{"id":417029,"date":"2025-09-03T14:46:23","date_gmt":"2025-09-03T12:46:23","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=417029"},"modified":"2025-09-03T14:46:25","modified_gmt":"2025-09-03T12:46:25","slug":"pagat-e-uleta-ne-shqiperi-berisha-35-e-ilaci-per-rrobat-do-plase-morri-dhe-zgjebja","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pagat-e-uleta-ne-shqiperi-berisha-35-e-ilaci-per-rrobat-do-plase-morri-dhe-zgjebja\/","title":{"rendered":"Pagat e ul\u00ebta n\u00eb Shqip\u00ebri, Berisha: 35 \u20ac ila\u00e7i p\u00ebr rrobat, do plas\u00eb morri dhe zgjebja!"},"content":{"rendered":"\n<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb sotme me gazetar\u00ebt, Sali Berisha ka folur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna e Institutit Europian t\u00eb Statistikave, Eurostat, ku Shqip\u00ebria rezulton e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr pag\u00ebn minimale, nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket rajonit \u00ebsht\u00eb rreth 34% m\u00eb e ul\u00ebt sesa mesatarja.<\/p>\n\n\n\n<p>Berisha theksoi se rroga minimale ka mbetur aty ku ishte, duke mos u rritur q\u00eb nga viti 2023, nd\u00ebrsa \u00e7mimet e produkteve t\u00eb p\u00ebrditshme, si ila\u00e7et p\u00ebr larje dhe djathi, jan\u00eb dy deri tre her\u00eb m\u00eb t\u00eb shtrenjta se n\u00eb vendet e tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai paralajm\u00ebroi se kjo situat\u00eb mund t\u00eb shkaktoj\u00eb pasoja serioze sh\u00ebndet\u00ebsore dhe higjienike p\u00ebr qytetar\u00ebt, duke e krahasuar kriz\u00ebn me epidemin\u00eb e zgjeb\u00ebs n\u00eb vitin 1992. Sipas tij, qeveria duhet t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb veprime urgjente p\u00ebr t\u00eb rritur pagat dhe p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrballuar kostot e larta t\u00eb jetes\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai p\u00ebrmendi dhe diferenc\u00ebn mes pagave t\u00eb zyrtar\u00ebve t\u00eb lart\u00eb dher qytetar\u00ebve t\u00eb thjesht\u00eb, ku tha se kreu i SPAK, Altin Dumani, e ka rrog\u00ebn 7 mij\u00eb euro, pra 15 her\u00eb m\u00eb t\u00eb lart\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Sali Berisha:<\/strong>\u00a0<em>Eurostat jep lajmin damkos\u00ebs p\u00ebr ekipin drejtues t\u00eb narkoshtetit shqiptar. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb sot vendi me hendekun m\u00eb t\u00eb madh midis rrogave maksimale dhe rrog\u00ebs minimale t\u00eb qytetar\u00ebve shqiptar\u00eb. Eurostat konstaton se rroga minimale n\u00eb Shqip\u00ebri nga viti 2023 gjer sot ka mbetur aty ku ishte, 408 euro. Nd\u00ebrkoh\u00eb rroga maksimale n\u00eb Shqip\u00ebri, paga neto e Altin Troplinit \u00ebsht\u00eb 7 mij\u00eb euro. \u00cbsht\u00eb 15 her\u00eb m\u00eb e madhe se paga minimale. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb rroga minimale nga viti 2023, si\u00e7 deklaron Eurostat, \u00ebsht\u00eb gjithsej 408 euro, rrogat e larta jan\u00eb rritur me 30-40 p\u00ebrqind. A mund t\u00eb imagjinoni ju q\u00eb Edi Rama p\u00ebrcaktoi pension minimal p\u00ebr veten e tij, pensionin 4 mij\u00eb euro. P\u00ebrcaktoi pra pension 10 rroga minimale. E imagjinoni ju se \u00e7far\u00eb pashpirt\u00ebsie dhe amoraliteti i plot\u00eb. Para jush me dhjet\u00ebra e dhjet\u00ebra her\u00eb kam denoncuar hendekun e madh midis rrogave minimale dhe rrogave maksimale. Ky hendek n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb thell\u00ebt n\u00eb bot\u00eb. N\u00eb Europ\u00eb po e po, por n\u00eb bot\u00eb. E thash\u00eb, Altin Troplini merr sa 15 rroga minimale. Imagjinoni ju nj\u00eb pun\u00ebtore t\u00eb thjesht\u00eb n\u00eb SKAP, e cila rrit tre f\u00ebmij\u00eb, kat\u00ebr f\u00ebmij\u00eb, dhe bosi Troplini merr 15 her\u00eb m\u00eb shum\u00eb se ajo. K\u00ebto jan\u00eb parime \u00e7njer\u00ebzore t\u00eb p\u00ebrcaktimit t\u00eb pagave. Por prisni, ka edhe tjetr\u00ebn. Kjo tabel\u00eb, ky grafik, \u00e7far\u00eb tregon? Tregon se nd\u00ebr t\u00eb gjitha vendet evropiane, Shqip\u00ebria ka pag\u00ebn minimale m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt. Nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb Shqip\u00ebria ka pag\u00ebn maksimale, asnj\u00eb njeri n\u00eb Ballkan, asnj\u00eb president, asnj\u00eb kryeminist\u00ebr, asnj\u00eb gjykat\u00ebs, asnj\u00eb prokuror nuk merr rrog\u00ebn e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mij\u00eb euro. Rroga 7 mij\u00eb euro nuk njihet n\u00eb Ballkan. Por ku \u00ebsht\u00eb problemi tjet\u00ebr? N\u00eb qoft\u00eb se nga viti 2023 n\u00eb vitin 2025, rroga minimale nuk jan\u00eb rritur, thot\u00eb Eurostat- mos d\u00ebgjoni g\u00ebnjeshtrat e Edi Ram\u00ebs dhe INSTAT-it t\u00eb Edi Ram\u00ebs- nuk jan\u00eb rritur thot\u00eb, \u00e7mimet jan\u00eb stratosferike. Pyesni ju nj\u00eb amvis\u00eb, shkon dhe blen ila\u00e7in p\u00ebr lavatri\u00e7e 35 euro pakon, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur n\u00eb Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora k\u00ebt\u00eb, ju garantoj se me k\u00ebto \u00e7mime, do plas\u00eb morri n\u00eb t\u00eb kat\u00ebr an\u00ebt e vendit. Dhe zgjebja. Kush \u00ebsht\u00eb ai q\u00eb mund t\u00eb laj\u00eb? Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u00e7menduri mo. N\u00eb qoft\u00eb se ti e shet ila\u00e7in lar\u00ebs me 35 euro\u2026 Dometh\u00ebn\u00eb, \u00e7far\u00eb do han\u00eb njer\u00ebzit n\u00ebse blejn\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jo, nuk e dini ju k\u00ebt\u00eb. Kthehemi n\u00eb vitin 1992. Shqip\u00ebria p\u00ebrjetoi epidemin\u00eb e zgjebes n\u00eb mbar\u00eb vendin. Nuk mund ta blej\u00eb ai m\u00eb. 35 euro p\u00ebr nj\u00eb DASH pluhur. Shikoni djathin, e keni tre her\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb SHBA. E keni dy her\u00eb e gjysm\u00eb m\u00eb shtrenjt\u00eb se n\u00eb Greqi. Po k\u00ebto jan\u00eb gj\u00ebrat m\u00eb elementare. Pra, rroga minimale mbetet ajo, n\u00eb nj\u00eb koh\u00eb kur t\u00eb gjitha mjetet e higjien\u00ebs, t\u00eb gjitha produktet ushqimore rriten mbi mesataret e \u00e7mimeve n\u00eb BE. Kjo \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrteta.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Narko-eurot e shkat\u00ebrruan ekonomin\u00eb dhe godasin shum\u00eb r\u00ebnd\u00eb ekonomin\u00eb familjare, krijojn\u00eb shpun\u00ebsim masiv dhe qeveria, Edi Rama mendon se si t\u00eb pasurohet \u00e7do muaj edhe m\u00eb shum\u00eb. E kam treguar nj\u00ebher\u00eb, do e tregoj edhe 100 her\u00eb, at\u00eb q\u00eb m\u00eb tha pak vite m\u00eb par\u00eb nj\u00eb ambasador i shquar i SHBA n\u00eb Vjen\u00eb. Pati nj\u00eb takim k\u00ebtu me nj\u00eb zyrtar shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb, e pyeta se si t\u2019u duk ai n\u00eb at\u00eb takim: \u00e7\u2019t\u00eb t\u00eb them, m\u00eb tha, kam pasur klient\u00eb, jo nj\u00eb, por disa, q\u00eb kishin vjedhur nga nj\u00eb miliard, por nuk ishte asnj\u00ebri prej tyre q\u00eb nuk donte t\u00eb vidhte miliardin e dyt\u00eb. Se problemi \u00ebsht\u00eb sa m\u00eb shum\u00eb t\u00eb vjedh\u00ebsh, aq m\u00eb shum\u00eb t\u00eb shtohet oreksi p\u00ebr t\u00eb vjedhur. Kjo \u00ebsht\u00eb. A e mor\u00ebt vesh ju sa rriten pensionet n\u00eb tetor? 3 mij\u00eb gjer n\u00eb 6 mij\u00eb lek\u00eb. Kaq \u00ebsht\u00eb rritja. P\u00ebr vete ka v\u00ebn\u00eb ligjin, kryeministri e ka pensionin 4 mij\u00eb euro. Presidenti e ka 3500 euro. Por problemi \u00ebsht\u00eb i tmerrsh\u00ebm, problemi \u00ebsht\u00eb tek k\u00ebta njer\u00ebz, sepse kjo nuk shpreh vet\u00ebm rrog\u00ebn minimale t\u00eb sektorit shtet\u00ebror, kjo shpreh rrog\u00ebn minimale t\u00eb shtetit, t\u00eb vendit, se kur qeveria rri me nj\u00eb rrog\u00eb t\u00eb till\u00eb minimale, sip\u00ebrmarr\u00ebsi rri dhe rri. Programi yn\u00eb ishte shum\u00eb i qart\u00eb, ishte i menj\u00ebhersh\u00ebm. A e dini ju sa \u00ebsht\u00eb diferenca e rrog\u00ebs minimale me rrog\u00ebn minimale n\u00eb vendet e Ballkanit? Rroga minimale n\u00eb Shqip\u00ebri \u00ebsht\u00eb 34 p\u00ebrqind m\u00eb e ul\u00ebt se n\u00eb vendet e Ballkanit. Maqedonia e Veriut e ka 584 euro, Serbia e ka 618 euro, Mali i Zi e ka 670 euro. Pra \u00e7do punonj\u00ebs n\u00eb Malin e Zi merr 262 euro m\u00eb shum\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri si rrog\u00eb minimale. \u00c7far\u00eb ka Mali i Zi? As nj\u00eb t\u00eb dhjet\u00ebn e pasurive q\u00eb ka Shqip\u00ebria.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Asnj\u00eb prej k\u00ebtyre vendeve nuk e kan\u00eb. Por kan\u00eb nj\u00eb gj\u00eb, q\u00eb nuk vidhen. Qeverit\u00eb e tyre jan\u00eb si jan\u00eb, me shum\u00eb problematika, por nuk vjedhin popullin e tyre si\u00e7 vjedh Edi Rama me Lubin\u00eb. Urdh\u00ebroni. Vodh\u00ebn 50 milion\u00eb tunelin e Llogaras\u00eb, tani duan t\u00eb vjedhin 60 milion\u00eb n\u00eb aeroportin e Vlor\u00ebs. Nuk kan\u00eb t\u00eb ndalur n\u00eb asgj\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb pse t\u00eb pranojn\u00eb t\u00eb jen\u00eb m\u00eb t\u00eb keqpaguarit n\u00eb Europ\u00eb. Shqiptar\u00ebt nuk kan\u00eb kurr\u00eb pse t\u00eb pranojn\u00eb k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim prej shpirtkazme t\u00eb qeveritar\u00ebve q\u00eb p\u00ebrcaktojn\u00eb p\u00ebr vete rrogat m\u00eb t\u00eb larta n\u00eb Europ\u00eb n\u00eb raport me rrogat e ul\u00ebta.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gjat\u00eb konferenc\u00ebs s\u00eb sotme me gazetar\u00ebt, Sali Berisha ka folur p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebna e Institutit Europian t\u00eb Statistikave, Eurostat, ku Shqip\u00ebria rezulton e fundit n\u00eb Europ\u00eb p\u00ebr pag\u00ebn minimale, nd\u00ebrkoh\u00eb sa i p\u00ebrket rajonit \u00ebsht\u00eb rreth 34% m\u00eb e ul\u00ebt sesa mesatarja. Berisha theksoi se rroga minimale ka mbetur aty ku ishte, duke mos u [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":417031,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-417029","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/417029","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=417029"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/417029\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":417032,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/417029\/revisions\/417032"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/417031"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=417029"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=417029"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=417029"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}