{"id":427079,"date":"2026-02-11T11:29:03","date_gmt":"2026-02-11T10:29:03","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427079"},"modified":"2026-02-11T11:29:05","modified_gmt":"2026-02-11T10:29:05","slug":"u-shpall-fajtor-per-korrupsion-ne-zgjedhje-reagon-nga-burgu-kryebashkiaku-i-rrogozhines-jam-i-burgosur-politik","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-shpall-fajtor-per-korrupsion-ne-zgjedhje-reagon-nga-burgu-kryebashkiaku-i-rrogozhines-jam-i-burgosur-politik\/","title":{"rendered":"U shpall fajtor p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje, reagon nga burgu kryebashkiaku i Rrogozhin\u00ebs: Jam i burgosur politik!"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Rrogozhin\u00eb, Edison Memolla, ka reaguar publikisht pasi u shpall fajtor dhe u arrestua p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje. N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe qytetar\u00ebve, ai e cil\u00ebson veten \u201ct\u00eb burgosur politik\u201d, nd\u00ebrsa shprehet se do ta ndjek\u00eb \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Strasburg.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai deklaron se kushtet n\u00eb t\u00eb cilat ndodhet nuk jan\u00eb ato q\u00eb priste nga drejt\u00ebsia, p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn thot\u00eb se ka luftuar, nd\u00ebrsa shton se \u201clufta nuk mbaron k\u00ebtu\u201d dhe se do t\u00eb p\u00ebrdor\u00eb \u00e7do mund\u00ebsi ligjore p\u00ebr t\u00eb fituar pafaj\u00ebsin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>REAGIMI<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pari, falenderoj me zem\u00ebr \u00e7do mik\/e, shok\/shoqe, koleg\/e, mb\u00ebshtet\u00ebs\/e, qytetar\/e dhe familjar\u00eb p\u00ebr mb\u00ebshtetjen e pakufijshme q\u00eb m\u00eb keni dh\u00ebn\u00eb nga dhjetori i vitit 2020 e deri m\u00eb sot, bashk\u00eb kaluam sfida p\u00ebrtej asaj \u00e7far\u00eb mendonim se ishim t\u00eb aft\u00eb t\u00eb p\u00ebrballonim por sot fjal\u00ebt p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrmendur arritjet tona mendoj q\u00eb jan\u00eb t\u00eb tep\u00ebrta pasi kush ka pasur sadopak besim dhe d\u00ebshir\u00ebn e mir\u00eb, ka par\u00eb transformimin dhe \u2018luft\u00ebn\u2019 e past\u00ebr q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb kemi b\u00ebr\u00eb krah p\u00ebr krah p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb mir\u00ebn p\u00ebr qytetin ton\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb dyti, kushtet n\u00eb t\u00eb cilat flas nuk jan\u00eb absolutisht ato q\u00eb prisja nga vetja ime dhe nga drejt\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn kam luftuar fort, por mesa duket tentakulat e gjyqtar\u00ebve kund\u00ebrshtar\u00eb politik, shtrihen m\u00eb gjer\u00eb sesa besimi dhe forca q\u00eb ka drejt\u00ebsia e re, ama lufta ime nuk mbaron k\u00ebtu, do p\u00ebrdor \u00e7do mund\u00ebsi ta fitoj t\u00eb drejt\u00ebn time deri n\u00eb Stasburg.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb treti, fjala merr dhen\u00eb m\u00eb shpejt se era dhe p\u00ebrve\u00e7se flitet se k\u00ebt\u00eb situat\u00eb e kam \u201cpeshqesh\u201d nga kund\u00ebrshtar\u00eb politik, nuk m\u00eb p\u00eblqen aspak ideja q\u00eb diskutimi zgjerohet duke th\u00ebn\u00eb q\u00eb \u201cpeshqeshi\u201d vjen nga rradh\u00ebt e partis\u00eb socialiste qoft\u00eb brenda qytetit apo m\u00eb lart. Miqt\u00eb e mi, me Partin\u00eb Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama n\u00eb krye, n\u00eb Rrogozhin\u00eb, kemi fituar pes\u00eb pal\u00eb zgjedhje, qytetar\u00ebt na besuan plot pes\u00eb her\u00eb p\u00ebr aq koh\u00eb sa kam qen\u00eb drejtues apo kandidat, n\u00ebse do kishte sulme personale, askush s\u2019do m\u00eb kishte lejuar t\u00eb ushtroja k\u00ebt\u00eb \u201cpushtet\u201d me t\u00eb gjith\u00eb ju p\u00ebrkrah n\u00ebse pun\u00ebt do ishin ndryshe nga \u00e7far\u00eb jan\u00eb, un\u00eb jam socialist dhe i till\u00eb do mbetem dhe ju duhet t\u00eb siguroheni q\u00eb me ose pa mua t\u00eb q\u00ebndroni t\u00eb bashkuar, mos lejoni as kund\u00ebrshtar\u00ebt politik dhe as nj\u00ebri tjetrin q\u00eb t\u2019ju distancoj\u00eb nga q\u00ebllimi final, k\u00ebto s\u2019jan\u00eb vet\u00ebm fjal\u00ebt e nj\u00eb t\u00eb burgosuri por jan\u00eb fjal\u00ebt e dikujt q\u00eb njeh \u00e7do rr\u00ebnj\u00eb, deg\u00eb apo gjethe t\u00eb familjes s\u00eb madhe socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb kat\u00ebrti, sulmet personale, politike madje edhe familjare kan\u00eb qen\u00eb t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme q\u00eb n\u00eb momentin q\u00eb kam futur k\u00ebmb\u00ebt n\u00eb zyr\u00ebn e kryetarit t\u00eb bashkis\u00eb Rrogozhin\u00eb dhe kam pasur bindjen q\u00eb jan\u00eb normale por t\u00eb sulmohem dhe t\u00eb burgosem sa kam ndihmuar dik\u00eb n\u00eb nevoj\u00eb, e kam shprehur dhe do ta them s\u00ebrish\u2026sa her\u00eb t\u00eb kem mund\u00ebsi t\u2019i q\u00ebndroj pran\u00eb dikujt n\u00eb vend q\u00eb ta \u201cgjunj\u00ebzoj\u201d p\u00ebrball\u00eb v\u00ebshtir\u00ebsive t\u00eb jet\u00ebs, \u00e7do her\u00eb do kisha b\u00ebr\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn sjellje p\u00ebr ta ndihmuar, qoft\u00eb kjo p\u00ebr energjin\u00eb elektrike apo nevoja t\u00eb tjera jet\u00ebsore. Kryetarll\u00ebku ik\u00ebn e vjen po dasht\u00eb zoti jeta do t\u00eb jet\u00eb shum\u00eb m\u00eb e gjat\u00eb sesa kaq.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb pesti, do ket\u00eb plot q\u00eb do m\u00ebrziten sikund\u00ebr do jen\u00eb t\u00eb shumt\u00eb dhe ata q\u00eb jan\u00eb g\u00ebzuar p\u00ebr gjendjen ku ndodhem, kam dy fjal\u00eb edhe p\u00ebr k\u00ebt\u00eb\u2026ndoshta do quhem i korruptuar, ndoshta hajdut, ndoshta i pabes\u00eb, ndoshta zaptues i asaj karrigeje, ndoshta do p\u00ebrflitem q\u00eb mora apo lash stafet\u00eb kur nd\u00ebrkoh aty vendoset ai q\u00eb populli dhe drejtuesit mendojn\u00eb t\u00eb aft\u00eb, ndoshta quhem si dikush q\u00eb i ka r\u00ebn\u00eb dikujt kot n\u00eb qaf\u00eb, mund t\u00eb hidhet vrer mbi mua apo dhe ndaj familjes time, k\u00ebto jan\u00eb fjal\u00eb q\u00eb do thuhen qofsha un m\u00eb i miri apo m\u00eb i keqi drejtues q\u00eb ka qen\u00eb n\u00eb krye t\u00eb atij institucioni por d\u00ebshira e mir\u00eb dhe t\u00eb kem dinjitetin tim t\u00eb paprekur kan\u00eb qen\u00eb gjithnj\u00eb udh\u00ebheq\u00ebsit e mi kryesor.<\/p>\n\n\n\n<p>S\u00eb fundmi, qyetar\u00ebve i uroj p\u00ebrzem\u00ebrsisht t\u00eb ken\u00eb sh\u00ebndet, mbar\u00ebsi dhe dashuri n\u00eb familjet e tyre. Mb\u00ebshtet\u00ebsve i them besojn\u00eb fort q\u00eb m\u00eb e mira \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpara, fati b\u00ebri nj\u00eb loj\u00eb tjet\u00ebr me mua dhe vendosi q\u00eb t\u00eb vuaj d\u00ebnimin n\u00eb nj\u00eb institucion p\u00ebr t\u00eb cilin u b\u00eb \u201cmolla e sherrit\u201d n\u00eb \u201ckulmin\u201d e karrier\u00ebs sime por si\u00e7 kuptuam edhe at\u00ebher\u00eb, fundi mund t\u00eb jet\u00eb af\u00ebr por shpresa p\u00ebr m\u00eb mir\u00eb nuk ka asnj\u00ebher\u00eb fund. Vazhdoni t\u00eb besoni dhe t\u00eb luftoni p\u00ebr idealet tuaja, pavar\u00ebsisht pengesave q\u00eb do dalin para. Dhe e fundit edhe m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme, i them familjes dhe t\u00eb af\u00ebrmve t\u00eb mi q\u00eb t\u00eb rrijn\u00eb me kok\u00ebn lart, Edisoni juaj \u00ebsht\u00eb i burgosur por nuk \u00ebsht\u00eb kriminel, Edi juaj as nuk ka vrar\u00eb, as nuk ka prer\u00eb dhe as nuk ka vjedhur, ju s\u2019keni gabuar askund ndaj mos u m\u00ebrzisni, \u00ebsht\u00eb thjesht\u00eb nj\u00eb sfid\u00eb tjet\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn do ta kalojm\u00eb t\u00eb gjith\u00eb bashk\u00eb me miq e shok\u00eb zemre pran\u00eb. P\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb\u2026nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lamtumir\u00eb por vet\u00ebm nj\u00eb mirupafshim p\u00ebr nj\u00eb koh\u00eb t\u00eb caktuar, zoti ju bekoft\u00eb! Me respekt, Edison Memolla!<a href=\"https:\/\/www.tpz.al\/aktualitet\/rama-batuta-me-ambasadorin-gonzato-une-jam-lart-ti-poshte-ka-edhe-me--i312570\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Bashkis\u00eb Rrogozhin\u00eb, Edison Memolla, ka reaguar publikisht pasi u shpall fajtor dhe u arrestua p\u00ebr korrupsion n\u00eb zgjedhje. N\u00eb nj\u00eb mesazh drejtuar mb\u00ebshtet\u00ebsve dhe qytetar\u00ebve, ai e cil\u00ebson veten \u201ct\u00eb burgosur politik\u201d, nd\u00ebrsa shprehet se do ta ndjek\u00eb \u00e7\u00ebshtjen deri n\u00eb Gjykat\u00ebn Europiane p\u00ebr t\u00eb Drejtat e Njeriut n\u00eb Strasburg. Ai deklaron se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427080,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427079","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427079","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427079"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427079\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427081,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427079\/revisions\/427081"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427080"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427079"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427079"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427079"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}