{"id":426451,"date":"2025-12-27T15:03:16","date_gmt":"2025-12-27T14:03:16","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426451"},"modified":"2025-12-27T15:03:22","modified_gmt":"2025-12-27T14:03:22","slug":"rama-i-bllokuar-mes-spak-dhe-ballukut-java-pa-ze-e-kryeministrit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/rama-i-bllokuar-mes-spak-dhe-ballukut-java-pa-ze-e-kryeministrit\/","title":{"rendered":"Rama i bllokuar mes SPAK dhe Ballukut, java pa z\u00eb e kryeministrit"},"content":{"rendered":"\n<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb nga momenti kur Prokuroria e Posa\u00e7me i k\u00ebrkoi Kuvendit lejen p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te nj\u00eb deklarat\u00eb as mish as peshk q\u00eb e l\u00eb pezull q\u00ebndrimin e Partis\u00eb Socialiste ndaj arrestimit q\u00eb k\u00ebrkon SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhet e gjetura n\u00eb celular\u00ebt e Ervis Berberit q\u00eb tashm\u00eb kan\u00eb dal\u00eb n\u00eb media, zbulojn\u00eb se si tenderat e rrug\u00ebve ndaheshin duke shkallmuar \u00e7do ligj dhe parim t\u00eb prokurimit publik, duke iu n\u00ebnshtruar orekseve t\u00eb kryeministrit Edi Rama ose marr\u00ebveshjeve paraprake me biznesmen\u00eb t\u00eb privilegjuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Skema Rama-Balluku-Berberi e zhvesh buxhetin e shtetit nga \u00e7do garanci ligjore dhe e trajton at\u00eb si fond personal t\u00eb nj\u00eb rrethi t\u00eb mbyllur njer\u00ebzish n\u00eb pushtet.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb dokumentin me pak faqe, q\u00eb SPAK i d\u00ebrgoi Kuvendit p\u00ebr arrestimin e Ballukut, binte n\u00eb sy p\u00ebrshkrimi q\u00eb prokurori Dritan Pren\u00e7i i b\u00ebn asaj si \u201c<strong>nj\u00eb personalitet q\u00eb mund t\u00eb kryej\u00eb krime t\u00eb r\u00ebnda\u201d,<\/strong>&nbsp;pra si nj\u00eb funksionare me rrezik p\u00ebr hetimin dhe provat. Nj\u00eb formulim i pazakont\u00eb p\u00ebr nj\u00eb ministre n\u00eb detyr\u00eb, por q\u00eb shton nevoj\u00ebn p\u00ebr lejen e arrestimit, pasi prokuroria e sheh vones\u00ebn parlamentare si rrezik real p\u00ebr dosjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Si shembull konkret t\u00eb k\u00ebtij rreziku, Pren\u00e7i u paraqiti deputet\u00ebve presionet ndaj nj\u00eb prej vart\u00ebseve t\u00eb Ballukut n\u00eb Ministrin\u00eb e Energjis\u00eb,&nbsp;<strong>Mirzeta Kashnica.<\/strong>&nbsp;Ajo ka pranuar se fituesit e tenderave ishin t\u00eb paracaktuar dhe se an\u00ebtar\u00ebt e Komisionit t\u00eb Ofertave punonin n\u00eb koordinim t\u00eb plot\u00eb, sipas nj\u00eb&nbsp;<strong>skeme t\u00eb mbik\u00ebqyrur nga Ervis Berberi.<\/strong>&nbsp;Prokurori thekson se presionet ndaj Kashnic\u00ebs jan\u00eb dokumentuar p\u00ebrmes p\u00ebrdorimit t\u00eb \u201c<strong>metodave speciale\u201d,<\/strong>&nbsp;nj\u00eb formulim q\u00eb n\u00ebnkupton p\u00ebrgjime dhe survejim operativ ndaj t\u00eb dyshuarve.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas burimeve hetimore, 3 deri n\u00eb 5 dit\u00eb do t\u00eb ishin t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr shqyrtimin e provave kund\u00ebr Ballukut, por mazhoranca socialiste vendosi ta zvarris\u00eb procesin, duke refuzuar t\u00eb mbledh\u00eb p\u00ebr t\u00eb dyt\u00ebn her\u00eb K\u00ebshillin e Mandateve. Kjo ka sjell\u00eb nj\u00eb p\u00ebrshkall\u00ebzim t\u00eb tensionit mes qeveris\u00eb dhe drejt\u00ebsis\u00eb, ku asnj\u00ebra pal\u00eb nuk ka q\u00ebndruar duarkryq.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Fronti i par\u00eb, SPAK p\u00ebrshkall\u00ebzon veprimet ndaj njer\u00ebzve t\u00eb&nbsp;Ballukut<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>Q\u00eb nga momenti kur Belinda Balluku \u00ebsht\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00ebn hetim, survejimi ndaj saj nuk \u00ebsht\u00eb ndalur. Kjo pranohet edhe n\u00eb vet\u00eb dosjen e SPAK dor\u00ebzuar Kuvendit, ku thuhet se k\u00ebrc\u00ebnimi ndaj Mirzeta Kashnic\u00ebs \u00ebsht\u00eb zbuluar p\u00ebrmes&nbsp;<strong>metodave speciale hetimore.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb tep\u00ebr, rezistenca e Ballukut p\u00ebr t\u2019u dor\u00ebhequr \u00ebsht\u00eb pasuar me nj\u00eb zgjerim t\u00eb hetimeve p\u00ebr tenderat e rrug\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>SPAK ka shtrir\u00eb verifikimet te&nbsp;<strong>t\u00eb gjitha lotet e Unaz\u00ebs s\u00eb Re t\u00eb Tiran\u00ebs&nbsp;<\/strong>dhe te&nbsp;<strong>koncesioni Thuman\u00eb Kashar<\/strong>.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky zgjerim \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetur mbi mesazhe t\u00eb tjera t\u00eb gjetura n\u00eb celularin e Ervis Berberit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb k\u00ebto dit\u00eb SPAK ka urdh\u00ebruar nj\u00eb val\u00eb t\u00eb re kontrollesh. Byroja Komb\u00ebtare e Hetimit ka zhvilluar&nbsp;<strong>19 kontrolle<\/strong>&nbsp;n\u00eb banesa dhe ambiente pune t\u00eb zyrtar\u00ebve shtet\u00ebror\u00eb dhe biznesmen\u00ebve t\u00eb p\u00ebrfshir\u00eb n\u00eb dosjen e tenderave t\u00eb infrastruktur\u00ebs dhe energjis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Njer\u00ebzit n\u00eb fokus t\u00eb kontrolleve jan\u00eb t\u00eb besuarit e Belinda Ballukut. B\u00ebhet fjal\u00eb p\u00ebr kontrollin e banesave dhe ambienteve t\u00eb pun\u00ebs t\u00eb&nbsp;<strong>Viola Haxhiademit<\/strong>, ish Sekretare e P\u00ebrgjithshme e Ministris\u00eb s\u00eb Infrastruktur\u00ebs dhe aktualisht drejtoresh\u00eb e KESH,&nbsp;<strong>Gentian Gjylit,<\/strong>&nbsp;ish drejtor i ARRSH dhe aktualisht n\u00eb arrest sht\u00ebpie,&nbsp;<strong>Erald Elezit,<\/strong>&nbsp;ish drejtor i KESH, gjithashtu n\u00eb arrest sht\u00ebpie, si dhe disa personave t\u00eb lidhur me kompani nd\u00ebrtimi p\u00ebrfituese t\u00eb tenderave publik\u00eb, p\u00ebrfshir\u00eb&nbsp;<strong>Sajmir Ku\u00e7in, Marsel<\/strong>&nbsp;<strong>Hoxh\u00ebn dhe Jonida \u00c7e\u00e7on.<\/strong>&nbsp;M\u00eb her\u00ebt, kontrolle jan\u00eb ushtruar edhe ndaj&nbsp;<strong>Sindi Dushkut,<\/strong>&nbsp;drejtoresh\u00eb e kabinetit t\u00eb Ballukut, e cila \u00ebsht\u00eb marr\u00eb n\u00eb pyetje nga hetuesit.<\/p>\n\n\n\n<p>Paralelisht me pun\u00ebn hetimore, SPAK ka punuar q\u00eb t\u00eb mbaj\u00eb gjall\u00eb \u00e7\u00ebshtjen edhe n\u00eb media, ku kan\u00eb rrjedhur&nbsp;<strong>mesazhe t\u00eb tjera nga celular\u00ebt e Ervis Berberit.<\/strong>&nbsp;N\u00eb k\u00ebto mesazhet t\u00eb reja p\u00ebrfshihen biseda t\u00eb Belinda Ballukut, n\u00eb t\u00eb cilat p\u00ebrmenden porosi t\u00eb tjera t\u00eb kryeministrit dhe biznesmen\u00eb q\u00eb kan\u00eb fituar tendera dhe kon\u00e7ensione t\u00eb rrug\u00ebve nga Ministria e Energjis\u00eb dhe Infrastruktur\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<h4 class=\"wp-block-heading\"><strong>Fronti i dyt\u00eb, Balluku q\u00eb b\u00ebn em\u00ebrime t\u00eb reja<\/strong><\/h4>\n\n\n\n<p>N\u00eb an\u00ebn e qeveris\u00eb, situata politike \u00ebsht\u00eb e tensionuar. Reagimi i par\u00eb i Ram\u00ebs, pak minuta pasi u dor\u00ebzua n\u00eb parlament k\u00ebrkesa p\u00ebr arrestimin e Ballukut, ishte nervoz dhe i paqart\u00eb. Ai e quajti \u201c<strong>turp\u201d<\/strong>&nbsp;numrin e lart\u00eb t\u00eb t\u00eb paraburgosurve nga SPAK, por shmangu \u00e7do sinjal, n\u00ebse Partia Socialiste do t\u00eb votoj\u00eb pro apo kund\u00ebr arrestimit t\u00eb saj, duke u mjaftuar me nj\u00eb status \u201cas mish as peshk\u201d, ku premtonte nj\u00eb q\u00ebndrim&nbsp;<strong>\u201ct\u00eb drejt\u00eb, t\u00eb qart\u00eb dhe t\u00eb denj\u00eb\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Socialist\u00ebt u paraqit\u00ebn n\u00eb mbledhjen e K\u00ebshillit t\u00eb Imunitetit ku d\u00ebgjuan fjal\u00ebn e prokuror\u00ebve t\u00eb SPAK, mor\u00ebn n\u00eb dor\u00eb USB me provat kund\u00ebr Ballukut dhe u larguan pa caktuar nj\u00eb dat\u00eb tjet\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb pas, Rama deklaroi se nuk ka nd\u00ebrmend t\u00eb shqyrtoj\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr arrestimin e Ballukut p\u00ebrpara vendimit t\u00eb Gjykat\u00ebs Kushtetuese p\u00ebr mas\u00ebn e pezullimit, seanc\u00eb e cila \u00ebsht\u00eb caktuar&nbsp;<strong>m\u00eb 22 janar.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb m\u00ebnyr\u00eb, duke u kapur pas dat\u00ebs s\u00eb Kushtetueses, Rama dhe Balluku i kan\u00eb dh\u00ebn\u00eb vetes&nbsp;<strong>rreth nj\u00eb muaj koh\u00eb<\/strong>&nbsp;p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb alibi politike kund\u00ebr hetimit t\u00eb SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, brenda institucioneve jan\u00eb kryer l\u00ebvizje t\u00eb shpejta p\u00ebr t\u00eb restauruar di\u00e7ka nga reputacioni i d\u00ebmtuar i Ballukut. Ajo ka shkarkuar Gentian Gjylin nga ARRSH dhe e ka z\u00ebv\u00ebnd\u00ebsuar me<strong>&nbsp;Ami Kozelin, ish z\u00ebvend\u00ebsminist\u00ebr i Infrastruktur\u00ebs<\/strong>. Po ashtu,&nbsp;<strong>Viola Haxhiademi \u00ebsht\u00eb em\u00ebruar n\u00eb krye t\u00eb KESH,<\/strong>&nbsp;duke z\u00ebvend\u00ebsuar Erald Elezin, i cili ndodhet n\u00eb arrest sht\u00ebpie.<\/p>\n\n\n\n<p>Zyrtar\u00ebt e rinj i p\u00ebrkasin rrethit t\u00eb t\u00eb besuarve t\u00eb Ballukut. Mesazhi p\u00ebr socialist\u00ebt \u00ebsht\u00eb se Balluku nuk e ka humbur mb\u00ebshtetjen politike t\u00eb Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo mb\u00ebshtetje u konfirmua edhe nga kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili refuzoi k\u00ebrkes\u00ebn e opozit\u00ebs p\u00ebr t\u00eb mbledhur K\u00ebshillin e Mandateve k\u00ebt\u00eb t\u00eb premte. N\u00eb p\u00ebrgjigjen q\u00eb i dha opozit\u00ebs, Peleshi shkruajti se&nbsp;<strong>\u201cBelinda Balluku ka k\u00ebrkuar tre jav\u00eb koh\u00eb dhe ajo duhet t\u2019i garantohet e drejta e mbrojtjes\u201d.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Peleshi p\u00ebrs\u00ebriti fjal\u00ebt e Ram\u00ebs se&nbsp;<strong>K\u00ebshilli i Mandateve nuk mund t\u00eb mblidhet kur nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje ndodhet n\u00eb shqyrtim n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Qershia mbi tort\u00eb erdhi k\u00ebt\u00eb t\u00eb enjte, kur Balluku shp\u00ebrndau foto festive p\u00ebr Krishtlindjet nga Lushnja, pjes\u00eb e qarkut t\u00eb Fierit ku ajo u zgjodh deputete. Duke publikuar fotot me votuesit e saj, zv.kryeministrja synon t\u00eb transmetoj\u00eb kontroll dhe qet\u00ebsi. N\u00eb thelb mesazhi politik \u00ebsht\u00eb se ka nd\u00ebrmend ta \u00e7oj\u00eb deri n\u00eb fund p\u00ebrballjen me drejt\u00ebsin\u00eb dhe po luan gjith\u00e7ka p\u00ebr gjith\u00e7ka.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb shum\u00eb se p\u00ebr prokuror\u00ebt e SPAK, pak nga pak&nbsp;<strong>\u00e7\u00ebshtja \u201cBalluku\u201d po shnd\u00ebrrohet n\u00eb sfid\u00eb p\u00ebr vet\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Edi Rama do t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb ta shmang\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje ballore me drejt\u00ebsin\u00eb, pas s\u00eb cil\u00ebs jan\u00eb rreshtuar hapur p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e SHBA dhe Bashkimit Europian. Por duke par\u00eb se&nbsp;prokuror\u00ebt e SPAK po e p\u00ebrparojn\u00eb me&nbsp;hetimin, duket se ky ballafaqim&nbsp;me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm. K\u00ebtyre u \u00ebsht\u00eb premtuar vazhdimisht se Partia Socialiste nuk do t\u00eb b\u00ebhet penges\u00eb p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e re.<\/p>\n\n\n\n<p>Eksperienca ka treguar se kur presioni i jasht\u00ebm b\u00ebhet i pap\u00ebballuesh\u00ebm, dikush brenda grupit e gjen \u00e7el\u00ebsin e shfryrjes. Dhe deri tani, ky dikushi ka qen\u00eb kryeministri Rama, i cili ende po mendohet p\u00ebr vendimin \u201ce denj\u00eb\u201d p\u00ebr Belinda Ballukun.\/Lapsi.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ka kaluar m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb jav\u00eb q\u00eb nga momenti kur Prokuroria e Posa\u00e7me i k\u00ebrkoi Kuvendit lejen p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut dhe Edi Rama ka mbetur te nj\u00eb deklarat\u00eb as mish as peshk q\u00eb e l\u00eb pezull q\u00ebndrimin e Partis\u00eb Socialiste ndaj arrestimit q\u00eb k\u00ebrkon SPAK. Mesazhet e gjetura n\u00eb celular\u00ebt e Ervis [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":426452,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426451","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426451","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426451"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426451\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426453,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426451\/revisions\/426453"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426452"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426451"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426451"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426451"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}