{"id":424458,"date":"2025-09-04T13:56:12","date_gmt":"2025-09-04T11:56:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=424458"},"modified":"2025-09-04T13:56:37","modified_gmt":"2025-09-04T11:56:37","slug":"veliaj-uron-femijet-per-fillimin-e-shkolles-shabani-tiranes-i-duhet-nje-kryetar-jo-nje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/veliaj-uron-femijet-per-fillimin-e-shkolles-shabani-tiranes-i-duhet-nje-kryetar-jo-nje\/","title":{"rendered":"Veliaj uron f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr fillimin e shkoll\u00ebs, Shabani: Tiran\u00ebs i duhet nj\u00eb kryetar, jo nj\u00eb …"},"content":{"rendered":"\n
Endri Shabani ka ironizuar Erion Veliajn, pas reagimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb kanalin e vet n\u00eb facebook, ku uronte nga burgu f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr vitin e ri shkollor. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Shabani ka v\u00ebn\u00eb theksin te ushqimi q\u00eb duhet t\u00eb serviret p\u00ebr ta, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin kishte folur edhe Veliaj n\u00eb rrjetet sociale.<\/p>\n\n\n\n
Kreu i Nism\u00ebs \u201cThurrje\u201d, evidenton se Erion Veliaj nuk mund t\u00eb jet\u00eb Kryetar i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs duke i treguar se pse nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb pas hekurave. Madje me nj\u00eb rresht t\u00eb shkruar nga kryebashkiaku pas qelis\u00eb, ku f\u00ebmij\u00ebt nuk mund t\u00eb ushqehen sepse ai gjendet n\u00eb burg, Shabani duket se i \u201ctregon udh\u00ebn\u201d p\u00ebr t\u2019u larguar p\u00ebrfundimisht nga ky post i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb politik\u00ebn shqiptare.<\/p>\n\n\n\n
\u201cTiran\u00ebs I duhet nj\u00eb kryetar, jo nj\u00eb kuzhinier.<\/p>\n\n\n\n
Prej nj\u00eb viti k\u00ebrkoj me ngulm q\u00eb shkollat publike n\u00eb Tiran\u00eb t\u00eb ofrojn\u00eb ushqim falas p\u00ebr f\u00ebmij\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n
Sot, p\u00ebrgjigjen na e dha vet\u00eb kryetari i burgosur i bashkis\u00eb, Erion Veliaj.<\/p>\n\n\n\n
Ai deklaroi se arsyeja pse f\u00ebmij\u00ebt nuk ushqehen n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb kryetari i bashkis\u00eb ndodhet n\u00eb burg. Pra edhe ai e kupton q\u00eb nga burgu nuk mund t\u00eb qeveris\u00eb Tiran\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n
Ne nga burgu nuk e nxjerrim dot. Por ajo q\u00eb mund t\u00eb b\u00ebjm\u00eb \u00ebsht\u00eb ta shkarkojm\u00eb dhe t\u00eb zgjedhim nj\u00eb kryetar t\u00eb ri bashkie, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt tan\u00eb t\u00eb mos paguajn\u00eb \u00e7mimin e problemeve t\u00eb tij me drejt\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n
Prandaj u b\u00ebj thirrje t\u00eb gjith\u00eb an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb votojn\u00eb mocionin tim p\u00ebr shkarkimin e Erion Veliajt. Kjo \u00ebsht\u00eb e vetmja m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb garantuar q\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Tiran\u00ebs t\u00eb ken\u00eb ushqim n\u00eb shkolla dhe q\u00eb bashkia t\u00eb qeveriset normalisht.<\/p>\n\n\n\n
Kryetari e pranoi vet\u00eb q\u00eb p\u00ebr sa koh\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb burg, f\u00ebmij\u00ebt e Tiran\u00ebs nuk do t\u00eb ken\u00eb ushqim n\u00eb shkolla. \u00c7far\u00eb presim m\u00eb?\u201d, shkruante n\u00eb facebook, Endri Shabani.<\/p>\n\n\n\n
Nd\u00ebrkoh\u00eb, m\u00eb her\u00ebt, reagoi n\u00eb rrjetet sociale Erion Veliaj, i cili uronte f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr vitin e ri shkollor, nd\u00ebrsa ndalej edhe te i biri q\u00eb k\u00ebt\u00eb vit nis klas\u00ebn e par\u00eb. Gjithashtu, nd\u00ebr t\u00eb tjera, ai theksonte munges\u00ebn e ushqimit, prej faktit se ai gjendet n\u00eb burg. E p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, i \u00ebsht\u00eb kund\u00ebrv\u00ebn\u00eb menj\u00ebher\u00eb Shabani.<\/p>\n\n\n\n
Reagimi m\u00eb her\u00ebt i Erion Veliajt:<\/em><\/strong><\/p>\n\n\n\n
Nj\u00eb urim, nj\u00eb ndjes\u00eb dhe tre k\u00ebshilla
T\u00eb dashur miqt\u00eb e mi, nx\u00ebn\u00ebs t\u00eb Tiran\u00ebs,
Prej dhjet\u00eb vitesh ju kam shkruar personalisht \u00e7do shtator, p\u00ebr t\u2019ju uruar sukses e mbar\u00ebsi. Ndaj, edhe pse virtualisht, nuk doja t\u00eb mungoja k\u00ebt\u00eb vit p\u00ebr t\u2019ju dh\u00ebn\u00eb kurajo me nj\u00eb mesazh zemre.
Ky vit \u00ebsht\u00eb posa\u00e7\u00ebrisht i ve\u00e7ant\u00eb p\u00ebr mua, teksa edhe im bir shkon n\u00eb klas\u00ebn e par\u00eb. Edhe pse m\u00eb \u00ebsht\u00eb thyer zemra, pasi nuk mund ta shoq\u00ebroj n\u00eb shkoll\u00eb n\u00eb dit\u00ebn e par\u00eb, e di q\u00eb edhe p\u00ebr shum\u00eb familje t\u00eb tjera ka pasur sfida k\u00ebt\u00eb vit. Por, kjo s\u2019duhet t\u00eb na heq\u00eb g\u00ebzimin e k\u00ebtij fillimi t\u00eb ri, shprese t\u00eb re. Ndaj, nga zemra ju uroj sukses p\u00ebr vitin e ri shkollor 2025-2026.
S\u00eb dyti, nj\u00eb ndjes\u00eb t\u00eb sinqert\u00eb. Ne kemi nd\u00ebrtuar 50 shkolla t\u00eb reja n\u00eb Tiran\u00eb, totalisht europiane, dhe 110 kopshte e \u00e7erdhe t\u00eb reja. Kjo m\u00eb b\u00ebn krenar p\u00ebr pun\u00ebn n\u00eb bashki dhe p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb na kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb dor\u00eb. Megjithat\u00eb, ndihem i keqardhur q\u00eb u penguam n\u00eb projektin ton\u00eb t\u00eb drek\u00ebs falas n\u00eb shkolla – nj\u00eb ide q\u00eb e kam dashur prej koh\u00ebsh dhe q\u00eb m\u00eb n\u00eb fund ishim gati ta implementonim. Dreka do ushqente f\u00ebmij\u00ebt e Tiran\u00ebs nga e majta dhe e djathta, vendalinjt\u00eb dhe t\u00eb ardhurit. Ndalimi arbitrar i vullnetit t\u00eb popullit p\u00ebr t\u2019u qeverisur n\u00eb bashki prodhon pasoja, ku projekti i drek\u00ebs n\u00eb shkolla \u00ebsht\u00eb vetem nj\u00ebri prej tyre. Megjithat\u00eb, p\u00ebrgjegj\u00ebsia mbetet tek un\u00eb dhe do ta rikuperoj sa me shpejt q\u00eb t\u00eb mundem.
Dhe n\u00eb fund, 3 k\u00ebshilla q\u00eb me shpres\u00eb do t\u2019ua gjeni dobin\u00eb:

1.
P\u00ebrqafoni dijen. M\u00ebsoni fort, lexoni shum\u00eb, kapni dijet, jo ve\u00e7 notat. Dija \u00ebsht\u00eb e vetmja pron\u00eb q\u00eb do keni gjithnj\u00eb me vete, dhe as e prish dot t\u00ebrmeti, as p\u00ebrmbytet e as sekuestrohet. \u00cbsht\u00eb gjithmon\u00eb juaja dhe n\u00eb dobin\u00eb tuaj.
Tiran\u00ebn dhe kombin ton\u00eb mund ta \u00e7ojn\u00eb p\u00ebrpara vet\u00ebm ata q\u00eb shk\u00eblqejn\u00eb n\u00eb dije, ata q\u00eb punojn\u00eb fort dhe sjellin risi, jo ata q\u00eb pengojn\u00eb pa pushim. Qytetin n\u00eb drit\u00eb e nxjerrin ata q\u00eb ndjekin p\u00ebrpjekjet e mira, jo ata q\u00eb p\u00ebrndjekin njer\u00ebzit e mir\u00eb.
Ndaj, b\u00ebhuni gjahtar\u00eb idesh\u00eb dhe jo gjahtar\u00eb njer\u00ebzish. N\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebri demokratike, ku mund t\u00eb jeni gjith\u00e7ka, zgjidhni t\u00eb jeni luan\u00eb dhe jo hijena.
M\u00ebsoni historin\u00eb p\u00ebr t\u00eb mos e p\u00ebrs\u00ebritur at\u00eb! Lakojeni bukur gjuh\u00ebn shqipe p\u00ebr ta p\u00ebrdorur si ila\u00e7 q\u00eb sh\u00ebron, jo si helm n\u00eb rrjete e portale ndaj nj\u00ebri-tjetrit. Thikat p\u00ebrdorini n\u00eb nj\u00eb kurs gatimi, por kurr\u00eb n\u00eb oborre shkollash ndaj shokut – brezi juaj nuk mund t\u00eb jet\u00eb kopja e re e brezit t\u00eb vjet\u00ebr nga TV-t\u00eb e nj\u00eb nate m\u00eb par\u00eb. P\u00ebrqafoni dijen miq, e ajo do t\u2019ju nderoj\u00eb.

2.
P\u00ebrkraheni suksesin dhe mos i vajtoni stepjet e pengesat e p\u00ebrkohshme.
N\u00ebse nj\u00eb nga shok\u00ebt merr 10, b\u00ebn nj\u00eb 3 pik\u00ebsh apo fiton olimpiad\u00ebn, g\u00ebzohuni t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb. E di q\u00eb n\u00eb shoq\u00ebrin\u00eb ton\u00eb shpesh suksesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb m\u00ebkat i pafalsh\u00ebm, por ju jeni shpres\u00eb p\u00ebr nj\u00eb Shqip\u00ebri t\u00eb re, ku solidariteti e mir\u00ebsia e mund arroganc\u00ebn e injoranc\u00ebn.
Rr\u00ebzimi nuk \u00ebsht\u00eb e kund\u00ebrta e suksesit, e as nuk zgjat pafund\u00ebsisht. Jeta mund t\u2019ju ul\u00eb n\u00eb gjunj\u00eb dhe m\u00eb posht\u00eb se \u00ebndrra juaj m\u00eb e keqe – ja, m\u00eb pyesni mua – por, n\u00ebse ngrihesh dhe ja kris vrapit s\u00ebrish, m\u00eb fort e m\u00eb shpejt, e rigjen veten dhe vendin q\u00eb meriton.
Dhe n\u00ebse shihni t\u00eb tjer\u00eb q\u00eb rr\u00ebzohen, mos iu g\u00ebzoni fatkeq\u00ebsis\u00eb s\u00eb tyre sepse padrejt\u00ebsia diku, shpejt kthehet n\u00eb padrejt\u00ebsi kudo, ndaj f\u00ebrkimi i duarve ndaj vuajtjes s\u00eb tjetrit, as ju ndihmon, as ju nderon.
P\u00ebrqafoni sukseset e nj\u00ebri-tjetrit dhe jepini dor\u00ebn shoshoqit p\u00ebr t\u2019u ngritur m\u00eb shpejt e avancuar m\u00eb fort.

3.
Familja dhe miqt\u00eb nuk mund t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohen nga teknologjia. P\u00ebrdorini mjetet digjitale, por mos harroni se jemi njer\u00ebz. Inteligjenca artificiale mund t\u00eb zgjidh\u00eb probleme t\u00eb matematik\u00ebs apo t\u2019ju kompozoj\u00eb nj\u00eb k\u00ebng\u00eb, por nuk ka empatin\u00eb e nj\u00eb shoku a nj\u00eb shoqeje q\u00eb t\u00eb p\u00ebrqafon, qan e qesh me ty, t\u00eb ngre humorin kur pengohesh, t\u00eb brohoret kur ringrihesh.
Kaloni koh\u00eb cil\u00ebsore me familjet tuaja; nuk ka telefon, avatar apo chatbot q\u00eb z\u00ebvend\u00ebson prind\u00ebrit, gjysh\u00ebrit, motr\u00ebn e v\u00ebllain. Jeta nuk \u00ebsht\u00eb e pafundme dhe as e parashikueshme, ndaj shijoni \u00e7do moment e \u00e7do mund\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb bashk\u00eb, biseduar, luajtur e udh\u00ebtuar.
Un\u00eb, si edhe ata, jam shum\u00eb krenar p\u00ebr ju. N\u00eb k\u00ebto 10 vite q\u00eb ju kam njohur – disa prej jush, q\u00eb nga kopshti e gjer n\u00eb gjimnaz, – kam par\u00eb te ju t\u00eb ardhmen, dhe m\u00eb \u00ebsht\u00eb dukur e shk\u00eblqyer. Kam par\u00eb shqiptar\u00ebt e rinj plot mir\u00ebsi, p\u00ebrul\u00ebsi, dije, zell, t\u00eb men\u00e7ur e t\u00eb dashur.
Forca pra, p\u00ebr nj\u00eb vit tjet\u00ebr t\u00eb shk\u00eblqyer!
Ju dua shum\u00eb!
Lali Eri<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"
Endri Shabani ka ironizuar Erion Veliajn, pas reagimit t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit n\u00eb kanalin e vet n\u00eb facebook, ku uronte nga burgu f\u00ebmij\u00ebt p\u00ebr vitin e ri shkollor. Nd\u00ebr t\u00eb tjera, Shabani ka v\u00ebn\u00eb theksin te ushqimi q\u00eb duhet t\u00eb serviret p\u00ebr ta, fakt p\u00ebr t\u00eb cilin kishte folur edhe Veliaj n\u00eb rrjetet sociale. Kreu […]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":424459,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-424458","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424458","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=424458"}],"version-history":[{"count":2,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424458\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":424461,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424458\/revisions\/424461"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/424459"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=424458"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=424458"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=424458"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}