{"id":416068,"date":"2025-07-15T12:37:25","date_gmt":"2025-07-15T10:37:25","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416068"},"modified":"2025-07-15T12:37:28","modified_gmt":"2025-07-15T10:37:28","slug":"bela-punembaruara-merr-ne-dore-frenat-e-bashkise-tirane","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bela-punembaruara-merr-ne-dore-frenat-e-bashkise-tirane\/","title":{"rendered":"\u201cBela pun\u00ebmbaruara\u201d merr n\u00eb dor\u00eb frenat e bashkis\u00eb Tiran\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Pasi ka marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb politikisht kryebashkiakun e burgosur Erion Veliaj, Edi Rama po planifikon se si do t\u00eb qeveriset n\u00eb detaje Tirana. Me sa duket rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do e ket\u00eb Bela \u201cpun\u00ebmbaruara\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re dje, n\u00eb takimin e kryeministrit me drejtuesit e bashkis\u00eb ministrat dhe deputet\u00ebt e qarkut Tiran\u00eb. Gjith\u00e7ka ka ndodhur pasi fjalimi para kamerave mbaroi dhe ato u fik\u00ebn, duke i dh\u00ebn\u00eb fund transmetimit live. Rama p\u00ebrs\u00ebriti edhe nj\u00ebher\u00eb mesazhin se nuk dihet \u00e7do t\u00eb ndodh\u00eb me zgjedhjet e parakoh\u00ebshme, n\u00ebse do t\u00eb ket\u00eb t\u00eb tilla apo jo dhe pastaj u largua duke ia deleguar kompetencat ministrave t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Formalisht, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb Erion Veliajt dhe pasi jan\u00eb eleminuar nga zyrat t\u00eb gjith\u00eb drejtuesit e tij t\u00eb besuar drejtimin e bashkis\u00eb Rama ia ka deleguar kat\u00ebr ministrave: Ogerta Manastirliut, q\u00eb do t\u00eb merret me strukturat, Blendi Gonxhes, q\u00eb do t\u00eb mbuloj\u00eb trafikun, transportin dhe parkingjet, Petrit Malajt q\u00eb do t\u00eb mbikqyr\u00eb financat dhe mbi t\u00eb gjitha Belinda Ballukut, e cila nuk do t\u00eb p\u00ebrgjigjet vet\u00ebm p\u00ebr sh\u00ebrbimet, por q\u00eb do t\u00eb jet\u00eb edhe syri e veshi i shefit p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ndodh n\u00eb vendin e l\u00ebn\u00eb bosh nga Veliaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo u kuptua edhe nga fjala q\u00eb mbajti dje Bela, p\u00ebrpara deputet\u00ebve dhe drejtor\u00ebve t\u00eb bashkis\u00eb, pas largimit t\u00eb Ram\u00ebs. Nj\u00eb burim brenda mbledhjes rr\u00ebfeu p\u00ebr Lapsi.al se toni i saj qe i ashp\u00ebr dhe kritik, si n\u00eb padrone e v\u00ebrtet\u00eb e k\u00ebtij institucioni. Balluku \u00ebsht\u00eb akuzuar shpesh se ka pasur nj\u00eb rivalitet t\u00eb ashp\u00ebr me \u201cLalin\u201d, se ajo financonte n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb indirekte protestat e opozit\u00ebs para bashkis\u00eb e madje ajo \u00ebsht\u00eb fshikulluar edhe nga nj\u00eb s\u00ebr\u00eb mediash pro qeveritare dhe pro Veliajt se ka p\u00ebrgatitur dosjen me emrin anonim t\u00eb Nesti Angonit, p\u00ebr ta burgosur v\u00ebllain e saj armik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSikur t\u00eb gjitha k\u00ebto q\u00eb ju thoni t\u00eb ishin t\u00eb v\u00ebrteta Balluku nuk e fshehu t\u00eb h\u00ebn\u00ebn se ajo ndodhej n\u00eb vendin q\u00eb i takonte\u201d-vazhdoi burimi i Lapsi.al. \u201cNuk qe e rast\u00ebsishme q\u00eb pasi Rama foli n\u00eb p\u00ebrgjith\u00ebsi, duke u marr\u00eb edhe me Thethin para kamerave, ai ia la drejtimin e mbledhjes p\u00ebr Tiran\u00ebn Bel\u00ebs\u201d, theksoi ai n\u00eb kushtet e anonimatit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas k\u00ebtij rr\u00ebfimi Balluku \u00ebsht\u00eb treguar e prer\u00eb dhe arrogante. \u201cUn\u00eb do t\u00eb jem m\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb se koleg\u00ebt e mij ministra. Un\u00eb i njoh mir\u00eb problemet e k\u00ebsaj bashkie sepse kam qen\u00eb n\u00eb t\u00eb kaluarn pjes\u00eb e saj\u201d, i\u2019u drejtua zv kryeministrja drejtor\u00ebve duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se ishte n\u00eb zot\u00ebrim t\u00eb situat\u00ebs dhe nuk priste t\u00eb kund\u00ebrshtohej nga askush. Ajo i ka fshikulluar ata p\u00ebr munges\u00eb bashk\u00ebpunimi me qeverin\u00eb duke l\u00ebn\u00eb t\u00eb kuptohet se tani bashkia e Tiran\u00ebs ka zot. Edhe benjamini i saj, ministri i Financave Petrit Malaj, kur e mori fjal\u00ebn me stilin e vet t\u00eb mefsh\u00ebt, vuri theksin \u2013 natyrisht jo pa leje \u2013 te shpenzimet e shumta q\u00eb kishte bashkia, t\u00eb trash\u00ebguara nga koha e Veliajt p\u00ebr t\u00eb ardhura q\u00eb i mblidhte kryesisht nga industria e nd\u00ebrtimit.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKur mbledhja p\u00ebrfundoi drejtor\u00ebt dhe punonj\u00ebsit e bashkis\u00eb nuk dinin n\u00ebse duhet t\u00eb gezoheshin, q\u00eb Rama nuk k\u00ebrkoi edhe k\u00ebtu dor\u00ebheqje masive dhe nuk artikuloi kritika t\u00eb forta, apo t\u00eb m\u00ebrziteshin p\u00ebr faktin se ai po i linte mbi kok\u00eb Belinda Ballukun, q\u00eb njihet p\u00ebr sjelljet e saj proverbiale me vart\u00ebsit me t\u00eb cil\u00ebt nuk ka gj\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndar\u00eb. As n\u00eb makthin e tyre m\u00eb t\u00eb \u00e7mendur k\u00ebta drejtues t\u00eb koh\u00ebs s\u00eb Lalit nuk e kishin imagjinuar se do t\u00eb p\u00ebrfundonin n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Bel\u00ebs\u201d, komentoi burimi i Lapsit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ende nuk dihet n\u00ebse ky komandim pa spaleta i Ballukut nga Rama \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb thjesht\u00eb p\u00ebr t\u00eb kordinuar mbar\u00ebvajtjen e pun\u00ebs s\u00eb p\u00ebrditshme n\u00eb institucion apo ai lidhet edhe me hipotez\u00ebn e zgjedhjeve t\u00eb parakoh\u00ebshme n\u00eb Tiran\u00eb, t\u00eb cil\u00ebn edhe nj\u00ebher\u00eb kryeministri e la t\u00eb hapur sikur ajo t\u00eb mos vendoset prej tij, por prej drejt\u00ebsis\u00eb. Emri I Belinda Ballukut \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur mes socialist\u00ebve edhe p\u00ebr nj\u00eb kandidim t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr Tiran\u00ebn madje ajo p\u00ebr shumk\u00ebnd \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pretendente m\u00eb e fort\u00eb (sidomos pas prov\u00ebs q\u00eb kaloi n\u00eb Fier) edhe se Elisa Spiropali apo Blendi Gonxhe, q\u00eb thuhet se i kan\u00eb v\u00ebn\u00eb syrin k\u00ebtij posti.<\/p>\n\n\n\n<p>Por gjith\u00ebsesi, ndon\u00ebse n\u00eb dy deklarata me radh\u00eb Rama e ka l\u00ebn\u00eb t\u00eb hapur mund\u00ebsin\u00eb e bashkimit t\u00eb Tiran\u00ebs me 3 bashkit\u00eb e tjera q\u00eb do t\u00eb futen n\u00eb zgjedhje t\u00eb parakoh\u00ebshme, duket se ai nuk e ka mar\u00eb vendimin final p\u00ebr shkarkimin e Veliajt, t\u00eb cilit, pasi iu mohua k\u00ebrkesa p\u00ebr nj\u00eb mas\u00eb arresti m\u00eb t\u00eb but\u00eb edhe nga Gjykata e Lart\u00eb, nuk duket m\u00eb t\u00eb ket\u00eb t\u00eb ardhme politike.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Pasi ka marr\u00eb t\u00eb gjitha masat p\u00ebr t\u00eb vrar\u00eb politikisht kryebashkiakun e burgosur Erion Veliaj, Edi Rama po planifikon se si do t\u00eb qeveriset n\u00eb detaje Tirana. Me sa duket rolin kryesor n\u00eb k\u00ebt\u00eb projekt do e ket\u00eb Bela \u201cpun\u00ebmbaruara\u201d dhe kjo \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb re dje, n\u00eb takimin e kryeministrit me drejtuesit e bashkis\u00eb ministrat [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416069,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416068","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416068","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416068"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416068\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416070,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416068\/revisions\/416070"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416069"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416068"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416068"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416068"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}