{"id":425890,"date":"2025-11-21T10:34:35","date_gmt":"2025-11-21T09:34:35","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=425890"},"modified":"2025-11-21T10:34:39","modified_gmt":"2025-11-21T09:34:39","slug":"peng-ne-kryeministri-cfare-negocioj-belinda-balluku-me-edi-ramen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/peng-ne-kryeministri-cfare-negocioj-belinda-balluku-me-edi-ramen\/","title":{"rendered":"Peng n\u00eb kryeministri\/ \u00c7far\u00eb negocioj Belinda Balluku me Edi Ram\u00ebn?"},"content":{"rendered":"\n<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb parlament, nd\u00ebrsa fliste p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi procesin gjyq\u00ebsor ku u mor e pandehur, Belinda Balluku l\u00ebshoi nj\u00eb premtim q\u00eb reflektonte besnik\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb pal\u00ebkundur tek Edi Rama. Ajo premtoi se kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta sulmonte drejt\u00ebsin\u00eb e re edhe kur prekej personalisht.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cNuk do t\u00eb d\u00ebgjoni kurr\u00eb nga un\u00eb akuza, sharje dhe as k\u00ebrc\u00ebnime p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re edhe kur prekem personalisht\u201d<\/strong>&nbsp;u shpreh Balluku me t\u00eb nj\u00ebjtin p\u00ebrkushtim ndaj partis\u00eb si n\u00eb koh\u00ebn kur nuk ishte e pandehur.<\/p>\n\n\n\n<p>Si nj\u00eb zyrtare q\u00eb e ka nd\u00ebrtuar karrier\u00ebn mbi bindjen se linja e partis\u00eb \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb rruga m\u00eb e sigurt ajo shtoi&nbsp;<strong>\u201ckjo drejt\u00ebsi e re e dal\u00eb nga reforma, produkt i vullnetit t\u00eb PS dhe Ram\u00ebs, \u00ebsht\u00eb duke kryer misionin p\u00ebr t\u00eb cilin u reformua\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cS\u2019do m\u00eb d\u00ebgjoni kurr\u00eb t\u00eb merrem me prokuror\u00eb e gjyqtar\u00eb, pasi secili prej tyre b\u00ebn detyr\u00ebn ashtu si e gjykon\u201d<\/strong>&nbsp;u shpreh ajo, duke shtuar se bashk\u00eb me koleg\u00ebt e PS e mb\u00ebshteste reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, \u201c<strong>edhe kur prekemi personalisht\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Fjalimi respektoi pik\u00eb p\u00ebr pik\u00eb vij\u00ebn e partis\u00eb. Asnj\u00eb devijim. Asnj\u00eb l\u00ebvizje nga logjika. Asnj\u00eb shenj\u00eb se interesi personal, mund t\u00eb dal\u00eb mbi interesin e partis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pran\u00eb Ballukut n\u00eb kuvend ishte ulur edhe kryeministri Edi Rama, i cili deri dje kishte refuzuar ta shkarkonte nga detyra por n\u00eb asnj\u00eb rast nuk e ka mbrojtur publikisht. P\u00ebrkundrazi, n\u00eb fjal\u00ebn e tij n\u00eb Kuvend, Rama u mburr se&nbsp;<strong>\u201csot Shqip\u00ebria p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb n\u00eb histori lufton me korrupsionin dhe heton pa dallim\u201d<\/strong>&nbsp;dhe se PS \u00ebsht\u00eb&nbsp;<strong>\u201cgarantja ekskluzive\u201d<\/strong>&nbsp;e pavar\u00ebsis\u00eb s\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mbr\u00ebmjen pas parlamentit Balluku vazhdoi si zakonisht pun\u00ebn e saj si ministre, duke ndar\u00eb njoftimet p\u00ebr reshjet e shirave dhe nivelin e ujit n\u00eb diga. Dukej e qet\u00eb. N\u00eb fund t\u00eb fundit, telashet me drejt\u00ebsin\u00eb do t\u2019i p\u00ebrballonte me mburoj\u00ebn q\u00eb i jepte t\u00eb q\u00ebnit nr.2 i qeverise.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm se pa kaluar as 24 or\u00eb, premtimi i saj p\u00ebr besnik\u00ebri ndaj partis\u00eb po ting\u00ebllon i nxituar. Rrethanat ndryshuan me shpejt\u00ebsi dhe pik\u00ebrisht at\u00ebher\u00eb kur gjith\u00e7ka dukej e qet\u00eb p\u00ebr Ballukun, situata u p\u00ebrmbys dhe u b\u00eb e paparashikuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Mjaftoi firma e gjykat\u00ebsit&nbsp;<strong>Erjon \u00c7ela<\/strong>&nbsp;i cili m\u00ebngjesin e t\u00eb enjtes, n\u00eb seanc\u00ebn e masave t\u00eb siguris\u00eb, urdh\u00ebroi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra dhe bllokimin e pasaport\u00ebs, duke e ndaluar t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb jasht\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Si t\u00eb mos mjaftonin k\u00ebto, prokuror\u00ebt e SPAK i shtuan<strong>&nbsp;nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb re:<\/strong>&nbsp;shkeljen e barazis\u00eb n\u00eb tenderin e lotit&nbsp;<strong>nr.4 t\u00eb Unaz\u00ebs s\u00eb Madhe t\u00eb Tiran\u00ebs<\/strong>. Prova t\u00eb tjera jan\u00eb gjetur n\u00eb celularin e Ervis Berberit, ish-vart\u00ebsi i saj i pakujdessh\u00ebm, i cili n\u00eb bisedat e tij zbulon gjith\u00eb mekanizmin e kontrollit t\u00eb tenderave, nj\u00eb mekaniz\u00ebm q\u00eb Prokuroria thot\u00eb se lidhet drejtp\u00ebrdrejt me ministren.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo q\u00eb gjer dje ndjehej e paprekshme n\u00eb parlament, e ulur af\u00ebr Edi Ram\u00ebs dhe e gatshme t\u00eb recitonte formulat propagandistike t\u00eb partis\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur, sot e sheh veten pa pasaport\u00eb, pa pushtet ekzekutiv dhe gati p\u00ebr t\u2019u shnd\u00ebrruar n\u00eb kurbanin e radh\u00ebs t\u00eb Rilindjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Prova nuk ka, por instikti e ka \u00e7uar direkt n\u00eb zyr\u00ebn e Edi Ram\u00ebs. Aty beson se e ka origjin\u00ebn kjo kthes\u00eb e fort\u00eb n\u00eb procesin gjyq\u00ebsor, t\u00eb cil\u00ebn nj\u00eb dit\u00eb m\u00eb par\u00eb nuk ia kishte marr\u00eb mendja.<\/p>\n\n\n\n<p>Pretendimi i Ballukut \u00ebsht\u00eb se vendimi i gjykat\u00ebs \u00ebsht\u00eb antikushtetues, se em\u00ebrimi i ministrave dhe i zv.kryeministres \u00ebsht\u00eb nj\u00eb ekskluzivitet i kryeministrit. P\u00ebrndryshe, qeverisja nuk do t\u00eb p\u00ebrcaktohej nga t\u00eb zgjedhurit me vot\u00eb, por nga prokuror\u00ebt e SPAK dhe gjyqtar\u00ebt e GJKKO.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb mediat pran\u00eb qeveris\u00eb po raportohet se Balluku ka pretenduar se pezullimi nga funksionet q\u00eb ka pasur \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb n\u00eb shkelje e Kushtetut\u00ebs.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, pretendon Balluku, k\u00ebt\u00eb vendim nuk mund ta marr\u00eb kjo gjykat\u00eb, por vet\u00ebm Gjykata Kushtetuese pasi posti i zv.kryeministrit \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrcaktuar n\u00eb Kushtetut\u00eb. Nuk dihet ende n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb kjo mbrojtja q\u00eb do t\u00eb b\u00ebj\u00eb Balluku pasi Kodi i Procedur\u00ebs Penale n\u00eb nenin 242 pika 2 thot\u00eb se masa e pezullimit nga detyra merret ndaj \u00e7do funksionari publik,&nbsp;<strong>\u201cp\u00ebrve\u00e7 atyre t\u00eb zgjedhurve sipas Kodit Elektoral\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Duke nuhatur k\u00ebt\u00eb dredhi n\u00eb arsyetim, opozita ka reaguar menj\u00ebher\u00eb duke e akuzuar Edi Ram\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb grusht shteti.&nbsp;<strong>\u201cBelinda Balluku nuk \u00ebsht\u00eb pezulluar nga funksioni si deputete. K\u00ebt\u00eb e ndalon ligji! Gjykata dhe SPAK e kan\u00eb respektuar k\u00ebt\u00eb ndalim. Nd\u00ebrkoh\u00eb \u201cpezullimi p\u00ebr t\u00eb ushtruar funksionet publike\u201d n\u00eb pushtetin ekzekutiv \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ekziston kjo mas\u00eb ndaluese n\u00eb ligj\u201d&nbsp;<\/strong>shkruan kreu i grupit parlamentar t\u00eb PD, Gazment Bardhi.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb her\u00ebt \u00ebsht\u00eb p\u00ebrfolur se Belinda Balluku e ka b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se nuk do t\u00eb bjer\u00eb e vetme n\u00eb kthetrat e drejt\u00ebsis\u00eb. Ndaj k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte u ngujua bashk\u00eb me Edi Ram\u00ebn n\u00eb kryeministri. Takimi zgjati shum\u00eb, m\u00eb shum\u00eb se 7 or\u00eb dhe gjat\u00eb pasdites, dyshes Rama-Balluku i \u00ebsht\u00eb bashkuar edhe kreu i komisionit t\u00eb ligjeve, Ulsi Manja.<\/p>\n\n\n\n<p>I pari q\u00eb la zyr\u00ebn ishte kryeministri Edi Rama, i cili kishte planifikuar nj\u00eb dark\u00eb me komisioneren Marta Kos. Nd\u00ebrkoh\u00eb mediat nd\u00ebrkomb\u00ebtare e lidh\u00ebn menj\u00ebhere ndjekjen penale t\u00eb Bullukut me procesin e integrimit.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>\u201cShqip\u00ebria synon t\u00eb an\u00ebtar\u00ebsohet n\u00eb Bashkimin Evropian deri n\u00eb vitin 2030, por blloku i pasur po k\u00ebrkon q\u00eb vendi t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb luftuar krimin dhe korrupsionin\u201d<\/strong>&nbsp;shkruajti Reuters.<\/p>\n\n\n\n<p>Belinda Balluku, e nj\u00ebjta q\u00eb deri dje betohej se nuk do t\u2019i kund\u00ebrvihej drejt\u00ebsis\u00eb dhe se do t\u2019i q\u00ebndronte besnike partis\u00eb deri n\u00eb vet\u00ebsakrifikim, sot po k\u00ebrkon nd\u00ebrmjet\u00ebsim politik, nj\u00eb marr\u00ebveshje pand\u00ebshkueshm\u00ebrie nga Edi Rama.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr t\u00eb mos shkuar n\u00eb hapat e Erion Veliajt, i cili e besoi shefin deri n\u00eb momentin e fundit para se t\u2019i vinin prangat. P\u00ebr t\u00eb mos ndjekur as modelin e Arben Ahmetajt, q\u00eb iku jasht\u00eb vendit duke&nbsp; l\u00ebshuar nga larg akuzat e tij p\u00ebr Ram\u00ebn. \u00c7\u00ebshtja tashm\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb politike dhe as penale. Marr\u00ebdh\u00ebniet kan\u00eb marr\u00eb ngjyrat e nj\u00eb thrilleri kriminal dhe veprimet e nj\u00ebrit apo tjetrit po funksionojn\u00eb sipas rregullave t\u00eb mafias.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>T\u00eb m\u00ebrkur\u00ebn n\u00eb parlament, nd\u00ebrsa fliste p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb mbi procesin gjyq\u00ebsor ku u mor e pandehur, Belinda Balluku l\u00ebshoi nj\u00eb premtim q\u00eb reflektonte besnik\u00ebrin\u00eb e saj t\u00eb pal\u00ebkundur tek Edi Rama. Ajo premtoi se kurr\u00eb, asnj\u00ebher\u00eb nuk do ta sulmonte drejt\u00ebsin\u00eb e re edhe kur prekej personalisht. \u201cNuk do t\u00eb d\u00ebgjoni kurr\u00eb nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":425891,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-425890","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425890","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=425890"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425890\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":425892,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/425890\/revisions\/425892"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/425891"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=425890"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=425890"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=425890"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}