{"id":426289,"date":"2025-12-16T10:55:24","date_gmt":"2025-12-16T09:55:24","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426289"},"modified":"2025-12-16T10:55:27","modified_gmt":"2025-12-16T09:55:27","slug":"drejtoria-e-doganave-bllokon-bankers-petroleum-pezullohet-nxjerrja-e-naftes","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/drejtoria-e-doganave-bllokon-bankers-petroleum-pezullohet-nxjerrja-e-naftes\/","title":{"rendered":"Drejtoria e Doganave bllokon \u201cBankers Petroleum\u201d, pezullohet nxjerrja e naft\u00ebs"},"content":{"rendered":"\n<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave ka bllokuar \u201cBankers Petroleum Albania\u201d, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb mos-pages\u00ebs s\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr holluesin e naft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Bankers Petroleum Albania ka reaguar n\u00eb lidhje me njoftim duke arsyetuar se aktiviteti prodhues i kompanis\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs Patos-Marin\u00ebz \u00ebsht\u00eb bllokuar duke krijuar kolaps dhe rrezikuar zon\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Me urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Doganave, aktiviteti prodhues dhe financiar i Kompanis\u00eb n\u00eb impiantin e nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb Patos-Marin\u00ebz \u00ebsht\u00eb bllokuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb arbitrare dhe n\u00eb tejkalim t\u00eb procedurave ligjore, n\u00eb kund\u00ebrshtim me:<\/p>\n\n\n\n<p>\u2022 Vendimin e P\u00ebrkohsh\u00ebm Nr. 3869\/2, dat\u00eb 17.07.2019, ende n\u00eb fuqi<br>\u2022 Afatin 5-vje\u00e7ar t\u00eb parashkrimit, neni 102 i Ligjit p\u00ebr Akcizat<br>\u2022 Nenit 11 dhe 51 t\u00eb Ligjit p\u00ebr Akcizat<\/p>\n\n\n\n<p>Dogana ka bllokuar infrastruktur\u00ebn nxjerr\u00ebse t\u00eb vendburimit t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs, duke e \u00e7uar aktivitetin operativ t\u00eb Kompanis\u00eb n\u00eb kolaps t\u00eb plot\u00eb. Preteksti i bllokimit \u00ebsht\u00eb mos-pagesa e pretenduar e akciz\u00ebs p\u00ebr holluesin e naft\u00ebs, nj\u00eb produkt p\u00ebr t\u00eb cilin, n\u00eb fakt, nuk duhet paguar akciz\u00eb, pasi nuk ka konsum n\u00eb territorin e Republik\u00ebs s\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb dhe nuk p\u00ebrdoret p\u00ebr prodhimin e nxeht\u00ebsis\u00eb apo energjis\u00eb, sipas kushteve t\u00eb parashikuara n\u00eb legjislacionin shqiptar q\u00eb prej vitit 2012, n\u00eb p\u00ebrputhje me Direktivat e BE-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky bllokim ka sjell\u00eb ndalimin e operacioneve t\u00eb nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs, duke krijuar rrezik shum\u00eb t\u00eb lart\u00eb p\u00ebr mbar\u00ebvajtjen e fush\u00ebs naft\u00ebmbajt\u00ebse, si dhe duke rrezikuar jet\u00ebn dhe pron\u00ebn e banor\u00ebve t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Institucionet teknike shtet\u00ebrore p\u00ebrgjegj\u00ebse p\u00ebr hidrokarburet n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb (Agjencia Komb\u00ebtare e Burimeve Natyrore \u2013 AKBN), p\u00ebrmes nj\u00eb letre drejtuar Drejtoris\u00eb s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb<br>Doganave dhe Ministris\u00eb s\u00eb Financave, kan\u00eb sqaruar se:<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cProcesi i nxjerrjes s\u00eb naft\u00ebs n\u00eb vendburim duhet t\u00eb zhvillohet me rrjedhje t\u00eb vazhdueshme dhe t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb 24\/7, pasi n\u00eb t\u00eb kund\u00ebrt, nafta bruto e prodhuar nga ky vendburim, duke qen\u00eb shum\u00eb viskoze dhe e r\u00ebnd\u00eb, n\u00ebse ftohet, ngurt\u00ebsohet n\u00eb tubacione dhe depozita, duke u b\u00ebr\u00eb e pap\u00ebrdorshme. P\u00ebr informacion: nafta bruto l\u00ebviz vet\u00ebm n\u00eb gjendje t\u00eb ngroht\u00eb; n\u00ebse ftohet, ngrin dhe nuk l\u00ebviz m\u00eb. P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, mungesa e kapaciteteve depozituese p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb gjat\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb domosdoshm\u00ebrisht nd\u00ebrprerjen dhe ndaljen e vendburimit, s\u00eb bashku me t\u00eb gjitha pasojat e pad\u00ebshiruara q\u00eb lidhen me to.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebp\u00ebrmjet nj\u00eb shkrese zyrtare, AKBN ka k\u00ebrkuar nd\u00ebrhyrjen e Ministris\u00eb s\u00eb Financave p\u00ebr t\u00eb shmangur bllokimin e operacioneve t\u00eb Kompanis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky bllokim i menj\u00ebhersh\u00ebm i operacioneve sjell pasoja t\u00eb pariparueshme p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e menaxhimit t\u00eb fush\u00ebs naft\u00ebmbajt\u00ebse, pasi (p\u00ebrve\u00e7 depozitave dhe tubacioneve) n\u00ebse ndalohet prodhimi i puseve t\u00eb naft\u00ebs, pjesa m\u00eb e madhe e tyre nuk mund t\u00eb rivihen m\u00eb n\u00eb pun\u00eb, duke e d\u00ebmtuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme k\u00ebt\u00eb pasuri t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Theksojm\u00eb se d\u00ebmi ekonomik i shkaktohet shum\u00eb m\u00eb tep\u00ebr shtetit shqiptar sesa BPAL-s\u00eb, i cili \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm operator i k\u00ebtij vendburimi dhe jo pronar i tij, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb impakti i p\u00ebrgjithsh\u00ebm \u00ebsht\u00eb edhe m\u00eb i madh.<\/p>\n\n\n\n<p>420 punonj\u00ebsit e BPAL-s\u00eb dhe rreth 5.000 punonj\u00ebs t\u00eb kompanive n\u00ebnkontraktore, ofruesve t\u00eb sh\u00ebrbimeve dhe partner\u00ebve t\u00eb biznesit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe rreth 1.300 punonj\u00ebs t\u00eb kompanis\u00eb shtet\u00ebrore t\u00eb naft\u00ebs Albpetrol sh.a. (e cila varet t\u00ebr\u00ebsisht nga prodhimi para-ekzistues q\u00eb i dor\u00ebzon BPAL), rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten pa pun\u00eb. Po ashtu, rreth 12 kilometra tubacione nafte, depozita naft\u00ebmbajt\u00ebse, mbi 1.000 puse nafte, impiante p\u00ebrpunimi, etj. (investime t\u00eb BPAL-s\u00eb q\u00eb jan\u00eb n\u00eb pron\u00ebsi t\u00eb shtetit shqiptar), t\u00eb cilat duhet t\u00eb mir\u00ebmbahen 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb, rrezikojn\u00eb t\u00eb d\u00ebmtohen n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pakthyeshme.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto veprime nuk prekin vet\u00ebm BPAL-n\u00eb, por edhe nj\u00eb zinxhir t\u00eb gjer\u00eb kompanish n\u00ebnkontraktore q\u00eb punojn\u00eb \u00e7do dit\u00eb me BPAL-n\u00eb dhe rrezikojn\u00eb t\u00eb mbeten pa pun\u00eb; pushtetin vendor, i cili p\u00ebrfiton taksa nga operacionet e BPAL-s\u00eb; banor\u00ebt e zon\u00ebs naft\u00ebmbajt\u00ebse t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs, jet\u00ebt dhe pronat e t\u00eb cil\u00ebve rrezikohen n\u00eb rast incidentesh n\u00eb fush\u00ebn e naft\u00ebs, e cila paraqet rrezikshm\u00ebri t\u00eb lart\u00eb n\u00ebse operacionet bllokohen; financat e shtetit shqiptar; si dhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu, ekzistojn\u00eb rreziqe t\u00eb larta mjedisore (HSE), p\u00ebrfshir\u00eb d\u00ebme dhe humbje n\u00eb fush\u00ebn naft\u00ebmbajt\u00ebse.<br>Shkaku i bllokimit t\u00eb veprimtaris\u00eb s\u00eb Kompanis\u00eb \u00ebsht\u00eb taksimi me akciz\u00eb i holluesit, nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje e diskutuar prej vitesh nga shteti shqiptar n\u00ebse Kompania duhet apo jo t\u00eb paguaj\u00eb akciz\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb produkt. Sqarojm\u00eb se holluesi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb l\u00ebnd\u00eb e par\u00eb q\u00eb p\u00ebrzihet me naft\u00ebn e r\u00ebnd\u00eb t\u00eb Patos-Marinz\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mund\u00ebsuar nxjerrjen m\u00eb t\u00eb leht\u00eb nga n\u00ebntoka dhe transportimin drejt rafinerive. Ky produkt injektohet n\u00eb puse dhe nxirret i trup\u00ebzuar bashk\u00eb me naft\u00ebn bruto nga n\u00ebntoka. N\u00ebse kjo naft\u00eb do t\u00eb konsumohej brenda vendit, do t\u00eb ishte logjike t\u00eb paguhej akciza p\u00ebr holluesin; por kjo naft\u00eb nuk konsumohet n\u00eb vend, por eksportohet. Ky fakt certifikohet nga certifikime nd\u00ebrkomb\u00ebtare p\u00ebr \u00e7do ngarkes\u00eb, t\u00eb monitoruara 24 or\u00eb n\u00eb dit\u00eb nga autoritetet shqiptare si Dogana Fier, AKBN, Albpetrol dhe ISHTI.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, Qeveria Shqiptare, me Vendimin e K\u00ebshillit t\u00eb Ministrave (VKM) Nr. 726, dat\u00eb 12.11.2014 (VKM q\u00eb miraton marr\u00ebveshjen e dyt\u00eb ndryshuese me BPAL), ka p\u00ebrcaktuar se n\u00ebse BPAL paguan akciz\u00eb p\u00ebr holluesin, ajo konsiderohet kosto e rikuperueshme n\u00eb mas\u00ebn 100%. Pra, n\u00eb t\u00eb dyja rastet, efekti ekonomik p\u00ebr shtetin shqiptar dhe BPAL-n\u00eb \u00ebsht\u00eb zero.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Dogana, p\u00ebrve\u00e7se e p\u00ebrcakton si detyrim, i ka vendosur BPAL-s\u00eb, p\u00ebr vler\u00ebn e pretenduar t\u00eb papaguar t\u00eb akciz\u00ebs (rreth 3 miliard\u00eb lek\u00eb), si detyrimin ashtu edhe nj\u00eb gjob\u00eb n\u00eb mas\u00ebn trefish t\u00eb detyrimit t\u00eb pretenduar t\u00eb akciz\u00ebs.<br>E gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtja \u00ebsht\u00eb aktualisht n\u00eb proces gjyq\u00ebsor dhe ende nuk ka nj\u00eb vendim t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb organet shtet\u00ebrore, pa pritur vendimin e gjykat\u00ebs, po nd\u00ebrmarrin veprime arbitrare.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky nuk \u00ebsht\u00eb rasti i par\u00eb q\u00eb BPAL p\u00ebrballet me akte t\u00eb tilla abuzive. N\u00eb k\u00ebto raste, ne kemi fituar \u00e7do proces gjyq\u00ebsor. Megjithat\u00eb, bllokimi i aktivitetit t\u00eb Kompanis\u00eb pa pritur p\u00ebrfundimin e procesit gjyq\u00ebsor \u00ebsht\u00eb nj\u00eb akt dashakeq q\u00eb d\u00ebmton m\u00eb shum\u00eb shtetin shqiptar, punonj\u00ebsit e industris\u00eb, kompanit\u00eb n\u00ebnkontraktore, komunitetin lokal, pushtetin vendor dhe shum\u00eb t\u00eb tjera.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb gjith\u00eb k\u00ebsaj periudhe kemi qen\u00eb n\u00eb komunikim t\u00eb vazhduesh\u00ebm me autoritetet shtet\u00ebrore p\u00ebr t\u00eb arritur nj\u00eb zgjidhje t\u00eb p\u00ebrshtatshme t\u00eb k\u00ebsaj situate, por deri m\u00eb tani nuk \u00ebsht\u00eb arritur asnj\u00eb rezultat pozitiv.<br>N\u00ebp\u00ebrmjet k\u00ebtij komunikimi me median, u b\u00ebjm\u00eb thirrje t\u00eb gjitha institucioneve q\u00eb ta administrojn\u00eb me maturi k\u00ebt\u00eb situat\u00eb delikate. Pas 6 vitesh pezullimi t\u00eb rezultateve t\u00eb kontrollit, t\u00eb cilat jan\u00eb konsideruar t\u00eb paligjshme nga vet\u00eb<\/p>\n\n\n\n<p>Administrata Shtet\u00ebrore, nuk ka arsye p\u00ebr nxitim n\u00eb ndjekjen e nj\u00eb \u00e7\u00ebshtjeje q\u00eb do t\u00eb sjell\u00eb d\u00ebme t\u00eb pakthyeshme p\u00ebr Kompanin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky zhvillim ka aktivizuar klauzol\u00ebn e Forc\u00ebs Madhore p\u00ebr shkak t\u00eb \u201cveprimeve qeveritare\u201d, sipas pik\u00ebs 17.1 t\u00eb Marr\u00ebveshjes s\u00eb Hidrokarbureve t\u00eb vitit 2004, t\u00eb n\u00ebnshkruar me shtetin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Ju informojm\u00eb se kemi depozituar nj\u00eb kall\u00ebzim penal pran\u00eb SPAK kund\u00ebr funksionar\u00ebve p\u00ebrgjegj\u00ebs dhe ftojm\u00eb t\u00eb gjitha pal\u00ebt t\u00eb presin rezultatet e hetimit dhe vendimet e gjykatave p\u00ebrpara se t\u00eb nd\u00ebrmarrin veprime arbitrare.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Drejtoria e P\u00ebrgjithshme e Doganave ka bllokuar \u201cBankers Petroleum Albania\u201d, kjo p\u00ebr shkak t\u00eb mos-pages\u00ebs s\u00eb akciz\u00ebs p\u00ebr holluesin e naft\u00ebs. Bankers Petroleum Albania ka reaguar n\u00eb lidhje me njoftim duke arsyetuar se aktiviteti prodhues i kompanis\u00eb p\u00ebr nxjerrjen e naft\u00ebs Patos-Marin\u00ebz \u00ebsht\u00eb bllokuar duke krijuar kolaps dhe rrezikuar zon\u00ebn. Me urdh\u00ebr t\u00eb Drejtorit t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426290,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426289","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426289","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426289"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426289\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426291,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426289\/revisions\/426291"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426290"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426289"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426289"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426289"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}