{"id":426063,"date":"2025-12-02T10:46:39","date_gmt":"2025-12-02T09:46:39","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426063"},"modified":"2025-12-02T10:46:41","modified_gmt":"2025-12-02T09:46:41","slug":"erion-veliaj-del-nga-burgu-merr-pjese-ne-seancen-paraprake-ne-gjkko-ja-kerkesat-e-tj-para-trupes-gjykuese","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/erion-veliaj-del-nga-burgu-merr-pjese-ne-seancen-paraprake-ne-gjkko-ja-kerkesat-e-tj-para-trupes-gjykuese\/","title":{"rendered":"Erion Veliaj del nga burgu, merr pjes\u00eb n\u00eb seanc\u00ebn paraprake n\u00eb GJKKO. Ja k\u00ebrkesat e tj para trup\u00ebs gjykuese"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ka paraqitur k\u00ebrkesat e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), duke e cil\u00ebsuar vendosjen e tij n\u00eb kafaz metalik si shkelje.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj shprehet se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb paraqitej personalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb gjyq\u00ebsore dhe theksoi se vonesat nuk kishin ardhur p\u00ebr munges\u00eb respekti ndaj gjykat\u00ebs, por p\u00ebr shkak t\u00eb pamund\u00ebsis\u00eb p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejtat e tij elementare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai u shpreh se nuk i ishte v\u00ebn\u00eb ende n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje fizike e dosjes, e cila p\u00ebrmban rreth 60 mij\u00eb faqe, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb pamundur p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Veliaj argumentoi se q\u00ebndrimi i tij prej n\u00ebnt\u00eb muajsh n\u00eb kafaz metalik p\u00ebrb\u00ebn shkelje t\u00eb dinjitetit njer\u00ebzor, prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje efektive.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Fjala e Veliajt:&nbsp;<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><em>E nderuara zonja Gjyqtare,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>\u00cbsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb paraqitem personalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb gjyq\u00ebsore.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dua ta nis duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se kjo vones\u00eb nuk ka ardhur kurr\u00eb p\u00ebr munges\u00eb respekti ndaj k\u00ebtij trupi gjykues, as ndaj gjykat\u00ebs, e aq m\u00eb pak ndaj drejt\u00ebsis\u00eb. P\u00ebrkundrazi, pik\u00ebrisht sepse besoj dhe e respektoj drejt\u00ebsin\u00eb, pik\u00ebrisht sepse e respektoj rolin e gjykat\u00ebs dhe standardet q\u00eb duhet t\u00eb udh\u00ebheqin nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb, kam k\u00ebrkuar pa asnj\u00eb nd\u00ebrprerje, n\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta muaj, drejt\u00ebsi dhe standarde t\u00eb larta n\u00eb zbatimin e saj.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebtyre muajve kam k\u00ebrkuar vet\u00ebm t\u00eb drejta elementare, t\u00eb drejta q\u00eb Kushtetuta e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ia garanton \u00e7do qytetari pa p\u00ebrjashtim, por q\u00eb mua, deri m\u00eb sot, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb e mundur ti ushtroj. Kam k\u00ebrkuar dinjitet dhe t\u00eb kem akses t\u00eb plot\u00eb, t\u00eb pakufizuar dhe real, si dhe koh\u00ebn e kushtet e nevojshme p\u00ebr t\u00eb lexuar aktet, provat dhe \u00e7do deklarim mbi t\u00eb cilat \u00ebsht\u00eb nd\u00ebrtuar akuza q\u00eb m\u00eb ka sjell\u00eb para Jush dhe m\u00eb ka vendosur n\u00eb izolim.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fakti q\u00eb \u00ebsht\u00eb dashur nj\u00eb koh\u00eb kaq e gjat\u00eb p\u00ebr t\u00eb m\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion nj\u00eb dosje q\u00eb \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb jo vet\u00ebm shkak i heqjes s\u00eb liris\u00eb sime, por edhe i largimit faktik nga ushtrimi i funksioneve t\u00eb Kryetarit t\u00eb Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, po kthehet n\u00eb nj\u00eb absurd tragjikomik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dhe k\u00ebt\u00eb e them me shum\u00eb keqardhje dhe me respekt t\u00eb plot\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb: vonesa dhe pengesat e vazhdueshme krijojn\u00eb panoram\u00ebn e nj\u00eb paragjykimi t\u00eb plot\u00eb t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, si dhe t\u00eb trajtimit t\u00eb t\u00eb drejtave t\u00eb mia kushtetuese jo si detyrime solemne t\u00eb shtetit, por si pengesa q\u00eb duhen anashkaluar n\u00eb funksion t\u00eb nj\u00eb procesi, q\u00eb duket sikur k\u00ebrkohet t\u00eb zhvillohet shpejt, t\u00eb mbyllet shpejt dhe t\u00eb d\u00ebgjohet sa m\u00eb pak.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Fakti q\u00eb mua personalisht, nuk m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb ende n\u00eb dispozicion nj\u00eb kopje fizike e akteve, si dhe koha minimale p\u00ebr t\u2019u njohur me nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb nd\u00ebrtuar mbi rreth 60 mij\u00eb faqe, flet qart\u00eb p\u00ebr fatin procedural q\u00eb po i p\u00ebrgatitet k\u00ebtij procesi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00eb volum i till\u00eb dokumentesh, q\u00eb do t\u00eb kishte sfiduar edhe gjykimet m\u00eb t\u00eb r\u00ebnda t\u00eb historis\u00eb moderne nga Nurembergu deri tek Tribunali i Tokios, po p\u00ebrdoret k\u00ebtu jo p\u00ebr t\u00eb zbardhur t\u00eb v\u00ebrtet\u00ebn, por p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb praktikisht t\u00eb pamundur ushtrimin e s\u00eb drejt\u00ebs sime kushtetuese p\u00ebr t\u2019u mbrojtur. N\u00eb k\u00ebto kushte, \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb se procesi rrezikon t\u00eb humbas\u00eb karakterin e tij gjyq\u00ebsor dhe t\u00eb kthehet n\u00eb nj\u00eb procedur\u00eb formale ku volumi i akteve z\u00ebvend\u00ebson dijenin\u00eb, nd\u00ebrsa mungesa e aksesit z\u00ebvend\u00ebson mbrojtjen.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ndaj, znj. Gjyqtare, jam para jush sot p\u00ebr t\u00eb paraqitur dy k\u00ebrkesa themelore, k\u00ebrkesa t\u00eb cilat nuk burojn\u00eb nga statusi im publik, por nga atributi im m\u00eb i thjesht\u00eb dhe m\u00eb i r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm: ai i qytetarit t\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00ebse k\u00ebto k\u00ebrkesa nuk pranohen, at\u00ebher\u00eb faktikisht po m\u00eb p\u00ebrjashtoni nga ky proces gjyq\u00ebsor, nj\u00eb proces i cili as nuk \u00ebsht\u00eb nisur nga un\u00eb dhe as nuk ka ardhur me iniciativ\u00ebn time. Un\u00eb jam thirrur nga kjo gjykat\u00eb t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb nj\u00eb procedim penal.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Por, n\u00ebse nuk m\u00eb b\u00ebhen t\u00eb ditura t\u00eb gjitha aspektet e tij, n\u00ebse nuk m\u00eb garantohet e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur dhe n\u00ebse nuk trajtohem me dinjitetin q\u00eb i takon \u00e7do qytetari t\u00eb k\u00ebtij vendi, \u00e7do qytetari q\u00eb beson n\u00eb standardet evropiane t\u00eb procesit t\u00eb drejt\u00eb, at\u00ebher\u00eb m\u00eb keni treguar \u201cder\u00ebn\u201d n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb m\u00eb cinike t\u00eb mundshme. N\u00eb at\u00eb moment, gjykata e ka konsideruar prezenc\u00ebn time dhe pjes\u00ebmarrjen time jo t\u00eb panevojshme, por t\u00eb pakuptimt\u00eb, sepse nuk mund t\u00eb ket\u00eb pjes\u00ebmarrje reale aty ku mungon mbrojtja reale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebrkesa p\u00ebr respektimin e dinjitetit, prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb dhe t\u00eb drejt\u00ebs p\u00ebr mbrojtje efektive<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Znj. Gjyqtare, q\u00ebndrimi im prej n\u00ebnt\u00eb muajsh n\u00eb k\u00ebt\u00eb kafaz metalik, n\u00eb prani t\u00eb k\u00ebtij trupi gjykues, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shkelje t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb vazhdueshme t\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* dinjitetit tim njer\u00ebzor,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* prezumimit t\u00eb pafaj\u00ebsis\u00eb,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb drejt\u00ebs sime p\u00ebr mbrojtje efektive,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* dhe t\u00eb vet\u00eb perceptimit t\u00eb paanshm\u00ebris\u00eb s\u00eb gjykat\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky pozicionim fizik, i pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb vend q\u00eb aspiron standarde evropiane, transmeton automatikisht nj\u00eb imazh kriminalizues, krijon iden\u00eb se jam nj\u00eb person \u201ci rreziksh\u00ebm\u201d, dhe ushqen, qoft\u00eb edhe pavet\u00ebdijsh\u00ebm, paragjykime t\u00eb brendshme brenda vet\u00eb trup\u00ebs gjykuese. Dua t\u00eb jem shum\u00eb i qart\u00eb: K\u00ebto nuk jan\u00eb ankesa personale. K\u00ebto jan\u00eb standarde t\u00eb sanksionuara nd\u00ebrkomb\u00ebtarisht, t\u00eb cilat \u00e7do gjykat\u00eb e nj\u00eb shteti an\u00ebtar t\u00eb K\u00ebshillit t\u00eb Evrop\u00ebs \u00ebsht\u00eb e detyruar t\u2019i respektoj\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Dua t\u00eb sjell n\u00eb v\u00ebmendje nj\u00eb fakt t\u00eb pakontestuesh\u00ebm: para pak dit\u00ebsh un\u00eb kam qen\u00eb i pranish\u00ebm n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese, gjykat\u00ebn m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb vendit dhe aty kam qen\u00eb i ulur, jo i mbyllur n\u00eb kafaz. Nuk pati asnj\u00eb shqet\u00ebsim, asnj\u00eb incident, asnj\u00eb arsye sigurie. N\u00ebse gjykata m\u00eb e lart\u00eb e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb ka vler\u00ebsuar se un\u00eb mund t\u00eb paraqitem i lir\u00eb dhe me dinjitet para saj, \u00ebsht\u00eb e pakuptimt\u00eb q\u00eb n\u00eb nj\u00eb gjykat\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb paraqitem si k\u00ebrc\u00ebnim p\u00ebr rendin publik.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky standard i dyfisht\u00eb nuk q\u00ebndron dhe nuk mund t\u00eb justifikohet.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Praktika e GJEDNJ: Kafazi = shkelje e neneve 3 dhe 6 t\u00eb KEDNJ<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Znj. Gjyqtare, standardet e Gjykat\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut jan\u00eb t\u00eb qarta dhe t\u00eb padiskutueshme: vendosja e t\u00eb pandehurit n\u00eb nj\u00eb kafaz \u00ebsht\u00eb trajtim degradues, posht\u00ebrues dhe n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nenin 3 dhe nenin 6 t\u00eb KEDNJ. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Svinarenko dhe Slyadnev kund\u00ebr Rusis\u00eb, GJEDNJ konstatoi se mbajtja e t\u00eb pandehurit n\u00eb nj\u00eb kafaz metalik p\u00ebrb\u00ebn trajtim degradues dhe d\u00ebmton r\u00ebnd\u00eb prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb. N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Ashot Harutyunyan kund\u00ebr Armenis\u00eb, Gjykata theksoi se nj\u00eb \u201ckafaz hekuri\u201d krijon menj\u00ebher\u00eb perceptimin se i akuzuari \u00ebsht\u00eb nj\u00eb \u201ckriminel i rreziksh\u00ebm\u201d, sidomos n\u00eb rastet, si ky i imi, ku nuk ekziston asnj\u00eb rrezik real p\u00ebr sigurin\u00eb publike.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb \u00e7\u00ebshtjen Khodorkovskiy dhe Lebedev kund\u00ebr Rusis\u00eb, GJEDNJ ishte edhe m\u00eb e prer\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>mbajtja e t\u00eb pandehurve n\u00eb kafaz:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* d\u00ebmtoi komunikimin me mbrojt\u00ebsit,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* kufizoi pjes\u00ebmarrjen reale dhe t\u00eb nd\u00ebrgjegjshme n\u00eb proces,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* minoi t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb drejt\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb gjitha k\u00ebto standarde jan\u00eb t\u00eb detyrueshme edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb gjykat\u00eb dhe n\u00eb asnj\u00ebr\u00ebn prej k\u00ebtyre \u00e7\u00ebshtjeve nuk u gjet ndonj\u00eb rrezik konkret q\u00eb ta justifikonte k\u00ebt\u00eb mas\u00eb. Ashtu si n\u00eb rastin tim, nuk ka asnj\u00eb arsye ligjore, logjike apo faktike p\u00ebr t\u00eb m\u00eb mbajtur n\u00eb k\u00ebt\u00eb kafaz. Asnj\u00eb.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Kafazi d\u00ebmton mbrojtjen time dhe t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr proces t\u00eb rregullt<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Znj. Gjyqtare, kjo struktur\u00eb metalike ku jam vendosur nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb detaj fizik i sall\u00ebs, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb penges\u00eb e drejtp\u00ebrdrejt\u00eb dhe e vazhdueshme p\u00ebr t\u00eb ushtruar t\u00eb drejtat e mia themelore dhe nj\u00eb pabarazi pro\u00e7eduriale ul\u00ebrit\u00ebse. Ky kafaz m\u00eb pengon:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb komunikoj lirsh\u00ebm dhe privatisht me mbrojt\u00ebsit e mi,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb ndjPo ek procesin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb kontribuoj realisht n\u00eb mbrojtjen time,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb kem pozit\u00eb t\u00eb barabart\u00eb pro\u00e7eduriale me pal\u00ebn akuzuese,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* dhe t\u00eb ruaj dinjitetin q\u00eb i detyrohet \u00e7do qytetari n\u00eb nj\u00eb sall\u00eb gjyqi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjykata Evropiane e t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut, n\u00eb \u00e7\u00ebshtjet Moisejevs kund\u00ebr Lituanis\u00eb dhe A.B. kund\u00ebr Rusis\u00eb, ka qen\u00eb e prer\u00eb: mbajtja e t\u00eb pandehurit n\u00eb kafaz cenon m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme t\u00eb drejt\u00ebn p\u00ebr mbrojtje efektive, n\u00eb kund\u00ebrshtim t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me nenin 6(3)(b) dhe (c) t\u00eb KEDNJ. Ky \u00ebsht\u00eb pik\u00ebrisht rasti im. Ndaj, k\u00ebrkesa ime nuk \u00ebsht\u00eb as privilegj, as p\u00ebrjashtim:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>k\u00ebrkoj thjesht t\u00eb trajtohem si nj\u00eb qytetar q\u00eb g\u00ebzon prezumimin e pafaj\u00ebsis\u00eb dhe barazi pro\u00e7eduriale, dhe jo si nj\u00eb person i rreziksh\u00ebm q\u00eb duhet ekspozuar n\u00eb nj\u00eb form\u00eb posht\u00ebruese dhe paragjykuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>E drejta ime p\u00ebr t\u2019u njohur me aktet e dosjes e mohuar plot\u00ebsisht deri sot<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Znj. Gjyqtare, ashtu si\u00e7 theksova m\u00eb lart edhe me nj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb time zyrtare paraqitur k\u00ebsaj gjykate, deri n\u00eb k\u00ebt\u00eb moment un\u00eb nuk jam njohur asnj\u00ebher\u00eb, as p\u00ebr nj\u00eb dit\u00eb, as p\u00ebr nj\u00eb faqe, me p\u00ebrmbajtjen e dosjes penale q\u00eb num\u00ebron rreth 60.000 faqe. USB-ja q\u00eb prokuroria i ka p\u00ebrcjell\u00eb avokat\u00ebve t\u00eb mi nuk mund t\u00eb m\u00eb dor\u00ebzohet ligj\u00ebrisht, sepse rregullorja e paraburgimit ndalon p\u00ebrdorimin e \u00e7do pajisjeje elektronike. Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb kufizim i rast\u00ebsish\u00ebm: \u00ebsht\u00eb nj\u00eb pamund\u00ebsi objektive, e cila e b\u00ebn formal \u00e7do pretendim se \u201cdosja m\u00eb \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb dispozicion\u201d. Si pasoj\u00eb:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* nuk kam par\u00eb asnj\u00eb faqe t\u00eb dosjes,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* nuk kam pasur asnj\u00eb mund\u00ebsi reale t\u00eb kuptoj akuz\u00ebn ndaj meje,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* nuk kam pasur asnj\u00eb mjet p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbrojtjen,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* dhe k\u00ebshtu, e drejta ime p\u00ebr mbrojtje efektive \u00ebsht\u00eb shkelur brutalisht dhe n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb vazhdueshme.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Ky nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb problem procedurial. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb shkelje thelb\u00ebsore e nenit 31 t\u00eb Kushtetut\u00ebs, nenit 6 t\u00eb KEDNJ, dhe nj\u00eb cenim i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i vet\u00eb kuptimit t\u00eb procesit t\u00eb rregullt ligjor.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Neni 31 i Kushtetut\u00ebs s\u00eb Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb m\u00eb garanton:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb vihem n\u00eb dijeni menj\u00ebher\u00eb dhe holl\u00ebsisht p\u00ebr akuz\u00ebn q\u00eb m\u00eb b\u00ebhet, p\u00ebr t\u00eb drejtat e mia,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb kem koh\u00ebn dhe leht\u00ebsit\u00eb e mjaftueshme p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrgatitur mbrojtjen vet\u00eb;<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb mbrohem vet\u00eb ose me ndihm\u00ebn e nj\u00eb mbrojt\u00ebsi ligjor t\u00eb zgjedhur prej tij<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Neni 6 paragrafi 3 i Konvent\u00ebs Evropiane t\u00eb t\u00eb Drejtave t\u00eb Njeriut m\u00eb rikonfirmon t\u00eb nj\u00ebjtat garanci dhe,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Neni 34\/a i Kodit t\u00eb Procedur\u00ebs Penale m\u00eb garanton:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb njihem me materialet e \u00e7\u00ebshtjes,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb kem leht\u00ebsit\u00eb e nevojshme p\u00ebr mbrojtje,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb komunikoj privatisht me mbrojt\u00ebsin,<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>* t\u00eb marr pjes\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb aktive n\u00eb proces.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Asnj\u00eb nga k\u00ebto nuk \u00ebsht\u00eb respektuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Znj. Gjyqtare, pas rreth 300 dit\u00ebsh n\u00eb paraburgim, jam sot p\u00ebrpara jush p\u00ebr t\u2019Ju marr vet\u00ebm tre minuta me vet\u00ebm me tre k\u00ebrkesa elementare. Tre k\u00ebrkesa q\u00eb nuk k\u00ebrkojn\u00eb as privilegj, as p\u00ebrjashtim, por vet\u00ebm respektimin minimal t\u00eb t\u00eb drejtave q\u00eb Kushtetuta ua njeh t\u00eb gjith\u00eb qytetar\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>K\u00ebrkesat e mia konkrete sot<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Heqjen e menj\u00ebhershme t\u00eb mas\u00ebs s\u00eb vendosjes n\u00eb kafaz, n\u00eb p\u00ebrputhje me standardet detyruese t\u00eb KEDNJ dhe jurisprudenc\u00ebn e GJEDNJ, q\u00eb e konsiderojn\u00eb k\u00ebt\u00eb praktik\u00eb trajtim posht\u00ebrues, paragjykues dhe t\u00eb papajtuesh\u00ebm me nenet 3 dhe 6 t\u00eb Konvent\u00ebs.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>V\u00ebnien e plot\u00eb dhe t\u00eb menj\u00ebhershme n\u00eb dispozicion t\u00eb akteve t\u00eb dosjes n\u00eb nj\u00eb form\u00eb t\u00eb lexueshme dhe t\u00eb aksesueshme, q\u00eb m\u00eb mund\u00ebson t\u00eb jem realisht i informuar p\u00ebr akuz\u00ebn dhe t\u00eb kem koh\u00ebn e nevojshme p\u00ebr p\u00ebrgatitjen e mbrojtjes sime.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Shtyrjen e procedur\u00ebs, derisa kjo e drejt\u00eb elementare, e drejta p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, t\u00eb m\u00eb garantohet n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb plot\u00eb dhe efektive. Asnj\u00eb proces i drejt\u00eb nuk mund t\u00eb vazhdoj\u00eb pa respektuar k\u00ebto tre kushte minimale.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Un\u00eb jam k\u00ebtu i thirrur nga ana Juaj, p\u00ebr t\u2019u mbrojtur, jo p\u00ebr t\u2019u posht\u00ebruar. Jam k\u00ebtu si nj\u00eb i qytetar i nj\u00eb vendi demokratik dhe t\u00eb lir\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon t\u00eb drejt\u00ebn e tij, por gjithashtu edhe si Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, i vet\u00ebdijsh\u00ebm se ky proces prek jo vet\u00ebm lirin\u00eb time, por edhe parimet m\u00eb themelore mbi t\u00eb cilat nd\u00ebrtohet drejt\u00ebsia n\u00eb k\u00ebt\u00eb vend dhe p\u00ebr t\u00eb cilat si nj\u00eb i votuar kam pjes\u00ebn time t\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb. Dua ta them qart\u00eb: drejt\u00ebsia nuk nd\u00ebrtohet mbi kafaze, nuk nd\u00ebrtohet mbi perceptime kriminalizuese dhe nuk nd\u00ebrtohet duke shkelur t\u00eb drejt\u00ebn themelore t\u00eb mbrojtjes. Un\u00eb pres drejt\u00ebsi me standarte evropiane ose refuzoj t\u00eb b\u00ebhem pjes\u00eb e nj\u00eb procedure posht\u00ebruese q\u00eb nuk e meriton asnj\u00eb qytetar i k\u00ebtij vendi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>E nderuara gjykat\u00eb, me besimin e plot\u00eb p\u00ebr p\u00ebrmbushjen e nj\u00eb procesi t\u00eb rregullt ligjor k\u00ebrkoj vendimmarrjen tuaj p\u00ebr k\u00ebto k\u00ebrkesa.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkis\u00eb s\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, ka paraqitur k\u00ebrkesat e tij n\u00eb Gjykat\u00ebn e Posa\u00e7me kund\u00ebr Korrupsionit dhe Krimit t\u00eb Organizuar (GJKKO), duke e cil\u00ebsuar vendosjen e tij n\u00eb kafaz metalik si shkelje. Veliaj shprehet se kjo \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb paraqitej personalisht n\u00eb k\u00ebt\u00eb faz\u00eb gjyq\u00ebsore dhe theksoi se vonesat nuk kishin [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426064,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426063","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426063","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426063"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426063\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426065,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426063\/revisions\/426065"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426064"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426063"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426063"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426063"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}