{"id":416642,"date":"2025-08-19T09:37:10","date_gmt":"2025-08-19T07:37:10","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=416642"},"modified":"2025-08-19T09:37:12","modified_gmt":"2025-08-19T07:37:12","slug":"si-shkoi-fati-i-mercenareve-qe-rama-i-rrembeu-lsi-se","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/si-shkoi-fati-i-mercenareve-qe-rama-i-rrembeu-lsi-se\/","title":{"rendered":"Si shkoi fati i mercenar\u00ebve q\u00eb Rama i rr\u00ebmbeu LSI-s\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u dha lajmi se SPAK mori n\u00eb pyetje, p\u00ebr mbi tre or\u00eb, ish deputetin e PS-s\u00eb, Alqi Bllako, q\u00eb Rama i\u2019a rr\u00ebmbeu LSI-s\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit q\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr Eko Parkun n\u00eb Durr\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i k\u00ebsaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e t\u00ebrmetit, anulloi nj\u00eb gar\u00eb t\u00eb hapur me tender n\u00eb vitin 2019 dhe pak dit\u00eb m\u00eb pas e dha pa gar\u00eb nd\u00ebrtimin e parkut q\u00eb do t\u00eb ngrihej mbi landfillin e Porto Romanos.<\/p>\n\n\n\n<p>Por, interesantja n\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb nuk jan\u00eb vet\u00ebm dyshimet p\u00ebr korrupsion. As fakti se p\u00ebr \u00e7do vjedhje q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend SPAK-u shkon tek i ngrati&nbsp;<strong>Alqi Bllako<\/strong>, i cili deri m\u00eb tani ka dy d\u00ebnime p\u00ebr inceneratorin e Elbasanit dhe Fierit dhe po hetohet edhe p\u00ebr at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>E bukuara \u00ebsht\u00eb se Bllako, nj\u00eb ish ushtar i LSI-s\u00eb, sekretar n\u00eb ministrin\u00eb e Lefter Kok\u00ebs, sekretar i P\u00ebrgjithsh\u00ebm i presidenc\u00ebs n\u00eb koh\u00ebn e Met\u00ebs,&nbsp;e braktisi partin\u00eb m\u00ebm\u00eb se i besoi m\u00eb shum\u00eb Edi Ram\u00ebs. Dhe vet\u00ebm pak koh\u00eb m\u00eb pas, kur sapo qe b\u00ebr\u00eb deputet i socialist\u00ebve n\u00eb zgjedhjet e 2021, p\u00ebrfundoi n\u00eb burg. Prezenca e tij n\u00eb kuvend zgjati nga shtatori i k\u00ebtij viti deri n\u00eb mars 2022 kur deputet\u00ebt e PS, votuan pro burgosjes s\u00eb tij t\u00eb k\u00ebrkuar nga SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjith\u00ebse i zhg\u00ebnjyer, ai tentoi t\u00eb arratisej jasht\u00eb, por nj\u00eb premtim i panjohur e ktheu n\u00eb vend dhe e detyroi t\u00eb pranoj\u00eb qelin\u00eb, ku gjendet edhe sot pas tre vitesh.<\/p>\n\n\n\n<p>Por ky nuk \u00ebsht\u00eb i vetmi tradh\u00ebtar i Met\u00ebs, q\u00eb e ka p\u00ebsuar keq nga kalimi tek Edi Rama. Ish shefi i tij,&nbsp;<strong>Lefter Koka<\/strong>&nbsp;ka ndjekur pak a shum\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn trajekrore. Sapo u b\u00eb deputet i PS n\u00eb 2021, duke i dh\u00ebn\u00eb fitoren Ram\u00ebs n\u00eb Durr\u00ebs, ai u detyrya t\u00eb jap\u00eb dor\u00ebheqjen. N\u00eb tekstin e k\u00ebtij hapi t\u00eb papritur politik, t\u00eb cilin dukej qart\u00eb se nuk e kishte shkruar vet\u00eb, ai shprehej: se \u201c\u2026\u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb t\u00eb ndalesh nj\u00eb moment dhe t\u00eb vler\u00ebsosh se kur \u00ebsht\u00eb koha e duhur p\u00ebr t\u00eb mbyllur nj\u00eb cik\u00ebl\u201d, duke pretenduar se po i linte vendin brezit t\u00eb ri. Por, pak muaj pasi la mandatin ai p\u00ebrfundoi n\u00eb pranga. V\u00ebllai i tij n\u00eb nj\u00eb deklarat\u00eb publike pohoi se dor\u00ebheqjen ia kishte k\u00ebrkuar Rama, n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb paprekshm\u00ebris\u00eb nga drejt\u00ebsia duke th\u00ebn\u00eb se kryeministri e pati mashtruar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk dihet sa i v\u00ebrtet\u00eb \u00ebsht\u00eb ky pohim pa d\u00ebshmitar\u00eb por fakti ngelet se prej tre vitesh Lefter Koka gjendet n\u00eb burg, si fajtori m\u00eb i madh deri m\u00eb tani p\u00ebr ngritjen e inceneratorit t\u00eb Fierit dhe Elbasanit dhe si i hetuari kryesor p\u00ebr at\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrug\u00ebn e vet drejt konvertimit n\u00eb ramist Lefter Koka t\u00ebrhoqi edhe&nbsp;<strong>Nasip Na\u00e7on<\/strong>. Ish ministrin e drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb kabinetit Rama 1, pasi e josh\u00ebn fort si\u00e7 e pan\u00eb t\u00eb gjith\u00eb n\u00eb videon e famshme kur Edi dhe Teri, n\u00ebn avujt e alkoolit i thonin t\u00eb bashkohej me ta, iu bashk\u00ebngjit PS n\u00eb qarkun e Beratit. Ndryshe nga Koka, ai nuk pati fatin e keq t\u00eb burgut, por u p\u00ebrdor si limon i shtrydhur vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb mandat. Pasi ia mori LSI-s\u00eb, Rama nuk e kandidoi m\u00eb n\u00eb 2025-\u00ebn. Askush nuk ia njohu sakrific\u00ebn dhe sh\u00ebrbimin. Pak muaj para zgjedhjeve t\u00eb 2021-shit, Nasip Na\u00e7o njoftoi largimin e tij nga LSI, duke e konsideruar si \u201ceksperiment politik\u201d. Madje ai t\u00ebrhoqi me vete edhe deputetin tjet\u00ebr t\u00eb Beratit,&nbsp;<strong>Gledion Rehovica<\/strong>. Ky i fundit, n\u00ebn ndikimin e Na\u00e7os, p\u00ebrmes nj\u00eb mesazhi n\u00eb janar 2021 njoftoi se kishte vendosur t\u00eb largohet nga LSI pasi \u201ceksperimenti i LSI-s\u00eb ka p\u00ebrfunduar\u201d. \u201cLSI nj\u00eb klub n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i LSI-s\u00eb ka mbaruar. Berati ka nevoj\u00eb p\u00ebr progres. Tek LSI nuk kam vajtur me tender e nuk po iki me tender tek PS\u201d, tha para zgjedheve 2021 Rehovica.<\/p>\n\n\n\n<p>Aventura e Na\u00e7os zgjati vet\u00ebm kat\u00ebr vite. Kur e morri vesh q\u00eb ajo mbaroi ai deklaroi me pez\u00ebm: Un\u00eb ia kam kthyer borxhin PS-s\u00eb, kisha marr\u00eb nj\u00eb mandat n\u00eb 2009, 2013 dhe 2017. Ia ktheva n\u00eb 2021. As s\u2019i kam borxh, as m\u00eb kan\u00eb borxh. Tani jam qytetar i lir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputeti tjet\u00ebr&nbsp;<strong>Agron \u00c7ela<\/strong>&nbsp;e braktisi Ilir Met\u00ebn n\u00eb kushte t\u00eb ndryshme. Ai i ndejti besnik LSI s\u00eb Kryemadhit edhe n\u00eb zgjedhjet e 2021, kur dezertuan, Koka, Na\u00e7o, Bllako. Madje e fitoi mandatin n\u00eb Shkod\u00ebr, por m\u00eb pas nuk i rezistoi tundimit p\u00ebr zgjedhjet lokale t\u00eb 14 majit 2023, at\u00ebher\u00eb kur baterit\u00eb e pushtetit u fokusuan n\u00eb marrjen e bashkis\u00eb nga Benet Beci.<\/p>\n\n\n\n<p>Q\u00eb n\u00eb dhjetor, para fillimit t\u00eb fushat\u00ebs, \u00c7ela u pa n\u00eb nj\u00eb foto t\u00eb p\u00ebrzem\u00ebrt me Becin dhe Elisa Spiropalin. M\u00eb pas ai konvertoi n\u00eb rilindas dhe kreun lokal t\u00eb partis\u00eb s\u00eb Liris\u00eb,&nbsp;<strong>Edmond Ndou<\/strong>. Pasi u shfaq n\u00eb Shkod\u00ebr n\u00eb krah t\u00eb Ram\u00ebs, deputeti, q\u00eb u b\u00eb meme me k\u00ebrcimin p\u00ebrkrah Elis\u00ebs, l\u00ebshoi thirrje se \u201cduhet t\u2019i japim shansin PS-s\u00eb q\u00eb t\u00eb drejtoj\u00eb bashkin\u00eb n\u00eb Shkod\u00ebr pas 30 viteve t\u00eb drejtimit t\u00eb PD-s\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndryshe nga koleg\u00ebt e tij q\u00eb kishin braktisur partin\u00eb duke p\u00ebshp\u00ebritur n\u00ebn z\u00eb kund\u00ebr drejtimit t\u00eb Monik\u00ebs, \u00c7ela po e linte at\u00eb pasi n\u00eb krye ishte rikthyer Ilir Meta. E ndon\u00ebse ky i fundit deklaronte se me \u00c7el\u00ebn nuk humb\u00ebm asgj\u00eb, sepse iku \u201cnj\u00eb biznesmen q\u00eb s\u2019 kish folur kurr\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb\u201d, kjo gj\u00eb tregonte se efekti korruptiv dhe shantazhues i pushtetit qe b\u00ebr\u00eb i pap\u00ebrballuesh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjith\u00ebsesi, pavar\u00ebsisht sh\u00ebrbimeve, \u00c7ela nuk figuroi m\u00eb n\u00eb list\u00ebn e PS p\u00ebr Shkodr\u00ebn n\u00eb 2025. Nderi q\u00eb iu b\u00eb atij qe se n\u00eb list\u00eb u z\u00ebvend\u00ebsua nga e bija, Xhenis \u00c7ela.<\/p>\n\n\n\n<p>Po nj\u00eb gar\u00eb lokale, k\u00ebt\u00eb her\u00eb e pjesshme, u b\u00eb shkak q\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr LSI-st, t\u00eb&nbsp;cilin Rama e pati luftuar pa m\u00ebshir\u00eb, t\u00eb detyrohej ti thoshte kryeministrit \u201cbab\u00eb\u201d. I futur n\u00eb betej\u00eb me Athin\u00ebn, pas vjedhjes s\u00eb bashkis\u00eb Himar\u00eb dhe burgosjes s\u00eb fituesit t\u00eb saj Fredi Beleri, Ram\u00ebs i duhej t\u00eb korruptonte me doemos nj\u00eb personazh q\u00eb t\u00eb qe edhe opozitar edhe minoritar. E k\u00ebto kushte i p\u00ebrmbushte vet\u00ebm ish deputeti i LSI-s\u00eb p\u00ebr Gjirokastr\u00ebn deri n\u00eb 2021-shin,&nbsp;<strong>Vangjel Tavo<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ndon\u00ebse e pati zbuar Vangjel Tavon dhe koleg\u00ebt e tij, n\u00eb vitin 2017, me pretekstin, se ata e donin pushtetin p\u00ebr tepsin\u00eb dhe tav\u00ebn e t\u00eb mirave q\u00eb ofronte. Ndon\u00ebse mbylli kufirin kat\u00ebr vite m\u00eb pas, me justifikim kovidin, q\u00eb ta privonte at\u00eb nga mandati i deputetit, duke penguar ardhjen e minoritar\u00ebve p\u00ebr t\u00eb votuar, Rama vendosi t\u00eb b\u00ebje paqe me t\u00eb duke i dhuruar n\u00eb ver\u00ebn e 2024, bashkin\u00eb e Himar\u00ebs. Jo nga dashuria, por nga halli, ai e b\u00ebri at\u00eb t\u00eb vetmin ish LSI-st, tradh\u00ebtar t\u00eb Met\u00ebs, q\u00eb mban sot nj\u00eb post n\u00eb hierarkin\u00eb rilindase.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb qok\u00eb m\u00eb e vog\u00ebl i\u2019u b\u00eb edhe tradh\u00ebtarit t\u00eb fundit,\u00a0<strong>Endrit Brahimmlarit<\/strong>. Ish sekretari i p\u00ebrgjithsh\u00ebm i LSI-s\u00eb, mori sipas pesh\u00ebs s\u00eb\u00a0tij, nj\u00eb vend jo fitues n\u00eb list\u00ebn e Tiran\u00ebs, n\u00eb zgjedhjet e qershorit, duke u b\u00ebr\u00eb nj\u00ebri prej t\u00eb shumt\u00ebve q\u00eb ikja nga partia m\u00ebm\u00eb, ia prishi karier\u00ebn politike, ndon\u00ebse edhe kaq \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb mir\u00eb se fati i Kok\u00ebs apo Bllakos.\/<strong>Lapsi.al<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dy dit\u00eb m\u00eb par\u00eb u dha lajmi se SPAK mori n\u00eb pyetje, p\u00ebr mbi tre or\u00eb, ish deputetin e PS-s\u00eb, Alqi Bllako, q\u00eb Rama i\u2019a rr\u00ebmbeu LSI-s\u00eb, n\u00eb kuad\u00ebr t\u00eb hetimit q\u00eb po b\u00ebn p\u00ebr Eko Parkun n\u00eb Durr\u00ebs. Ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr skandal i k\u00ebsaj qeverie, e cila, gjoja me pretekstin e t\u00ebrmetit, anulloi [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":416643,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,3365,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-416642","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-analize","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416642","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=416642"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416642\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":416644,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/416642\/revisions\/416644"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/416643"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=416642"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=416642"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=416642"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}