{"id":426413,"date":"2025-12-24T14:54:38","date_gmt":"2025-12-24T13:54:38","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426413"},"modified":"2025-12-24T14:54:42","modified_gmt":"2025-12-24T13:54:42","slug":"faturime-fiktive-e-fshirje-detyrimesh-te-bizneseve-dergohen-per-gjykim-dy-drejtoreshat-e-taksave-te-bashkise-fier","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/faturime-fiktive-e-fshirje-detyrimesh-te-bizneseve-dergohen-per-gjykim-dy-drejtoreshat-e-taksave-te-bashkise-fier\/","title":{"rendered":"Faturime fiktive e fshirje detyrimesh t\u00eb bizneseve, d\u00ebrgohen p\u00ebr gjykim dy drejtoreshat e Taksave t\u00eb Bashkis\u00eb Fier"},"content":{"rendered":"\n<p>Prokuroria&nbsp;e Fierit ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq dy drejtoreshat e Bashkis\u00eb Fier dhe drejtorin e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtetasen me iniciale A.H., Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Urbanistik\u00ebs, A.C., Drejtoresh\u00eb e Taksave dhe Tarifave Vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, si dhe V.\u00c7., Drejtor i DVKT-s\u00eb Rajoni Jugor.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas hetimeve nga Prokuroria, drejtoresh e&nbsp;P\u00ebrgjithshme e Taksave dhe Urbanistik\u00ebs, nuk ka marr\u00eb masat p\u00ebr vendosjen e kas\u00ebs fiskale n\u00eb sistemin e parkimit t\u00eb Bashkis\u00eb, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore n\u00eb vlera t\u00eb larta.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, ajo ka ushtruar gjithashtu ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm mbi drejtorit\u00eb n\u00eb var\u00ebsi, duke realizuar faturime fiktive dhe duke favorizuar subjekte t\u00eb caktuara n\u00eb taksimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa shtetasja me iniciale A.C., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore, ka l\u00ebshuar fatura t\u00eb taksave mbi vler\u00ebn reale p\u00ebr disa subjekte dhe m\u00eb pas ka ndryshuar vlerat pas ankesave t\u00eb tyre, duke i ulur ndjesh\u00ebm dhe tej parashikimeve t\u00eb vendosura nga K\u00ebshilli Bashkiak. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr fiskalizimin e pikave t\u00eb parkimit t\u00eb mjeteve n\u00eb administrimin e Bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pandehuri V.\u00c7., me detyr\u00eb Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerr\u00eb prej tij ka detyruar inspektor\u00ebt t\u00eb kryejn\u00eb kontroll n\u00eb nj\u00eb subjekt tregtar, pa pasur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr pune nga DPT.<\/p>\n\n\n\n<p>Pas kryerjes s\u00eb kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedur\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rikontroll n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe nuk ka mbik\u00ebqyrur fushat\u00ebn sensibilizuese, pasi nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar asnj\u00eb subjekt tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Abuzuan me detyr\u00ebn, Prokuroria e Fierit d\u00ebrgon n\u00eb gjyq dy drejtoreshat e Bashkis\u00eb si dhe drejtorin e&nbsp;DVKT-s\u00eb Rajoni Jugor<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb t\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier p\u00ebrfundoi hetimet dhe d\u00ebrgon n\u00eb gjyq shtetasen A.H., Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshm\u00eb t\u00eb Taksave dhe Urbanistik\u00ebs, shtetasen A.C., Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Fier si dhe shtetasin V.\u00c7. p\u00ebr veprat penale \u2018Shp\u00ebrdorim detyre\u2019 dhe \u2018Ushtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u2019, parashikuar nga nenet 248 dhe 245\/1 t\u00eb Kodit Penal.<\/p>\n\n\n\n<p>Nga hetimet mbi procedimin penal nr.68 t\u00eb vitit 2025, t\u00eb regjistruar kryesisht p\u00ebr k\u00ebto dy vepra penale, rezultoi e provuar se, e pandehura A.H., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb P\u00ebrgjithshme t\u00eb Taksave dhe Urbanistik\u00ebs n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, nuk ka marr\u00eb masat p\u00ebr vendosjen e kas\u00ebs fiskale n\u00eb sistemin e parkimit t\u00eb Bashkis\u00eb, duke lejuar shmangien nga pagimi i detyrimeve tatimore n\u00eb vlera t\u00eb larta. Gjithashtu, mbi ushtrimin e ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm prej t\u00eb pandehur\u00ebs mbi drejtorit\u00eb n\u00eb var\u00ebsi, jan\u00eb realizuar faturime fiktive t\u00eb subjekteve, duke i taksuar n\u00eb vlera m\u00eb t\u00eb ulta. E pandehura A.H., ka ushtruar ndikim t\u00eb paligjsh\u00ebm edhe tek Drejtoresha e Takasve n\u00eb Bashkin\u00eb Fier p\u00ebr t\u00eb kryer p\u00ebrllogaritje t\u00eb parregullt t\u00eb taksave subjektit \u201cR\u2026\u201d shpk, si dhe p\u00ebr t\u00eb l\u00ebshuar nj\u00eb v\u00ebrtetim se ky subjekt nuk kishte detyrime, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb ai ka pasur taksa pa paguar n\u00eb nj\u00eb vler\u00eb t\u00eb konsiderueshme.<\/p>\n\n\n\n<p>E pandehura A.C., n\u00eb cil\u00ebsin\u00eb e Drejtoresh\u00ebs s\u00eb Taksave dhe Tarifave Vendore n\u00eb Bashkin\u00eb Fier, ka l\u00ebshuar (konceptuar) fatura t\u00eb taksave dhe tarifave mbi vler\u00ebn reale p\u00ebr subjekte t\u00eb caktuara dhe, pasi u jan\u00eb njoftuar subjekteve t\u00eb cil\u00ebt kan\u00eb b\u00ebr\u00eb ankesa, vlera ka ndryshuar, duke u ulur n\u00eb disa raste edhe tej parashikimeve t\u00eb vendosura nga K\u00ebshilli Bashkiak. E pandehura ka realizuar faturime fiktive t\u00eb subjekteve, duke i taksuar ata me taksa n\u00eb vler\u00eb m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt se ajo p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn ata duhej t\u00eb taksoheshin. Gjithashtu, e pandehura nuk ka marr\u00eb asnj\u00eb mas\u00eb p\u00ebr fiskalizimin e pikave t\u00eb parkimit t\u00eb mjeteve n\u00eb administrimin e Bashkis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, i pandehuri V.\u00c7., me detyr\u00eb Drejtor i DVKT Rajoni Jugor, me urdhrin e nxjerr\u00eb prej tij ka detyruar inspektor\u00ebt t\u00eb kryejn\u00eb kontroll n\u00eb nj\u00eb subjekt tregtar, pa pasur m\u00eb par\u00eb nj\u00eb urdh\u00ebr pune nga DPT. Pas kryerjes s\u00eb kontrollit, i pandehuri nuk ka kryer procedur\u00ebn ligjore p\u00ebr t\u00eb k\u00ebrkuar rikontroll n\u00eb Drejtorin\u00eb e P\u00ebrgjithshme t\u00eb Tatimeve dhe nuk ka mbik\u00ebqyrur fushat\u00ebn sensibilizuese, pasi nuk \u00ebsht\u00eb kontrolluar asnj\u00eb subjekt tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb p\u00ebrfundim, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier d\u00ebrgoi \u00e7\u00ebshtjen n\u00eb gjyq n\u00eb ngarkim t\u00eb t\u00eb pandehurve:<\/p>\n\n\n\n<p>A. H., e akuzuar p\u00ebr kryerjen e veprave penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d dhe \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d, parashikuar nga nenet 248 dhe 245\/1 prg.3 t\u00eb Kodit Penal;<br>A. C., i akuzuar p\u00ebr kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;<br>V. \u00c7., i akuzuar p\u00ebr vepr\u00ebn kryerjen e vepr\u00ebs penale \u201cShp\u00ebrdorimi i detyr\u00ebs\u201d, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.<br>N\u00eb vijim, Prokuroria pran\u00eb Gjykat\u00ebs s\u00eb Shkall\u00ebs s\u00eb Par\u00eb Juridiksionit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm Fier shpreh angazhimin e plot\u00eb dhe v\u00ebnien para p\u00ebrgjegj\u00ebsis\u00eb ligjore t\u00eb t\u00eb gjith\u00eb punonj\u00ebsve shtet\u00ebror\u00eb ose n\u00eb sh\u00ebrbim publik q\u00eb kryejn\u00eb vepra penale kund\u00ebr veprimtaris\u00eb shtet\u00ebrore.<\/p>\n\n\n\n<p>Sqarim:&nbsp;\u00c7do person prezumohet i pafajsh\u00ebm derisa nuk v\u00ebrtetohet faj\u00ebsia e tij me vendim gjyq\u00ebsor t\u00eb form\u00ebs s\u00eb prer\u00eb.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Prokuroria&nbsp;e Fierit ka p\u00ebrfunduar hetimet dhe ka d\u00ebrguar n\u00eb gjyq dy drejtoreshat e Bashkis\u00eb Fier dhe drejtorin e Drejtoris\u00eb Vendore t\u00eb Kontrollit Tatimor (DVKT) Rajoni Jugor, p\u00ebr veprat penale \u201cShp\u00ebrdorim detyre\u201d dhe \u201cUshtrimi i ndikimit t\u00eb paligjsh\u00ebm ndaj personave q\u00eb ushtrojn\u00eb funksione publike\u201d. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr shtetasen me iniciale A.H., Drejtoresh\u00eb e P\u00ebrgjithshme e Taksave [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426414,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426413","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426413","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426413"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426413\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426415,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426413\/revisions\/426415"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426414"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426413"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426413"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426413"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}