{"id":427719,"date":"2026-03-30T10:55:13","date_gmt":"2026-03-30T08:55:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427719"},"modified":"2026-03-30T10:55:15","modified_gmt":"2026-03-30T08:55:15","slug":"evi-kokalari-ja-bisedat-me-saliun-dhe-shkelzenin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/evi-kokalari-ja-bisedat-me-saliun-dhe-shkelzenin\/","title":{"rendered":"Evi Kokalari: Ja bisedat me Saliun dhe Shk\u00eblzenin"},"content":{"rendered":"\n<p>Nga Evi Kokalari<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr ata q\u00eb thon\u00eb \u201c\u00e7far\u00eb kontributi ke n\u00eb PD\u201d, kuptoni q\u00eb PD-ja e sotme, e drejtuar nga Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha, \u00ebsht\u00eb derivat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Rithemelimit dhe jo i PD-s\u00eb s\u00eb 1991-shit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kjo do t\u00eb ishte PD-ja e 1991-shit, baza do t\u2019i ishte bashkuar plot\u00ebsisht lidershipit t\u00eb Berish\u00ebs \u2013 dhe kjo nuk ndodhi. As pas marrjes s\u00eb vul\u00ebs, as pas ikjes s\u00eb Bash\u00ebs. N\u00eb fakt, baza aktuale e PD-s\u00eb, \u00ebsht\u00eb ajo e foltoreve, por shum\u00eb m\u00eb e reduktuar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse Berisha ka nevoj\u00eb p\u00ebr rikujtes\u00eb: mb\u00ebshtetja e foltoreve erdhi thjesht sepse prezenca ime u dha nj\u00eb shpres\u00eb tjet\u00ebr demokrat\u00ebve. Berisha e shfryt\u00ebzoi k\u00ebt\u00eb duke premtuar vazhdimisht ndryshime, hapje t\u00eb partis\u00eb, meritokraci dhe primare. Asnj\u00eb nga k\u00ebto premtime nuk u mbajt. Kur un\u00eb mbajta q\u00ebndrim publikisht, baza e foltores u thye. Shum\u00eb u larguan, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt q\u00eb jan\u00eb akoma aty, jan\u00eb pa asnj\u00eb motivim apo shpres\u00eb p\u00ebr fitore.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebt\u00eb pik\u00eb, mb\u00ebshtetja e Rithemelimit ndaj meje \u00ebsht\u00eb shum\u00eb m\u00eb e madhe se ajo ndaj Berish\u00ebs, edhe pse publikisht vazhdojn\u00eb t\u00eb ken\u00eb frik\u00eb t\u00eb flasin. Por mb\u00ebshtetja e Rithemelimit nuk \u00ebsht\u00eb e vetmja q\u00eb kam. Kam mb\u00ebshtetje edhe nga ata q\u00eb ik\u00ebn me Bash\u00ebn dhe Alibeajn. Pra, holla-holl\u00eb, as Berisha e as kush tjet\u00ebr nuk mund t\u00eb mbledh\u00eb n\u00eb k\u00ebt\u00eb parti mb\u00ebshtetjen q\u00eb kam un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Por shto k\u00ebtu edhe ata q\u00eb kan\u00eb ikur gjat\u00eb 35 viteve t\u00eb fundit. Jan\u00eb pik\u00ebrisht ata q\u00eb dua t\u00eb kthehen, sepse pa ta nuk fitojm\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Demokrat\u00ebt nuk jan\u00eb budallenj. Ata q\u00eb m\u00eb gjykuan kur dola n\u00eb krah t\u00eb Berish\u00ebs, sot m\u00eb mb\u00ebshtesin sepse pan\u00eb q\u00eb kthesa ime ishte e plot\u00eb brenda 9 muajsh. Ja aq m\u00eb mori p\u00ebr t\u00eb kuptuar qart\u00eb se \u00e7far\u00eb po ndodhte n\u00eb at\u00eb parti. Por dhe ata t\u00eb Rithemelimit dhe q\u00eb ishin pjes\u00eb e foltoreve, nuk e kan\u00eb harruar luft\u00ebn q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb p\u00ebr t\u00eb ruajtur vot\u00ebn e tyre dhe meritokracin\u00eb n\u00eb at\u00eb parti.<\/p>\n\n\n\n<p>Lufta ime q\u00eb nga Kuvendi i Prillit 2022 e gjat\u00eb kat\u00ebr garave q\u00eb pasuan (K\u00ebshilli Komb\u00ebtar, garat p\u00ebr Kryesi, gara e FRPD-s\u00eb dhe primaret p\u00ebr Bashkin\u00eb e Tiran\u00ebs) e ka vulosur track record-in tim. Un\u00eb nuk jam aspak si Berisha \u2013 njeriu i premtimeve t\u00eb pambajtura. Jam e kund\u00ebrta: premtoj pak dhe jap shum\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fund t\u00eb 2022-s (n\u00ebntor-dhjetor) mbas fiaskos s\u00eb primareve t\u00eb Bashkis\u00eb ku Alihmemeti u shit tek Berisha duke vrar\u00eb meritokracin\u00eb dhe duke i dh\u00ebn\u00eb fitoren nj\u00eb vot\u00eb-mashtruesi, u ktheva n\u00eb Shqip\u00ebri, u ula me Sali Berish\u00ebn dhe Shk\u00eblzen Berish\u00ebn dhe u thash\u00eb se e kisha kuptuar tashm\u00eb qart\u00eb: ata nuk do t\u00eb b\u00ebnin at\u00eb q\u00eb kishin premtuar. Prandaj do t\u00eb futesha vet\u00eb p\u00ebr t\u00eb ndryshuar PD-n\u00eb nga brenda. Berisha e priti mir\u00eb propozimin, sidomos kur i thash\u00eb se do t\u00eb dilja n\u00eb fushat\u00eb me kandidat\u00ebt p\u00ebr bashki. Por ai refuzoi t\u00eb m\u00eb b\u00ebnte pjes\u00eb t\u00eb Kryesis\u00eb. i b\u00ebra t\u00eb qart\u00eb: pa hyr\u00eb n\u00eb Kryesi, nuk pranoj t\u00eb marr urdhra nga Vokshi apo K\u00eblli\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebrgjigja e Berish\u00ebs ishte: \u201cNuk mbledh Kuvendin p\u00ebr t\u00eb votuar s\u00ebrish nj\u00eb person\u201d. Megjithat\u00eb, vitin pasues ai mblodhi Kuvendin p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes Argita Malltezin, s\u00eb cil\u00ebs i ishte futur n\u00eb mendje se do t\u00eb b\u00ebhej kryetare e PD-s\u00eb \u2013 sikur tapin\u00eb e partis\u00eb ta kishin regjistruar n\u00eb arkivat e shtetit apo hipotekat lokale. Edhe at\u00ebher\u00eb e b\u00ebra t\u00eb qart\u00eb se do t\u00eb hyja n\u00eb gar\u00eb dhe mezi prisja t\u00eb debatoja me Malltezin. Me sa duket ajo u tremb dhe doli nga loja.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb 2024, pas fitores s\u00eb Trumpit, i d\u00ebrgova nj\u00eb mesazh shum\u00eb t\u00eb qart\u00eb Berish\u00ebs p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga loja. Po ta kishte b\u00ebr\u00eb, shanset ishin mbi 90% q\u00eb t\u2019ia merrja Edi Ram\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, mandati i kat\u00ebrt i Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb dhurat\u00eb e Berish\u00ebs!!<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb maj 2025, pas humbjes, i thash\u00eb s\u00ebrish t\u00eb dilte nga loja.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 6 gusht 2025 i d\u00ebrgova mesazh si Berish\u00ebs ashtu edhe Shk\u00eblzenit, duke u th\u00ebn\u00eb s\u00ebrish se PD-n\u00eb nuk e l\u00eb m\u00eb dhe se tentativat e tyre p\u00ebr t\u00eb m\u00eb ndaluar nuk do t\u00eb funksionojn\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 15 gusht u padita nga nj\u00eb e \u00e7mendur q\u00eb s\u2019ka as karrier\u00eb, as dinjitet p\u00ebr t\u2019u krahasuar me mua. Padia u b\u00eb n\u00eb Nju Jork me q\u00ebllim t\u00eb vet\u00ebm: t\u00eb m\u00eb shtonte barr\u00eb financiare q\u00eb t\u00eb mos merresha me ta. Padia \u00ebsht\u00eb e mbushur me shpifje q\u00eb kan\u00eb dal\u00eb drejtp\u00ebrdrejt nga zyra e \u00c7im Pek\u00ebs \u2013 dhe ai personalisht do ta paguaj\u00eb nj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, kjo kronologji tregon qart\u00eb q\u00eb un\u00eb PD-s\u00eb nuk i jam larguar kurr\u00eb. Madje, duke e ditur q\u00eb kjo po b\u00ebhej nga jasht\u00eb, me ndihm\u00ebn e t\u00eb huajve, aty vendosa t\u00eb fokusohem.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjat\u00eb dy viteve t\u00eb fundit i vura vetes dy q\u00ebllime kryesore n\u00eb SHBA:<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Grenell nuk do t\u00eb b\u00ebhej Sekretar Shteti \u2013 dhe ashtu ndodhi.<\/p>\n\n\n\n<p>&#8211; Ndalimi i heqjes s\u00eb sanksioneve ndaj Berish\u00ebs, sepse ndryshe ai do t\u00eb vazhdonte ta mbante peng PD-n\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Tashm\u00eb Grenell do t\u00eb ballafaqohet s\u00eb shpejti me hetime p\u00ebr korrupsion t\u00eb past\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Heqja e PD-s\u00eb nga duart e keqb\u00ebr\u00ebsve \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb q\u00eb pak njer\u00ebz kan\u00eb takat ta b\u00ebjn\u00eb. Jo ata q\u00eb kan\u00eb b\u00ebr\u00eb burg dhe kan\u00eb t\u00eb shkuar kriminale, e as ata q\u00eb e kan\u00eb sulmuar PD-n\u00eb m\u00eb par\u00eb \u2013 ata s\u2019kan\u00eb lidhje fare me k\u00ebt\u00eb pun\u00eb. N\u00eb fakt, Babalja le t\u00eb kthehet n\u00eb PD-n\u00eb e vet, at\u00eb t\u00eb Lul Bash\u00ebs, sepse p\u00ebrmes saj e b\u00ebri \u201cluft\u00ebn\u201d kundrejt nesh, t\u00eb Rithemelimit.<\/p>\n\n\n\n<p>PD-ja merret me ndihm\u00eb nga SHBA-t\u00eb dhe riformohet nga njer\u00ebz me integritet, pa interesa personale mbi partin\u00eb, por me misione q\u00eb do t\u2019i \u00e7ojn\u00eb deri n\u00eb fund.<\/p>\n\n\n\n<p>Pra, ndryshe nga \u00e7far\u00eb thot\u00eb sekretari i PD-s\u00eb se un\u00eb s\u2019jam b\u00ebr\u00eb an\u00ebtare, p\u00ebrve\u00e7se themeluese e PD-s\u00eb aktuale, n\u00eb n\u00ebntor 2022 i thash\u00eb si Sali Berish\u00ebs ashtu edhe Shk\u00eblzen Berish\u00ebs t\u00eb m\u00eb fusnin n\u00eb Kryesi. At\u00ebher\u00eb Shk\u00eblzeni donte, Berisha jo. Por sot shoh monstrat e grupit t\u00eb Bash\u00ebs pa pik\u00eb turpi t\u00eb ulen n\u00eb Kryesi \u2013 si Gaz Bardhi dhe Gjekmarkaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur u b\u00eb Kuvendi p\u00ebr t\u2019i futur ata n\u00eb Kryesi (sepse nuk e mbaj mend), dhe n\u00ebse ata jan\u00eb b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e Kryesis\u00eb pa asnj\u00eb votim real, at\u00ebher\u00eb Shk\u00eblzen Berisha urgjentisht t\u00eb fus\u00eb emrin tim n\u00eb Kryesi.<\/p>\n\n\n\n<p>Me pak fjal\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>PD-ja e sotme \u00ebsht\u00eb derivat i Rithemelimit dhe ka dy themelues kryesor\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p>SALI BERISH\u00cbN dhe EVI KOKALARIN.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe beteja e ardhshme na takon vet\u00ebm ne t\u00eb dyve, sepse n\u00eb krijimin e Rithemelimit, Sali Berisha kontrollonte strukturat, por nuk kishte mb\u00ebshtetje.<\/p>\n\n\n\n<p>Evi Kokalari kishte mb\u00ebshtetje, por jo strukturat.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot mb\u00ebshtetjen vazhdoj ta kem un\u00eb, duke shtuar edhe at\u00eb t\u00eb grupit Basha\/Alibeaj. Strukturat do t\u2019i nd\u00ebrtojm\u00eb edhe pa qen\u00eb aty Noka e ata q\u00eb merren me to. Madje, pa \u201cNokrat\u201d e \u201cVoksherat\u201d, strukturat do t\u00eb jen\u00eb shum\u00eb m\u00eb t\u00eb forta.<\/p>\n\n\n\n<p>Berisha momentalisht ka vet\u00ebm vul\u00ebn. Dhe ajo vul\u00eb duhet t\u2019i bashkohet atij q\u00eb ka mb\u00ebshtetjen, sepse vula pa mb\u00ebshtetje nuk t\u00eb \u00e7on n\u00eb fitore, por n\u00eb humbje super t\u00eb thella \u2013 si ajo q\u00eb Berisha p\u00ebsoi n\u00eb maj 2025.<\/p>\n\n\n\n<p>Prandaj, kjo gar\u00eb p\u00ebr kryetar duhet t\u00eb jet\u00eb vet\u00ebm mes dy themeluesve t\u00eb Rithemelimit: Sali Berish\u00ebs dhe Evi Kokalarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb nj\u00eb betej\u00eb e brendshme dhe as babalet, as zhurmuesit e tjer\u00eb nuk mund t\u00eb jen\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb beteje t\u00eb k\u00ebtij kalibri.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, Shk\u00eblzen Berisha t\u00eb kuptoj\u00eb q\u00eb jo vet\u00ebm nuk mund t\u00eb m\u00eb skualifikojn\u00eb, por kualifikimi duhet t\u00eb b\u00ebhet menj\u00ebher\u00eb. Listat e votuesve nuk do t\u00eb lihen n\u00eb dor\u00eb t\u00eb Gaz Bardhit, t\u00eb cilin personalisht nuk e njoh n\u00eb asnj\u00eb rol q\u00eb mund t\u2019i keni dh\u00ebn\u00eb \u2013 dhe duhet t\u00eb distancohet totalisht nga kjo gar\u00eb n\u00eb \u00e7do kapacitet.<\/p>\n\n\n\n<p>E dyta: jo vet\u00ebm q\u00eb do t\u00eb m\u00eb lini koh\u00eb t\u00eb mjaftueshme p\u00ebr listat, por edhe p\u00ebr gar\u00ebn vet\u00eb. Berisha duhet t\u00eb ket\u00eb disa debate publike me mua, ku t\u00eb ballafaqohen t\u00eb gjitha \u00e7\u00ebshtjet q\u00eb kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me Partin\u00eb Demokratike. N\u00ebp\u00ebrmjet debateve duket qart\u00eb diferenca midis kandidat\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p>Oh, dhe votimet: \u00e7do vot\u00eb do t\u00eb ruhet nga v\u00ebzhguesit q\u00eb do t\u00eb sjell un\u00eb personalisht dhe q\u00eb jan\u00eb an\u00ebtar\u00eb t\u00eb PD-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7do tentativ\u00eb p\u00ebr manipulim t\u00eb asaj q\u00eb p\u00ebrmenda m\u00eb lart, do t\u00eb ballafaqohet vet\u00eb Shk\u00eblzeni dhe kushdo qoft\u00eb pas tij me SPAK-un dhe institucionet e tjera p\u00ebrkat\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nuk e kuptoni q\u00eb \u201cIT\u2019S OVER\u201d, at\u00ebher\u00eb me hir ose me pahir do t&#8217;ja u b\u00ebj t\u00eb qart\u00eb. Por \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi q\u00eb doni t\u00eb b\u00ebni nj\u00eb dalje kaq vulgare dhe ta mbyllni ciklin tuaj n\u00eb nj\u00eb form\u00eb kaq t\u00eb turpshme. T\u00eb pakt\u00ebn nj\u00eb fije dinjiteti duhet ta ruani, sepse kur njeriu vdes, vet\u00ebm emri i mbetet. Dhe historia q\u00eb po shkruani do t\u00eb mbahet mend si nj\u00eb nga episodet m\u00eb t\u00eb liga t\u00eb politik\u00ebs shqiptare.<\/p>\n\n\n\n<p>Avokati im pret p\u00ebrgjigje \u2013 jo vet\u00ebm miratimin e kandidatur\u00ebs, por nj\u00eb diskutim t\u00eb detajuar mbi listat, v\u00ebzhgimin e tyre, gar\u00ebn vet\u00eb dhe \u00e7do detaj tjet\u00ebr q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me gar\u00ebn p\u00ebr kryetarin e ardhsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>Mund t\u00eb m\u00eb kontaktoni edhe mua direkt, n\u00ebse nuk doni t\u00eb kaloni p\u00ebrmes avokat\u00ebve. Gjithsesi, \u00e7do detaj do t\u2019i kaloj\u00eb edhe zyr\u00ebs s\u00eb tij, pasi ai do t\u00eb merret me DASH-in kur dhe n\u00ebse do t\u00eb jet\u00eb e nevojshme.<\/p>\n\n\n\n<p><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fpolitike%2Fevi-kokalari-une-rithemeluese-e-pd-ju-tregoj-bisedat-me-saliun-dhe-shke-i189633\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=Evi%20Kokalari%3A%20Un%C3%AB%20rithemeluese%20e%20PD%2C%20ju%20tregoj%20bisedat%20me%20Saliun%20dhe%20Shk%C3%ABlzenin%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fpolitike%2Fevi-kokalari-une-rithemeluese-e-pd-ju-tregoj-bisedat-me-saliun-dhe-shke-i189633\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Evi%20Kokalari%3A%20Un%C3%AB%20rithemeluese%20e%20PD%2C%20ju%20tregoj%20bisedat%20me%20Saliun%20dhe%20Shk%C3%ABlzenin%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fpolitike%2Fevi-kokalari-une-rithemeluese-e-pd-ju-tregoj-bisedat-me-saliun-dhe-shke-i189633\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Fpolitike%2Fevi-kokalari-une-rithemeluese-e-pd-ju-tregoj-bisedat-me-saliun-dhe-shke-i189633\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Evi Kokalari P\u00ebr ata q\u00eb thon\u00eb \u201c\u00e7far\u00eb kontributi ke n\u00eb PD\u201d, kuptoni q\u00eb PD-ja e sotme, e drejtuar nga Sali Berisha dhe Shkelzen Berisha, \u00ebsht\u00eb derivat i drejtp\u00ebrdrejt\u00eb i Rithemelimit dhe jo i PD-s\u00eb s\u00eb 1991-shit. N\u00ebse kjo do t\u00eb ishte PD-ja e 1991-shit, baza do t\u2019i ishte bashkuar plot\u00ebsisht lidershipit t\u00eb Berish\u00ebs \u2013 [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427720,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427719","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427719","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427719"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427719\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427721,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427719\/revisions\/427721"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427720"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427719"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427719"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427719"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}