{"id":415391,"date":"2025-06-12T13:27:16","date_gmt":"2025-06-12T11:27:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415391"},"modified":"2025-06-12T13:27:47","modified_gmt":"2025-06-12T11:27:47","slug":"fundi-i-rafinerise-se-naftes-ne-ballsh-rama-e-ktheu-ne-park-fotovoltaik-punetoret-ende-pa-drejtesi","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fundi-i-rafinerise-se-naftes-ne-ballsh-rama-e-ktheu-ne-park-fotovoltaik-punetoret-ende-pa-drejtesi\/","title":{"rendered":"Fundi i rafineris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ballsh\/ Rama e ktheu n\u00eb park fotovoltaik, pun\u00ebtor\u00ebt ende pa drejt\u00ebsi"},"content":{"rendered":"\n<p><em><strong>Nga Rafineria n\u00eb panele diellore. Historia e rr\u00ebnimit t\u00eb rafineris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe transformimit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb park fotovoltaik, nd\u00ebrsa ish-pun\u00ebtor\u00ebt mbeten ende pa drejt\u00ebsi.<\/strong><\/em><\/p>\n\n\n\n<p>Sot, aty ku dikur ngrihej madh\u00ebshtore Rafineria e Naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, gjigandi i industris\u00eb shqiptare p\u00ebr mbi kat\u00ebr dekada, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb madh fotovoltaik. Me nj\u00eb vendim t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe leje nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit, u hoq\u00ebn gjurm\u00ebt e nj\u00eb industrie q\u00eb dikur pun\u00ebsonte mbi 2,000 banor\u00eb dhe p\u00ebrpunonte mbi 1 milion litra naft\u00eb n\u00eb vit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rafineria, e njohur si \u201cKombinati i P\u00ebrpunimit t\u00eb Thell\u00eb t\u00eb Naft\u00ebs\u201d, mbulonte nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 90 hektar\u00ebsh. Ajo u nd\u00ebrtua n\u00eb vitin 1972 nga t\u00eb d\u00ebnuarit e Repartit 309 dhe nisi funksionimin n\u00eb vitin 1979. Por historia e saj pas viteve \u201990 \u00ebsht\u00eb historia e nj\u00eb serie privatizimesh t\u00eb d\u00ebshtuara, borxhesh marramend\u00ebse dhe shkat\u00ebrrimit gradual.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas kalimit nga nj\u00eb pronar tek tjetri, p\u00ebrfshir\u00eb kompani si \u201cARMO\u201d, \u201cDeveron Oil\u201d, \u201cTosk Energji\u201d dhe \u201cAllumn Enterprises, n\u00eb vitin 2019 rafineria u mbyll p\u00ebrfundimisht, duke l\u00ebn\u00eb pas miliona euro borxhe dhe 997 punonj\u00ebs me paga t\u00eb prapambetura. Drejt\u00ebsia, megjith\u00ebse n\u00eb vitin 2017 dha nj\u00eb vendim n\u00eb favor t\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr 13 paga t\u00eb pashlyera, nuk arriti t\u00eb ekzekutohej asnj\u00ebher\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kompania \u201cShijaku\u201d e bleu rafinerin\u00eb p\u00ebr 9 milion\u00eb euro nga banka \u201cCredins\u201d, e cila kishte sekuestruar asetet p\u00ebr shkak t\u00eb borxheve. M\u00eb pas, uzina u \u00e7montua dhe zona u transformua n\u00eb \u201cGreennat Solar Park Ballsh\u201d, nj\u00eb central diellor p\u00ebr prodhimin e energjis\u00eb elektrike. Nd\u00ebrtimi i k\u00ebtij parku u miratua pa gar\u00eb dhe pa respektuar procedurat e plot\u00eb ligjore mbi asetet ende t\u00eb sekuestruara t\u00eb \u201cARMO\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fundi i nj\u00eb epoke n\u00eb Ballsh<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Dikur gjiganti industrial i jugut, \u201cKombinati i P\u00ebrpunimit t\u00eb Thell\u00eb t\u00eb Naft\u00ebs\u201d n\u00eb Ballsh, ishte shtylla ekonomike dhe sociale e gjith\u00eb zon\u00ebs p\u00ebrreth. Prej m\u00eb shum\u00eb se kat\u00ebr dekadash, kjo rafineri shtrihej n\u00eb nj\u00eb sip\u00ebrfaqe prej 90 hektar\u00ebsh, me nj\u00eb kapacitet p\u00ebrpunimi mbi 1 milion litra n\u00eb vit. Sot, n\u00eb vend t\u00eb saj, ngrihen fusha t\u00eb m\u00ebdha me panele fotovoltaike, si pasoj\u00eb e nj\u00eb vendimi t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe nj\u00eb lejeje t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Rafineria, e privatizuar n\u00eb vite e dor\u00eb m\u00eb dor\u00eb, u ble n\u00eb fund nga kompania \u201cShijaku\u201d p\u00ebr 9 milion\u00eb euro. Me k\u00ebt\u00eb transaksion, kompleksi industrial u \u00e7montua p\u00ebr skrap, nd\u00ebrsa mbi truallin e tij nisi nd\u00ebrtimi i parkut fotovoltaik \u201cGreennat Solar Park Ballsh\u201d. Por ky transformim i shpejt\u00eb la pas vetes plag\u00eb t\u00eb thella sociale dhe ekonomike.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbi 2 mij\u00eb pun\u00ebtor\u00eb mbet\u00ebn t\u00eb papun\u00eb, nd\u00ebrsa 997 prej tyre presin ende t\u00eb marrin 13 paga t\u00eb prapambetura, q\u00eb datojn\u00eb nga falimentimi i rafineris\u00eb n\u00eb vitin 2019. Z. Haki Paja, nj\u00eb prej ish-punonj\u00ebsve me mbi 25 vite p\u00ebrvoj\u00eb si teknik n\u00eb repartin e mir\u00ebmbajtjes, kujton me dhimbje koh\u00ebn kur \u201c86 vet\u00eb mbanin n\u00eb k\u00ebmb\u00eb gjith\u00eb uzin\u00ebn\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Rafineria nisi t\u00eb nd\u00ebrtohej n\u00eb vitin 1972 nga t\u00eb d\u00ebnuarit politik\u00eb t\u00eb Repartit 309. P\u00ebrve\u00e7 rafineris\u00eb, ata nd\u00ebrtuan edhe pallate banimi e madje edhe varreza. Uzin\u00ebs iu desh\u00ebn shtat\u00eb vite p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb funksionale, duke u kthyer m\u00eb pas n\u00eb zemr\u00ebn e ekonomis\u00eb s\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb, pas viteve \u201890, me hyrjen n\u00eb tranzicion, uzina kaloi nga nj\u00eb pronar tek tjetri: nga Rezart Ta\u00e7i n\u00eb 2008, tek Heaney Assets Corporation n\u00eb 2013, m\u00eb pas \u201cDeveron Oil\u201d, \u201c Petrol and Drilling\u201d, \u201cAllumn Enterprises\u201d, dhe m\u00eb tej, me qira tek \u201cTosk Energji\u201d dhe \u201cBylis Energji\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto nd\u00ebrrime t\u00eb vazhdueshme soll\u00ebn paq\u00ebndrueshm\u00ebri t\u00eb thell\u00eb, borxhe q\u00eb arrit\u00ebn n\u00eb 700 milion\u00eb euro, dhe m\u00eb n\u00eb fund, mbylljen p\u00ebrfundimtare n\u00eb vitin 2019.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Drejt\u00ebsia e vonuar, d\u00ebm i shum\u00ebfishuar<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb vendim gjykate i vitit 2017 u dha t\u00eb drejt\u00eb pun\u00ebtor\u00ebve p\u00ebr pagesat e papaguara, por ai nuk \u00ebsht\u00eb zbatuar as sot. \u201cKam mbi 1.2 milion lek\u00eb p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb\u201d, thot\u00eb z. Paja. Shum\u00eb nga naft\u00ebtar\u00ebt q\u00eb prit\u00ebn drejt\u00ebsi, kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb pa i par\u00eb kurr\u00eb ato para.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cDisa nga k\u00ebta naft\u00ebtar\u00eb q\u00eb punonin atje kan\u00eb nd\u00ebrruar jet\u00eb dhe nuk ja pan\u00eb hajrin atyre lek\u00ebve as n\u00eb pleq\u00ebri, \u2013 shton z.Haki.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja e naft\u00ebtar\u00ebve e cila u referua pran\u00eb gjykat\u00ebs, nisi si nj\u00eb proces individual e m\u00eb pas kaloi n\u00eb grupe me nga 200 punonj\u00ebs. Tri grupe dol\u00ebn fitues, nd\u00ebrsa ai i fundit vazhdon ende t\u00eb zvarritet duke mos lejuar ekzekutimin e vendimit t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dKompanit\u00eb private vinin si investitor\u00eb strategjik dhe iknin duke l\u00ebn\u00eb borxhe t\u00eb m\u00ebdha mbi supet tona\u201d, \u2013 shprehet z.Sokol Dautaj, kreu i Sindikat\u00ebs s\u00eb Naft\u00ebtar\u00ebve n\u00eb Ballsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Protestat, grevat e uris\u00eb, p\u00ebrballja me shtetin dhe indiferenca e institucioneve, kan\u00eb qen\u00eb shoq\u00ebruese t\u00eb vazhdueshme t\u00eb k\u00ebsaj sage. N\u00eb 2020-n, gra pun\u00ebtore q\u00ebndruan 26 dit\u00eb n\u00eb grev\u00eb urie, nd\u00ebrsa vet\u00eb ministria vendosi vet\u00ebm nj\u00eb ndihm\u00eb financiare t\u00eb p\u00ebrkohshme prej 40 000 lek\u00ebsh n\u00eb muaj p\u00ebr nj\u00eb vit, dhe m\u00eb von\u00eb 30 000 lek\u00eb p\u00ebr dy vite t\u00eb tjera, zgjidhje afatshkurtra q\u00eb nuk i dhan\u00eb fund plag\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cM\u00eb kujtohen grat\u00eb q\u00eb p\u00ebr gati 1 muaj rrinin n\u00eb uzin\u00eb dit\u00eb e nat\u00eb, duke shpresuar p\u00ebr ndonj\u00eb reagim\u201d, \u2013 tregon i moshuari.<\/p>\n\n\n\n<p>Premtimet politike kan\u00eb qen\u00eb po aq t\u00eb shumta sa dhe t\u00eb pambajtura. Ish-pun\u00ebtor\u00ebt kujtojn\u00eb vizitat e Kryeministrit Edi Rama n\u00eb rafineri, q\u00eb nga viti 2013 e m\u00eb tej, me batuta dhe deklarata q\u00eb nuk u materializuan kurr\u00eb n\u00eb zgjidhje konkrete.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cErdhi dhe provoi naft\u00ebn q\u00eb prodhonim ne dhe me sarkazm\u00ebn e tij, kur e kryq\u00ebzuam me shpatulla pas murit p\u00ebr pagat e pamarra, iu drejtua ish-kreut t\u00eb sindikat\u00ebs me nj\u00eb batut\u00eb: Jepja lek\u00ebt pun\u00ebtor\u00ebve se nuk do i marr\u00ebsh me vete n\u00eb varr\u201d, \u2013 tregon ish-naft\u00ebtari.<\/p>\n\n\n\n<p>Kat\u00ebr vite m\u00eb von\u00eb, kur asnj\u00eb gj\u00eb nuk kishte ndryshuar, kryeministri del me nj\u00eb deklarat\u00eb<em>:&nbsp;<\/em>\u201dInvestitor\u00ebt e jasht\u00ebm q\u00eb soll\u00ebm n\u00eb rafineri, e pan\u00eb t\u00eb pavlefshme investimin edhe nj\u00eb her\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb\u201d, \u2013 deklaroi kryeministri.<\/p>\n\n\n\n<p>Pati nj\u00eb reagim nga ministria n\u00eb vitin 2020, ku u vendos me an\u00eb t\u00eb nj\u00eb VKM-je, q\u00eb do t\u00eb jepej nj\u00eb ndihm\u00eb financiare prej 40 000 lek\u00ebsh p\u00ebr punonj\u00ebsit p\u00ebr nj\u00eb periudh\u00eb 1-vje\u00e7are. Ky vendim nuk ishte i mjaftuesh\u00ebm p\u00ebr asnj\u00eb naft\u00ebtar dhe&nbsp; s\u00ebrish e la t\u00eb paekzekutuar vendimin e form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb p\u00ebr milionat e papaguara.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cUn\u00eb vitin e par\u00eb, n\u00eb 2020, mora 40 000 lek\u00eb pag\u00eb, vitin tjet\u00ebr 30 000 dhe vitin e fundit 20 000 lek\u00eb\u201d,-sqaron z.Paja. N\u00eb koh\u00ebn kur luhej me vendime t\u00eb ndryshme se si t\u2019i blihej mendja rreth 1 mij\u00eb punonj\u00ebsve t\u00eb l\u00ebn\u00eb n\u00eb m\u00ebshir\u00eb t\u00eb fatit, djersa e nj\u00eb viti t\u00eb t\u00ebr\u00eb, e cila p\u00ebrkthehej n\u00eb nj\u00eb vit kontribut n\u00eb sht\u00ebpit\u00eb e secilit, u la p\u00ebrs\u00ebri n\u00eb harres\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tetori i vitit 2021 solli edhe fundin e vendimit t\u00eb ministris\u00eb dhe naft\u00ebtar\u00ebt mbet\u00ebn s\u00ebrish n\u00eb rrug\u00eb. T\u00eb mbledhur n\u00eb sheshin para uzin\u00ebs e t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsuar nga kreu i sindikat\u00ebs s\u00eb tyre, punonj\u00ebsit k\u00ebrkonin nj\u00eb zgjidhje tjet\u00ebr m\u00eb afatgjat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Zgjidhja e radh\u00ebs, p\u00ebrs\u00ebri si reagim nga Ministria e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs, i mund\u00ebsoj\u00eb naft\u00ebtar\u00ebve q\u00eb p\u00ebr dy vitet n\u00eb vazhdim t\u00eb merrnin nj\u00eb pag\u00eb 30 000 lek\u00eb n\u00eb muaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb vitin 2023, nj\u00eb Vendim i K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave dhe leje e KKT-s\u00eb, i hap\u00ebn rrug\u00ebn nd\u00ebrtimit t\u00eb parkut fotovoltaik, duke \u00e7uar p\u00ebrfundimisht p\u00ebr skrap nj\u00eb simbol industrial t\u00eb nj\u00eb epoke t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Nga kjo marr\u00ebveshje, shteti do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb 2% t\u00eb prodhimit vjetor t\u00eb energjis\u00eb si \u201croyalty\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Shkat\u00ebrrimi pa transparenc\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjasht\u00eb vite pas falimentimit t\u00eb rafineris\u00eb i vetmi ndryshim \u00ebsht\u00eb se kjo e fundit u \u00e7ua p\u00ebr skrap. Nj\u00eb VKM e miratuar n\u00eb vitin 2023, dhe leje nga K\u00ebshilli Komb\u00ebtar i Territorit n\u00eb 2024, e \u00e7montoi t\u00eb gjith\u00eb uzin\u00ebn p\u00ebr ta z\u00ebvend\u00ebsuar me nj\u00eb \u201cPark Fotovoltaik\u201d. Vendimi parashikon nd\u00ebrtimin e nj\u00eb centrali gjenerues t\u00eb energjis\u00eb elektrike nga shoq\u00ebria \u201cGreennat Solar Park Ballsh\u201d, e cila \u00ebsht\u00eb n\u00eb pron\u00ebsin\u00eb e kompanis\u00eb \u201cShijaku\u201d, t\u00eb biznesmenit Shp\u00ebtim Shijaku. Shijaku e bleu rafinerin\u00eb p\u00ebr 9 milion\u00eb euro nga banka Credins e cila kishte sekuestruar 54 asetet e ARMOS vite m\u00eb par\u00eb p\u00ebr t\u00eb shlyer borxhin q\u00eb kjo e fundit kishte mbi ta. Nga ky vendim n\u00eb k\u00ebt\u00eb mes favorizohet edhe pala shtet. Edhe pse shteti hoqi dor\u00eb nga 15% i aksioneve q\u00eb kishte n\u00eb \u201cARMO\u201d, pas k\u00ebtij vendimi do t\u00eb p\u00ebrfitoj\u00eb n\u00eb form\u00eb \u201cRoyalty\u201d 2% t\u00eb sasis\u00eb vjetore t\u00eb prodhimit ose do ta konvertoj\u00eb k\u00ebt\u00eb t\u00eb fundit n\u00eb vler\u00eb monetare.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga e gjith\u00eb uzina, vet\u00ebm 20 hektar\u00eb kan\u00eb mbetur t\u00eb paprekura. \u201c\u00c7do gj\u00eb tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb \u00e7montuar. Kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vet\u00ebm nj\u00eb godin\u00eb trekat\u00ebshe, q\u00eb dikur sh\u00ebrbente si administrat\u00eb, dhe dy magazina q\u00eb po i p\u00ebrdorin p\u00ebr q\u00ebllimet e tyre,\u201d \u2013 tregon zoti Haki.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas sindikat\u00ebs, \u00e7montimi i rafineris\u00eb u krye pa gar\u00eb dhe pa njoftim t\u00eb dyt\u00eb nga gjykata, pavar\u00ebsisht se asetet e ARMO-s ishin n\u00ebn sekuestrim konservativ q\u00eb prej vitit 2019. Kjo ka ngritur pik\u00ebpyetje serioze mbi ligjshm\u00ebrin\u00eb e nd\u00ebrhyrjes dhe ndarjen e p\u00ebrfitimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201dNe protestuam kur e pam se po shkat\u00ebrrohej Rafineria ku kishim kaluar gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. U fut\u00ebm t\u00eb ndalonim punimet por forcat e shumta t\u00eb policis\u00eb na mund\u00ebn, \u2013 shprehet ish-naft\u00ebtari.<\/p>\n\n\n\n<p>Kompania Shijaku nd\u00ebrhyri n\u00eb zon\u00ebn ku dikur ka q\u00ebn\u00eb Rafineria e cila quhej \u201cKombinati i P\u00ebrpunimit t\u00eb Thell\u00eb t\u00eb Naft\u00ebs\u201d n\u00eb Ballsh, pa nj\u00eb leje nga Agjensia e Zhvillimit t\u00eb Territorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse Ministria e Infrastruktur\u00ebs dhe Energjis\u00eb mohon t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb rol n\u00eb prishjen e uzin\u00ebs, K\u00ebshilli i Ministrave n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb nenit 100 t\u00eb Kushtetut\u00ebs deklaron miratimin e nd\u00ebrtimit t\u00eb centralit n\u00eb zon\u00ebn kadastrale nr.1090 n\u00eb Ballsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Referuar dokumentave, asetet e ARMO-s kishin nj\u00eb urdh\u00ebr sekuestro konservative t\u00eb vitit 2019 dhe vendimi i gjyqit ishte marr\u00eb mbi asetet e ish-rafineris\u00eb. N\u00eb \u00e7do rast mbi t\u00eb cilin do duhej t\u00eb punohej n\u00eb k\u00ebt\u00eb zon\u00eb t\u00eb sekuestruar do t\u00eb duhej nj\u00eb njoftim i dyt\u00eb nga Gjykata. \u201dNd\u00ebrhyrja n\u00eb territorin e uzin\u00ebs \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb kur asetet e saj ishin ende n\u00ebn urdh\u00ebr. Q\u00eb t\u00eb hiqet shiriti i nj\u00eb vendi t\u00eb sekuestruar duhet minimalisht t\u00eb bjer\u00eb vendimi i gjykat\u00ebs, \u2013 shprehet&nbsp;Sokoli.<\/p>\n\n\n\n<p>Efektet nuk u ndjen\u00eb vet\u00ebm tek pun\u00ebtor\u00ebt. Sipas n\u00ebnkryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb Mallakast\u00ebr, Zamir Malasi, mbyllja e rafineris\u00eb hoqi nga ekonomia lokale rreth 900 mij\u00eb dollar\u00eb n\u00eb vit,&nbsp;nj\u00eb goditje e r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr t\u00eb ardhurat dhe pun\u00ebsimin n\u00eb zon\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u00cbsht\u00eb thar\u00eb burimi kryesor i financave me nj\u00eb kontribut rreth 900 mij\u00eb dollar n\u00eb vit, \u2013 thot\u00eb Malasi.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, nga uzina e dikurshme ka mbetur vet\u00ebm nj\u00eb godin\u00eb trekat\u00ebshe e administrat\u00ebs dhe dy magazina. Gjith\u00e7ka tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb fshir\u00eb nga historia, p\u00ebr ti l\u00ebn\u00eb vendin nj\u00eb parku diellor q\u00eb duket sikur simbolizon harres\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\/ Keisi Topi \/\u00a0Shteg.org<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Rafineria n\u00eb panele diellore. Historia e rr\u00ebnimit t\u00eb rafineris\u00eb s\u00eb naft\u00ebs dhe transformimit t\u00eb saj n\u00eb nj\u00eb park fotovoltaik, nd\u00ebrsa ish-pun\u00ebtor\u00ebt mbeten ende pa drejt\u00ebsi. Sot, aty ku dikur ngrihej madh\u00ebshtore Rafineria e Naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, gjigandi i industris\u00eb shqiptare p\u00ebr mbi kat\u00ebr dekada, \u00ebsht\u00eb shnd\u00ebrruar n\u00eb nj\u00eb park t\u00eb madh fotovoltaik. Me nj\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415392,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415391","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize-en","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415391","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415391"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415391\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415393,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415391\/revisions\/415393"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415392"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415391"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415391"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415391"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}