{"id":426054,"date":"2025-12-01T14:14:38","date_gmt":"2025-12-01T13:14:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426054"},"modified":"2025-12-01T14:19:22","modified_gmt":"2025-12-01T13:19:22","slug":"aulon-kalaja-greqia-me-ka-shpallur-non-grata-pa-asnje-njoftim-zyrtar","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/aulon-kalaja-greqia-me-ka-shpallur-non-grata-pa-asnje-njoftim-zyrtar\/","title":{"rendered":"Aulon Kalaja: Greqia m\u00eb ka shpallur \u201cnon grata\u201d pa asnj\u00eb njoftim zyrtar"},"content":{"rendered":"\n<p>Aulon Kalaja thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cpersona non grata\u201d nga Greqia q\u00eb prej vitit 2019, pa marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb njoftim zyrtar p\u00ebr arsyet. Sipas informacioneve jozyrtare, ai akuzohet p\u00ebr rrezikim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare greke dhe raciz\u00ebm. Kalaja beson se masa lidhet me protestat kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb detit dhe dokumentarin e tij mbi vrasjet e shqiptar\u00ebve nga uniformat greke.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai thot\u00eb se nuk ka mundur t\u00eb hap\u00eb proces gjyq\u00ebsor, pasi avokat\u00ebt jan\u00eb t\u00ebrhequr. Nd\u00ebrsa nuk figuron i bllokuar n\u00eb sistemin Schengen, ndalimi vlen vet\u00ebm p\u00ebr Greqin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pak dit\u00eb m\u00eb par\u00eb edhe gazetari Artan Hoxha m\u00ebsoi se ishte shpallur non grata nga Greqia.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Postimi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dashur miq!<br>Dua t\u00eb ndaj me ju lajmin se jam shpallur \u201cPERSONA NON GRATA\u201d nga shteti grek.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrug\u00eb zyrtare kam k\u00ebrkuar informacion p\u00ebr motivin e \u201cNon Grat\u00ebs\u201d ndaj meje, por ka q\u00ebn\u00eb e pamundur. N\u00eb rrug\u00eb jo-zyrtare kam m\u00ebsuar se mbi mua ka dy akuza:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Vendos n\u00eb rrezik sigurin\u00eb komb\u00ebtare t\u00eb Greqis\u00eb<br>&#8211; Akuza p\u00ebr raciz\u00ebm<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb besoj se kjo mas\u00eb ndaj meje \u00ebsht\u00eb mar\u00eb p\u00ebr dy arsye. S\u00eb pari p\u00ebr shkak t\u00eb aktivitetit tim si aktivist dhe s\u00eb dyti si gazetar.<\/p>\n\n\n\n<p>1- Dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebm\u00ebndje, se un\u00eb s\u00eb bashku me nj\u00eb grup aktivist\u00ebsh-patriot\u00eb, veprimtar\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes komb\u00ebrare, kemi organzuar protestat para kryeministris\u00eb dhe 20 qytete shqiptare, kund\u00ebr marveshjes \u00eb detit me Greqin\u00eb, nga kryeministrat e koh\u00ebs Rama-Tsipras. Po ashtu protest\u00ebn e 20 janarit 2018, ku Ministri i Jasht\u00ebm grek, Kotzias vizitoi Kor\u00e7\u00ebn dhe u takua me Ministrin e Jasht\u00ebm shqiptar Ditmir Bushati. Kemi k\u00ebrkuar reciprocitet, q\u00eb deti t\u00eb mos shitet, t\u00eb dikautohet \u201c\u00e7\u00ebshtja \u00e7ame\u201d, marveshja e detit t\u00eb shkoj\u00eb p\u00ebr kontroll incidental n\u00eb Gjykat\u00eb Kushtetuese dhe t\u00eb tjera. Si pasoj\u00eb e protestave dhe ngjarjeve t\u00eb tjera, marveshja e detit me Greqin\u00eb, d\u00ebshtoi, p\u00ebr fatin ton\u00eb t\u00eb mir\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>2- Gjithashtu nj\u00eb dokumentar q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr vrasjet e shqiptar\u00ebve n\u00eb Greqi, n\u00eb kufi, n\u00eb burgje dhe nga policia greke n\u00eb komisariate. Dokumentari \u201cDrejt\u00ebsi p\u00ebr P\u00ebllumbin\u201d q\u00eb \u00ebsht\u00eb n\u00eb youtube, flet p\u00ebr lezhjanin P\u00ebllumb Marnikollaj, q\u00eb vdiq n\u00eb Komisariatin e Policis\u00eb \u201cAno Patisia\u201d n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb gushtin e 2016 dhe ku njoftimi i policis\u00eb greke \u00ebsht\u00eb se i riu shqiptar u vetvra duke u hedhur mga kati i tret\u00eb i komisariatit. Por dokumentari q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb v\u00ebrteton se ai u vra br\u00ebnda n\u00eb komisarit nga polic\u00ebt greke me mjete jo t\u00eb mprehta, sipas ekspertit t\u00eb mjeksis\u00eb ligjore t\u00eb intervistuar nga un\u00eb dhe d\u00ebshmive t\u00eb tjera drith\u00ebruese. P\u00ebr rastin Marnikollaj nuk ka drejt\u00ebsi dhe asnj\u00eb autor. \u00c7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb e ngrir\u00eb, kur po kalojn\u00eb 10 vjet nga vrasja. N\u00eb dokumentar gjithashtu zbardhen emrat e mbi 200 shqiptar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb t\u00eb vrar\u00eb nga ushtar\u00eb, gardian\u00eb burgu dhe polic\u00eb n\u00eb grek\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Un\u00eb e dua Shqip\u00ebrin\u00eb dhe n\u00eb rast se ky \u00ebsht\u00eb metri q\u00eb segmente t\u00eb shtetit grek t\u00eb shpallin t\u00eb pas\u00ebshiruesh\u00ebm, 100 masa t\u00eb tilla nuk do m\u00eb ndalojn\u00eb t\u00eb jem patriot p\u00ebr atdheun tim.<br>Nuk dua as dekorata dhe as spaleta. Ndaj dhe e b\u00ebra me dije kaq von\u00eb k\u00ebt\u00eb lajm, pas 8 vitesh pritje, kur nuk kam asnj\u00eb shteg tjet\u00ebr p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar t\u00eb drejt\u00ebn time.<\/p>\n\n\n\n<p>Dua t\u2019ju v\u00ebj me dije gjithashtu se masa \u201cnon grata\u201d m\u00eb \u00ebsht\u00eb komunikuar n\u00eb kufi me dat\u00eb 20 korrik 2019. Megjith\u00ebse kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do tenativ\u00eb p\u00ebr t\u00eb vendosur nderin tim n\u00eb vend, nuk i kam dh\u00ebn\u00eb dot drejtim \u00e7\u00ebshtjes. Dua t\u2019ju them se nuk kam mundur t\u00eb filloj proces gjyq\u00ebsor n\u00eb shtetin grek, megjith\u00ebse kam b\u00ebr\u00eb \u00e7do p\u00ebrpjekje. Avokat\u00ebt e mi grek\u00eb, 3 t\u00eb till\u00eb, jan\u00eb t\u00ebrhequr nga \u00e7\u00ebshtja ime, kur kan\u00eb mar\u00eb kontaktin e par\u00eb me policin\u00eb greke. E \u00e7uditshme, por e v\u00ebrtet\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><br>Pa ezauruar shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit grek, nuk mund t\u2019i drejtohem dot Gjykat\u00ebs Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut, ndryshe Gjykata e Strasburgut. N\u00eb pamund\u00ebsi t\u00eb ndjekjes s\u00eb k\u00ebsaj rrug\u00eb dhe i bindur n\u00eb pafajsin\u00eb time dhe n\u00eb nj\u00ebnashm\u00ebrin\u00eb e Greqis\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb shpallur \u201cperson t\u00eb pad\u00ebshiruar\u201d, vendosa t\u2019a b\u00ebj publik k\u00ebt\u00eb lajm. Ndjehem i fyer nga kjo mas\u00eb sepse kurr\u00eb nuk kam b\u00ebr\u00eb deklarata alo gjeste raciste dhe asnj\u00eb veprimtari q\u00eb shkel ligjet greke. Po ashtu ndjehem keq, kur n\u00eb kufijt\u00eb e Europ\u00ebs, m\u00eb ndajn\u00eb nga t\u00eb tjer\u00ebt dhe m\u00eb marin n\u00eb pyetje, pasi shohin sh\u00ebnimin e grek\u00ebve n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb pashaport\u00ebs. Por dua t\u2019ju them q\u00eb pashaport\u00ebn nuk e kam nd\u00ebrruar, megjith\u00ebs\u00eb kan\u00eb kaluar vite nga ajo dit\u00eb dhe mua m\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb l\u00ebviz jasht\u00eb shtetit. Por kam k\u00ebrkuar nga nga Policia e BE p\u00ebr mbrojtjen e kufirit, m\u00eb konkretisht nga nj\u00eb polic gjerman i dislokuar n\u00eb Post\u00ebn Kufitare t\u00eb Kakavij\u00ebs q\u00eb t\u00eb b\u00ebnt\u00eb nj\u00eb sh\u00ebnim p\u00ebr emrin tim dhe ai ka shkruar si m\u00eb posht\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cU kthye nga Policia Greke ne kategorine \u201cINAD\u201d, me opsionin eshte krakterizuar si person i padeshirueshem ne regjistrin kombetar grek \u201cgerma H\u201d. Theksojme se ky shtetas eshte gazetar dhe ne sistemin tone nuk ka asnje problem. Oficeri gjerman i \u201cFROTEXS\u201d, dislokuar ne PKK Kakavije, verteton se shtetasi Aulon Kalaja nuk eshte i regjistruar me ndalim hyrje ne \u201cSIS\u201d, Schengen Information System. Ky shtetas ka ndalim hyrje vetem ne shtetin grek, sipas regjistrit kombetar per te huajt.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>Si p\u00ebrfundim, me p\u00ebrllogaritjet e mia, un\u00eb mendoj se jam shpallur \u201cnon grata\u201d n\u00eb vitin 2018, ku p\u00ebrkojn\u00eb 2 ngjarjet e m\u00ebsip\u00ebrme. Pra protestat kund\u00ebr falsjes s\u00eb detit Greqis\u00eb dhe publikimi i dokumentarit p\u00ebr vrasjet e shqiptar\u00ebve nga uniformat greke. Por ende sot e k\u00ebsaj dite, un\u00eb nuk kam nj\u00eb njoftim zyrtar nga shteti grek, se kur \u00ebsht\u00eb vendosur kjo mas\u00eb dhe me \u00e7far\u00eb motivacioni, q\u00eb un\u00eb t\u00eb kem t\u00eb drejt\u00ebn e ankimit. Prandaj shteti grek ka shkelur ligjin. Dhe un\u00eb dua q\u00eb t\u00eb vendoset drejt\u00ebsi nga Gjykata e Strasburgut. Lajmin se un\u00eb jam person i pad\u00ebshiruar p\u00ebr Greqin\u00eb, un\u00eb e mora vesh rast\u00ebsisht, n\u00eb dogan\u00ebn e \u201cQaf\u00eb Bot\u00ebs\u201d, teksa udh\u00ebtoja me prind\u00ebrit dhe t\u00eb dashur\u00ebn time, (sot gruaja ime), ku kishim prenotuar pushimet verore n\u00eb Lefkadha. Familjar\u00ebt e mi nuk kishin probleme, nd\u00ebrsa un\u00eb u ndalova dhe m\u2019u komunikua masa dhe m\u2019u vendos n\u00eb faqen e par\u00eb t\u00eb pashaport\u00ebs vula \u201cNON GRATA\u201d. U kthyem n\u00eb Shqip\u00ebri dhe pushimet greke, u b\u00ebn\u00eb pushime shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Do t\u00eb ndjek \u00e7do rrug\u00eb ligjore q\u00eb e v\u00ebrteta t\u00eb dal\u00eb. Nderi dhe dinjiteti im t\u00eb kthehen n\u00eb vendin e vet. Nuk kam b\u00ebr\u00eb asnj\u00eb faj n\u00eb raport me Greqin\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Aulon Kalaja thot\u00eb se \u00ebsht\u00eb shpallur \u201cpersona non grata\u201d nga Greqia q\u00eb prej vitit 2019, pa marr\u00eb asnj\u00ebher\u00eb njoftim zyrtar p\u00ebr arsyet. Sipas informacioneve jozyrtare, ai akuzohet p\u00ebr rrezikim t\u00eb siguris\u00eb komb\u00ebtare greke dhe raciz\u00ebm. Kalaja beson se masa lidhet me protestat kund\u00ebr marr\u00ebveshjes s\u00eb detit dhe dokumentarin e tij mbi vrasjet e shqiptar\u00ebve nga [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426055,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426054","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426054","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426054"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426054\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426056,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426054\/revisions\/426056"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426055"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426054"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426054"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426054"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}