{"id":427891,"date":"2026-04-08T12:50:40","date_gmt":"2026-04-08T10:50:40","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427891"},"modified":"2026-04-08T12:50:45","modified_gmt":"2026-04-08T10:50:45","slug":"birn-korrupsioni-e-ka-vrare-ekonomine-ceshtja-akshi-dhe-balluku-simbol-i-korrupsionit-sistemik-ne-qeverisje","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/birn-korrupsioni-e-ka-vrare-ekonomine-ceshtja-akshi-dhe-balluku-simbol-i-korrupsionit-sistemik-ne-qeverisje\/","title":{"rendered":"BIRN: Korrupsioni e ka vrar\u00eb ekonomin\u00eb. \u00c7\u00ebshtja AKSHI dhe \u201cBalluku\u201d simbol i korrupsionit sistemik n\u00eb qeverisje"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb rekuperoj\u00eb di\u00e7ka nga imazhi i kryetarit t\u00eb nj\u00eb force politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn korrupsioni \u00ebsht\u00eb sistemik, deklaroi s\u00eb fundmi se \u201ce refuzonte me neveri\u201d sugjerimin se drejton nj\u00eb parti dhe nj\u00eb qeveri t\u00eb korruptuar, dhe se vendi, sipas dyshimit apo bindjes s\u00eb shum\u00eb njer\u00ebzve, \u00ebsht\u00eb n\u00ebn kthetrat e korrupsionit sistemik zhvat\u00ebs. Ai dha nj\u00eb argument aspak bind\u00ebs p\u00ebr k\u00ebt\u00eb, kur tha se \u201cpo t\u00eb ishte rritur korrupsioni, nuk do rritej ekonomia\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Dihet bot\u00ebrisht se korrupsioni, n\u00eb form\u00ebn e munges\u00ebs s\u00eb etik\u00ebs apo moralit mes shoq\u00ebris\u00eb s\u00eb gjer\u00eb, p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb penges\u00eb madhore p\u00ebr zhvillimin njer\u00ebzor dhe zhvillimin ekonomik, sepse korrupsioni qeveritar sjell \u201ckeqalokim t\u00eb burimeve\u201d, nd\u00ebrsa ai shoq\u00ebror sjell munges\u00eb korrektese n\u00eb zbatimin e kontratave apo marr\u00ebveshjeve, duke ulur rendimentin e pun\u00ebs. Me pak fjal\u00eb, korrupsioni shkat\u00ebrron stokun kapital, qoft\u00eb n\u00eb form\u00ebn e aseteve fizike, qoft\u00eb n\u00eb form\u00ebn e njohurive profesionale.<\/p>\n\n\n\n<p>Problemi \u00ebsht\u00eb q\u00eb, ndon\u00ebse korrupsioni ka nj\u00eb rol goxha t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsish\u00ebm n\u00eb frenimin e zhvillimit, natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb faktori i vet\u00ebm q\u00eb v\u00eb n\u00eb pun\u00eb apo pengon zhvillimin ekonomik. Korrupsioni, ai i qeveris\u00eb, dhe ai i popullsis\u00eb m\u00eb gjer\u00ebsisht, nuk \u00ebsht\u00eb i nj\u00ebtrajtsh\u00ebm.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse e pranojm\u00eb logjik\u00ebn e kryeministrit, at\u00ebher\u00eb mund t\u00eb themi se mes viteve 1993 dhe 2008, Shqip\u00ebria pati rritje ekonomike mestare prej 6.5% n\u00eb vit, nd\u00ebrsa nga viti 2009 deri n\u00eb vitin 2025, rritja mesatare ekonomike ka qen\u00eb 3% (t\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar). Mos vall\u00eb kjo do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb, n\u00eb periudh\u00ebn 15 vje\u00e7are q\u00eb pasoi r\u00ebnien e komunizmit n\u00eb Shqip\u00ebri kishte dy her\u00eb m\u00eb pak korrupsion nga sa ka sot?! Nd\u00ebrsa, n\u00eb periudh\u00ebn 16 vje\u00e7are nga viti 2009 deri m\u00eb sot ka dyfish m\u00eb shum\u00eb korrupsion?!<\/p>\n\n\n\n<p>Korrupsioni natyrisht q\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb matet, si\u00e7 matet (me nj\u00eb doz\u00eb jo t\u00eb vog\u00ebl hamend\u00ebsimi) ecuria e ekonomis\u00eb. Ne nuk jemi n\u00eb gjendje t\u00eb dim\u00eb me sakt\u00ebsi se sa korrupsion kishte gjat\u00eb qeveris\u00eb demokrate (1992-1997) apo asaj socialiste, (1997-2005) apo asaj PD+LSI apo PS+LSI sikurse edhe pas vitit 2017, kur socialist\u00ebt kan\u00eb qeverisur vet\u00ebm dhe nuk kan\u00eb m\u00eb alibi p\u00ebr korrupsionin.<\/p>\n\n\n\n<p>Ne dim\u00eb se kishte kontraband\u00eb nafte dhe krim dhe trafik qeniesh njer\u00ebzore dhe korrupsion me lejet p\u00ebr kioska n\u00eb periudh\u00ebn menj\u00ebher\u00eb pas r\u00ebnies s\u00eb komunizmit. Ne dim\u00eb fort mir\u00eb se kishte korrupsion gjat\u00eb koh\u00ebs s\u00eb qeverisjes socialiste pasuese apo asaj demokrate. Dhe dim\u00eb gjithashtu q\u00eb, p\u00ebr shkak se ekonomia \u00ebsht\u00eb rritur, buxheti q\u00eb mund t\u00eb vjedhin pushtetar\u00ebt ka ardhur gjithashtu n\u00eb rritje. Ne dim\u00eb se n\u00eb vitin 2002, n\u00eb nj\u00eb takim t\u00eb njohur mes socialist\u00ebve, ata akuzuan nj\u00ebri-tjetrin mbar\u00eb e prap\u00eb p\u00ebr korrupsion, nd\u00ebrsa nj\u00eb socialist ishte ai q\u00eb deklaroi se partia ka marr\u00eb tiparet e \u201cprincipatave mesjetare\u201d p\u00ebr t\u00eb p\u00ebrshkruar korrupsionin n\u00eb form\u00eb celulash.<\/p>\n\n\n\n<p>Dim\u00eb gjithashtu q\u00eb, kur Sali Berisha, i cili pati ardhur n\u00eb pushtet m\u00eb 2005 me nj\u00eb platform\u00eb anti-korrupsion, kur u pyet p\u00ebr korrupsionin, deklaroi opinionin e tij se \u201ckorrupsioni \u00ebsht\u00eb lubrifikant\u201d, nj\u00eb domosdoshm\u00ebri p\u00ebr t\u00eb v\u00ebn\u00eb n\u00eb pun\u00eb nj\u00eb makineri. (Vini re parabol\u00ebn q\u00eb e imagjinon shtetin si nj\u00eb mjet mekanik, nj\u00eb lloj makinerie disi e ndryshkur, t\u00eb cil\u00ebn, qytetari, e v\u00eb n\u00eb pun\u00eb duke i hedhur pak ryshfet).<\/p>\n\n\n\n<p>Dim\u00eb gjithashtu q\u00eb Rama shpalli jo shum\u00eb koh\u00eb m\u00eb par\u00eb se anti-korrupsioni \u00ebsht\u00eb \u201cnj\u00eb ila\u00e7 m\u00eb i keq se sa s\u00ebmundja\u201d. (K\u00ebtu parabola shkon n\u00eb nivel grotesk duke e krahasuar qeverisjen me nj\u00eb trup t\u00eb domosdosh\u00ebm, i cili, po t\u00eb goditet nga SPAK, na shkakton nj\u00eb tragjedi edhe ne t\u00eb tjer\u00ebve, t\u00eb cil\u00ebt, nuk e kemi t\u00eb mundur t\u00eb jetojm\u00eb pa t\u00eb).<\/p>\n\n\n\n<p>Rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb gjendja natyrore e njer\u00ebzimit. Ekonomia rritet p\u00ebr shkak se njer\u00ebzimi aft\u00ebsohet. Njer\u00ebzit m\u00ebsojn\u00eb dhe shtojn\u00eb njohurit\u00eb e veta p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si mund t\u00eb b\u00ebjn\u00eb m\u00eb shum\u00eb pun\u00eb, dhe rrjedhimisht t\u00eb prodhojn\u00eb m\u00eb shum\u00eb mallra apo sh\u00ebrbime, p\u00ebrkundrejt nj\u00eb sasie m\u00eb t\u00eb vog\u00ebl pune. Rritja ekonomike \u00ebsht\u00eb p\u00ebrpjekje e p\u00ebrbashk\u00ebt e t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzimit nd\u00ebrsa, korrupsioni qeveritar \u00ebsht\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje e p\u00ebrbashk\u00ebt e nj\u00eb numri relativisht t\u00eb vog\u00ebl njer\u00ebzish, konkretisht, zyrtar\u00ebt e korruptuar.<\/p>\n\n\n\n<p>Korrupsioni \u00ebsht\u00eb nj\u00eb term i p\u00ebrgjithsh\u00ebm q\u00eb jo gjithmon\u00eb p\u00ebrputhet me realitetin. P.sh., kur Berisha fliste p\u00ebr korrupsionin si lubrifikant, pothuajse nj\u00ebzet vjet m\u00eb par\u00eb, ai po sugjeronte, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb pasakt\u00eb, se b\u00ebhej fjal\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr at\u00eb q\u00eb n\u00eb gjuh\u00ebn popullore quhet bakshish. Bakshishi \u00ebsht\u00eb nj\u00eb shum\u00eb parash q\u00eb jepet si shp\u00ebrblim p\u00ebr t\u2019i b\u00ebr\u00eb gj\u00ebrat shpejt. Pra, n\u00ebse t\u00eb duhet nj\u00eb vul\u00eb a firm\u00eb shteti, dhe shteti \u00ebsht\u00eb makineria e ndryshkur q\u00eb l\u00ebviz ngadal\u00eb, qytetari e p\u00ebrshpejton pak k\u00ebt\u00eb duke i hedhur nj\u00eb bakshish p\u00ebr lubrifikant. Kjo \u00ebsht\u00eb e ndryshme nga ryshfeti, n\u00eb t\u00eb cilin, qytetari paguan p\u00ebr t\u00eb marr\u00eb di\u00e7ka q\u00eb nuk i takon, fjala vjen, paguan policin rrugor q\u00eb t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb nd\u00ebshkimit me gjob\u00eb. Por n\u00eb koh\u00ebn e Berish\u00ebs kishte edhe nj\u00eb fenomen tjet\u00ebr q\u00eb nuk binte n\u00eb asnj\u00eb nga k\u00ebto kategori. Ishte fenomeni i njohur gjer\u00ebsisht i polic\u00ebve t\u00eb rrugores, t\u00eb cil\u00ebt, n\u00eb nj\u00eb sistem korrupsioni piramidal, paguanin p\u00ebr t\u00eb siguruar nj\u00eb vend pune dhe pastaj zinin prit\u00eb p\u00ebr t\u00eb zhvatur \u00e7do kalimtar t\u00eb mundsh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb rekuperuar parat\u00eb e ryshfetit q\u00eb kishin paguar p\u00ebr vendin e pun\u00ebs. Ky nuk hyn te bakshishi,&nbsp; nuk hyn as te ryshfeti por e ka nj\u00eb em\u00ebr tjet\u00ebr, quhet zhvatje. Dhe natyrisht q\u00eb parabola e lubrifikantit nuk ndihmon shum\u00eb p\u00ebr shpjegim.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto lloje korrupsioni jan\u00eb loj\u00ebra f\u00ebmij\u00ebsh n\u00eb krahasim me disa lloje t\u00eb tjera korrupsioni. Nj\u00eb lloj p.sh., njihet n\u00eb gjuh\u00ebn e popullit si \u201ctrau i dogan\u00ebs\u201d pavar\u00ebsisht se nuk&nbsp; ka lidhje me dogan\u00ebn dhe pikat e kalimit kufitar. Populli madje ka krijuar edhe nj\u00eb barsolet\u00eb p\u00ebr k\u00ebt\u00eb t\u00eb treguar te hipoteka e Tiran\u00ebs, me nj\u00eb bej q\u00eb mblodhi taksat p\u00ebr t\u00eb nd\u00ebrtuar nj\u00eb ur\u00eb, vendosi taks\u00eb p\u00ebr kalimin e ur\u00ebs dhe n\u00eb nj\u00eb pik\u00eb t\u00eb caktuar, luajti mendsh dhe urdh\u00ebroi p\u00ebrdhunimin e secilit prej fshatar\u00ebve q\u00eb kalonte ur\u00ebn (p\u00ebrve\u00e7 pages\u00ebs s\u00eb taks\u00ebs) p\u00ebr t\u00eb par\u00eb se sa mban populli. Trau i dogan\u00ebs ndryshon nga lubrifikanti apo nga zhvatja p\u00ebr faktin e thjesht\u00eb se \u00e7do pushtetar nd\u00ebrton dhe shum\u00ebzon trar\u00ebt e vet. Dhe nd\u00ebrsa trar\u00ebt shumohen, si\u00e7 jan\u00eb shumuar gjat\u00eb viteve n\u00eb Shqip\u00ebri, me koncesione, monopole, oligopole, tender\u00eb, dogana, hipoteka, AZHBR, AKU, IKMT, APT, etj, fshatari q\u00eb n\u00eb rastin e parabol\u00ebs s\u00eb Berish\u00ebs duhej t\u00eb paguante lubrifikant, \u00ebsht\u00eb rraskapitur n\u00eb at\u00eb pik\u00eb sa merr arratin\u00eb dhe ik\u00ebn n\u00eb nj\u00eb vend m\u00eb normal si, fjala vjen, Gjermania.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00c7\u00ebshtja me qeverin\u00eb aktuale nuk \u00ebsht\u00eb q\u00eb ka korrupsion sepse korrupsion ka gjithandej. Pyetja \u00ebsht\u00eb n\u00ebse ky korrupsion \u00ebsht\u00eb individual apo \u00ebsht\u00eb sistemik. Rasti AKSHI dhe \u00e7\u00ebshtja \u201cBalluku\u201d duksh\u00ebm tregojn\u00eb se korrupsioni \u00ebsht\u00eb sistemik. Dhe normalisht q\u00eb nj\u00eb korrupsion sistemik nuk lejon q\u00eb ekonomia t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb, si\u00e7 mundet t\u00eb lul\u00ebzoj\u00eb, n\u00eb rastin e Shqip\u00ebris\u00eb. Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb vendi q\u00eb mund dhe duhet t\u00eb rritet me 6 apo 7% n\u00eb vit, t\u00eb rritet p\u00ebr dy apo tre dekada me k\u00ebt\u00eb norm\u00eb p\u00ebr t\u00eb arritur nivelin ekonomik t\u00eb nj\u00eb vendi si Kroacia, Rumania apo Polonia. Me 3% rritje ekonomike vendi mbetet prapa. Grafiku m\u00eb posht\u00eb tregon se pse.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dh\u00ebnat jan\u00eb nga Fondi Monetar Nd\u00ebrkomb\u00ebtar dhe jan\u00eb n\u00eb dollar\u00eb. Aktualisht, PBB p\u00ebr frym\u00eb e Polonis\u00eb \u00ebsht\u00eb 32 mij\u00eb dollar\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb m\u00eb e lart\u00eb se sa e Shqip\u00ebris\u00eb. N\u00eb vitin 2030, parashikohet t\u00eb jet\u00eb 38 mij\u00eb m\u00eb shum\u00eb. E ashtuquajtura rritje ekonomike p\u00ebr t\u00eb cil\u00ebn Rama mburret dhe t\u00eb cil\u00ebn e jep si argument se pse vendi \u201cnuk ka korrupsion\u201d, duket se ekziston vet\u00ebm n\u00eb deklaratat e Ram\u00ebs.\/BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryeministri Edi Rama, n\u00eb p\u00ebrpjekjen e tij p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb fushat\u00eb zgjedhore pa zgjedhje si dhe me shpres\u00ebn se do t\u00eb mund t\u00eb rekuperoj\u00eb di\u00e7ka nga imazhi i kryetarit t\u00eb nj\u00eb force politike n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn korrupsioni \u00ebsht\u00eb sistemik, deklaroi s\u00eb fundmi se \u201ce refuzonte me neveri\u201d sugjerimin se drejton nj\u00eb parti dhe nj\u00eb qeveri [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427892,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427891","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427891","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427891"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427891\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427893,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427891\/revisions\/427893"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427892"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427891"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427891"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427891"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}