{"id":427602,"date":"2026-03-09T10:58:42","date_gmt":"2026-03-09T09:58:42","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427602"},"modified":"2026-03-09T10:58:44","modified_gmt":"2026-03-09T09:58:44","slug":"partia-socialiste-refuzon-kerkesen-e-spak-per-dhenien-e-autorizimit-per-arrestimin-e-ballukut","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/partia-socialiste-refuzon-kerkesen-e-spak-per-dhenien-e-autorizimit-per-arrestimin-e-ballukut\/","title":{"rendered":"Partia Socialiste refuzon k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr arrestimin e Ballukut"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve,&nbsp;Ulsi Manja,&nbsp;prezantoi n\u00eb mbledhjen e grupit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste raportin p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Manja u shpreh se raporti i rekomandon Kuvendit q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr marrjen e autorizimit p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut. Manja tha se nuk ka asnj\u00eb rrezik p\u00ebr arratisjen e Ballukut jasht\u00eb vendi dhe as p\u00ebr p\u00ebrs\u00ebritje t\u00eb vepr\u00ebs penale.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNe si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb mazhoranc\u00ebs n\u00eb K\u00ebshillin p\u00ebr Imunitetet arrijm\u00eb n\u00eb p\u00ebrfundimin se nuk ka vend p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr z\u00ebvend\u00ebsimin e mas\u00ebs s\u00eb sigurimit personal, at\u00eb t\u00eb ndalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit, me mas\u00ebn m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb t\u00eb arrestimit me burg apo n\u00eb sht\u00ebpi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne si an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shumic\u00ebs i rekomandojm\u00eb seanc\u00ebs plenare rr\u00ebzimin e k\u00ebrkes\u00ebs s\u00eb SPAK p\u00ebr dh\u00ebnien e autorizimit p\u00ebr arrestimin e Ballukut, mosdh\u00ebnien e k\u00ebtij autorizimi pasi nga shqyrtimi i materiale dhe rrethanave, nuk rezulton t\u00eb jen\u00eb evidentuar domosdoshm\u00ebria e vendosjes s\u00eb nj\u00eb mase t\u00eb till\u00eb n\u00eb raport e funksionimin e mandatit parlamentar. Ky rekomandim nuk e pengon SPAK q\u00eb t\u00eb vazhdoj\u00eb hetimet ndaj Ballukut. Ka nj\u00eb mas\u00eb, at\u00eb t\u00eb pengimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit dhe k\u00ebt\u00eb e konsiderojm\u00eb si nj\u00eb \u00e7\u00ebshtje q\u00eb i takon drejt\u00ebsis\u00eb. Masat e sigurimit personal, nuk lidhen me ekzistenc\u00ebn e vepr\u00ebs penale, duhet t\u00eb priten hetimet\u201d, u shpreh Manja gjat\u00eb argumentimit t\u00eb raportit t\u00eb socialist\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMasa e ndalimit t\u00eb daljes jasht\u00eb shtetit \u00ebsht\u00eb vendosur n\u00eb n\u00ebntor 2025. N\u00eb 16 dhjetor 2025 Prokuroria i ka k\u00ebrkuar Kuvendit autorizimin p\u00ebr arrestim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebshilli pasi d\u00ebgjoi prokuror\u00ebt dhe mbrojt\u00ebsit e deputetes, zhvilluam diskutimet tona dhe n\u00eb p\u00ebrfundim kemi k\u00ebt\u00eb q\u00ebndrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria thot\u00eb se jan\u00eb shtuar fakte dhe episode t\u00eb reja penale \u00e7ka e shton sanksionin e vepr\u00ebs dhe d\u00ebmin hipotetik q\u00eb ka p\u00ebsuar shteti.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb vler\u00ebsimin ton\u00eb n\u00ebse do pranohet fakti se \u00e7do zgjerim i hetimit konsiderohet rrethan\u00eb e re q\u00eb t\u00eb justifikoj\u00eb arrestin, \u00e7do procedim penal me shum\u00eb episode do p\u00ebrfundonte n\u00eb paraburgim\u201d, u shpreh Ulsi Mnaja, teksa lexoi raportin e PS.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas tij \u201cedhe me shtimin e fakteve t\u00eb pretenduara, vepra penale mbetet e nj\u00ebjt\u00eb. Nuk ka nj\u00eb vep\u00ebr penale t\u00eb re q\u00eb ti jet\u00eb shtuar Belinda Ballukut\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cMbi rrezikun e prishjes s\u00eb provave: prokuroria p\u00ebrmend mund\u00ebsin\u00eb e ndikimit p\u00ebrmes personave me influenc\u00eb si dhe tentative presioni ndaj d\u00ebshmitar\u00ebve. Lidhur me k\u00ebt\u00eb pretendim n\u00eb k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK, prokuroria i referohej faktit kur ishte Ministre. Ky shkak tani ka r\u00ebn\u00eb. Ndaj Ballukut nuk ka nj\u00eb akuz\u00eb p\u00ebr pengim t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb. Nuk ka asnj\u00eb prov\u00eb, direkte apo indirekte kur deputetja t\u00eb ket\u00eb p\u00ebrdorur ndikimin e saj p\u00ebr t\u00eb prishur provat\u201d, u shpreh Manja.<\/p>\n\n\n\n<p>Manja u ndal edhe te rreziku p\u00ebr intimidimin e d\u00ebshmitar\u00ebve nga Balluku, duke th\u00ebn\u00eb se kjo nuk q\u00ebndron.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cNa u paraqit nj\u00eb procesverbal ku dy shtetase bisedojn\u00eb me nj\u00ebra-tjetr\u00ebn lidhur me d\u00ebshmin\u00eb q\u00eb nj\u00ebra ka dh\u00ebn\u00eb gjat\u00eb hetimit n\u00eb SPAK. Ajo pretendon se ajo \u00ebsht\u00eb intimiduar. Nuk rezulton as nga procesverbali, as nga deklarimet e k\u00ebsaj shtetase q\u00eb ajo t\u00eb jet\u00eb intimiduar, nga deputetja jo e jo, por edhe kur thuhet nga Kabineti, ai \u00ebsht\u00eb nocion abstrakt. Hetimi penal nuk mund t\u00eb zhvillohet mbi kabinetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Por edhe pretendimi se kjo d\u00ebshmitare \u00ebsht\u00eb intimiduar nga persona t\u00eb fort\u00eb, ajo ka th\u00ebn\u00eb se \u201cun\u00eb i q\u00ebndroj d\u00ebshmis\u00eb sime\u201d. N\u00eb t\u00eb gjitha rastet nj\u00eb prov\u00eb e till\u00eb do t\u00eb duhet t\u00eb plot\u00ebsohet edhe me prova t\u00eb tjera. Lidhur me d\u00ebshmitaren, ajo ka statusin e t\u00eb pandehur\u00ebs n\u00eb k\u00ebt\u00eb procedim dhe sipas Kodit, th\u00ebniet e nj\u00eb t\u00eb pandehure merren me rezerv\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Rreziku i prishjes s\u00eb provave nuk u provua me fakte reale, por jan\u00eb konsiderata q\u00eb n\u00eb themel t\u00eb tyre kan\u00eb ish-funksionin e ministres q\u00eb mbante Balluku. Po t\u00eb kishte prishje provash do kishte nj\u00eb akuz\u00eb t\u00eb dyt\u00eb p\u00ebr pengimin e drejt\u00ebsis\u00eb\u201d, tha Manja.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb argumentimit t\u00eb socialist\u00ebve, Manja tha se as rreziku p\u00ebr arratisje, nuk q\u00ebndron n\u00eb rastin e Ballukut, pasi kjo e fundit ka dor\u00ebzuar te autoritete edhe pasaport\u00ebn edhe kart\u00ebn e identitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se sa her\u00eb gjat\u00eb k\u00ebsaj periudhe asaj i \u00ebsht\u00eb dashur t\u00eb udh\u00ebtoj\u00eb jasht\u00eb vendit p\u00ebr \u00e7\u00ebshtje pune, \u00ebsht\u00eb rikthyer.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201cSa i p\u00ebrket rrezikut t\u00eb arratisjes, ai duhet t\u00eb jet\u00eb real dhe jo I supozuar. Balluku edhe pse ka qen\u00eb n\u00eb dijeni t\u00eb hetimeve t\u00eb saj, ka udh\u00ebtuar disa her\u00eb jasht\u00eb shtetit dhe \u00ebsht\u00eb kthyer n\u00eb Shqip\u00ebri.<\/p>\n\n\n\n<p>Ka udh\u00ebtuar n\u00eb Bukuresht, n\u00eb Athin\u00eb, n\u00eb Rom\u00eb dhe n\u00eb t\u00eb gjitha rastet \u00ebsht\u00eb kthyer duke reflektuar nj\u00eb sjellje t\u00eb rregullt dhe jo shmang\u00ebse ndaj autoriteteve proceduese. Ka dor\u00ebzuar t\u00eb gjitha dokumentet e identifikimit, madje edhe kart\u00ebn e re t\u00eb identitetit. Ju e dini shum\u00eb mir\u00eb q\u00eb me kart\u00eb identiteti l\u00ebvizet n\u00eb vendet e rajonit. Pretendimi se shtimi i sanksionit penal mund t\u00eb \u00e7oj\u00eb n\u00eb nj\u00eb rrezik p\u00ebr tu arratisur bie posht\u00eb\u201d, ta Manja.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryetari i Komisionit t\u00eb Ligjeve,&nbsp;Ulsi Manja,&nbsp;prezantoi n\u00eb mbledhjen e grupit t\u00eb Partis\u00eb Socialiste raportin p\u00ebr k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr heqjen e imunitetit t\u00eb Belinda Ballukut. N\u00eb fjal\u00ebn e tij, Manja u shpreh se raporti i rekomandon Kuvendit q\u00eb t\u00eb rr\u00ebzoi k\u00ebrkes\u00ebn e SPAK p\u00ebr marrjen e autorizimit p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut. Manja tha se [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427603,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427602","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427602","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427602"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427602\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427604,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427602\/revisions\/427604"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427603"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427602"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427602"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427602"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}