{"id":424834,"date":"2025-09-20T10:05:32","date_gmt":"2025-09-20T08:05:32","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=424834"},"modified":"2025-09-22T10:19:07","modified_gmt":"2025-09-22T08:19:07","slug":"mbledhja-e-keshillit-bashkiak-per-shkarkimin-e-tij-erion-veliaj-kerkon-te-jete-i-pranishem","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/mbledhja-e-keshillit-bashkiak-per-shkarkimin-e-tij-erion-veliaj-kerkon-te-jete-i-pranishem\/","title":{"rendered":"Mbledhja e K\u00ebshillit Bashkiak p\u00ebr shkarkimin e tij, Erion Veliaj k\u00ebrkon t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak, q\u00eb do t\u00eb mblidhet p\u00ebr shkarkimin e tij nga posti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb letr\u00ebn drejtuar K\u00ebshillit, Veliaj e cil\u00ebson munges\u00ebn si t\u00eb pavullnetshme dhe rezultat i nj\u00eb \u201cmase sigurie disproporcionale\u201d, q\u00eb sipas tij ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit dhe ka c\u00ebnuar r\u00ebnd\u00eb mandatin kushtetues t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nga qytetar\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj, i cili ndodhet n\u00eb qeli prej dat\u00ebs 11 Shkurt, ka k\u00ebrkuar t\u00eb jet\u00eb i pranish\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb rregullt ligjor.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cK\u00ebrkoj t\u00eb jem i pranish\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebgjohem n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit bashkiak, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarimet e nevojshme para se t\u00eb merret vendimi p\u00ebr propozimin e shkarkimit tim\u201d<\/em>, shkruhet n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e Veliajt.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>K\u00ebrkesa e Veliajt drejtuar An\u00ebtar\u00ebve t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>E nderuar kryetare dhe an\u00ebtar\u00eb t\u00eb K\u00ebshillit Bashkiak,<\/p>\n\n\n\n<p>Jam informuar nga media se, m\u00eb dat\u00eb 23 shtator 2025, do t\u00eb mbahet mbledhja e K\u00ebshillit Bashkiak t\u00eb Tiran\u00ebs, me objekt miratimin e propozimit drejtuar K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave p\u00ebr shkarkimin tim nga funksioni i Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb, me arsyetimin e munges\u00ebs mbi tre muaj n\u00eb detyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u00eb theksoj qart\u00eb se kjo munges\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb pasoj\u00eb e vullnetit tim, por rrjedhoj\u00eb e nj\u00eb mase sigurie disproporcionale dhe q\u00eb do t\u00eb kund\u00ebrshtohet n\u00eb \u00e7do instanc\u00eb gjyq\u00ebsore, deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mas\u00eb nuk ka izoluar vet\u00ebm qytetarin Erion Veliaj, por ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit, duke l\u00ebn\u00eb pa drejtues t\u00eb zgjedhur mbi 1 milion qytetar\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Sistemi gjyq\u00ebsor, n\u00eb munges\u00eb t\u00eb nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsie t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr fuqin\u00eb dhe pasojat e vendimeve t\u00eb tij, nuk mori parasysh se masa e sigurimit duhej t\u00eb balanconte interesin publik t\u00eb hetimit penal me interesin po aq madhor t\u00eb garantimit t\u00eb qeverisjes vendore. Kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja reale q\u00eb ka prodhuar kriz\u00ebn e sotme politike, institucionale dhe kushtetuese. Shkaktar i saj nuk \u00ebsht\u00eb as Kryetari i Partis\u00eb Socialiste, as Partia Socialiste, as ju k\u00ebshilltar\u00eb, por nj\u00eb vendimmarrje gjyq\u00ebsore q\u00eb ka nd\u00ebrprer\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb padrejt\u00eb nj\u00eb mandat kushtetues. \u00c7do p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta fshehur k\u00ebt\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb nuk i sh\u00ebrben zgjidhjes, por e devijon at\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mungesa e imponuar nga nj\u00eb mas\u00eb paraprake, jo nga nj\u00eb vendim p\u00ebrfundimtar faj\u00ebsie, nuk \u00ebsht\u00eb as munges\u00eb e vullnetshme, as shkelje e r\u00ebnd\u00eb kushtetuese, por cenim i hapur i parimit t\u00eb p\u00ebrfaq\u00ebsimit demokratik dhe nj\u00eb precedent i rreziksh\u00ebm p\u00ebr qeverisjen vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>E mir\u00ebkuptoj shqet\u00ebsimin tuaj p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar nj\u00eb zgjidhje politike. Por nuk mund t\u00eb mir\u00ebkuptoj q\u00eb kjo kriz\u00eb, e shkaktuar nga gjykata dhe ku \u201cviktim\u00eb\u201d \u00ebsht\u00eb vet\u00ebqeverisja vendore, t\u00eb \u201czgjidhet\u201d me nj\u00eb tjet\u00ebr shkelje t\u00eb Kushtetut\u00ebs po nga vet\u00eb pushteti vendor. Nj\u00eb vendim i till\u00eb do t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsonte vullnetin e 160 mij\u00eb zgjedh\u00ebsve, t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb folur politikisht, me nj\u00eb akt t\u00eb pajustifikuar juridikisht, duke krijuar precedent t\u00eb rreziksh\u00ebm p\u00ebr demokracin\u00eb vendore.<\/p>\n\n\n\n<p>E kam th\u00ebn\u00eb dhe e p\u00ebrs\u00ebris, dhe dua t\u00eb m\u00eb besoni si\u00e7 keni b\u00ebr\u00eb gjith\u00eb k\u00ebto vite: nuk b\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr interesin tim personal. Mandati nuk \u00ebsht\u00eb i imi, por i qytetar\u00ebve t\u00eb Tiran\u00ebs, t\u00eb cil\u00ebt p\u00ebr her\u00eb t\u00eb tret\u00eb m\u00eb kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb nderin e jet\u00ebs sime duke m\u00eb besuar drejtimin e qytetit. Mandati nuk m\u00eb ka mbrojtur mua, p\u00ebrkundrazi, \u00ebsht\u00eb arsyeja pse un\u00eb sot jam i izoluar, por ai m\u00eb detyron t\u00eb mbroj kontrat\u00ebn kat\u00ebrvje\u00e7are q\u00eb qytetar\u00ebt kan\u00eb firmosur me vot\u00ebn e tyre. Kam detyrimin t\u00eb mbroj \u00e7do pik\u00eb djerse q\u00eb kemi derdhur s\u00eb bashku p\u00ebr ta fituar at\u00eb besim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs \u00ebsht\u00eb organ kushtetues q\u00eb ka t\u00eb drejt\u00ebn dhe K\u00ebshilli Bashkiak i Tiran\u00ebs ka detyrimin t\u00eb respektoj\u00eb procesin e rregullt ligjor n\u00eb \u00e7do vendimmarrje q\u00eb b\u00ebn. P\u00ebr k\u00ebto arsye dhe n\u00eb respekt t\u00eb parimit kushtetues t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor dhe t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr t\u2019u d\u00ebgjuar, k\u00ebrkoj t\u00eb jem i pranish\u00ebm dhe t\u00eb d\u00ebgjohem n\u00eb mbledhjen e k\u00ebshillit bashkiak, p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb sqarimet e nevojshme para se t\u00eb merret vendimi p\u00ebr propozimin e shkarkimit tim.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj ka b\u00ebr\u00eb k\u00ebrkes\u00eb p\u00ebr t\u00eb qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb K\u00ebshillin Bashkiak, q\u00eb do t\u00eb mblidhet p\u00ebr shkarkimin e tij nga posti. N\u00eb letr\u00ebn drejtuar K\u00ebshillit, Veliaj e cil\u00ebson munges\u00ebn si t\u00eb pavullnetshme dhe rezultat i nj\u00eb \u201cmase sigurie disproporcionale\u201d, q\u00eb sipas tij ka paralizuar qeverisjen e kryeqytetit dhe ka c\u00ebnuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":424835,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-424834","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424834","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=424834"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424834\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":424836,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/424834\/revisions\/424836"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/424835"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=424834"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=424834"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=424834"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}