{"id":416548,"date":"2025-08-15T10:15:10","date_gmt":"2025-08-15T08:15:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416548"},"modified":"2025-08-15T10:15:13","modified_gmt":"2025-08-15T08:15:13","slug":"nuk-te-prdha-ne-97-kur-doje-tme-shkarkoje-nga-detyra-perplasje-e-ashper-online-mes-myslim-murrizit-dhe-arben-malajt","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/nuk-te-prdha-ne-97-kur-doje-tme-shkarkoje-nga-detyra-perplasje-e-ashper-online-mes-myslim-murrizit-dhe-arben-malajt\/","title":{"rendered":"\u201cNuk t\u00eb p*rdha n\u00eb \u201997 kur doje t\u2019m\u00eb shkarkoje nga detyra\u201d, p\u00ebrplasje e ashp\u00ebr online mes Myslim Murrizit dhe Arben Malajt"},"content":{"rendered":"\n<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Myslim Murrizi dhe ish-ministri Arben Malaj jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb rrjetet dit\u00ebn e djeshme, ku shkaku \u00ebsht\u00eb afera e kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, \u201cBankers Petroleum Albania\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrplasja e tyre ka arritur deri n\u00eb nivel personal, ku t\u00eb dyja pal\u00ebt i kan\u00eb kujtuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebs ngjarje politike nga e shkuara.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Debati i plot\u00eb:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Arben Malaj:<\/strong>S\u2019po e kuptoj dot pse kaq heroik Myslymi. Pse kaq poshterues ndaj gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve, \u201cheroi\u201d mediatik ish-kolegu Myslymi? Kemi folur, shoku Myslym. Kemi folur n\u00eb parlament, kemi folur n\u00eb media, kemi apeluar q\u00eb SPAK duhet t\u00eb hetoj\u00eb me prioritet falimentimin e p\u00ebrshpejtuar t\u00eb Uzines t\u00eb P\u00ebrpunimit t\u00eb Thell\u00eb t\u00eb Naft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk dhe dor\u00ebheqje, Myslym, kur autoritetet tatimore gjate weverisjes se PD-s\u00eb, nis\u00ebn hetim t\u00eb thelluar p\u00ebr rafinerit\u00eb e naft\u00ebs dhe policia e partise tuaj i <a><\/a>bllokoj dhe i perzuri tatimoret?<\/p>\n\n\n\n<p>Ish-ministri juaj i Financave urdh\u00ebroi nd\u00ebrprerjen e hetimeve?<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk protestove n\u00eb at\u00eb dit\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p>Pse nuk i b\u00ebre nj\u00eb apel t\u00eb hapur ministrit t\u00eb Financave dhe kryeministrit t\u00ebnd?<\/p>\n\n\n\n<p>Po, ne kemi folur, por asnj\u00ebher\u00eb me gjuh\u00eb \u201calabak\u00ebsh\u201d, por me argumenta thellesisht profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo me vet\u00eb-personalizim si hero.<\/p>\n\n\n\n<p>Aty ke qen\u00eb deputet pas vitit 2005, kishe t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb drejt\u00ebn dhe mund\u00ebsit\u00eb ligjore jo thjesht t\u00eb flisje,<\/p>\n\n\n\n<p>por edhe t\u00eb hetoje \u00e7do vjedhje dhe t\u2019u nxirrje uj\u00eb t\u00eb zi \u201ct\u00eb zinjve\u201d politik\u00eb q\u00eb fut\u00ebn thell\u00eb duart n\u00eb parat\u00eb e zeza t\u00eb UPTHN-s\u00eb n\u00eb Ballsh.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kam asgj\u00eb personale, as po e b\u00ebj p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ndonj\u00eb, sepse, fatmir\u00ebsisht, hajdut\u00ebt dhe t\u00eb bab\u00ebziturit, p\u00ebrdit\u00eb e m\u00eb shum\u00eb, do t\u00eb jen\u00eb publik\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Jam krenar q\u00eb edhe pas 20 viteve dhe pas shpifjeve pa fund t\u00eb PD-s\u00eb \u2013 ndaj t\u00eb cilave ti asnj\u00ebher\u00eb nuk reagove pse e bazonin luft\u00ebn politike vet\u00ebm tek shpifjet ndaj kund\u00ebrshtar\u00ebve politik\u00eb \u2013<\/p>\n\n\n\n<p>edhe pas hetimeve politike t\u00eb ish-ministrit t\u00eb Financave t\u00eb PD-s\u00eb, pas vitit 2005 nuk gjet\u00ebt dot asnj\u00eb rast q\u00eb t\u00eb kisha abuzuar me detyr\u00ebn, e aq m\u00eb pak t\u00eb kisha pasuruar v\u00ebllez\u00ebrit, motrat dhe familjar\u00ebt e mi, t\u00eb mir\u00eb-arsimuar, me zyra avokatie apo konsulence.<\/p>\n\n\n\n<p>I dashur Murrizi,<\/p>\n\n\n\n<p>m\u00eb qet\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>me m\u00eb pak vulgaritet,<\/p>\n\n\n\n<p>me m\u00eb shum\u00eb argumente logjike, me m\u00eb shum\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulje morale dhe ligjore.<\/p>\n\n\n\n<p>Kredibiliteti publik nuk fitohet nga vet\u00eb-personalizimi si \u201cm\u00eb i ndershmi i shekullit t\u00eb 21-t\u00eb\u201d,<\/p>\n\n\n\n<p>por nga arritjet konkrete n\u00eb luft\u00ebn kund\u00ebr korrupsionit dhe kapjes s\u00eb shtetit,<\/p>\n\n\n\n<p>q\u00eb nisi pas rikthimit t\u00eb PD-s\u00eb n\u00eb pushtet n\u00eb 2005 dhe u thellua e u zgjerua, madje n\u00eb nivele k\u00ebrc\u00ebnuese p\u00ebr ekonomin\u00eb dhe demokracin\u00eb,<\/p>\n\n\n\n<p>nga disa rilindas t\u00eb bab\u00ebzitur dhe oligark\u00eb t\u00eb pangopur, t\u00eb dyja bashk\u00eb dhe reciprokisht p\u00ebr pushtet ekonomik dhe politik.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7oje deri n\u00eb fund nj\u00eb akuz\u00ebz. Murrizi,<\/p>\n\n\n\n<p>heto me ekspert\u00eb t\u00eb jasht\u00ebm,<\/p>\n\n\n\n<p>fito luft\u00ebn qoft\u00eb edhe n\u00eb nj\u00eb rast t\u00eb vet\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo do t\u00eb jet\u00eb fitore politike, publike, q\u00eb do t\u00eb ndihmoj\u00eb t\u00eb arrish edhe fitore n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb etike.<\/p>\n\n\n\n<p>Dit\u00eb t\u00eb mbar\u00eb!!<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Myslim Murrizi: <\/strong><em>Paska \u00e7ar satokartin Ben Malaj dhe nga rrjedhja e vajit ka djegur motorin e vet dhe gonicionin e disa portaleve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk jam heroik un\u00eb o Ben Malaj, por nuk jam piramidal si ti dhe p\u00ebr modesti po t\u00eb them q\u00eb nuk jam heroik, por n\u00eb fakt n\u00eb krahasim me ty Ben, jam, sepse ti more \u201cgrad\u00ebn\u201d prof. kr. tek firma piramidale e Lefter Cenajt, nd\u00ebrsa un\u00eb kam bllokuar fondacionin piramidal Xhaferri.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk kam qen\u00eb deputet n\u00eb 2005 un\u00eb o Ben Malaj, por vet\u00ebm n\u00eb 1997-2001 kur ty t\u00eb b\u00ebn\u00eb bandat deputet, e un\u00eb n\u00eb zon\u00ebn time nuk pordha p\u00ebr bandat e PS e p\u00ebr komitetet e shp\u00ebtimit t\u00eb leshit q\u00eb t\u00eb komandonin ty si top futbolli.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Madje ti e di mir\u00eb q\u00eb nuk t\u00eb pordha as ty n\u00eb mars 1997 kur doje t\u00eb m\u00eb hiqje si n\u00ebn\/drejtor tatimesh, e t\u00eb thash\u00eb q\u00eb je minist\u00ebr pa vota e nuk t\u00eb pjerdh. N\u00ebse e ke harruar se koh\u00ebt e fundit je letuar pak, pyet Flor Mimen.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk kam qen\u00eb deputet n\u00eb 2005 o Ben Malaj, por duke qen\u00eb q\u00eb nuk i servilosem kryetar\u00ebve t\u00eb partis\u00eb, kam kandiduar i pavarur n\u00eb zon\u00ebn 61 t\u00eb Dushkut t\u00eb famsh\u00ebm q\u00eb b\u00ebre ti me Met\u00ebn, Nanon dhe Ka\u00e7 Islamin n\u00eb vitin 2001, kur ma vodh\u00ebt mandatin me Celibashin n\u00eb KQZ, q\u00eb e zgjodhi prap\u00eb n\u00eb 2020 Lyl Basha.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Q\u00eb t\u00eb jesh i sakt\u00eb o Ben Malaj, q\u00eb Murrizi nuk ka qen\u00eb deputet n\u00eb 2005, para se t\u00eb thuash bro\u00e7kulla p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb tek Irfani, pyete Boden se e ke pasur koleg tek Banka e Shqip\u00ebris\u00eb, ose shkruaj Berish\u00ebs p\u00ebr t\u2019u siguruar, se n\u00eb 1997-2001 kur un\u00eb isha deputet t\u00eb th\u00ebrriste Alamudhi i piramidave.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk kam qen\u00eb deputet n\u00eb 2005 o Ben Malaj (Cenaj), se po t\u00eb kisha qen\u00eb do flisja p\u00ebr ty si ish-minist\u00ebr Financash q\u00eb shite t\u00eb gjitha pronat e firmave piramidale me Farudin Arapin p\u00ebr 5 lek\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk kam qen\u00eb deputet n\u00eb 2005 un\u00eb o Ben Malaj, se po t\u00eb kisha qen\u00eb do kisha folur p\u00ebr Bankersin q\u00eb ti me qeverin\u00eb Nano ja dhat\u00eb kanadezit n\u00eb 2004, para se t\u00eb iknit nga pushteti, si\u00e7 i dhat\u00eb turqve BKT, Telekomin, Kurumin, dhe mbush\u00ebt xhepat.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Pastaj, pas 1997-2001 jam b\u00ebr\u00eb deputet n\u00eb vitin 2017-2021 o Ben Malaj dhe kam ardhur n\u00eb Komision t\u00eb Ekonomis\u00eb n\u00eb 2019 kur t\u00eb shkarkuan ty nga an\u00ebtar i K\u00ebshillit Mbik\u00ebqyr\u00ebs t\u00eb Bank\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, p\u00ebr t\u00eb mbrojtur se po t\u00eb luftonte Rama dhe partia jote.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe kur kam qen\u00eb deputet un\u00eb o Ben Malaj n\u00eb 2017-2021 kam folur p\u00ebr Bankersin qysh n\u00eb 2019, para 6 vitesh, dhe kam th\u00ebn\u00eb fiks k\u00ebt\u00eb q\u00eb ka dal\u00eb sot ashiqare, q\u00eb tek Bankersi jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pis t\u00eb gjitha halet\u00eb e politik\u00ebs, p\u00ebrfshi edhe ty o Ben Hysenbelliu.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Habitem shum\u00eb edhe me disa port-hale q\u00eb shkruajn\u00eb bro\u00e7kulla pacient\u00ebsh pa i verifikuar, e madje u k\u00ebnaqa shum\u00eb nga titulli bombastik i nj\u00eb portali q\u00eb thoshte: ish-ministri i PS i ul hund\u00ebn Murrizit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>O port-hale t\u00eb \u00e7\u2019nderuara:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ministra dhe ish-ministra t\u00eb k\u00ebtij lloji nuk i ulin dot hund\u00ebn Murrizit, por vet\u00ebm mund t\u2019i ngren\u00eb k\u2026urajon, se Murrizi as ka firmosur kontrata, as ka firmosur tendera, as ka punuar tek firmat piramidale t\u00eb \u201895, as punon tek firmat piramidale t\u00eb 2025, as ka marr\u00eb tendera e as ka dh\u00ebn\u00eb tendera.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prandaj, para se t\u00eb b\u00ebni lajm traplliqet e trapave me grad\u00eb shkencore \u201cprof. kr.\u201d e me qafore, p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb, nuk do ishte keq q\u00eb t\u00eb verifikonit ndonj\u00eb trapllik t\u00eb pacient\u00ebve politik\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb fjal\u00eb e urt\u00eb thot\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Burri ka koh\u00eb boll me u f\u00eblliq, derisa t\u00eb vdes\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb shkuara fare o Ben Malaj, dhe n\u00ebse pret p\u00ebr ngush\u00ebllime nga shtatori, se tani jam me pushime, po t\u00eb vij p\u00ebr vizit\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Murrizi o Ben Malaj (Hysenbelliu) nuk pjerdh p\u00ebr asnj\u00eb mashtrues apo hajdut ordiner, qofshin k\u00ebta n\u00eb politik\u00eb, n\u00eb qeveri, n\u00eb biznes, n\u00eb drejt\u00ebsi apo n\u00eb media, dhe nuk leh p\u00ebr nj\u00eb rrog\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb padrino pala\u00e7o duke shpifur si i pafytyr\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Por meq\u00eb je me \u201craport\u201d mjek\u00ebsor dhe vasal ekonomik, nuk t\u00eb padis n\u00eb gjykat\u00eb si mashtrues, sepse e di mir\u00eb q\u00eb gjykata nuk i merr p\u00ebr baz\u00eb \u00e7far\u00eb nxjerrin nga goja ata q\u00eb kan\u00eb rrjedhje vaji.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb rroni vet\u00eb Ben Malaj dhe Zoti ju forcoft\u00eb p\u00ebr humbjen e madhe t\u00eb asaj q\u00eb dallon njeriun nga kafsha \u2013 mendjes.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nuk ka m\u00eb turp kur sheh k\u00ebta q\u00eb demek kan\u00eb qeverisur Shqip\u00ebrin\u00eb t\u00eb shnd\u00ebrrohen n\u00eb zagar\u00eb t\u00eb atyre q\u00eb kan\u00eb vjedhur pronat e shqiptar\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Prap\u00eb do flas p\u00ebr Bankersin o Ben Malaj, dhe p\u00ebr \u00e7do afer\u00eb q\u00eb di, se ma ke ngritur aq shum\u00eb k\u2026urajon sa nuk di ku ta derdh k\u00ebt\u00eb energji q\u00eb m\u00eb ka dh\u00ebn\u00eb kjo thirrja jote si kukuvajk\u00eb e Irfanit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Arben Malaj: <\/strong>Murrizi, Ti m\u00eb k\u00ebrc\u00ebnove me bandat e Fierit kur t\u00eb shkarkova n\u00eb vitin 1997, si Z\u00ebvend\u00ebsdrejtor i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i Tatimeve me nj\u00eb arsimim baz\u00eb veterinar. Te kishte promovuar Tritan Shehu, qe ti tani e percmon perdite.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e k\u00ebrc\u00ebnimeve t\u00eb tua banale, e njeh m\u00eb mir\u00eb se kushdo ish-Drejtori I P\u00ebrgjithsh\u00ebm i T atimeve dhe nj\u00eb nga ekspert\u00ebt m\u00eb t\u00eb respektuar t\u00eb taksave tatimeve ne Shqiperi Florian Mima,<\/p>\n\n\n\n<p>i cili gjate qeverise se Pajtimit Kombetare vazhdoj dialsa kohe Drejtor <a><\/a>i Pergjithshem i Tatimeve.<\/p>\n\n\n\n<p>Flori duke ditur arroganca tende banale m\u00eb k\u00ebrkoi t&#8217;ju thoja vet\u00eb shkarkimin.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb prita n\u00eb zyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb sulmove me fjalorin m\u00eb t\u00eb posht\u00ebr t\u00eb nj\u00eb n\u00ebpun\u00ebsi shteti.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb k\u00ebrc\u00ebnove me rrugac\u00ebt dhe t\u00eb fort\u00ebt e Fierit.<\/p>\n\n\n\n<p>Harrove q\u00eb isha nga Tepelena dhe I rritur ne Vlor\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb thash\u00eb &#8220;pushka top&#8221;!<\/p>\n\n\n\n<p>Po m\u00eb detyron t\u00eb them publikisht t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn e pa mohueshme se ike &#8220;me bisht n\u00ebn shal\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Por nj\u00eb jav\u00eb m\u00eb von\u00eb, kur gruaja jote ishte n\u00eb gjendje jo t\u00eb mir\u00eb sh\u00ebndet\u00ebsore,<\/p>\n\n\n\n<p>Flori erdhi me nxitim tek une dhe me ngriti shqet\u00ebsin tuaj p\u00ebr k\u00ebt\u00eb situat\u00eb kritike.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe pse ti kishte rreth 3 &#8211; 4 dit\u00eb q\u00eb m\u00eb kishe k\u00ebrc\u00ebnuar familjen time me bandit\u00ebt dhe t\u00eb fort\u00ebt e Fierit,<\/p>\n\n\n\n<p>urdh\u00ebrova shefin e kabinetit t\u00eb bente urgjente procedura q\u00eb m\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn time zyrtare si minister t\u00eb sigurohej viza p\u00ebr ty dhe bashkeshorten tuaj t\u00eb nderuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Viz\u00eb qe ju e mor\u00ebt pa vones\u00eb dhe me prioritet.<\/p>\n\n\n\n<p>Ti me shpifjet e tua banale dhe pa asnje shenje mirenjohje e merion te te permenden edhe raste fisnikerie.<\/p>\n\n\n\n<p>Sa i p\u00ebrket skemave piramidale, ato lind\u00ebn, u rrit\u00ebn deri ne 50% te PBB-se dhe u shnd\u00ebrruan ne gropa e madhe ku humben miliona dollare rreth 1.8 milion shqiptar\u00eb n\u00ebn qeverisjen varferuese te partise per te cilen ti ndjehesh here krenare dhe here kritik i &#8221; r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm&#8221;, vetem per protagoniz\u00ebm mediatik.<\/p>\n\n\n\n<p>Pretendon siikur ti mbylle fobdacionin Xhaferin ne Lushnje, por ata t\u00eb penguan.<\/p>\n\n\n\n<p>Kush t\u00eb pengon?<\/p>\n\n\n\n<p>Kush i rrii humbjet e kreditoreve, te fondacioneve deri ne 50% perqind, pa asnjecaktivitet ekonomik??<\/p>\n\n\n\n<p>Pikerisht partia jote.<\/p>\n\n\n\n<p>Pse u bashkuat p\u00ebrs\u00ebri me partin\u00eb e piramidave?<\/p>\n\n\n\n<p>Vete Berisha me shume vonese e pranoj se tolerimi i skemave piramidale ishte gabim me i r\u00ebnd\u00eb ne karriren e tij politike..<\/p>\n\n\n\n<p>Ti, &#8220;heroi yne kombetare&#8221;,<\/p>\n\n\n\n<p>kishe gjith\u00eb pushtetin me Saliun dhe Ritvanin per te bere hetimin e skemave piramidale edhe per mua, duke u mburrur se do te me kalbit n\u00eb burg.<\/p>\n\n\n\n<p>U lodhet shum\u00eb dhe gjete vet\u00ebm &#8220;qenin e ngordhur&#8221; t\u00eb Kadri Rroshit.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo vetem q\u00eb nuk m\u00eb futet ne burg por un\u00eb n\u00eb vitin akademik 2005-2006, isha nj\u00eb vit n\u00eb universitetin m\u00eb t\u00eb mir\u00eb n\u00eb bot\u00eb ne Universitetin e Harvardit, n\u00eb nj\u00eb program lidershipi.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb i kam fituar t\u00eb gjitha gjyqet kund\u00ebr sulmeve shpif\u00ebse t\u00eb PD-s\u00eb, dhe shpifesve ordinet dhe te pa lodhur si ty.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur t\u00eb doni ju v\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopjente vendimeve gjyqesore, o shpif\u00ebs ordiner dhe krenar.<\/p>\n\n\n\n<p>Por mbaj mend, o shpif\u00ebs i pa-zakonsh\u00ebm, men\u00e7urin\u00eb e popullit se: &#8220;Kush nuk ha hudhra nuk i mban er\u00eb goja&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Une profesor ne ekonomi, me karriere te shkelqyer profesionale qe nga 1986, ndoqa rrugetimin tim, profesional, akademike dhe politike pa shpifje dhe pa banalitet.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa ti, veteriner, krijove nj\u00eb universitet privat ne Juriprudence,, e rrite dhe e mbylle???.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas medias, ti je shitur disa her\u00eb tek maxhoranca aktuale p\u00ebr p\u00ebrfitime financiare.<\/p>\n\n\n\n<p>Bej te fal Taulantit!!!<\/p>\n\n\n\n<p>E mban mend koh\u00ebn kur t\u00eb thash\u00eb ball\u00eb p\u00ebr ball\u00eb n\u00eb korridorin e parlamentit pse u shite p\u00ebr vot\u00ebn p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shkarkuar nga KMBSH!?<\/p>\n\n\n\n<p>Ta thash\u00eb por nuk t\u00eb shpalla armik.<\/p>\n\n\n\n<p>Thjesht\u00eb te shtova si nj\u00eb num\u00ebr statistikore n\u00eb kopen\u00eb e shpif\u00ebse dhe t\u00eb vet-shiturve.<\/p>\n\n\n\n<p>Do nj\u00eb kopje t\u00eb procesverbalit t\u00eb asaj mbledhjeje n\u00eb komisionin e ekonomis\u00eb???<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do shpifje e jotja \u00ebsht\u00eb prov\u00eb se sa i vog\u00ebl je n\u00eb shpirt. Je shum\u00eb m\u00eb shum\u00eb se shume i vog\u00ebl.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit e vegj\u00ebl mbeten t\u00eb vegj\u00ebl edhe kur u b\u00ebjn\u00eb zhurma t\u00eb m\u00ebdha p\u00ebr t&#8217;u vet-quajtur heronj.<\/p>\n\n\n\n<p>Do ta l\u00eb k\u00ebtu k\u00ebt\u00eb pergjigje!<\/p>\n\n\n\n<p>Nqs nuk ndalesh nuk \u00ebsht\u00eb faj im q\u00eb ti e vet&#8217;meriton shprehjen e popullit ton\u00eb t\u00eb m\u00ebncur: &#8221; Edhe dhi e zgjebosur dhe bishtin p\u00ebrpjet\u00eb&#8221;.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam koh\u00eb, prova dhe d\u00ebshmitar\u00eb q\u00eb v\u00ebrtetojn\u00eb leht\u00ebsisht se n\u00eb k\u00ebt\u00eb rast je nj\u00eb shifes i pa vet-p\u00ebrmbajtur.<\/p>\n\n\n\n<p>Zoti t\u00eb ndihmoft\u00eb t\u00eb kuptosh se je duke u b\u00ebr\u00eb deri qesharak!!!.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i Partis\u00eb Demokratike, Myslim Murrizi dhe ish-ministri Arben Malaj jan\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb rrjetet dit\u00ebn e djeshme, ku shkaku \u00ebsht\u00eb afera e kompanis\u00eb s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Ballsh, \u201cBankers Petroleum Albania\u201d. P\u00ebrplasja e tyre ka arritur deri n\u00eb nivel personal, ku t\u00eb dyja pal\u00ebt i kan\u00eb kujtuar nj\u00ebra-tjetr\u00ebs ngjarje politike nga e shkuara. [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416549,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6026,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416548","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-debat-en","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416548","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416548"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416548\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416550,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416548\/revisions\/416550"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416549"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416548"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416548"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416548"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}