{"id":415493,"date":"2025-06-18T14:27:36","date_gmt":"2025-06-18T12:27:36","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=415493"},"modified":"2025-06-18T14:27:38","modified_gmt":"2025-06-18T12:27:38","slug":"refleksion-mbi-pergjunjen-e-rames-para-melonit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/refleksion-mbi-pergjunjen-e-rames-para-melonit\/","title":{"rendered":"Refleksion mbi p\u00ebrgjunjen e Ram\u00ebs para Melonit"},"content":{"rendered":"\n<p>Nga\u00a0<strong>Fatos Lubonja<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Skena e p\u00ebrgjunjes s\u00eb kryeministrit shqiptar Edi Rama n\u00eb tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u b\u00eb virale dhe u komentua shum\u00eb n\u00eb Itali. N\u00eb nj\u00eb nga debatet, ku merrte pjes\u00eb edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, nj\u00eb profesoresh\u00eb e historis\u00eb e komentoi p\u00ebrgjunjen e Ram\u00ebs duke iu referuar nj\u00eb zakoni mesjetar t\u00eb raportit t\u00eb mbretit me vasal\u00ebt e tij. Sipas k\u00ebtij zakoni, vasali, kur i vinte mbreti, duhej t\u00eb q\u00ebndronte i p\u00ebrgjunjur (nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb vart\u00ebsit e tij duhet t\u00eb q\u00ebndronin barkas) deri n\u00eb momentin kur mbreti b\u00ebnte shenj\u00ebn q\u00eb t\u00eb ngriheshin. K\u00ebshtu ndodhi edhe n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast \u2013 tha ajo, \u2013 kryeministri shqiptar u ngrit kur i tha Meloni \u201cbasta\u201d. Pastaj, duke qeshur me anakronizmin e k\u00ebsaj skene, shtoi se nj\u00eb amerikan do ta merrte k\u00ebt\u00eb sken\u00eb edhe si nj\u00eb propozim martese. Nd\u00ebrkaq, Mateo Renzi e quajti \u201cpaliaciatta\u201d (pala\u00e7oll\u00ebk), por me komentin e tij tregoi se nuk e kishte hallin tek vasali, por tek mbret\u00ebresha q\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb, sipas tij, nj\u00eb \u201cdhurat\u00eb\u201d t\u00eb gabuar sepse me investimin n\u00eb Gjad\u00ebr dhe n\u00eb Lezh\u00eb kishte \u00e7uar d\u00ebm 800 milion\u00eb euro nga parat\u00eb e taksapaguesit italian \u00e7ka, gjith\u00eb sipas tij, e justifikonte edhe p\u00ebrgjunjen e vasalit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb ra m\u00eb n\u00eb sy \u00ebsht\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri nuk pati ndonj\u00eb reagim kushedi \u00e7far\u00eb ndaj sjelljes s\u00eb Ram\u00ebs. Jo vet\u00ebm, por kjo sken\u00eb u eklipsua nga samiti, i cili u p\u00ebrsh\u00ebndet si k\u00ebndej edhe andej kufirit nga shum\u00eb shqiptar\u00eb me nj\u00eb lloj krenarie komb\u00ebtare sepse Shqip\u00ebria, sipas tyre, solli tek sheshi \u201cSk\u00ebnderbej\u201d kryeministrat e t\u00eb gjitha vendeve evropiane, pa u ndalur fare n\u00eb at\u00eb se kishim t\u00eb b\u00ebnim me nj\u00eb \u201csamit-washing\u201d d.m.th. nj\u00eb shp\u00eblarje me fytyrat e kryeministrave evropian\u00eb t\u00eb fytyr\u00ebs s\u00eb nxir\u00eb t\u00eb regjimit nga masakra e sapokryer elektorale. Por s\u2019\u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb shqiptar\u00ebt nuk reagojn\u00eb p\u00ebr akte t\u00eb tilla, ku sjellja prej vasali e Ram\u00ebs e kombinuar me nevoj\u00ebn e tij t\u00eb parezistueshme p\u00ebr t\u2019u dukur, edhe duke b\u00ebr\u00eb gaztorin e oborrit, mb\u00ebshtillet me krenari komb\u00ebtare. Heshtje t\u00eb madhe pati edhe kur iu dha toka italian\u00ebve n\u00eb Lezh\u00eb dhe n\u00eb Gjad\u00ebr p\u00ebr t\u00eb sjell\u00eb emigrant\u00ebt. P\u00ebrve\u00e7 nj\u00eb grushti militant\u00ebsh e gazetar\u00ebsh, shumica e trajtoi si nj\u00eb gj\u00eb normale, madje edhe me mburrje, si shenj\u00eb e mikpritjes son\u00eb tradicionale apo t\u00eb dashuris\u00eb son\u00eb historike ndaj Italis\u00eb. Po k\u00ebshtu nuk reaguan shqiptar\u00ebt edhe ku i dha dh\u00ebndrit t\u00eb Trumpit 48 hektar\u00eb t\u00eb ishullit t\u00eb Sazanit, madje edhe opozita e trajtoi k\u00ebt\u00eb si biznes normal.<\/p>\n\n\n\n<p>Po nga na buron kjo ndjenj\u00eb \u201cnormaliteti\u201d ndaj sjelljesh p\u00ebr t\u00eb cilat t\u00eb tjer\u00ebt na qeshin, madje edhe p\u00ebr\u00e7mojn\u00eb? Sipas meje, kjo shpjegohet me at\u00eb se ne e kemi t\u00eb rr\u00ebnjosur thell\u00eb n\u00eb nd\u00ebrgjegjen ton\u00eb kolektive mend\u00ebsin\u00eb e banorit t\u00eb nj\u00eb vasalll\u00ebku, q\u00eb krenohet kur i vjen mbreti n\u00eb sht\u00ebpi. E kemi q\u00eb prej atyre koh\u00ebve t\u00eb para kur kjo ka qen\u00eb normale. Edhe heroin ton\u00eb komb\u00ebtar vasal t\u00eb mbretit t\u00eb Napolit e kemi pasur. E kemi trash\u00ebgim edhe prej Perandoris\u00eb Osmane kur sundimtar\u00ebt e vegj\u00ebl t\u00eb krahinave tona \u2013 ata q\u00eb quheshin \u201cajan\u00eb\u201d \u2013 kishin nj\u00eb raport vasaliteti me Port\u00ebn e Lart\u00eb q\u00eb, me dy fjal\u00eb, konsistonte n\u00eb nj\u00eb marr\u00ebveshje sipas s\u00eb cil\u00ebs, ajani duhet t\u2019i \u00e7onte Sulltanit ushtar\u00eb p\u00ebr luft\u00ebrat q\u00eb b\u00ebnte perandoria dhe si shp\u00ebrblim ky e linte t\u00eb sundonte sipas qejfit, duke mbyllur edhe nj\u00eb sy p\u00ebr grabitjet e keqtrajtimet q\u00eb i b\u00ebnte popullsis\u00eb s\u00eb vet. Vet\u00ebm kur ajani me ambiciet dhe zullumet e tij b\u00ebhej tejet shqet\u00ebsues p\u00ebr Port\u00ebn e Lart\u00eb, at\u00ebher\u00eb vendosej t\u2019i hiqej pushteti. Rastet m\u00eb t\u00eb shquara jan\u00eb ai i Ali pash\u00eb Tepelen\u00ebs dhe Kara Mahmut pash\u00eb Bushatlliut.<\/p>\n\n\n\n<p>V\u00ebshtruar nga paralelizmi historik q\u00eb b\u00ebra, interpretimi i Renzit m\u00eb duket i mang\u00ebt, sepse p\u00ebrfitimi i vasalit dhe mbretit n\u00eb marr\u00ebveshjen Rama- Meloni ka qen\u00eb reciprok. Meloni, p\u00ebr p\u00ebrfitimet e veta t\u00eb lidhura me retorikat e veta elektorale kund\u00ebr emigracionit, mori nj\u00eb cop\u00eb tok\u00eb shqiptare, q\u00eb kurrkush nuk do t\u2019ia kishte dh\u00ebn\u00eb sot n\u00eb bot\u00eb, kurse \u201cdhurata\u201d q\u00eb i ka b\u00ebr\u00eb e i b\u00ebn ajo Ram\u00ebs nuk jan\u00eb 800 milion\u00ebt, por legjitimiteti dhe mb\u00ebshtetja q\u00eb i jep duke mbyllur t\u00eb dy syt\u00eb p\u00ebr \u00e7far\u00eb b\u00ebn ky n\u00eb vendin e tij. Mjaft t\u00eb kujtosh britmat e saj kund\u00ebr emisionit \u201cReport\u201d t\u00eb RAI 3: \u201cA e pat\u00eb \u00e7far\u00eb b\u00ebn\u00eb?! E nxor\u00ebn Shqip\u00ebrin\u00eb sikur t\u00eb ishte nj\u00eb narkoshtet. Duhet t\u2019i k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb Edi Ram\u00ebs\u201d. Por ndoshta Renzit nuk i p\u00eblqen t\u2019i flasin p\u00ebr vasalitet, si\u00e7 b\u00ebri profesoresha italiane, pasi, p\u00ebr hir t\u00eb s\u00eb v\u00ebrtet\u00ebs edhe n\u00eb Itali p\u00ebrdoret me sarkaz\u00ebm termi \u201cvasal\u201d, kur flitet p\u00ebr var\u00ebsin\u00eb nga SHBA, duke p\u00ebrmendur edhe politikan\u00eb si Renzi, i cili, kur k\u00ebrkoi t\u00eb ndryshonte Kushtetut\u00ebn p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb m\u00eb shum\u00eb pushtet, organizoi nj\u00eb vizit\u00eb n\u00eb Washington duke marr\u00eb me vete edhe nj\u00eb aktor t\u00eb njohur, \u00e7mimin \u201cOscar\u201d Roberto Benigni. Por ama rezultati i referendumit flet shum\u00eb p\u00ebr ndryshimin q\u00eb ka sjell\u00eb koha andej Adriatikut n\u00eb raport me k\u00ebtej Adriatikut. Sepse, megjith\u00ebse perandori Obama u shpreh pas takimit n\u00eb favor t\u00eb reform\u00ebs q\u00eb donte Renzi, mbi 60% e italian\u00ebve votuan kund\u00ebr dhe e detyruan t\u00eb dor\u00ebhiqej. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb ndryshim ky jo i vog\u00ebl, q\u00eb tregon se andej Adriatikut nuk mund t\u00eb pranojn\u00eb me krenari vasali \u00e7do vendim q\u00eb merr Porta e Lart\u00eb e Washingtonit, si\u00e7 b\u00ebjm\u00eb ne q\u00eb deklarojm\u00eb se as nuk duhet t\u00eb vihen n\u00eb diskutim vendimet q\u00eb merren atje p\u00ebr ne.<\/p>\n\n\n\n<p>Po e p\u00ebrdor kaq shum\u00eb fjal\u00ebn \u201cne\u201d, pasi ajo q\u00eb dua t\u00eb them \u00ebsht\u00eb se n\u00eb k\u00ebt\u00eb histori problemi nuk \u00ebsht\u00eb thjesht Edi Rama. Ai nuk do t\u00eb guxonte kurrsesi t\u2019i b\u00ebnte k\u00ebto p\u00ebrgjunje sikur t\u00eb mos mendonte se ne kemi mbetur nj\u00eb popull q\u00eb shtrihet barkas kur i vjen mbreti p\u00ebr vizit\u00eb. Ai (si dhe siv\u00ebllez\u00ebrit e tij) nuk do t\u00eb paguante kurrsesi 80 mij\u00eb dollar\u00eb p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb foto me presidentin e SHBA sikur t\u00eb mos mendonte se kur ta shohim krah p\u00ebr krah me perandorin do ta ndjekim pas si delet. As nuk do t\u00eb b\u00ebnte intriga tek Porta e Lart\u00eb e Washingtonit p\u00ebr t\u00eb shpallur kryetarin e opozit\u00ebs non-grata p\u00ebr t\u2019i th\u00ebn\u00eb para popullit: \u201cA e kalon dot ti Atlantikun?\u201d e p\u00ebr ta eliminuar. Jo, jo, jemi ne, q\u00eb, edhe kur duam t\u00eb shp\u00ebtojm\u00eb nga ajan\u00ebt, i varim shpresat tek amerikan\u00ebt, pa \u00ebsht\u00eb Rama. Mjaft t\u00eb shikosh opozit\u00ebn se si po bredh tani n\u00ebp\u00ebr portat e Brukselit p\u00ebr t\u2019u qar\u00eb se ajani u ka vjedhur votat n\u00eb zgjedhjet, apo se si rrim\u00eb e komentojm\u00eb me pasion deklarat\u00ebn e Ambasad\u00ebs amerikane q\u00eb k\u00ebsaj here p\u00ebrsh\u00ebndeti popullin shqiptar p\u00ebr zgjedhjet dhe jo ajanin e radh\u00ebs, duke shpresuar se mos kan\u00eb vendosur ta heqin.<\/p>\n\n\n\n<p>Mir\u00ebpo ka nj\u00eb kontradikt\u00eb t\u00eb madhe n\u00eb pranimin me k\u00ebnaq\u00ebsi t\u00eb kondicionit t\u00eb vasalit, q\u00eb disa e kamuflojn\u00eb me termin partneritet ose duke i th\u00ebn\u00eb vetes se k\u00ebsaj here jemi vasal\u00eb t\u00eb perandoris\u00eb s\u00eb t\u00eb mir\u00ebs. Kontradikta q\u00ebndron n\u00eb at\u00eb se vasaliteti \u00ebsht\u00eb bash n\u00eb kund\u00ebrshtim me aspirat\u00ebn ton\u00eb p\u00ebr demokraci, liri dhe shtet t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs; p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb \u201csi gjith\u00eb Evropa\u201d, si\u00e7 kemi aq qejf t\u00eb themi e si\u00e7 na premton ajani yn\u00eb i radh\u00ebs gjith\u00eb duke nd\u00ebrtuar autokraci. P\u00ebr t\u00eb kuptuar k\u00ebt\u00eb kontradikt\u00eb mjafton t\u00eb shtrojm\u00eb pyetjen: si ka mund\u00ebsi q\u00eb kemi mbi 30 vjet q\u00eb, me ndihm\u00ebn e perandoris\u00eb s\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, n\u00eb vend se demokracin\u00eb, lirin\u00eb dhe shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs kemi nd\u00ebrtuar shtetin autoritar e kriminal t\u00eb narko-oligark\u00ebve? P\u00ebrgjigja \u00ebsht\u00eb: sepse nuk kemi m\u00ebsuar ende dy gj\u00ebra q\u00eb duken sheshit: s\u00eb pari, se perandoris\u00eb s\u00eb t\u00eb mir\u00ebs, si\u00e7 e tregon edhe marr\u00ebveshja Rama- Meloni, por edhe tmerret q\u00eb po shohim sot n\u00eb bot\u00eb, ku ul\u00ebret vrasja e mij\u00ebra f\u00ebmij\u00ebve palestinez\u00eb me arm\u00ebt e perandoris\u00eb, i intereson m\u00eb shum\u00eb vasalll\u00ebku yn\u00eb sesa demokracia jon\u00eb. S\u00eb dyti, dhe m\u00eb kryesorja: sepse demokracia as nuk importohet, as nuk eksportohet, ajo nd\u00ebrtohet nga popujt q\u00eb e duan at\u00eb. Dhe t\u00eb duash at\u00eb do t\u00eb thot\u00eb t\u00eb duash t\u00eb dal\u00ebsh nga mend\u00ebsia e vasalitetit. Dhe dalja nga kjo mend\u00ebsi \u00ebsht\u00eb \u201cdalja e njeriut nga gjendja infantile p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ai vet\u00eb \u00ebsht\u00eb fajtor\u201d, si\u00e7 thot\u00eb Kanti kur i p\u00ebrgjigjej pyetjes \u201c\u00e7\u2019\u00ebsht\u00eb iluminizmi\u201d, q\u00eb do t\u00eb thot\u00eb nga gjendja e nevoj\u00ebs p\u00ebr tutor, n\u00eb gjendjen e njeriut q\u00eb p\u00ebrdor mendjen e vet p\u00ebr t\u00eb interpretuar bot\u00ebn dhe p\u00ebr t\u00eb mbrojtur interesat e veta.\/Gazeta Panorama<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga\u00a0Fatos Lubonja Skena e p\u00ebrgjunjes s\u00eb kryeministrit shqiptar Edi Rama n\u00eb tapetin e kuq, kur po vinte ta takonte kryeministrja italiane Meloni me rastin e Samitit evropian u b\u00eb virale dhe u komentua shum\u00eb n\u00eb Itali. N\u00eb nj\u00eb nga debatet, ku merrte pjes\u00eb edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi, nj\u00eb profesoresh\u00eb e historis\u00eb e komentoi p\u00ebrgjunjen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":415494,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-415493","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415493","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=415493"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415493\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":415495,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/415493\/revisions\/415495"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/415494"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=415493"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=415493"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=415493"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}