{"id":427428,"date":"2026-02-27T13:59:01","date_gmt":"2026-02-27T12:59:01","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427428"},"modified":"2026-02-27T13:59:03","modified_gmt":"2026-02-27T12:59:03","slug":"u-shkarkua-nga-rama-reagon-per-here-te-pare-elisa-spiropali","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/u-shkarkua-nga-rama-reagon-per-here-te-pare-elisa-spiropali\/","title":{"rendered":"U shkarkua nga Rama, reagon p\u00ebr her\u00eb t\u00eb par\u00eb Elisa Spiropali"},"content":{"rendered":"\n<p>Dje p\u00ebrfundoi nj\u00eb detyr\u00eb, por jo nj\u00eb rrug\u00ebtim. N\u00eb jet\u00ebn publike funksionet mbyllen me nj\u00eb vendim, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia vazhdon me nd\u00ebrgjegjen.<\/p>\n\n\n\n<p>Politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor ku koha l\u00ebviz shpejt, por kujtesa l\u00ebviz ngadal\u00eb. N\u00eb fund ajo q\u00eb mbetet nuk \u00ebsht\u00eb posti q\u00eb ke mbajtur, por m\u00ebnyra se si e ke mbajtur at\u00eb dhe \u00e7far\u00eb peshe i ke dh\u00ebn\u00eb fjal\u00ebs dhe q\u00ebndrimit t\u00ebnd.<\/p>\n\n\n\n<p>Sh\u00ebrbimi ndaj Shqip\u00ebris\u00eb p\u00ebr mua ka qen\u00eb dhe \u00ebsht\u00eb i lidhur pazgjidhshm\u00ebrisht me dashurin\u00eb p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb, zgjedhje e vet\u00ebdijshme dhe jo aksident karriere, nj\u00eb akt besimi se vendi yn\u00eb mund dhe duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb n\u00eb an\u00ebn e duhur t\u00eb historis\u00eb, ashtu si\u00e7 n\u00eb momentet ky\u00e7e t\u00eb saj Shqip\u00ebria ka ditur t\u00eb zgjedh\u00eb orientimin per\u00ebndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qen\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb. Nga koha kur rilindasit k\u00ebrkonin drit\u00eb n\u00eb Europ\u00eb, te vendimi historik p\u00ebr an\u00ebtar\u00ebsimin n\u00eb NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti yn\u00eb komb\u00ebtar ka qen\u00eb gjithmon\u00eb projekt p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e qytet\u00ebrimit politik q\u00eb nd\u00ebrtoi shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs, dinjitetin institucional dhe njer\u00ebzor.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i nj\u00eb narrative historike q\u00eb e sheh Shqip\u00ebrin\u00eb si pjes\u00eb t\u00eb pandashme t\u00eb Per\u00ebndimit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>I jam mir\u00ebnjoh\u00ebse Partis\u00eb Socialiste dhe Kryeministrit p\u00ebr besimin e dh\u00ebn\u00eb nd\u00ebr vite, sepse mir\u00ebnjohja \u00ebsht\u00eb kultur\u00eb politike dhe jo n\u00ebnshtrim personal.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne kemi nd\u00ebrtuar s\u00eb bashku nj\u00eb model q\u00eb e ka zhvendosur Shqip\u00ebrin\u00eb nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte m\u00eb e leht\u00eb t\u00eb zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur p\u00ebrgjegj\u00ebsin\u00eb kur populizmi ofronte duartrokitje t\u00eb shpejta. Ky model nuk \u00ebsht\u00eb i p\u00ebrsosur, por \u00ebsht\u00eb i qart\u00eb n\u00eb orientim dhe i vendosur n\u00eb q\u00ebllim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam besuar dhe vazhdoj t\u00eb besoj se politika nuk \u00ebsht\u00eb zot\u00ebrim apo pron\u00ebsim, por kujdestari e p\u00ebrkohshme. Institucionet jan\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha se individ\u00ebt, por jan\u00eb individ\u00ebt ata q\u00eb u japin atyre frym\u00eb, ton dhe karakter. N\u00eb \u00e7do funksion q\u00eb m\u00eb \u00ebsht\u00eb besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur t\u00eb jem z\u00eb me bindje dhe jo jehon\u00eb pa pesh\u00eb, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vet\u00ebm me marr\u00ebveshje e dokumente, por me q\u00ebndrimin q\u00eb mban kur p\u00ebrfaq\u00ebson flamurin t\u00ebnd p\u00ebrball\u00eb t\u00eb tjer\u00ebve. N\u00eb Europ\u00ebn politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli q\u00eb mbeti ishte ai i burr\u00ebshtetasit q\u00eb nd\u00ebrton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe p\u00ebr mua standardi ideal i sh\u00ebrbimit publik.<\/p>\n\n\n\n<p>Vendimet politike jan\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb vizioni m\u00eb t\u00eb gjer\u00eb dhe si t\u00eb tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me koh\u00ebzgjatjen e nj\u00eb mandati, as me fuqin\u00eb e p\u00ebrkohshme politike, por me gjurm\u00ebn q\u00eb l\u00eb n\u00eb kultur\u00ebn politike dhe morale t\u00eb vendit. N\u00eb histori, figurat q\u00eb mbeten nuk jan\u00eb ato q\u00eb mbajn\u00eb m\u00eb gjat\u00eb pushtetin, por ato q\u00eb nuk relativizojn\u00eb kurr\u00eb karakterin, sepse dinjiteti nuk \u00ebsht\u00eb dekorat\u00eb ceremoniale, por q\u00ebndrueshm\u00ebri p\u00ebrball\u00eb koh\u00ebs dhe aft\u00ebsi p\u00ebr t\u00eb mos u frik\u00ebsuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.<\/p>\n\n\n\n<p>Socialist\u00ebve u detyrohem gjithmon\u00eb besnik\u00ebri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane q\u00eb kemi synuar t\u00eb nd\u00ebrtojm\u00eb n\u00eb Shqip\u00ebri nuk \u00ebsht\u00eb retorik\u00eb, por p\u00ebrpjekje p\u00ebr drejt\u00ebsi sociale, shtet funksional dhe integrim t\u00eb pakthyesh\u00ebm n\u00eb Bashkimin Europian. K\u00ebto jan\u00eb busulla q\u00eb nuk ndryshojn\u00eb me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.<\/p>\n\n\n\n<p>Forca e nj\u00eb projekti politik matet nga aft\u00ebsia p\u00ebr t\u00eb prodhuar modele q\u00eb q\u00ebndrojn\u00eb edhe kur rrethanat ndryshojn\u00eb, sepse modelet nuk rr\u00ebzohen me dekrete, ato provohen me koh\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do rol dhe Partia \u00ebsht\u00eb m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme se \u00e7do individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi t\u00eb cilin nd\u00ebrtohet \u00e7do sh\u00ebrbim publik i ndersh\u00ebm dhe i q\u00ebndruesh\u00ebm. N\u00eb k\u00ebt\u00eb kuptim, p\u00ebr mua p\u00ebrfundimi i nj\u00eb detyre nuk \u00ebsht\u00eb t\u00ebrheqje, por vazhdim i angazhimit me t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn bindje dhe t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p>Mesazhet tuaja m\u00eb t\u00eb shumta n\u00eb largim, se n\u00eb marrjen e detyr\u00ebs, ma p\u00ebrforcojn\u00eb detyrimin dhe vendosm\u00ebrin\u00eb p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb m\u00eb shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Sepse pozicionet jan\u00eb kalimtare, nd\u00ebrsa gjurma \u00ebsht\u00eb zgjedhje e vet\u00ebdijshme.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Dje p\u00ebrfundoi nj\u00eb detyr\u00eb, por jo nj\u00eb rrug\u00ebtim. N\u00eb jet\u00ebn publike funksionet mbyllen me nj\u00eb vendim, nd\u00ebrsa p\u00ebrgjegj\u00ebsia vazhdon me nd\u00ebrgjegjen. Politika \u00ebsht\u00eb nj\u00eb territor ku koha l\u00ebviz shpejt, por kujtesa l\u00ebviz ngadal\u00eb. N\u00eb fund ajo q\u00eb mbetet nuk \u00ebsht\u00eb posti q\u00eb ke mbajtur, por m\u00ebnyra se si e ke mbajtur at\u00eb dhe \u00e7far\u00eb peshe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427430,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427428","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427428","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427428"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427428\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427431,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427428\/revisions\/427431"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427430"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427428"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427428"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427428"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}