{"id":426627,"date":"2026-01-14T13:23:47","date_gmt":"2026-01-14T12:23:47","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=426627"},"modified":"2026-01-14T13:24:00","modified_gmt":"2026-01-14T12:24:00","slug":"fushata-220-mije-dollareshe-e-lobimit-te-veliajt-ne-shba-kunder-drejtesise","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/fushata-220-mije-dollareshe-e-lobimit-te-veliajt-ne-shba-kunder-drejtesise\/","title":{"rendered":"Fushata 220 mij\u00eb dollar\u00ebshe e lobimit t\u00eb Veliajt n\u00eb SHBA kund\u00ebr drejt\u00ebsis\u00eb"},"content":{"rendered":"\n<p>Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i shkroi m\u00eb 23 prill 2025 nj\u00eb let\u00ebr emocionale senatorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Dick Durbin, nj\u00eb demokrat i zgjedhur n\u00eb Ilinois, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkruante veten si viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb persekutimi t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb p\u00ebsuan gjat\u00eb regjimit komunist.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cKjo m\u00eb kujton taktikat e vjetra komuniste n\u00eb Shqip\u00ebri, kur n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb paarsyeshme sh\u00ebnjestrohej \u2018viktima\u2019 dhe nxitej histeria p\u00ebr ta dehumanizuar, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb sh\u00ebnjestra mbahej e izoluar n\u00eb burg, pa akuza\u201d, shkroi Veliaj, duke i k\u00ebrkuar Durbin q\u00eb t\u00eb b\u00ebhej \u201cnj\u00eb flamurtar\u201d i p\u00ebrballjes s\u00eb tij me sistemin e drejt\u00ebsis\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Letra p\u00ebr senatorin amerikan \u00ebsht\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb fushate t\u00eb gjer\u00eb t\u00eb lobimit t\u00eb Veliajt n\u00eb Shtetet e Bashkuara, e cila i ka kushtuar kryebashkiakut dhe v\u00ebllait t\u00eb tij gati 220 mij\u00eb dollar\u00eb vet\u00ebm n\u00eb vitin 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet e publikuara pran\u00eb nj\u00ebsis\u00eb s\u00eb regjistrimit FARA nga zyra e avokatis\u00eb s\u00eb kontraktuar nga Veliaj, Kasowitz LLP, prezantojn\u00eb pretendime t\u00eb hiperbolizuara p\u00ebr nj\u00eb persekutim t\u00eb tij nga sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb shoq\u00ebrohen nga artikuj n\u00eb favor t\u00eb Veliajt, t\u00eb publikuara nga mediat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Dokumentet u m\u00ebshojn\u00eb gjithashtu pretendimeve t\u00eb padokumentuara se Veliaj po hetohet nga nj\u00eb prokuror n\u00eb konflikt interesi apo q\u00eb p\u00ebrdor ofendime ndaj tij n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj u arrestua n\u00eb shkurt t\u00eb vitit t\u00eb shkuar nga Prokuroria e Posa\u00e7me me akuzat e korrupsionit, pastrimit t\u00eb parave dhe fshehjes s\u00eb pasuris\u00eb. Bashk\u00eb me Veliajn akuzohet bashk\u00ebshortja e tij, Ajola Xoxa, ish-deputetja e PS, Klotilda Bushka dhe 15 persona t\u00eb tjer\u00eb, mes tyre biznesmen\u00eb dhe bashk\u00ebpun\u00ebtor\u00eb. Veliaj dhe t\u00eb tjer\u00ebt i kund\u00ebrshtojn\u00eb akuzat e Prokuroris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Fushata e lobimit n\u00eb SHBA<\/p>\n\n\n\n<p>Kasowitz Benson Torres n\u00eb Nju Jork dhe Mishcon de Reya n\u00eb Lond\u00ebr jan\u00eb dy studio ligjore t\u00eb kontraktuara nga Arb\u00ebr Veliaj, v\u00ebllai i kryebashkiakut, p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb fushat\u00eb t\u00eb kushtueshme PR-i n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Studioja amerikane Kasowitz Benson Torres ka depozituar s\u00eb fundmi n\u00eb FARA aktivitetin e kryer p\u00ebr llogari t\u00eb Veliajt \u2013 i cili p\u00ebrb\u00ebhet kryesisht nga letra dhe mesazhe drejtuar politikan\u00ebve amerikan\u00eb dhe kontakteve t\u00eb tjera nd\u00ebrkomb\u00ebtare.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrmes kompanis\u00eb s\u00eb lobimit, Veliaj u k\u00ebrkon atyre q\u00eb t\u00eb jen\u00eb \u201cz\u00ebri i tij\u201d si dhe t\u00eb kontaktojn\u00eb qeverit\u00eb e tyre, Parlamentet, Komisionin Europian si dhe organizatat e t\u00eb drejtave t\u00eb njeriut p\u00ebr t\u00eb ushtruar presion publik p\u00ebr lirimin e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dokumenteve t\u00eb depozituara, Kasowitz Benson Torres \u00ebsht\u00eb paguar 220 mij\u00eb dollar\u00eb dhe ka d\u00ebrguar 75 emaile n\u00eb adres\u00ebn e 24 senator\u00ebve dhe kongresmen\u00ebve amerikan\u00eb, n\u00eb Departamentin e Drejt\u00ebsis\u00eb si dhe Departamentin e Shtetit. Gjithashtu, deklarohet t\u00eb jen\u00eb b\u00ebr\u00eb 11 telefonata si dhe t\u00eb jen\u00eb organizuar pes\u00eb takime.<\/p>\n\n\n\n<p>Letrat dhe mesazhet p\u00ebrmbajn\u00eb thuajse t\u00eb nj\u00ebjtat ankesa, p\u00ebrfshir\u00eb edhe nj\u00eb mori pretendimesh t\u00eb padokumentuara kund\u00ebr prokurorit t\u00eb \u00e7\u00ebshtjes, Ols Dado. P\u00ebr shembull, n\u00eb emailet d\u00ebrguar senator\u00ebve dhe kongresmen\u00ebve, Dado paraqitet si \u201can\u00ebtar aktiv i partis\u00eb autoritare n\u00eb opozit\u00eb, Partia Demokratike\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Po ashtu, Veliaj ngre vazhdimisht pretendime se Dado \u00ebsht\u00eb n\u00eb konflikt interesi dhe paraqitet si nd\u00ebrtues, t\u00eb cilit bashkia i ka refuzuar pjes\u00ebrisht k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr ndryshimin e nj\u00eb lejeje nd\u00ebrtimi. N\u00eb materiale nuk jepet asnj\u00eb prov\u00eb p\u00ebr akuzat, ato thjesht listohen n\u00eb letrat q\u00eb u jan\u00eb d\u00ebrguar p\u00ebrfaq\u00ebsuesve n\u00eb SHBA.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebr t\u00eb tjera, n\u00eb dosje p\u00ebrfshihen edhe riprodhime t\u00eb shkrimeve n\u00eb media shqiptare, ku prokuror\u00ebt e SPAK akuzohen p\u00ebr \u201clin\u00e7im\u201d dhe u atribuohen pa prova fjal\u00eb fyese ndaj Veliajt, t\u00eb supozuara t\u00eb th\u00ebna n\u00eb sall\u00ebn e gjyqit.<\/p>\n\n\n\n<p>Pjes\u00eb e dosjes s\u00eb lobimit \u00ebsht\u00eb edhe raporti i firmave Kasowitz LLP dhe Mishcon de Reya i dat\u00ebs 24 qershor 2025, q\u00eb e paraqet paraburgimin e Veliajt si \u201ct\u00eb padrejt\u00eb\u201d dhe si problem q\u00eb duhet t\u00eb shqet\u00ebsoj\u00eb partner\u00ebt per\u00ebndimor\u00eb. Masa e arrestit ndaj Veliajt \u00ebsht\u00eb vler\u00ebsuar e drejt\u00eb n\u00eb t\u00eb tre shkall\u00ebt e gjyq\u00ebsorit n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>PR n\u00eb media<\/p>\n\n\n\n<p>Fushata nd\u00ebrkomb\u00ebtare e PR-it t\u00eb nd\u00ebrmarr\u00eb nga Veliaj, p\u00ebrve\u00e7 \u00e7far\u00eb \u00ebsht\u00eb deklaruar n\u00eb FARA, p\u00ebrfshin edhe nj\u00eb seri artikujsh n\u00eb mbrojtje t\u00eb tij, t\u00eb publikuar n\u00eb media periferike nd\u00ebrkomb\u00ebtare dhe t\u00eb ripublikuara masivisht nga mediat n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb dhjetor, menj\u00ebher\u00eb para fillimit t\u00eb shqyrtimit t\u00eb k\u00ebrkes\u00ebs paraprake p\u00ebr gjykimin e dosjes s\u00eb tij, u publikuan t\u00eb pakt\u00ebn tre artikuj, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebt ngrihej shqet\u00ebsimi p\u00ebr nj\u00eb proces t\u00eb padrejt\u00eb ligjor ndaj kryebashkiakut. Artikujt u p\u00ebrkthyen dhe ripublikuan masivisht n\u00eb shqip.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb prej artikujve u publikua nga Independent Policy Digest \u2013 nj\u00eb faqe interneti me qend\u00ebr n\u00eb Richmond, Virxhinia \u2013 e cila raportonte se arrestimi i kryebashkiakut t\u00eb Tiran\u00ebs, Erion Veliaj, dhe mbajtja e tij n\u00eb paraburgim, kishte probleme procedurale. Shkrimi p\u00ebr Veliajn n\u00eb IPD ishte firmosur nga Kristopher O\u2019Brien, nj\u00eb autor pa biografi dhe pa gjurm\u00eb t\u00eb tjera botimesh n\u00eb internet, p\u00ebr t\u00eb cilin p\u00ebrdorej nj\u00eb foto stoku e p\u00ebrdorur edhe p\u00ebr nj\u00eb mori profilesh t\u00eb ngjashme.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 4 dhjetor 2025, vet\u00ebm nj\u00eb dit\u00eb p\u00ebrpara seanc\u00ebs gjyq\u00ebsore t\u00eb Veliajt p\u00ebr mas\u00ebn e siguris\u00eb n\u00eb GJKKO, nj\u00eb media n\u00eb Bruksel e quajtur \u201cEUReporter\u201d botoi gjithashtu nj\u00eb shkrim q\u00eb mb\u00ebshteste Veliajn dhe vinte n\u00eb dyshim procesin ndaj tij. Shkrimi u publikua pa autor dhe media n\u00eb fjal\u00eb i tha BIRN se i referohej raportit t\u00eb zyrave t\u00eb avokatis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, n\u00eb 11 dhjetor, Neil Watson, i cili n\u00ebnshkruan si gazetar britanik dhe q\u00eb njihet kryesisht p\u00ebr shkrimet dhe q\u00ebndrimet n\u00eb mb\u00ebshtetje t\u00eb presidentit autoritar t\u00eb Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, shkroi i shqet\u00ebsuar se procesi ndaj Veliajt c\u00ebnonte rrug\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb drejt BE.<\/p>\n\n\n\n<p>Watson figuron vazhdimisht n\u00eb median shtet\u00ebrore n\u00eb Azerbajxhan dhe n\u00eb shkurt 2024, agjencia shtet\u00ebrore e lajmeve publikoi urimin q\u00eb ai i d\u00ebrgonte Aliyevit, pasi ky fitoi zgjedhjet me 92 p\u00ebr qind t\u00eb votave me n\u00ebnshkrimin: \u201cI juaji besnik\u00ebrisht\u201d.\/Reporter.al<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga qelia e paraburgimit ku ndodhej prej dy muajsh, kryebashkiaku i Tiran\u00ebs, Erion Veliaj i shkroi m\u00eb 23 prill 2025 nj\u00eb let\u00ebr emocionale senatorit t\u00eb Shteteve t\u00eb Bashkuara, Dick Durbin, nj\u00eb demokrat i zgjedhur n\u00eb Ilinois, n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn e p\u00ebrshkruante veten si viktim\u00eb t\u00eb nj\u00eb persekutimi t\u00eb ngjash\u00ebm me at\u00eb q\u00eb mij\u00ebra shqiptar\u00eb p\u00ebsuan [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2037,"featured_media":426628,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-426627","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426627","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2037"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=426627"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426627\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":426629,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/426627\/revisions\/426629"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/426628"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=426627"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=426627"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=426627"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}