{"id":416409,"date":"2025-07-30T12:01:10","date_gmt":"2025-07-30T10:01:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416409"},"modified":"2025-07-30T12:01:12","modified_gmt":"2025-07-30T10:01:12","slug":"nga-fiqte-e-pazarit-te-fiqte-e-spak-ut-jam-i-ndershem-veliaj-me-mbajne-ne-burg-si-te-isha-el-chapo","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nga-fiqte-e-pazarit-te-fiqte-e-spak-ut-jam-i-ndershem-veliaj-me-mbajne-ne-burg-si-te-isha-el-chapo\/","title":{"rendered":"\u201cNga fiqt\u00eb e Pazarit, te fiqt\u00eb e SPAK-ut\u201d \u2013 &#8220;Jam i ndersh\u00ebm&#8221;, Veliaj: M\u00eb mbajn\u00eb n\u00eb burg si t\u00eb isha El Chapo"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryebashkiaku i arrestuar i Tiran\u00ebs me 13 akuza p\u00ebr disa vepra t\u00eb r\u00ebnda penale ka reaguar disa dit\u00eb pasi i \u00ebsht\u00eb komunikuar akuza zyrtarisht nga SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb reagimin e tij Veliaj pretendon se \u00ebsht\u00eb mbajtur padrejt\u00ebsisht n\u00eb burg n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb i ka shkuar akuzat pse e mbajn\u00eb n\u00eb burg.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj pretendon se, i \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb nj\u00eb vetting 21-vje\u00e7ar dhe se nuk i \u00ebsht\u00eb gjetur asnj\u00eb shkelje, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb vendimet qindra faqe t\u00eb gjykatave me fakte dhe prova \u00ebsht\u00eb kapur disa her\u00eb n\u00eb korrupsion dhe vepra t\u00eb tjera penale.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksojm\u00eb q\u00eb Veliaj \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg me vendim gjykate, madje me disa t\u00eb tilla dhe jo nga prokuror\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Reagimi i Erion Veliajt&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Miq dhe dashamir\u00ebs,<\/p>\n\n\n\n<p>Uroj t\u00eb jeni mir\u00eb t\u00eb gjith\u00eb, e teksa p\u00ebrgatiteni t\u00eb shkoni p\u00ebr pushime me familjet tuaja, ju lus t\u00eb m\u00eb kushtoni pak minuta, si p\u00ebrgjigje p\u00ebr letrat tuaja t\u00eb shumta, pas 6 muajsh burg paradh\u00ebnie n\u00eb Durr\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Jav\u00ebn e kaluar, pes\u00eb agjent\u00eb t\u00eb BKH-s\u00eb mb\u00ebrrit\u00ebn n\u00eb IEVP Durr\u00ebs p\u00ebr t\u00eb m\u00eb komunikuar akuz\u00ebn, edhe pse kisha autorizuar avokat\u00ebt ta merrnin dosjen n\u00eb Tiran\u00eb. Nj\u00eb or\u00eb p\u00ebrpara mb\u00ebrrijn\u00eb fillimisht mediat, t\u00eb cilat njoftohen sistematikisht p\u00ebr spektaklin me t\u00eb burgosurin 9216 &#8211; qartazi, as nga un\u00eb e as nga avokat\u00ebt, se s\u2019kishim dijeni p\u00ebr vizit\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Asnj\u00eb habi k\u00ebtu! Prokuror\u00ebt special\u00eb sigurohen q\u00eb \u00e7do gj\u00eb t\u00eb rrjedh\u00eb n\u00eb disa media speciale para se ta dij\u00eb viktima, n\u00eb shkelje flagrante ndaj sekretit hetimor, prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb, Kushtetut\u00ebs s\u00eb vendit dhe t\u00eb drejtave themelore t\u00eb njeriut, kushdo qoft\u00eb njeriu e puna e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Mora koh\u00ebn t\u00eb lexoja akuz\u00ebn, e cila ishte copy-paste me k\u00ebrkes\u00ebn e paraburgimit, shto k\u00ebtu p\u00ebrgjimet me familjen, t\u00eb 9216-\u00ebs, nga telefoni i burgut dhe furgoni i burgut, ku pas tre dit\u00ebve maraton\u00eb p\u00ebr mas\u00ebn m\u2019u desh t\u00eb qet\u00ebsoja familjen p\u00ebr k\u00ebt\u00eb ndarje ther\u00ebse prej tyre dhe qytetit, t\u00eb cilin e dua dhe i sh\u00ebrbej. K\u00ebto shtesa t\u00eb akuzave p\u00ebr \u201cagjitacion e propagand\u00eb\u201d n\u00eb burg, sh\u00ebrbejn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb theksuar se sa e dob\u00ebt \u00ebsht\u00eb akuza fillestare, sa t\u00eb cekta provat, dhe sa n\u00eb siklet duhet t\u00eb ndihen prokuror\u00ebt e mi p\u00ebr hetimin e tyre. Ata kan\u00eb prodhuar asgj\u00eb m\u00eb shum\u00eb se sa nj\u00eb innuendo &#8211; thashetheme, letra anonime, flet\u00eb-rrufe, shpifje, sajesa e supozime p\u00ebr nj\u00eb thriller sherifash, t\u00eb cilat jam i bindur se nuk do t\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb as n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb finale t\u00eb nj\u00eb vetting-u personal, familjar dhe fisnor, nga viti 2004 deri n\u00eb 2025, dhe nj\u00eb persekutimi 2-vje\u00e7ar (fill pas fitores me rreth 160 mij\u00eb vota p\u00ebr t\u00eb tret\u00ebn her\u00eb n\u00eb Tiran\u00eb), me nj\u00eb let\u00ebr anonime t\u00eb nj\u00eb kall\u00ebzimi t\u00eb falsifikuar, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb nj\u00eb Nesti Angoni q\u00eb, edhe sipas prokuror\u00ebve, \u201cnuk ekziston\u201d, konkluzioni i akuz\u00ebs qe ky:<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk gjendet asnj\u00eb shkelje n\u00eb 2 vjet minist\u00ebr dhe 10 vjet kryetar bashkie: asnj\u00eb projekt, asnj\u00eb vendim n\u00eb shkelje t\u00eb ligjit. Nuk u gjet asnj\u00eb shkelje e imja p\u00ebr inceneratorin, Teatrin, Sheshin Sk\u00ebnderbej, Pazarin e Ri, Piramid\u00ebn, Stadiumin, Astirin, Bulevardin, lagjet e reja n\u00eb Kombinat dhe te 5 Maji; as p\u00ebr rrug\u00ebn \u201cXhon Belushi\u201d dhe nj\u00eb mij\u00eb e kusur rrug\u00eb t\u00eb tjera; as p\u00ebr shkoll\u00ebn \u201cSami Frash\u00ebri\u201d apo 50 shkollat e reja, as p\u00ebr 110 kopshte dhe \u00e7erdhe; as p\u00ebr qindra mij\u00eb pem\u00eb t\u00eb mbjella e 91 k\u00ebnde lodrash; as p\u00ebr abonet\u00eb falas p\u00ebr pensionist\u00ebt e student\u00ebt, dhe as p\u00ebr procedurat e nisura p\u00ebr drek\u00ebn falas p\u00ebr nx\u00ebn\u00ebsit e Tiran\u00ebs &#8211; t\u00eb gjitha k\u00ebto n\u00eb sit\u00ebn e hetimit nga SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, asgj\u00eb q\u00eb lidhet me detyrat e mia si kryetar i zgjedhur 3 her\u00eb apo \u00e7\u00ebshtjet e super debatuara si k\u00ebto m\u00eb sip\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Lajmi i mir\u00eb \u00ebsht\u00eb se kam kaluar vetting-un 21-vje\u00e7ar, t\u00eb paprecedent\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb politikan n\u00eb Shqip\u00ebri. Shto k\u00ebtu edhe voyerism-in absurd, intimidimin dhe posht\u00ebrimin nga agjent\u00ebt, n\u00eb sall\u00eb t\u00eb operacionit, para dy jav\u00ebsh, p\u00ebr t\u2019u siguruar q\u00eb, p\u00ebrve\u00e7 vetting-ut t\u00eb jasht\u00ebm, t\u00eb kaloja edhe vetting-un e brendsh\u00ebm t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb organeve &#8211; nga ezofagu gjer n\u00eb rektum &#8211; shoq\u00ebruar nga 30 roje t\u00eb policive t\u00eb ndryshme, t\u00eb burgut, shtetit etj.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe kjo, pjes\u00eb e k\u00ebsaj innuendo t\u00eb q\u00ebllimshme dhe posht\u00ebruese, ku fillimisht zgjidhet preja dhe, n\u00ebse nuk gjendet asnj\u00eb prov\u00eb penale n\u00eb pun\u00ebn e viktim\u00ebs, kalohet n\u00eb vetting q\u00eb nga udh\u00ebtimet e mosh\u00ebs 25 vje\u00e7, pa funksion politik, gjer n\u00eb kolonoskopin\u00eb e 2025-\u00ebs. Dhe kur prap\u00eb nuk gjendet asgj\u00eb, i hapin dosje bashk\u00ebshortes, v\u00ebllait, n\u00ebn\u00ebs, vjehrrit t\u00eb ndjer\u00eb, kush\u00ebrinjve dhe gjith\u00eb fisit e rrethit shoq\u00ebror &#8211; t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb pun\u00ebt e tyre private.<\/p>\n\n\n\n<p>Kujt bosi t\u00eb drog\u00ebs ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb? Kujt vras\u00ebsi serial ia kan\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebt\u00eb p\u00ebrfshirje t\u00eb gjith\u00eb fisit e shoq\u00ebris\u00eb? Cilit kriminel i \u00ebsht\u00eb persekutuar e gjith\u00eb familja?<\/p>\n\n\n\n<p>Sot vet\u00ebm im bir \u00ebsht\u00eb pa dosje, por kan\u00eb edhe 12 vjet koh\u00eb t\u2019ia p\u00ebrgatisin, kur t\u00eb kap\u00eb mosh\u00ebn madhore. Ama, sot e m\u00ebsuan t\u00eb gjith\u00eb se jetoj n\u00eb nj\u00eb apartament 2+1, n\u00eb katin e kat\u00ebrt t\u00eb nj\u00eb pallati, n\u00eb nj\u00eb lagje ku bashk\u00ebjetoj paq\u00ebsisht edhe me shum\u00eb nga kritik\u00ebt e pun\u00ebs sime.<\/p>\n\n\n\n<p>As n\u00eb vila, as n\u00eb resorte, as n\u00eb kulla!<\/p>\n\n\n\n<p>Por, teksa akuza s\u2019ka asnj\u00eb lidhje me pun\u00ebn time n\u00eb bashki e ministri, disa pyetje mbeten pa p\u00ebrgjigje:<\/p>\n\n\n\n<p>1. Kush \u00ebsht\u00eb Nesti Angoni dhe p\u00ebr sa politikan\u00eb me letra anonime \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb ky vetting 20-vje\u00e7ar, si n\u00eb rastin tim? A po p\u00ebrdoret ky hetim dhe persekutim mbi mua si nj\u00eb \u201celeminim politik\u201d, p\u00ebr t\u2019u kthyer n\u00eb standard t\u00eb ri p\u00ebr k\u00ebdo q\u00eb sh\u00ebnjestrohet?<\/p>\n\n\n\n<p>2. Pse t\u00eb gjitha gjyqtaret e zonja, t\u00eb cilave u bie shorti p\u00ebr mas\u00ebn time n\u00eb GJKKO, papritmas s\u00ebmuren dhe dor\u00ebhiqen? A ka koordinim prokurori-gjykat\u00eb p\u00ebr organizimin e k\u00ebtij sulmi ndaj kryetarit t\u00eb zgjedhur t\u00eb bashkis\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>3. Pse nuk u hetua kurr\u00eb denigrimi mediatik n\u00ebp\u00ebrmjet nxjerrjes s\u00eb gjith\u00eb sekreteve hetimore n\u00eb portalet pran\u00eb SPAK, ku dalloheshin qart\u00ebsisht formatet dokumentare t\u00eb prokuror\u00ebve, dhe jo ato q\u00eb u jepen avokat\u00ebve? Kjo shkelje e r\u00ebnd\u00eb e ligjit nuk mund t\u00eb ndodh\u00eb pa dijenin\u00eb dhe aprovimin e SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>4. A ka konflikt interesi kur nj\u00ebri nga prokuror\u00ebt ka shprehur haptazi nj\u00eb pak\u00ebnaq\u00ebsi p\u00ebr nj\u00eb leje nd\u00ebrtimi q\u00eb ka marr\u00eb nga bashkia? N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, a nuk duhet q\u00eb \u00e7do i pandehur t\u00eb ket\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb prokuror pa konflikt interesi?<\/p>\n\n\n\n<p>5. Pse m\u00eb ndalohen takimet me avokat\u00ebt e mi nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb, t\u00eb cil\u00ebt po p\u00ebrgatisin \u00e7\u00ebshtjen time p\u00ebr n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, edhe pse Konventa Europiane &#8211; ku Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb pal\u00eb &#8211; garanton qart\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn themelore p\u00ebr t\u2019u mbrojtur dhe zgjedhur lirisht p\u00ebrfaq\u00ebsim ligjor?<\/p>\n\n\n\n<p>6. A u hetua ndonj\u00ebher\u00eb dhuna 1-vje\u00e7are, me molotov\u00eb e zjarr, p\u00ebrpara Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, e kryer nga individ\u00eb t\u00eb maskuar q\u00eb, sipas raportimeve, transportoheshin nga rrethe t\u00eb tjera? Kush e koordinoi dhun\u00ebn q\u00eb t\u00eb p\u00ebrkonte me vetting-un tim t\u00eb paligjsh\u00ebm? Kush e financoi p\u00ebr 45 jav\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>7. N\u00ebse hetimi ka p\u00ebrfunduar, p\u00ebrse vazhdoj t\u00eb mbahem n\u00eb paraburgim &#8211; larg familjes sime dhe qytetit, t\u00eb cilit i sh\u00ebrbej? A do t\u00eb kishte kuptim q\u00eb un\u00eb &#8211; Kryetari aktual i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs &#8211; t\u00eb arratisesha, kur kam lidhje kaq t\u00eb ngushta familjare, politike dhe shoq\u00ebrore n\u00eb Tiran\u00eb dhe jam kthyer disa her\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nga jasht\u00eb vendit, duke e ditur se kam qen\u00eb objekt i k\u00ebtij hetimi penal? A ka v\u00ebrtet kuptim q\u00eb, si Kryetar Bashkie n\u00eb mandatin e tret\u00eb, t\u00eb kryeja vepra t\u00eb r\u00ebnda penale, duke qen\u00eb n\u00eb liri me kusht dhe duke e ditur se jam n\u00ebn nj\u00eb v\u00ebzhgim dhe kontroll t\u00eb paprecedent\u00eb? Un\u00eb kam pasur nj\u00eb t\u00eb shkuar t\u00eb past\u00ebr deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb persekutim, dhe aktualisht g\u00ebzoj besimin dhe mb\u00ebshtetjen d\u00ebrrmuese t\u00eb shumic\u00ebs s\u00eb qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs &#8211; pra, a nuk \u00ebsht\u00eb thjesht e \u00e7uditshme t\u00eb mendohet se do t\u00eb kryeja vepra t\u00eb tjera penale? N\u00eb fakt, kur pata mund\u00ebsin\u00eb t\u2019u sh\u00ebrbeja qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, qyteti u transformua rr\u00ebnj\u00ebsisht.<\/p>\n\n\n\n<p>Uroj q\u00eb zyra e shtypit e SPAK t\u00eb jap\u00eb p\u00ebrgjigje serioze p\u00ebr t\u00eb 7-ta k\u00ebto pyetje; pretendoj t\u00eb nj\u00ebjtin seriozitet t\u00eb pakt\u00ebn, me t\u00eb cilin rrjedh gjith\u00eb dosjen time n\u00eb media, prej 2 vitesh tashm\u00eb. N\u00ebse SPAK-u nuk u p\u00ebrgjigjet dot n\u00eb nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb besueshme dhe legjitime k\u00ebtyre 7 pyetjeve, un\u00eb jo vet\u00ebm do t\u2019i refuzoj akuzat e padenja, por do t\u00eb vazhdoj t\u00eb luftoj p\u00ebr at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb e drejt\u00eb, dhe nuk do t\u00eb lejoj q\u00eb, k\u00ebto abuzime t\u00eb r\u00ebnda me pushtetin t\u00eb vazhdojn\u00eb pa i denoncuar ato, bashk\u00eb me d\u00ebmin q\u00eb u kan\u00eb shkaktuar qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs dhe Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushteti i pamat\u00eb i prokuroris\u00eb, duke vepruar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb koordionuar me aktor\u00eb t\u00eb tjer\u00eb, i \u00ebsht\u00eb mbivendosur dhunsh\u00ebm dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme dhe disproporcionale pushtetit q\u00eb rrjedh nga populli, me vot\u00ebn sovrane p\u00ebr kryetarin e Bashkis\u00eb, n\u00eb shkelje brutale t\u00eb Kushtetut\u00ebs dhe autonomis\u00eb vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky pushtet pa kontroll, i cili ka vepruar p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se dy vjet n\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb koordinuar sulmesh mediatiko-politike p\u00ebr t\u00eb masakruar p\u00ebrfundimisht n\u00eb publik kryetarin aktual t\u00eb Bashkis\u00eb, \u00ebsht\u00eb n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb plot\u00eb me parimet e demokracis\u00eb dhe shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. P\u00ebrfytyroni tani se si grushtohen p\u00ebrdit\u00eb njer\u00ebzit pa mb\u00ebshtetje, pa mund\u00ebsi, pa z\u00eb, t\u00eb cil\u00ebve u duhet t\u00eb p\u00ebrballen me k\u00ebt\u00eb super pushtet pa kontroll. N\u00ebse nj\u00eb sjellje kaq abuzive nuk denoncohet dhe nuk reformohet, a mundet Shqip\u00ebria t\u00eb arrij\u00eb ndonj\u00ebher\u00eb potencialin e saj t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb? A do t\u00eb pranohet ndonj\u00ebher\u00eb n\u00eb Bashkimin Evropian pa garanci t\u00eb mir\u00ebfillta ligjore? A do t\u00eb vazhdojn\u00eb investitor\u00ebt dhe turist\u00ebt t\u00eb vijn\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri, n\u00eb nj\u00eb vend ku mund t\u2019u n\u00ebnshtrohen standardeve t\u00eb tilla t\u00eb paligjshme?<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr gjith\u00eb zellot\u00ebt n\u00eb disko-lajme, q\u00eb flasin me nj\u00eb vet\u00ebbesim q\u00eb t\u00eb b\u00ebn t\u00eb mendosh se flen\u00eb n\u00eb krevat me mua n\u00eb qeli, do mendojn\u00eb avokat\u00ebt e mi n\u00eb gjykata p\u00ebr shpifje, ku gjer m\u00eb sot kemi fituar 100% t\u00eb gjyqeve &#8211; nga djali i Ahmadinexhadit e gjer tek damixhan\u00ebt e gazetaris\u00eb se lodhur.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr sa koh\u00eb kam nj\u00eb kamera 24\/7 mbi der\u00eb e tjetr\u00ebn mbi dritare, t\u00eb rrin\u00eb t\u00eb qet\u00eb se jam m\u00eb i observuar k\u00ebtu se\u00e7 isha n\u00eb Tiran\u00eb, me gjith\u00eb g\u00ebrmimet mbi \u00e7do aspekt t\u00eb jet\u00ebs sime. Jan\u00eb t\u00eb pam\u00ebshirsh\u00ebm p\u00ebr vetting-un e t\u00eb tjer\u00ebve, kurr\u00eb p\u00ebr t\u00eb tyrin.<\/p>\n\n\n\n<p>Kurse atyre q\u00eb n\u00ebnqeshin se kam derdhur lot p\u00ebr djalin, u them se duhet t\u00eb shqet\u00ebsohen m\u00eb shum\u00eb nga burrat q\u00eb nuk qajn\u00eb, se sa nga ata q\u00eb e kan\u00eb ende zemr\u00ebn n\u00eb vend e fshikullohet sistematikisht nga malli p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebn. T\u00eb kesh b\u00ebr\u00eb 50 shkolla p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt e Tiran\u00ebs dhe t\u00eb mos shoq\u00ebrosh dot djalin t\u00ebnd n\u00eb klas\u00eb t\u00eb par\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dhimbje ther\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, nuk jam vet\u00ebm! N\u00eb burg kam njohur dhjetra raste padrejt\u00ebsish. N\u00eb gjith\u00eb vendin mij\u00ebra vet\u00eb mbahen n\u00eb paraburgim, pa d\u00ebnim, p\u00ebrqindja m\u00eb e lart\u00eb n\u00eb Europ\u00eb. Jan\u00eb mij\u00ebra familje q\u00eb vuajn\u00eb barr\u00ebn emocionale dhe ekonomike t\u00eb pap\u00ebrballueshme vet\u00ebm se burri\/djali\/babai paraburgoset p\u00ebr koh\u00eb tejet t\u00eb gjat\u00eb pa d\u00ebnim; familje q\u00eb varf\u00ebrohen \u00e7do p\u00ebrdit\u00eb nga \u201ctaksa e paraburgimit\u201d p\u00ebr t\u00eb mbajtur me ushqime dhe veshmbathje \u201cburrin e sht\u00ebpis\u00eb\u201d, q\u00eb gjer dje siguronte p\u00ebr familjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj, do jem edhe z\u00ebri i tyre, i mij\u00ebra familjeve q\u00eb vuajn\u00eb padrejt\u00ebsisht prej k\u00ebsaj tiranie penale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund, p\u00ebr kund\u00ebrshtar\u00ebt q\u00eb s\u2019m\u00eb mund\u00ebn dot me vota e i g\u00ebzohen k\u00ebtij lin\u00e7imi e histerie t\u00eb p\u00ebrkohshme, ju kujtoj se \u00e7do dekad\u00eb e kam nisur jet\u00ebn nga e para: 10 vje\u00e7 mbeta vet\u00ebm dhe ia rinisa nga emigracioni e tek fiqt\u00eb e Pazarit; n\u00eb t\u00eb 20-at lash\u00eb Amerik\u00ebn e krijova MJAFT-in, organizat\u00ebn m\u00eb t\u00eb madhe; n\u00eb t\u00eb 30-at p\u00ebrfaq\u00ebsova Gjirokastr\u00ebn dhe reformuam Ministrin\u00eb q\u00eb prekte pun\u00ebn, pensionet, t\u00eb p\u00ebrndjekurit dhe t\u00eb pamundurit; n\u00eb t\u00eb 40-at drejtova Tiran\u00ebn si Kryeqytet Europian i Rinis\u00eb, Sportit dhe Kultur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndaj, se 10, se 20, se 30, se 40, nuk do i ndahem kauzave ku besoj dhe pas s\u00eb cilave mbahem fort. Dhe kjo e drejt\u00ebsis\u00eb sociale, dhe jo e tiranis\u00eb speciale ndaj t\u00eb dobt\u00ebve, do m\u00eb angazhoj\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb shum\u00eb. Do t\u00eb vazhdoj t\u00eb luftoj p\u00ebr Tiran\u00ebn, qytetin q\u00eb e dua kaq shum\u00eb, dhe p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, vendin q\u00eb e dua me gjith\u00eb zem\u00ebr!<\/p>\n\n\n\n<p>Faleminderit q\u00eb m\u00eb lexuat!<\/p>\n\n\n\n<p>Ju uroj pushime t\u00eb mbara!<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrqafoni familjen e f\u00ebmij\u00ebt, se kurr\u00eb nuk i dihet kur ju ndajn\u00eb dhunsh\u00ebm prej tyre, si\u00e7 m\u00eb ngjau mua!<\/p>\n\n\n\n<p>Ju dua shum\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>EV<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i arrestuar i Tiran\u00ebs me 13 akuza p\u00ebr disa vepra t\u00eb r\u00ebnda penale ka reaguar disa dit\u00eb pasi i \u00ebsht\u00eb komunikuar akuza zyrtarisht nga SPAK. N\u00eb reagimin e tij Veliaj pretendon se \u00ebsht\u00eb mbajtur padrejt\u00ebsisht n\u00eb burg n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb q\u00eb tashm\u00eb i ka shkuar akuzat pse e mbajn\u00eb n\u00eb burg. Veliaj pretendon se, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2030,"featured_media":416410,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3366,5380,231,1454],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416409","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416409","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2030"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416409"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416409\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416411,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416409\/revisions\/416411"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416410"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416409"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416409"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416409"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}