{"id":425535,"date":"2025-10-28T11:56:03","date_gmt":"2025-10-28T10:56:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425535"},"modified":"2025-10-28T11:56:10","modified_gmt":"2025-10-28T10:56:10","slug":"1-mln-e-evazion-fiskal-sekuestrohen-pasurite-e-international-medicare-e-sante-plus","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/1-mln-e-evazion-fiskal-sekuestrohen-pasurite-e-international-medicare-e-sante-plus\/","title":{"rendered":"1 mln \u20ac evazion fiskal, sekuestrohen pasurit\u00eb e \u2018International Medicare\u2019 e Sante Plus"},"content":{"rendered":"\n<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb sekuestruar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb International Medicare shpk e Sante Plus.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi p\u00ebr sekuestron e pasurive, vlera e t\u00eb cilave ende nuk dihet, u mor pas nj\u00eb operacioni nga Krimi Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb zbuloi se klinika q\u00eb operonte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, prej m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb viti ka funksionuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00ebr\u00ebsisht t\u00eb jasht\u00ebligjshme, duke i shkaktuar shtetit evazion mbi 1 milion euro dhe duke rrezikuar sh\u00ebndetin e dhjet\u00ebra pacient\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Administrator\u00ebt dhe drejtuesit e k\u00ebtij spitali akuzohen p\u00ebr fshehje t\u00eb t\u00eb ardhurave, mos pagim taksash dhe p\u00ebrdorja e medikamenteve t\u00eb skaduara.<\/p>\n\n\n\n<p>Administratori i spitalit privat \u201cSante Plus Albania\u201d, Edmond Zaja, 62 vje\u00e7, u arrestua n\u00eb shtator, nd\u00ebrsa vijojn\u00eb n\u00eb k\u00ebrkim bashkaksioner\u00ebt e subjektit, shtetasi turk Bilal Kara, 45 vje\u00e7 dhe shtetasja shqiptare Geriana Arapi, 32 vje\u00e7e.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si nis\u00ebn hetimet<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Hetimet nis\u00ebn pas denoncimit t\u00eb nj\u00eb shtetasi portugez, C.S. ndaj subjektit International Medicare shpk (ish Sante Plus Group).<\/p>\n\n\n\n<p>Ky shtetas pagoi nj\u00eb shum\u00eb prej 5200 eurosh p\u00ebr marrjen e tre sh\u00ebrbimeve nga ky spital por doktor\u00ebt q\u00eb do t\u00eb kryenin nd\u00ebrhyrjet u larguan nga spitali. Pas disa anulimeve, ai k\u00ebrkoi kthimin e shum\u00ebs s\u00eb parave por pa sukses. Kall\u00ebzuesi deklaroi se u mashtrua nga ky spital pasi i morr\u00ebn parat\u00eb dhe nuk i ofruan sh\u00ebrbimin duke p\u00ebrdorur justifikime t\u00eb ndryshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Nisur nga faktet e parashtruara n\u00eb kall\u00ebzimin e shtetasit C.S. dhe nga deklarimet e marra t\u00eb punonj\u00ebseve, u provua se ky spital operonte me mandate dore dhe jo kupona tatimor\u00eb. Gjat\u00eb kontrollit u gjet\u00ebn 1 milion\u00eb euro fatura jo tatimore, t\u00eb padeklaruara, nd\u00ebrsa dyshohet se si mjek\u00eb punonin persona kryesisht shtetas turq, t\u00eb palicensuar si mjek\u00eb n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. U mbajt procesverbal p\u00ebr kqyrjen e vendit t\u00eb ngjarjes ku u gjet\u00ebn dhe u fiksuan si prov\u00eb materiale, n\u00eb sallat kirurgjikale medikamente t\u00eb ndryshme t\u00eb skaduara, si dhe medikamente q\u00eb ndalohet shitja dhe lejohen p\u00ebr p\u00ebrdorim vet\u00ebm n\u00eb spitale private.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb funksion t\u00eb hetimit t\u00eb procedimit penal, u administrua akti i kontrollit i mbajtur nga organet tatimore dhe rezultoi se subjekti \u201dSante Plus\u201d ka detyrime t\u00eb lindura p\u00ebr mosdeklarim t\u00eb pag\u00ebs reale. Ky subjekt ka fshehur dhe nuk ka deklaruar pag\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb punonj\u00ebsve, si rrejedhim ka fshehur vler\u00ebn e sakt\u00eb t\u00eb kontributeve p\u00ebr sigurimet shoq\u00ebrore dhe sh\u00ebndet\u00ebsore. Kontrolli tatimor ka vler\u00ebsuar si tatim t\u00eb padeklaruar nga shoq\u00ebria me efekt n\u00eb TVSH shum\u00ebn 12.826.573 Lek\u00eb. Po nga i nj\u00ebjti kontroll rezultoi se ky subjekt duhet t\u00eb l\u00ebshonte autofatur\u00eb p\u00ebr 11 fatura me vler\u00eb 112.736.764 lek\u00eb, me nj\u00eb tatim t\u00eb padeklaruar t\u00eb TVSH n\u00eb vler\u00ebn 22.547.353 lek\u00eb. Sipas k\u00ebtij akti, subjektit \u201dSante Plus\u201d i kan\u00eb lindur detyrimet tatimore nga fshehja dhe mosdeklarimi i pagave p\u00ebr vitet 2018-2023 n\u00eb vler\u00ebn 4.510.786 lek\u00eb, si dhe p\u00ebr tatim t\u00eb padeklaruar me efekt TVSH-je n\u00eb vler\u00ebn 35.373.926 lek\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu, ka dyshime t\u00eb arsyeshme t\u00eb bazuara n\u00eb prova se nga ana e subjektit International Medicare shpk, \u00ebsht\u00eb vepruar n\u00eb kund\u00ebrshtim me ligjin duke fshehur t\u00eb ardhurat e p\u00ebrfituara nga pacient\u00ebt, n\u00ebp\u00ebrmjet mosdeklarimit t\u00eb k\u00ebtyre t\u00eb ardhurave n\u00eb organet tatimore n\u00eb sistemet p\u00ebrkat\u00ebse fiskale, por duke i mar\u00eb k\u00ebto t\u00eb ardhura me mandate ark\u00ebtimi jo fiskale.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto kushte ka t\u00eb dh\u00ebna te mjaftueshme se nga ana e personave n\u00ebn hetim dhe e subjektit International Medicare,&nbsp; jan\u00eb fshehur t\u00eb ardhurat ne vlera te konsiderueshme duke b\u00ebr\u00eb q\u00eb p\u00ebr k\u00ebto t\u00eb ardhura t\u00eb mos kryhen pagesat n\u00eb favor t\u00eb buxhetit t\u00eb shtetit, duke i sjelle d\u00ebm t\u00eb madh ekonomik interesave t\u00eb shtetit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga aktet rezultoi se n\u00eb kushtet kur nga raporti i kontrollit dhe veprimet e kund\u00ebrligjshme n\u00eb fshehjen e t\u00eb ardhurave dhe mospagimit t\u00eb taksave dhe tatimeve nga ana e Sante Plus Group me ortak B. K. dhe adminsitrator E.Z. \u00ebsht\u00eb regjistruar pran\u00eb QKB dhe subjekti International Medicare shpk po me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebt ortak e administrator.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto veprime t\u00eb personave n\u00ebn hetim ka dyshime se jan\u00eb kryer me q\u00ebllimin e vet\u00ebm t\u00eb mos kryerjes s\u00eb pagesave t\u00eb tatimeve dhe taksave n\u00eb favor t\u00eb shtetit n\u00eb kushtet kur p\u00ebr Sante Plus Group sipas ekstraktit t\u00eb QKLB, ishin vendosur nj\u00eb s\u00ebr\u00eb sekuestrosh konservative nga zyra p\u00ebrmbarimore p\u00ebr ekzekutime t\u00eb vendimeve t\u00eb gjykatave.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb Prokuroris\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, jan\u00eb sekuestruar t\u00eb gjitha pasurit\u00eb e luajtshme dhe t\u00eb paluajtshme t\u00eb International Medicare shpk e Sante Plus. Vendimi p\u00ebr sekuestron e pasurive, vlera e t\u00eb cilave ende nuk dihet, u mor pas nj\u00eb operacioni nga Krimi Ekonomik n\u00eb Tiran\u00eb q\u00eb zbuloi se klinika q\u00eb operonte n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb Tiran\u00ebs, [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425535","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-kryesore","8":"category-lajme","9":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425535","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425535"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425535\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425536,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425535\/revisions\/425536"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425535"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425535"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425535"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}