje-prej-themeluesve-te-saj-konflikti-me-adriatik-lapajn-na-demtoi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/largohet-nga-levizja-bashke-nje-prej-themeluesve-te-saj-konflikti-me-adriatik-lapajn-na-demtoi\/","title":{"rendered":"Largohet nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb nj\u00eb prej themeluesve t\u00eb saj: Konflikti me Adriatik Lapajn na d\u00ebmtoi"},"content":{"rendered":"\n<p>Aktivisti\u00a0Alban Pira\u00a0ka njoftuar largimin e tij nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb, duke e konsideruar aktin e tij si nj\u00eb \u201ckund\u00ebrshtim politik\u201d ndaj nj\u00eb strukture, q\u00eb sipas tij, nuk l\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr emancipim dhe ndryshim. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjete sociale, Pira, i cili kandidoi n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0shpreh zhg\u00ebnjimin\u00a0p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar dhe drejtuar partia q\u00eb nga themelimi i saj n\u00eb dhjetor 2022.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb Kongresin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb pak se 200 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb punuan me vite p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij projekti nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebto pro\u00e7ese themeluese. Kjo munges\u00eb p\u00ebrfshirjeje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gabim organizativ por reflekton n\u00eb mendimin tim nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: nj\u00eb distanc\u00eb mes elit\u00ebs drejtuese dhe baz\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb aktivist\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve. N\u00ebse kjo sfid\u00eb nuk trajtohet me sinqeritet, L\u00ebvizja Bashk\u00eb rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbyllur, larg realitetit dhe pa forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar sistemin politik ekzistues.,<\/em>&nbsp;shkruan Pira.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai kritikon munges\u00ebn e p\u00ebrfshirjes s\u00eb baz\u00ebs s\u00eb aktivist\u00ebve, dhe funksionimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn ai e quan si \u201cinfantilitet politik dhe amatoriz\u00ebm organizativ\u201d. Pira thekson se fushata zgjedhore ishte e dob\u00ebt, pa strategji t\u00eb qart\u00eb dhe me munges\u00eb p\u00ebrfshirjeje reale t\u00eb kandidat\u00ebve t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNj\u00eb problem thelb\u00ebsor q\u00eb ka Sekretariati i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb infantiliteti politik dhe amatorizmi organizativ, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb funksionimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb. Kjo munges\u00eb pjekurie politike ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb ku demokracia brenda strukturave tona \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cdemokraci me kok\u00eb posht\u00eb\u201d: struktura formale ekziston vet\u00ebm si nj\u00eb fasad\u00eb, nd\u00ebrsa vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme merren nga Sekretariati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb centralizuar.\u201d,<\/em>&nbsp;shton ai.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha thot\u00eb ai, q\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka b\u00ebr\u00eb \u00ebsht\u00eb konflikti i pazgjidhur me Adriatik Lapajn. Sipas tij, edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, L\u00ebvizja Bashk\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim konfrontues ndaj rival\u00ebve t\u00eb rinj, duke p\u00ebrforcuar ndarjet dhe duke dob\u00ebsuar misionin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cKy konflikt, i mbajtur i fshehur n\u00ebn petkun e heshtjes, vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ n\u00eb imazhin publik t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb. Mosp\u00ebrballja me k\u00ebt\u00eb problem dhe mungesa e reflektimit p\u00ebr gabimet e b\u00ebra d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb papjekuri politike dhe nj\u00eb rezistenc\u00eb ndaj vet\u00ebkritik\u00ebs s\u00eb domosdoshme.<\/em>\u201d, shton Pira.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb, kjo fushat\u00eb, ishte reflektim i dob\u00ebsive organizative t\u00eb tyre dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb thelluar politike.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cStrategjia e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019u fokusuar pothuajse ekskluzivisht te lista e mbyllur solli n\u00eb praktik\u00eb djegien politike t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur. Edhe pse formalisht ajo ekzistonte, n\u00eb realitet nuk u trajtua si pjes\u00eb e fushat\u00ebs: nuk pati as strategji p\u00ebr ta aktivizuar, as komunikim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me kandidat\u00ebt, as p\u00ebrfshirje t\u00eb tyre n\u00eb ngjarje apo vendimmarrje.\u201d, thot\u00eb Pira.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke fal\u00ebnderuar 211 votuesit q\u00eb i besuan n\u00eb zgjedhje dhe koleg\u00ebt me t\u00eb cil\u00ebt ka punuar, Pira shprehet i vendosur t\u00eb vazhdoj\u00eb angazhimin e tij politik si individ i lir\u00eb dhe i pavarur, duke q\u00ebndruar besnik si\u00e7 thot\u00eb ai, ndaj vlerave t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, barazis\u00eb dhe emancipimit shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cN\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, ku z\u00ebri kritik shtypet dhe ndryshimi sabotohet nga brenda, largimi im nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje por akt politik kund\u00ebrshtimi ndaj nj\u00eb strukture q\u00eb nuk l\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr emancipim t\u00eb brendsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, un\u00eb do t\u00eb vazhdoj angazhimin tim si nj\u00eb njeri i lir\u00eb dhe i pavarur duke q\u00ebndruar besnik ndaj idealeve t\u00eb barazis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe emancipimit shoq\u00ebror.\u201d,<\/em>&nbsp;thot\u00eb mes t\u00eb tjerash ai.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Udh\u00ebtim n\u00ebp\u00ebr shtigjet e t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs\u2026 pse po largohem nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Pjesa e par\u00eb e k\u00ebtij shkrimi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrmbledhje e shkurt\u00ebr historike e Organizat\u00ebs Politike, L\u00ebvizjes \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d dhe L\u00ebvizjes \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d nga k\u00ebndv\u00ebshtrimi im si aktivist i angazhuar n\u00eb secilin prej k\u00ebtyre grupimeve. Nd\u00ebrsa pjesa e dyt\u00eb p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb analiz\u00eb kritike t\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebson sot L\u00ebvizja Bashk\u00eb dhe realitetit kompleks q\u00eb e rrethon at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vjesht\u00ebn e vitit 2011, un\u00eb bashk\u00eb me disa shok\u00eb dhe shoqe t\u00eb deg\u00ebs s\u00eb Shkencave Politike filluam t\u00eb marrim pjes\u00eb n\u00eb takimet e nj\u00eb grupi t\u00eb quajtur Organizata Politike. Kjo organizat\u00eb ishte nj\u00eb hap\u00ebsir\u00eb ku ne shkuam p\u00ebr t\u00eb kuptuar m\u00eb mir\u00eb rrethanat politike dhe p\u00ebr t\u00eb zhvilluar nj\u00eb strategji angazhimi politik jasht\u00eb kornizave tradicionale. N\u00eb k\u00ebt\u00eb mjedis gjet\u00ebm figura t\u00eb ndryshme si Arlind Qori, Leart Kola, Deni Sanxhaku, Redi Muci, Jani Marka dhe shum\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr disa koh\u00eb luajt\u00ebn nj\u00eb rol n\u00eb zhvillimin e ides\u00eb s\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2013, pas zgjedhjeve parlamentare, disa prej an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb Organizat\u00ebs Politike u larguan, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb \u2013 si Deni, Jani, Arlindi dhe Redi \u2013 vazhduan rrug\u00ebn e angazhimit politik brenda Organizat\u00ebs Politike. Nga viti 2011 deri n\u00eb vitin 2018, kauza studentore ishte i vetmi angazhim politik real i k\u00ebsaj organizate. Gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe, veprimtaria e saj u p\u00ebrqendrua pothuajse ekskluzivisht n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet e arsimit t\u00eb lart\u00eb dhe n\u00eb nd\u00ebrmjet\u00ebsimim e organizimit t\u00eb student\u00ebve p\u00ebrmes L\u00ebvizjes \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d dhe L\u00ebvizjes \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d te L\u00ebvizja \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d \u2013 nj\u00eb vazhdim\u00ebsi e t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebs rezistenc\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga fundi i vitit 2011, n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb t\u00eb r\u00ebnduar p\u00ebr student\u00ebt, nisi t\u00eb marr\u00eb form\u00eb nj\u00eb revolt\u00eb e re brenda ambienteve universitare. Ajo nisi me pak\u00ebnaq\u00ebsit\u00eb ndaj detyrimit p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb provimin TOEFL dhe kund\u00ebr stazheve t\u00eb detyruara dhe t\u00eb papaguara p\u00ebr disa deg\u00eb studimi. Pik\u00ebrisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb kontekst, nj\u00eb grup student\u00ebsh t\u00eb Shkencave Politike nis\u00ebm nj\u00eb aksion simbolik duke ngjitur flet\u00eb me mbishkrimin \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d n\u00eb muret e fakultetit. Ky akt sh\u00ebnoi fillimin e nj\u00eb l\u00ebvizjeje q\u00eb do t\u00eb shtrihej m\u00eb tej n\u00eb fakultete t\u00eb tjera dhe do t\u00eb konsolidohej si nj\u00eb organizim studentor me q\u00ebllim mbrojtjen e arsimit t\u00eb lart\u00eb publik dhe t\u00eb drejtave studentore.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d ishte nj\u00eb reagim i par\u00eb i artikuluar ndaj tentativave p\u00ebr komercializimin e universitetit. Ajo nd\u00ebrtoi nj\u00eb frym\u00eb solidariteti dhe nd\u00ebrgjegj\u00ebsimi mes student\u00ebve, duke krijuar nj\u00eb b\u00ebrtham\u00eb aktivizmi q\u00eb zgjati deri n\u00eb vitin 2013. N\u00eb mesin e atij viti, p\u00ebr shkak t\u00eb tensioneve t\u00eb brendshme dhe debateve mbi drejtimin dhe strategjit\u00eb e veprimit, nj\u00eb pjes\u00eb e k\u00ebtij grupi vendosi t\u00eb rifilloj\u00eb pun\u00ebn n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re, duke themeluar L\u00ebvizjen \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo l\u00ebvizje e re, ndon\u00ebse me nj\u00eb em\u00ebr t\u00eb ndrysh\u00ebm, vijoi n\u00eb t\u00eb nj\u00ebjtin drejtim thelb\u00ebsor si pararend\u00ebsja e saj: mbrojtjen e arsimit publik dhe nd\u00ebrtimin e nj\u00eb universiteti si hap\u00ebsir\u00eb demokratike. Me nj\u00eb strategji m\u00eb t\u00eb strukturuar dhe me p\u00ebrvoja t\u00eb grumbulluara nga faza e m\u00ebparshme, \u201cL\u00ebvizja p\u00ebr Universitetin\u201d organizoi protesta, aksione simbolike, diskutime publike dhe nd\u00ebrhyrje t\u00eb q\u00ebndrueshme n\u00eb jet\u00ebn akademike. Ajo arriti t\u00eb krijoj\u00eb nj\u00eb rrjet aktivist\u00ebsh dhe t\u00eb luaj\u00eb rol ky\u00e7 n\u00eb rritjen e nd\u00ebrgjegjes studentore, duke ushqyer nj\u00eb kultur\u00eb rezistence q\u00eb kulmoi me protestat masive t\u00eb dhjetorit 2018.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga fillimi, as L\u00ebvizja \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201c dhe as L\u00ebvizja \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d n\u00eb fakt nuk funksionuan si entitete t\u00eb pavarura pavar\u00ebsisht se roli i Organizat\u00ebs Politike n\u00eb fillim ishte vet\u00ebm nd\u00ebrmjet\u00ebsues. T\u00eb dyja u p\u00ebrdor\u00ebn eventualisht si instrumenta t\u00eb Organizat\u00ebs Politike p\u00ebr t\u00eb shtrir\u00eb influenc\u00ebn n\u00eb fush\u00ebn e aktivizmit studentor sipas konceptit t\u00eb Gramshit p\u00ebr shtritjen e hegjemonis\u00eb p\u00ebrmes kontrollit ideologjik dhe kulturor, duke form\u00ebsuar m\u00ebnyr\u00ebn e t\u00eb menduarit dhe vepruarit t\u00eb grupeve shoq\u00ebrore. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuad\u00ebr, Organizata Politike i p\u00ebrdori k\u00ebto l\u00ebvizje si mjete p\u00ebr t\u00eb zgjeruar ndikimin e vet dhe p\u00ebr t\u00eb konsoliduar pozicionin politik brenda universiteteve dhe mes student\u00ebve. Megjithat\u00eb, ky ndikim nuk erdhi pa debate t\u00eb brendshme. Kontrolli dhe ndikimi i Organizat\u00ebs Politike brenda k\u00ebtyre l\u00ebvizjeve \u00e7uan n\u00eb mosmarr\u00ebveshje mbi drejtimin dhe strategjin\u00eb e tyre, t\u00eb cilat shkaktuan largimin e disa aktivist\u00ebve q\u00eb kritikonin hegjemonin\u00eb e organizat\u00ebs brenda l\u00ebvizjes studentore.<\/p>\n\n\n\n<p>Me zbehjen e protestave t\u00eb m\u00ebdha studentore t\u00eb vitit 2018 Organizata Politike ndali praktikisht \u00e7do aktivitet t\u00eb organizimit studentor, duke e reduktuar angazhimin n\u00eb mesazhe por pa veprime konkrete n\u00eb terren. Fokusin e kaloi te kauza pun\u00ebtore, duke u p\u00ebrqendruar n\u00eb nd\u00ebrtimin e sindikatave n\u00eb sektor\u00eb t\u00eb v\u00ebshtir\u00eb si Bulqiza, Ballshi dhe Call Center-at. Megjithat\u00eb, p\u00ebrpjekjet p\u00ebr t\u00eb ngritur nj\u00eb l\u00ebvizje sindikaliste u p\u00ebrball\u00ebn me sfida t\u00eb m\u00ebdha: kryetar\u00ebt e sindikatave u pushuan nga puna, nd\u00ebrsa Organizata Politike nuk dispononte infrastruktur\u00ebn dhe burimet e nevojshme p\u00ebr t\u2019u ofruar mbrojtje dhe siguri efektive atyre q\u00eb p\u00ebrballeshin me presionin e pun\u00ebdh\u00ebn\u00ebsve dhe shtetit. Si pasoj\u00eb, k\u00ebto goditje dhe mungesa mb\u00ebshtetjes soll\u00ebn rr\u00ebzimin e sindikatave t\u00eb ngritura dhe rrug\u00ebs sindikaliste q\u00eb u nis, duke sh\u00ebnuar nj\u00eb humbje t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr organizimin pun\u00ebtor n\u00eb vend.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vitin 2021, Organizata Politike nd\u00ebrmori p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb zgjedhjet elektorale, duke mb\u00ebshtetur kandidatur\u00ebn e minatorit Elton Debreshi si i pavarur n\u00eb Dib\u00ebr. Ishte nj\u00eb moment simbolik: nj\u00eb pun\u00ebtor i n\u00ebntok\u00ebs sfidonte sistemin politik nga vet\u00eb zemra e nj\u00eb prej rajoneve m\u00eb t\u00eb margjinalizuara t\u00eb vendit. Kandidatura e tij mish\u00ebronte aspirat\u00ebn p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nj\u00eb politik\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb dal\u00eb nga posht\u00eb, nga vet\u00eb njer\u00ebzit q\u00eb p\u00ebrballen p\u00ebrdit\u00eb me padrejt\u00ebsin\u00eb dhe pasigurin\u00eb. Megjithat\u00eb, pavar\u00ebsisht jehon\u00ebs fillestare dhe p\u00ebrfshirjes s\u00eb sinqert\u00eb t\u00eb dhjetra aktivist\u00ebve, rezultati ishte zhg\u00ebnjyes. Fushata hasi n\u00eb kufijt\u00eb real\u00eb t\u00eb nj\u00eb strukture pa rrjet mb\u00ebshtet\u00ebs, pa burime dhe pa infrastruktur\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrballonte makinerin\u00eb e partive t\u00eb m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrtej rezultatit konkret, ajo p\u00ebrvoj\u00eb sh\u00ebnoi nj\u00eb pik\u00eb kthese: zbuloi qart\u00eb sa i thell\u00eb ishte hendeku mes d\u00ebshir\u00ebs p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsim autentik dhe mund\u00ebsis\u00eb reale p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb organizim politik t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm t\u00eb klas\u00ebs pun\u00ebtore. Shpresa p\u00ebr nj\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsim elektoral t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve u godit r\u00ebnd\u00eb, duke l\u00ebn\u00eb pas vetes m\u00eb shum\u00eb pyetje sesa p\u00ebrgjigje mbi strategjin\u00eb, format dhe rrug\u00ebs q\u00eb duhej ndjekur p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb alternativ\u00eb politike t\u00eb s\u00eb majt\u00ebs reale n\u00eb Shqip\u00ebri. Si pasoj\u00eb e k\u00ebtyre zhg\u00ebnjimeve dhe debateve t\u00eb brendshme mbi vlefshm\u00ebrin\u00eb e p\u00ebrkushtimit ndaj kauz\u00ebs pun\u00ebtore nga ana e Organizata Politike ndodhi edhe largimi i nj\u00eb grupi aktivist\u00ebsh q\u00eb nuk ishin dakord me vazhdimin e rrug\u00ebs sindikaliste t\u00eb organizat\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga \u201cUniversiteti n\u00eb Rrezik\u201d, p\u00ebrgjat\u00eb viteve t\u00eb L\u00ebvizjes \u201cP\u00ebr Universitetin\u201d dhe deri te kthesa sindikaliste e Organizat\u00ebs Politike, jan\u00eb larguar dhjet\u00ebra figura ky\u00e7e \u2014 aktivist\u00eb q\u00eb i dhan\u00eb identitet, energji dhe drejtim k\u00ebtyre fazave t\u00eb ndryshme t\u00eb angazhimit. K\u00ebto largime nuk ishin thjesht pasoj\u00eb e lodhjes apo kalimit n\u00eb etapa t\u00eb reja jet\u00ebsore t\u00eb k\u00ebtyre njer\u00ebzve por kryesisht rezultat i p\u00ebrplasjeve t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura mbi drejtimin strategjik, rolin e hegjemonis\u00eb n\u00eb organizim dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb reflektimi t\u00eb ndersh\u00ebm kolektiv mbi d\u00ebshtimet dhe kufizimet e akumuluara nd\u00ebr vite. Shum\u00eb prej tyre lan\u00eb pas jo vet\u00ebm nj\u00eb boshll\u00ebk numerik por edhe nj\u00eb zbraz\u00ebti t\u00eb thell\u00eb politike e intelektuale. Ky zbraz\u00ebtim i vazhduesh\u00ebm \u00ebsht\u00eb d\u00ebshmia m\u00eb e qart\u00eb se kriza nuk ka qen\u00eb thjesht personale apo kontingjente por strukturore \u2014 nj\u00eb kriz\u00eb e modeleve t\u00eb organizimit dhe e kuptimeve t\u00eb vet\u00eb angazhimit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizja Bashk\u00eb \u2013 E reja q\u00eb nuk po lind!<\/p>\n\n\n\n<p>L\u00ebvizja Bashk\u00eb u themelua n\u00eb Dhjetor 2022, n\u00eb Kongresin e par\u00eb ku u formalizua transformimi nga organizat\u00eb politike n\u00eb parti. N\u00eb Kongresin e par\u00eb dhe t\u00eb dyt\u00eb mor\u00ebn pjes\u00eb m\u00eb pak se 200 an\u00ebtar\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shum\u00eb prej atyre q\u00eb punuan me vite p\u00ebr nd\u00ebrtimin e k\u00ebtij projekti nuk u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb k\u00ebto pro\u00e7ese themeluese. Kjo munges\u00eb p\u00ebrfshirjeje nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb gabim organizativ por reflekton n\u00eb mendimin tim nj\u00eb problem m\u00eb t\u00eb thell\u00eb: nj\u00eb distanc\u00eb mes elit\u00ebs drejtuese dhe baz\u00ebs s\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb aktivist\u00ebve dhe mb\u00ebshtet\u00ebsve. N\u00ebse kjo sfid\u00eb nuk trajtohet me sinqeritet, L\u00ebvizja Bashk\u00eb rrezikon t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb struktur\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb mbyllur, larg realitetit dhe pa forc\u00ebn e v\u00ebrtet\u00eb p\u00ebr t\u00eb sfiduar sistemin politik ekzistues.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb L\u00ebvizjen Bashk\u00eb p\u00ebrgjat\u00eb nj\u00eb viti kam mbajtur pozicionin e drejtuesit t\u00eb diaspor\u00ebs, ku kam pasur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb p\u00ebr organizimin dhe koordinimin e an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb jasht\u00eb vendit. Pun\u00ebn time e kam nisur me nj\u00eb databaz\u00eb t\u00eb vog\u00ebl an\u00ebtar\u00ebsh dhe p\u00ebrmes angazhimit t\u00eb p\u00ebrditsh\u00ebm dhe bashk\u00ebpunimit me an\u00ebtar\u00eb t\u00eb tjer\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, kjo databaz\u00eb u zgjerua n\u00eb mbi 1000 an\u00ebtar\u00eb deri para zgjedhjeve te 11 Majit. Ky rezultat \u00ebsht\u00eb arritur p\u00ebrmes nj\u00eb pune sistematike organizative, metodave fleksibile te koordinimit si dhe decentralizimit t\u00eb struktur\u00ebs, duke marr\u00eb si shembull t\u00eb mir\u00eb vet\u00ebfunksionimin e baz\u00ebs organizative n\u00eb Itali. Fal\u00eb kontributit te an\u00ebtar\u00ebsis\u00eb n\u00eb diaspor\u00eb, L\u00ebvizja Bashk\u00eb arriti t\u00eb mbledh\u00eb fonde t\u00eb konsiderueshme por edhe t\u00eb siguroj\u00eb 4346 vota n\u00eb zgjedhjet e fundit, duke d\u00ebshmuar potencialin e madh t\u00eb angazhimit politik jasht\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb nje viti e gjys\u00ebm q\u00eb kam qen\u00eb an\u00ebtar i Sekretariatit t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, kam mbajtur nj\u00eb q\u00ebndrim kritik dhe konstruktiv ndaj m\u00ebnyr\u00ebs s\u00eb organizimit t\u00eb strukturave tona. Kam qen\u00eb gjithmon\u00eb k\u00ebrkues n\u00eb lidhje me p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb dhe llogaridh\u00ebnien brenda partis\u00eb, duke theksuar nevoj\u00ebn p\u00ebr transparenc\u00eb dhe pun\u00eb konkrete politike. N\u00eb \u00e7do mbledhje kam shprehur pak\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb thella p\u00ebr munges\u00ebn e rezultateve konkrete dhe p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po funksiononin strukturat, duke k\u00ebrkuar vazhdimisht ndryshime dhe p\u00ebrmir\u00ebsime q\u00eb do t\u00eb mund\u00ebsonin nj\u00eb performanc\u00eb m\u00eb efikase dhe m\u00eb t\u00eb p\u00ebrqendruar te puna politike. Q\u00ebndrimi im kritik ka synuar gjithnj\u00eb q\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb t\u00eb kalonte nga organizimi formal drejt\u00eb nj\u00eb force politike me ndikim real n\u00eb shoq\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb problem thelb\u00ebsor q\u00eb ka Sekretariati i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb \u00ebsht\u00eb infantiliteti politik dhe amatorizmi organizativ, gj\u00eb q\u00eb ka ndikuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb n\u00eb funksionimin e p\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb partis\u00eb. Kjo munges\u00eb pjekurie politike ka krijuar nj\u00eb situat\u00eb ku demokracia brenda strukturave tona \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb nj\u00eb \u201cdemokraci me kok\u00eb posht\u00eb\u201d: struktura formale ekziston vet\u00ebm si nj\u00eb fasad\u00eb, nd\u00ebrsa vendimet e r\u00ebnd\u00ebsishme merren nga Sekretariati n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb centralizuar. P\u00ebr pasoj\u00eb, kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb defi\u00e7it organizativ t\u00eb konsideruesh\u00ebm dhe nj\u00eb demotivim t\u00eb duksh\u00ebm n\u00eb radh\u00ebt e baz\u00ebs, e cila shpesh nuk ka ndjer\u00eb asnj\u00eb p\u00ebrfshirje reale n\u00eb pro\u00e7eset vendimmarr\u00ebse. Kjo dinamik\u00eb jo vet\u00ebm q\u00eb ka penguar zhvillimin dhe konsolidimin e organizimit ton\u00eb por edhe ka ngritur pik\u00ebpyetje tek an\u00ebtar\u00ebt p\u00ebr vlerat demokratike q\u00eb duhet t\u00eb na udh\u00ebheqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Paaft\u00ebsia jon\u00eb p\u00ebr t\u00eb identifikuar qart\u00eb ku dhe si t\u00eb p\u00ebrqendrojm\u00eb burimet dhe njer\u00ebzit q\u00eb kishim n\u00eb dispozicion gjat\u00eb fushat\u00ebs, krijoi nj\u00eb kaos organizativ q\u00eb ishte m\u00eb shum\u00eb d\u00ebm sesa p\u00ebrfitim. N\u00eb vend q\u00eb strukturat drejtuese t\u00eb sh\u00ebrbenin si shtylla kryesore t\u00eb organizimit lokal dhe mobilizimit n\u00eb terren, ato u reduktuan n\u00eb thjesht pjes\u00ebmarr\u00ebs pasiv\u00eb n\u00eb nj\u00eb num\u00ebr takimesh pa strategji t\u00eb qart\u00eb dhe pa p\u00ebrgjegj\u00ebsi konkrete. Kjo situat\u00eb \u00e7oi n\u00eb nj\u00eb shp\u00ebrndarje t\u00eb pakuptimt\u00eb t\u00eb energjis\u00eb dhe burimeve tona, duke dob\u00ebsuar ndikimin ton\u00eb n\u00eb terren dhe duke krijuar nj\u00eb atmosfer\u00eb konfuzioni dhe mosbesimi brenda strukturave. N\u00eb vend q\u00eb t\u00eb ishin motor i ndryshimit dhe grumbullues i votave, drejtuesit u b\u00ebn\u00eb thjesht d\u00ebshmitar\u00eb t\u00eb nj\u00eb pro\u00e7esi q\u00eb nuk u nd\u00ebrtua me mendje t\u00eb qart\u00eb dhe strategji t\u00eb konsoliduar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb nga gabimet m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha dhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme q\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb ka b\u00ebr\u00eb dhe q\u00eb fatkeq\u00ebsisht nuk \u00ebsht\u00eb pranuar kurr\u00eb si i till\u00eb, \u00ebsht\u00eb konflikti i pazgjidhur me Adriatik Lapajn. Ky konflikt, i mbajtur i fshehur n\u00ebn petkun e heshtjes, vazhdon t\u00eb ket\u00eb ndikim negativ n\u00eb imazhin publik t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb. Mosp\u00ebrballja me k\u00ebt\u00eb problem dhe mungesa e reflektimit p\u00ebr gabimet e b\u00ebra d\u00ebshmojn\u00eb nj\u00eb papjekuri politike dhe nj\u00eb rezistenc\u00eb ndaj vet\u00ebkritik\u00ebs s\u00eb domosdoshme. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, edhe pas p\u00ebrfundimit t\u00eb zgjedhjeve, L\u00ebvizja Bashk\u00eb vazhdon t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb q\u00ebndrim t\u00eb ngurt\u00eb dhe konfrontues ndaj rival\u00ebve t\u00eb rinj, duke p\u00ebrforcuar ndarjet dhe duke p\u00ebrcjell\u00eb mesazhe q\u00eb dob\u00ebsojn\u00eb misionin ton\u00eb. Ky q\u00ebndrim reflekton nj\u00eb mbivendosje t\u00eb interesave t\u00eb ngushta partiake mbi nevoj\u00ebn p\u00ebr ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb n\u00eb vend, duke d\u00ebshmuar se edhe brenda politik\u00ebs son\u00eb t\u00eb brendshme dominon lufta p\u00ebr pozicione dhe egoja, n\u00eb vend t\u00eb nd\u00ebrtimit t\u00eb nj\u00eb projekti politik serioz dhe transformues.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb munges\u00eb t\u00eb strukturave t\u00eb q\u00ebndrueshme dhe t\u00eb organizuara fushata e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u mb\u00ebshtet kryesisht n\u00eb frym\u00ebn dhe entuziazmin e an\u00ebtar\u00ebve. Edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb drejtim, n\u00eb vend q\u00eb t\u00eb nxirrnim n\u00eb pah vlerat dhe potencialin ton\u00eb, fokusi u vendos tek sulmet ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik dhe rival\u00ebve t\u00eb rinj, duke u p\u00ebrqendruar m\u00eb shum\u00eb tek kritika e t\u00eb tjer\u00ebve dhe jo n\u00eb ofert\u00ebn pozitive p\u00ebr ndryshim. Kjo qasje b\u00ebri q\u00eb n\u00eb thelb ne t\u00eb terhiqnim n\u00eb mase t\u00eb madhe votuesit e mllefosur dhe t\u00eb pak\u00ebnaqur, t\u00eb cil\u00ebt ishin t\u00eb gatsh\u00ebm t\u00eb votonin kund\u00ebr sistemit aktual por jo domosdoshm\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00eb vizion konstruktiv dhe t\u00eb ardhme t\u00eb qart\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, n\u00eb k\u00ebto zgjedhje u provua se L\u00ebvizja Bashk\u00eb nuk arriti t\u00eb b\u00ebhej forca q\u00eb do t\u00eb \u201cg\u00ebrryente\u201d Partin\u00eb Socialiste apo q\u00eb do t\u00eb siguronte nj\u00eb alternativ\u00eb t\u00eb fort\u00eb politike; ne akoma nuk e dim\u00eb me sakt\u00ebsi se kush na votoi dhe p\u00ebrse. P\u00ebr mua kjo fushat\u00eb ishte reflektim i dob\u00ebsive tona organizative dhe munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb strategjie t\u00eb thelluar dhe t\u00eb konsoliduar politike.<\/p>\n\n\n\n<p>Strategjia e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb p\u00ebr t\u2019u fokusuar pothuajse ekskluzivisht te lista e mbyllur solli n\u00eb praktik\u00eb djegien politike t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur. Edhe pse formalisht ajo ekzistonte, n\u00eb realitet nuk u trajtua si pjes\u00eb e fushat\u00ebs: nuk pati as strategji p\u00ebr ta aktivizuar, as komunikim t\u00eb q\u00ebndruesh\u00ebm me kandidat\u00ebt, as p\u00ebrfshirje t\u00eb tyre n\u00eb ngjarje apo vendimmarrje. Pjesa d\u00ebrrmuese e kandidat\u00ebve t\u00eb list\u00ebs s\u00eb hapur u lan\u00eb n\u00eb heshtje dhe u injoruan, duke u p\u00ebrjashtuar de facto nga fushata. Vet\u00ebm 40-50 kandidat\u00eb mor\u00ebn rol aktiv n\u00eb terren, nd\u00ebrsa shumica u lan\u00eb jasht\u00eb nj\u00eb pro\u00e7esi q\u00eb duhej t\u00eb ishte p\u00ebrfshir\u00ebs dhe mobilizues. Nd\u00ebrkoh\u00eb, subjekte t\u00eb tjera q\u00eb dogj\u00ebn vet\u00ebm nj\u00eb t\u00eb tret\u00ebn e list\u00ebs arrit\u00ebn t\u00eb krijojn\u00eb nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb brendshme q\u00eb i mobilizoi kandidat\u00ebt p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar vot\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb rritur pranin\u00eb n\u00eb komunitet. Ky d\u00ebshtim i L\u00ebvizjes Bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb strategji reale rreth list\u00ebs s\u00eb hapur nuk ishte teknik, por politik \u2014 sepse n\u00eb thelb d\u00ebrgoi nj\u00eb sinjal p\u00ebr munges\u00ebn e besimit ndaj baz\u00ebs dhe paaft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ekip t\u00eb gjer\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsues.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur un\u00eb kam propozuar sloganin \u201cE reja po lind\u201d n\u00eb K\u00ebshillin Koordinues, nuk e kam menduar thjesht si nj\u00eb mjet elektoral por si nj\u00eb thirrje politike p\u00ebr lindjen e nj\u00eb epoke t\u00eb re \u2013 nj\u00eb moment q\u00eb i ftonte t\u00eb gjitha alternativat q\u00eb sfidojn\u00eb sistemin e vjet\u00ebr dhe partit\u00eb e vjetra ta ndanin bashk\u00eb k\u00ebt\u00eb horizont ndryshimi. Slogani synonte t\u00eb p\u00ebrfshinte, jo t\u00eb p\u00ebrjashtonte. Por ky slogan hasi n\u00eb rezistenc\u00eb nga vet\u00eb L\u00ebvizja Bashk\u00eb, pik\u00ebrisht p\u00ebr shkak t\u00eb nj\u00eb ndjenje t\u00eb thell\u00eb ekskluziviteti q\u00eb karakterizon k\u00ebt\u00eb forc\u00eb politike \u2013 nj\u00eb prirje p\u00ebr ta p\u00ebrvet\u00ebsuar \u00e7do shpres\u00eb t\u00eb re dhe \u00e7do gjuh\u00eb ndryshimi vet\u00ebm p\u00ebr vete. Kjo u b\u00eb e dukshme gjat\u00eb fushat\u00ebs, ku \u201cE reja po lind\u201d u kthye n\u00eb nj\u00eb pron\u00ebsi simbolike t\u00eb L\u00ebvizjes Bashk\u00eb dhe jo si nj\u00eb ftes\u00eb e hapur p\u00ebr gjith\u00eb ata q\u00eb e sfidojn\u00eb rendin aktual. P\u00ebr mua, \u201cE reja\u201d nuk ka vet\u00ebm nj\u00eb em\u00ebr apo nj\u00eb fytyr\u00eb t\u00eb vetme. Ajo p\u00ebrb\u00ebhet nga shum\u00eb emra dhe fytyra t\u00eb ndryshme \u2014 t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb nj\u00eb ndryshim t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb dhe t\u00eb thell\u00eb n\u00eb sistemin ton\u00eb. \u201cE reja\u201d \u00ebsht\u00eb thirrja p\u00ebr nj\u00eb epok\u00eb t\u00eb re, ku nuk dominon nj\u00eb subjekt i vet\u00ebm, por ku bashk\u00ebjetojn\u00eb dhe bashk\u00ebpunojn\u00eb alternativa t\u00eb shumta q\u00eb sfidojn\u00eb rr\u00ebnj\u00ebsisht sistemin e vjet\u00ebr dhe partit\u00eb tradicionale.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb gjitha arsyet e m\u00ebsip\u00ebrme, dhe duke njohur thell\u00ebsisht struktur\u00ebn e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb p\u00ebr mua se ndryshimi \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pothuajse i pamundur. Ata q\u00eb duhet t\u00eb ishin t\u00eb par\u00ebt n\u00eb procesin e reflektimit dhe hapjes, jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb e mbrojn\u00eb m\u00eb me fanatiz\u00ebm gjendjen ekzistuese. Kjo ka prodhuar nj\u00eb kultur\u00eb mbylljeje, p\u00ebrjashtimi dhe vet\u00ebmbrojtjeje, ku \u00e7do kritik\u00eb p\u00ebrjetohet si rrezik dhe jo si mund\u00ebsi politike. N\u00eb k\u00ebt\u00eb klim\u00eb, ku z\u00ebri kritik shtypet dhe ndryshimi sabotohet nga brenda, largimi im nuk \u00ebsht\u00eb dor\u00ebheqje por akt politik kund\u00ebrshtimi ndaj nj\u00eb strukture q\u00eb nuk l\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr emancipim t\u00eb brendsh\u00ebm. Megjithat\u00eb, un\u00eb do t\u00eb vazhdoj angazhimin tim si nj\u00eb njeri i lir\u00eb dhe i pavarur duke q\u00ebndruar besnik ndaj idealeve t\u00eb barazis\u00eb, drejt\u00ebsis\u00eb dhe emancipimit shoq\u00ebror.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mbyllje dua t\u00eb falenderoj nga zemra ata 211 njer\u00ebz q\u00eb m\u00eb besuan vot\u00ebn n\u00eb k\u00ebto zgjedhje dhe t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebt e L\u00ebvizjes Bashk\u00eb, me t\u00eb cil\u00ebt pat\u00ebm mund\u00ebsin\u00eb t\u00eb ecim n\u00eb k\u00ebt\u00eb rrug\u00ebtim plot sfida dhe shpres\u00eb. N\u00eb frym\u00ebn e k\u00ebtij p\u00ebrkushtimi t\u00eb p\u00ebrbashk\u00ebt, m\u00eb kujtohen fjal\u00ebt e Bertolt Brecht-it: \u201cNuk mjafton q\u00eb e mira t\u00eb jet\u00eb e mir\u00eb, ajo duhet t\u00eb jet\u00eb edhe e fort\u00eb.\u201d Kjo \u00ebsht\u00eb thirrja q\u00eb na sfidon t\u00eb mos dor\u00ebzohemi, t\u00eb luftojm\u00eb me guxim dhe pasion p\u00ebr nj\u00eb t\u00eb ardhme ku ndryshimi nuk \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm \u00ebnd\u00ebrr por nj\u00eb realitet i pamohuesh\u00ebm.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aktivisti\u00a0Alban Pira\u00a0ka njoftuar largimin e tij nga L\u00ebvizja Bashk\u00eb, duke e konsideruar aktin e tij si nj\u00eb \u201ckund\u00ebrshtim politik\u201d ndaj nj\u00eb strukture, q\u00eb sipas tij, nuk l\u00eb m\u00eb hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr emancipim dhe ndryshim. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb n\u00eb rrjete sociale, Pira, i cili kandidoi n\u00eb list\u00ebn e hapur t\u00eb Tiran\u00ebs,\u00a0shpreh zhg\u00ebnjimin\u00a0p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415175,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415174","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415174","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415174"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415174\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415176,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415174\/revisions\/415176"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415175"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415174"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415174"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415174"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}