{"id":425708,"date":"2025-11-10T12:51:27","date_gmt":"2025-11-10T11:51:27","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425708"},"modified":"2025-11-10T12:51:39","modified_gmt":"2025-11-10T11:51:39","slug":"humbja-ne-5-bashki-salianji-nuk-jemi-ne-rrugen-e-duhur-pd-ka-humbur-pasionin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/humbja-ne-5-bashki-salianji-nuk-jemi-ne-rrugen-e-duhur-pd-ka-humbur-pasionin\/","title":{"rendered":"Humbja n\u00eb 5 bashki, Salianji: Nuk jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur, PD ka humbur pasionin"},"content":{"rendered":"\n<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me rezultatin dhe pjesmarrjen e ul\u00e8t t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 5 bashki q\u00eb u mbajt\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn. Salianji e ka cil\u00ebsuar t\u00eb diel\u00ebn e djeshm e nj\u00eb dit\u00eb zie p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se dje u tregua se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb besim se me vot\u00ebn e tyre mund t\u00eb ndryshojn\u00eb di\u00e7ka. Salianji shtoi se q\u00eb prej zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit PD nuk \u00ebsht\u00eb n\u00eb rrug\u00ebn e duhur. Sipas tij PD ka humbur pasionin dhe zemr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cE djeshmja ishte nj\u00eb dit\u00eb e zeze p\u00ebr demokracin\u00eb dhe t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb. Qytetar\u00ebt treguan se nuk kan\u00eb m\u00eb besim se me vot\u00ebn e tyre mund te ndryshojn\u00eb di\u00e7ka n\u00eb qytetet ku jetojn\u00eb. P\u00ebr shkak t\u00eb korrupsionit t\u00eb larte t\u00eb qeveris\u00eb, p\u00ebr shkak se Rama ka p\u00ebrqendruar t\u00eb gjith\u00eb pushtetin n\u00eb nj\u00eb dore t\u00eb vetme, asnj\u00eb qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonj\u00eb r\u00ebnd\u00ebsi p\u00ebr ta.<\/p>\n\n\n\n<p>Fakti se kjo qeveri me fakte \u00ebsht\u00eb qeveri q\u00eb manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka k\u00ebt\u00eb narrativ\u00eb, kjo ul ndjesh\u00ebm besimin se ne k\u00ebt\u00eb vend ka gar\u00eb, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithsesi kjo \u00ebsht\u00eb gjendje q\u00eb i intereson qeveris\u00eb t\u00eb korruptuar t\u00eb Edi Ram\u00ebs. Sa m\u00eb pak qytetar\u00eb votojn\u00eb, sa me pak ata besojn\u00eb te institucionet, aq m\u00eb t\u00eb lehte e ka ajo te vjedh parat\u00eb e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Detyra jone si opozite \u00ebsht\u00eb ta ndryshojm\u00eb k\u00ebt\u00eb apati eshe opozitare q\u00eb d\u00ebmton t\u00eb ardhmen e Shqip\u00ebris\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb premis\u00eb p\u00ebr koh\u00ebzgjatjen e automracis\u00eb. Fakti q\u00eb me Edi Ram\u00ebn nuk ka zgjedhje t\u00eb lira nuk duhet te b\u00ebj\u00eb apatike Partin\u00eb Demokratike, p\u00ebrkundrazi duhet t\u00eb na b\u00ebj\u00eb t\u00eb angazhohemi edhe m\u00eb shum\u00eb. \u00cbsht\u00eb detyra e Partis\u00eb Demokratike , t\u00eb riktheje besimin te qytetar\u00ebt<\/p>\n\n\n\n<p>Me dhimbje duhet ta pranojm\u00eb q\u00eb prej zgjedhjeve t\u00eb 11 Majit e deri sot nuk jemi n\u00eb rrug\u00ebn e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemr\u00ebn p\u00ebr t\u00eb luftuar, p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb betej\u00eb, p\u00ebr t\u00eb lexuar drejt shpresat dhe zhg\u00ebnjimet e qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Qytetar\u00ebt, demokrat\u00ebt e opozitar\u00ebt q\u00eb luftuan n\u00eb k\u00ebto zgjedhje meritojn\u00eb p\u00ebrg\u00ebzime p\u00ebr angazhimin dhe kuraj\u00ebn e tyre. Por personalisht ndjehem i lig\u00ebshtuar q\u00eb, pavar\u00ebsisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatin\u00eb n\u00eb vend t\u00eb p\u00ebrballjes, paqen n\u00eb vend t\u00eb luft\u00ebs, qet\u00ebsin\u00eb n\u00eb vend t\u00eb angazhimit.<\/p>\n\n\n\n<p>Mij\u00ebra demokrat\u00eb sot na gjykojn\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb. Miliona shqiptar\u00eb na gjykojn\u00eb jo vet\u00ebm p\u00ebr pafuqin\u00eb, por edhe p\u00ebr vendimet e gabuara strategjike, q\u00eb e kan\u00eb l\u00ebn\u00eb vendin n\u00eb duart e nj\u00eb autokrati q\u00eb luan me jet\u00ebt e njer\u00ebzve si t\u2019i teket.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqiptar\u00ebt ndjejn\u00eb p\u00ebrdit\u00eb dhun\u00ebn, represionin, arroganc\u00ebn, korrupsionin masiv, prepotenc\u00ebn, gjobat, shembjet dhe burgosjet. Ka ardhur koha t\u00eb ndryshojm\u00eb! Mund\u00ebsisht sot, jo nes\u00ebr! Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera n\u00eb Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetar\u00ebve n\u00eb votim \u00ebsht\u00eb nj\u00eb mesazh i qart\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>Partia Demokratike duhet t\u00eb ndryshoj\u00eb, ne duhet ta lexojm\u00eb, ta themi e m\u00eb pas t\u00eb ndryshojm\u00eb realitetin! \u00c7do or\u00eb e vonuar \u00ebsht\u00eb karburant p\u00ebr autokratin\u201d, shkruan Salianji.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish-deputeti i PD-s\u00eb, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me rezultatin dhe pjesmarrjen e ul\u00e8t t\u00eb votuesve n\u00eb zgjedhjet e pjesshme n\u00eb 5 bashki q\u00eb u mbajt\u00ebn t\u00eb diel\u00ebn. Salianji e ka cil\u00ebsuar t\u00eb diel\u00ebn e djeshm e nj\u00eb dit\u00eb zie p\u00ebr demokracin\u00eb e vendit. Ai theksoi se dje u tregua se qytetar\u00ebt nuk kan\u00eb besim [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":0,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425708","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","6":"category-aktualitet","7":"category-koment-opinion","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425708","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425708"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425708\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425709,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425708\/revisions\/425709"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425708"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425708"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425708"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}