{"id":427962,"date":"2026-04-11T13:18:05","date_gmt":"2026-04-11T11:18:05","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427962"},"modified":"2026-04-11T13:18:09","modified_gmt":"2026-04-11T11:18:09","slug":"pashka-ortodokse-mesazhi-i-kryepeshkopit-joan-sot-bota-eshte-e-trazuar-te-gjejme-paqen-ne-zemrat-tona","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/pashka-ortodokse-mesazhi-i-kryepeshkopit-joan-sot-bota-eshte-e-trazuar-te-gjejme-paqen-ne-zemrat-tona\/","title":{"rendered":"Pashka Ortodokse, mesazhi i Kryepeshkopit Joan: Sot bota \u00ebsht\u00eb e trazuar, t\u00eb gjejm\u00eb paqen n\u00eb zemrat tona"},"content":{"rendered":"\n<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Joani, ka p\u00ebrcjell\u00eb urimet p\u00ebr Pashk\u00ebt Ortodokse, duke dh\u00ebn\u00eb mesazhin p\u00ebr paqe n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb mesazhin e tij, kryepeshkopi Joan b\u00ebn thirrje p\u00ebr angazhim t\u00eb secilit si paqeb\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrsa thekson se zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrja, por falja dhe dashuria.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Mesazhi i plot\u00eb<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>PAQJA E KRISHTIT T\u00cb NGJALLUR N\u00cb NJ\u00cb BOT\u00cb T\u00cb TRAZUAR<\/p>\n\n\n\n<p>I<\/p>\n\n\n\n<p>Le t\u00eb ndalemi n\u00eb fjal\u00ebt e para q\u00eb tha Krishti i Ngjallur kur u shfaq para nx\u00ebn\u00ebsve t\u00eb Tij. Ai nuk u tha atyre \u201cfitore\u201d, as \u201clavdi\u201d dhe as \u201cpushtet\u201d, por u tha: \u201cPaqe n\u00eb ju\u201d (Jn. 20:19). Hyri n\u00eb dhom\u00ebn ku ata ishin mbyllur nga frika dhe u dhuroi at\u00eb q\u00eb bota nuk mund ta jap\u00eb kurr\u00eb: paqen q\u00eb nuk varet nga kushtet, nga ekuilibrat gjeopolitik\u00eb, nga marr\u00ebveshjet njer\u00ebzore, por paqen e Per\u00ebndis\u00eb q\u00eb kap\u00ebrcen \u00e7do mendje (Fil. 4:7), nj\u00eb paqe e thell\u00eb shpirt\u00ebrore, e cila vjen fillimisht nga pajtimi i njeriut me Zotin dhe pastaj shtrihet me t\u00eb gjith\u00eb njer\u00ebzit.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot bota \u00ebsht\u00eb e trazuar. Luft\u00ebra t\u00eb p\u00ebrgjakshme vazhdojn\u00eb t\u00eb shkaktojn\u00eb vdekje dhe vuajtje. Frika e s\u00eb nes\u00ebrmes mbulon popuj t\u00eb t\u00ebr\u00eb. Pasiguria troket kudo. N\u00eb mes t\u00eb k\u00ebsaj stuhie, Krishti i Ngjallur p\u00ebrs\u00ebrit: \u201cPaqe n\u00eb ju\u201d. Ky nuk \u00ebsht\u00eb thjesht nj\u00eb urim mir\u00ebsjelljeje shoq\u00ebrore, por \u00ebsht\u00eb nj\u00eb realitet ontologjik. Vdekja u mund. Dhe, n\u00ebse u mund vdekja, at\u00ebher\u00eb \u00e7far\u00eb mund t\u00eb na trazoj\u00eb m\u00eb? Paqja e Krishtit nuk \u00ebsht\u00eb mungesa e problemeve; \u00ebsht\u00eb prania e Per\u00ebndis\u00eb brenda problemeve. Mbi Kryqin e Golgothas\u00eb, Krishti u p\u00ebrball me t\u00eb gjitha pasionet e njer\u00ebzimit. Lakmia e parave e tradhtoi n\u00ebp\u00ebrmjet Jud\u00ebs. Smira e dor\u00ebzoi te Pilati. Pushteti i trembur dhe i korruptuar e d\u00ebnoi. Krenaria e talli. Urrejtja e gozhdoi n\u00eb Kryq. T\u00eb gjitha pasionet shp\u00ebrthyen mbi T\u00eb me t\u00ebrbim, sikur bota t\u00eb donte ta vriste vet\u00eb Per\u00ebndin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>E megjithat\u00eb, n\u00eb Kryq, pik\u00ebrisht atje ku lig\u00ebsia mendoi se triumfoi, Krishti nuk k\u00ebrkoi hakmarrje. Ai thirri: \u201cO At\u00eb, fali ata, sepse nuk din\u00eb \u00e7\u2019b\u00ebjn\u00eb\u201d (Llk. 23:34). Me k\u00ebto fjal\u00eb nuk mundi thjesht vdekjen. Mundi rrethin vicioz t\u00eb lig\u00ebsis\u00eb. Mundi logjik\u00ebn e hakmarrjes q\u00eb ushqen \u00e7do luft\u00eb, \u00e7do urrejtje, \u00e7do p\u00ebrplasje t\u00eb err\u00ebt n\u00eb histori. Ngjallja d\u00ebshmon se dashuria \u00ebsht\u00eb m\u00eb e fort\u00eb se vdekja; se falja e shkat\u00ebrron t\u00eb keqen, nd\u00ebrsa hakmarrja e shum\u00ebfishon at\u00eb. Krishti i Ngjallur nuk erdhi t\u00eb nd\u00ebshkoj\u00eb kryq\u00ebzuesit e Tij. Erdhi t\u2019i shp\u00ebtoj\u00eb e t\u2019i paqtoj\u00eb. Dhe kjo \u00ebsht\u00eb fitorja m\u00eb e madhe n\u00eb histori.<\/p>\n\n\n\n<p>II<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn q\u00eb po jetojm\u00eb po p\u00ebrballemi me nj\u00eb form\u00eb t\u00eb re vdekjeje: mpirjen e indiferenc\u00ebs; ngurt\u00ebsimin e zemr\u00ebs; tharjen shpirt\u00ebrore t\u00eb nj\u00eb shoq\u00ebrie q\u00eb e harroi Per\u00ebndin\u00eb, jo sepse iu ndalua, por sepse zgjodhi ta injoroj\u00eb At\u00eb. P\u00ebrplasja e bindjeve t\u00eb padukshme vazhdon t\u00eb shkat\u00ebrroj\u00eb jet\u00eb t\u00eb dukshme. \u201c\u00c7far\u00eb i vlen njeriut t\u00eb fitoj\u00eb gjith\u00eb bot\u00ebn \u2013 na thot\u00eb Krishti \u2013 n\u00ebse humb shpirtin e tij?\u201d (Mt. 16:26). K\u00ebto fjal\u00eb jan\u00eb m\u00eb aktuale se kurr\u00eb. Jetojm\u00eb n\u00eb nj\u00eb epok\u00eb ku njeriu ndjek pa pushim t\u00eb mirat materiale, sigurin\u00eb, statusin shoq\u00ebror, dhe megjithat\u00eb ndihet m\u00eb i zbrazur, m\u00eb i vetmuar, i paplot\u00ebsuar, m\u00eb i shqet\u00ebsuar se kurr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrsa Ngjallja na zbulon nj\u00eb t\u00eb v\u00ebrtet\u00eb t\u00eb madhe: kush ka Krishtin n\u00eb zemr\u00ebn e tij, nuk i mungon asgj\u00eb. Dhe jo vet\u00ebm shpirt\u00ebrisht. Zoti q\u00eb u kujdes t\u00eb ushqej\u00eb pes\u00eb mij\u00eb vet\u00eb me pes\u00eb buk\u00eb, Zoti q\u00eb e shnd\u00ebrroi ujin n\u00eb ver\u00eb, Zoti q\u00eb tha \u201ck\u00ebrkoni m\u00eb par\u00eb Mbret\u00ebrin\u00eb e Per\u00ebndis\u00eb dhe t\u00eb gjitha k\u00ebto do t\u2019ju shtohen\u201d (Mt. 6:33), ky Zot nuk i l\u00eb f\u00ebmij\u00ebt e Tij pa gj\u00ebrat e nevojshme. Ai kujdeset edhe p\u00ebr trupin, edhe p\u00ebr shpirtin; jep edhe buk\u00eb, edhe paqe. Plot\u00ebsia nuk gjendet n\u00eb grumbullimin e pasurive, por n\u00eb lidhjen me Krijuesin. Vet\u00ebm tek ai ne mund t\u00eb gjejm\u00eb paqe, sepse vet\u00ebm ai \u00ebsht\u00eb paqja jon\u00eb (Efes. 2:14).<\/p>\n\n\n\n<p>Ne e dim\u00eb \u00e7far\u00eb do t\u00eb thot\u00eb Ngjallje. Jo vet\u00ebm teorikisht, por nga p\u00ebrvoja e jetuar. Kisha jon\u00eb Orthodhokse kaloi Golgothan\u00eb e saj. P\u00ebr dekada me radh\u00eb u p\u00ebrpoq\u00ebn t\u00eb asgj\u00ebsonin \u00e7do gjurm\u00eb besimi. Kishat u shkat\u00ebrruan, klerik\u00eb u martirizuan, fjala \u201cPer\u00ebndi\u201d u ndalua. Kisha dukej e vdekur, e varrosur n\u00eb nj\u00eb varr t\u00eb vulosur. E megjithat\u00eb, ajo u ngjall. Guri u rrokullis. Besimi lul\u00ebzoi p\u00ebrs\u00ebri nga rr\u00ebnojat. Kishat u rind\u00ebrtuan. Komunitetet u rikrijuan. Kjo nuk ishte arritje njer\u00ebzore, ishte fuqia e Krishtit t\u00eb Ngjallur q\u00eb vepron brenda historis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>III<\/p>\n\n\n\n<p>Kisha b\u00ebn thirrje p\u00ebrs\u00ebri p\u00ebr Ngjallje \u2013 k\u00ebt\u00eb her\u00eb p\u00ebr Ngjalljen e \u00e7do shpirti. Krishti i Ngjallur q\u00ebndron sot p\u00ebrpara nesh, si\u00e7 q\u00ebndroi p\u00ebrpara Thomait, dhe na tregon plag\u00ebt e Tij. Nuk i fsheh. Nuk i heq. I mban p\u00ebrgjithmon\u00eb mbi vete, si d\u00ebshmi e p\u00ebrjetshme dashurie. K\u00ebto plag\u00eb thon\u00eb: \u201cKaq shum\u00eb t\u00eb desha, saq\u00eb pranova dhimbjen m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb p\u00ebr ty\u201d. \u00c7do person, \u00e7do shpirt, \u00ebsht\u00eb aq unik, aq i pap\u00ebrs\u00ebritsh\u00ebm, saq\u00eb Per\u00ebndia do t\u00eb vinte edhe sikur t\u00eb ishte vet\u00ebm p\u00ebr nj\u00eb njeri.<\/p>\n\n\n\n<p>T\u00eb dashur v\u00ebllez\u00ebr dhe motra! N\u00eb k\u00ebt\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar na mjafton vet\u00ebm nj\u00eb siguri: Krishti u ngjall dhe jeton. Dhe n\u00ebse jeton Krishti, jetojm\u00eb edhe ne. Dhe n\u00ebse jetojm\u00eb n\u00eb Krishtin, at\u00ebher\u00eb as vdekja, as lig\u00ebsia, as varf\u00ebria, as p\u00ebrndjekja nuk mund t\u00eb na ndaj\u00eb nga dashuria dhe nga paqja e Tij. Dita e Ngjalljes s\u00eb Zotit ton\u00eb Jisu Krisht \u2013 shkruan sh\u00ebn Joan Gojarti \u2013 \u00ebsht\u00eb themeli i paqes. Sepse nga Ngjallja e Krishtit vjen Paqja e Per\u00ebndis\u00eb. Ngjallja dhe Paqja e Per\u00ebndis\u00eb nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb dogm\u00eb abstrakte, por nj\u00eb thirrje personale.<\/p>\n\n\n\n<p>Le t\u2019i p\u00ebrgjigjemi, pra, thirrjes: \u201cPaqe n\u00eb ju\u201d me t\u00eb gjith\u00eb jet\u00ebn ton\u00eb. Le t\u00eb b\u00ebhemi ne vet\u00eb paqeb\u00ebr\u00ebs n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb q\u00eb po shkat\u00ebrrohet nga urrejtja, nga lakmia dhe egoizmi. Por, q\u00eb t\u00eb b\u00ebhemi paqeb\u00ebr\u00ebs, fillimisht duhet t\u00eb kemi paqe brenda nesh. B\u00ebni paqe n\u00eb zemr\u00ebn tuaj \u2013 thot\u00eb sh\u00ebn Serafimi i Sarovit \u2013 dhe mij\u00ebra njer\u00ebz rreth jush do t\u00eb shp\u00ebtohen. Sepse nuk ka paqe aty ku \u00ebsht\u00eb e keqja, por vet\u00ebm aty ku \u00ebsht\u00eb i pranish\u00ebm Per\u00ebndia. Le ta gjejm\u00eb k\u00ebt\u00eb paqe t\u00eb Per\u00ebndis\u00eb n\u00eb zemrat tona dhe pastaj ta p\u00ebrhapim at\u00eb kudo, s\u00ebbashku me lajmin e g\u00ebzuar se Krishti u Ngjall dhe i dhuroi bot\u00ebs jet\u00ebn dhe paqen e p\u00ebrjetshme.<\/p>\n\n\n\n<p>Me dashuri n\u00eb Zotin e Ngjallur,<\/p>\n\n\n\n<p>+ Joani<\/p>\n\n\n\n<p>Kryepiskop i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Kryepeshkopi i Tiran\u00ebs, Durr\u00ebsit dhe i Gjith\u00eb Shqip\u00ebris\u00eb, Joani, ka p\u00ebrcjell\u00eb urimet p\u00ebr Pashk\u00ebt Ortodokse, duke dh\u00ebn\u00eb mesazhin p\u00ebr paqe n\u00eb nj\u00eb bot\u00eb t\u00eb trazuar. N\u00eb mesazhin e tij, kryepeshkopi Joan b\u00ebn thirrje p\u00ebr angazhim t\u00eb secilit si paqeb\u00ebr\u00ebs n\u00eb shoq\u00ebri nd\u00ebrsa thekson se zgjidhja nuk \u00ebsht\u00eb hakmarrja, por falja dhe dashuria. Mesazhi i plot\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427963,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427962","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427962","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427962"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427962\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427964,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427962\/revisions\/427964"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427963"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427962"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427962"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427962"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}