{"id":427978,"date":"2026-04-13T11:06:17","date_gmt":"2026-04-13T09:06:17","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=427978"},"modified":"2026-04-13T11:06:29","modified_gmt":"2026-04-13T09:06:29","slug":"bilanci-i-6-muajve-cfare-humbi-rama-per-te-mbrojtur-belinda-ballukun","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/bilanci-i-6-muajve-cfare-humbi-rama-per-te-mbrojtur-belinda-ballukun\/","title":{"rendered":"Bilanci i 6 muajve\/ \u00c7far\u00eb humbi Rama p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun"},"content":{"rendered":"\n<p>Nd\u00ebrsa Belinda Balluku ka hyr\u00eb n\u00eb muajin e gjasht\u00eb t\u00eb statusit t\u00eb saj si e pandehur nga SPAK, Edi Rama p\u00ebrpiqet ta ruaj\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e mundur pozicionin e saj n\u00eb radh\u00ebt e socialst\u00ebve si nj\u00eb figur\u00eb qendrore q\u00eb ka ende mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb pakursyer.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb fundjav\u00eb ishin bashk\u00eb n\u00eb takim me socialist\u00ebt e Fierit dhe t\u00eb Lushnjes dhe Rama e ka ulur pran\u00eb vetes Ballukun, n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrpjekje p\u00ebr ta normalizuar pushtetin e saj, megjith\u00ebse ajo \u00ebsht\u00eb marr\u00eb e pandehur, megjith\u00ebse SPAK k\u00ebrkoi ta arrestoj\u00eb, gjykata i ka bllokuar pasaport\u00ebn p\u00ebr t\u00eb mos e l\u00ebn\u00eb t\u00eb dal\u00eb jasht\u00eb vendit dhe n\u00eb media kan\u00eb dal\u00eb mesazhe kompromentuese p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se ku ka degraduar sistemi i prokurorimeve me qeverin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Teatri n\u00eb takimet e Ram\u00ebs \u00ebsht\u00eb i pashmangsh\u00ebm: nj\u00eb kryeminist\u00ebr q\u00eb flet p\u00ebr luft\u00eb kund\u00ebr korrupsionit dhe integrim europian, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb n\u00eb praktik\u00eb ka nd\u00ebrmarr\u00eb nj\u00eb seri veprimesh bllokuese p\u00ebr t\u00eb mbrojtur nj\u00eb prej figurave m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb kabinetit t\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe duke e mbrotjur at\u00eb nga arrestimi, Rama \u00ebsht\u00eb detyruar t\u00eb sakrifikoj\u00eb disa nga narrativat themelore mbi t\u00eb cilat ka nd\u00ebrtuar pushtetin e tij p\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se nj\u00eb dekad\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>1)&nbsp;R\u00ebnia e mask\u00ebs s\u00eb&nbsp;gardianit t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>P\u00ebr m\u00eb shum\u00eb se 10 vite, Edi Rama e pozicionoi Partin\u00eb Socialiste si promotoren m\u00eb t\u00eb zellshme t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, nj\u00eb reform\u00eb q\u00eb ai, n\u00eb bashk\u00ebpunim me ambasador\u00ebt e vendeve t\u00eb Bashkimit Europian, e shiti si projekt historik p\u00ebr shtetin shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje, n\u00eb fillimet e pun\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn, Rama deklaronte se ishte gati t\u2019i votonte ligjet \u201cpa i lexuar fare propozimet e ekspert\u00ebve \u2018t\u00eb pavarur\u2019\u201d, nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb p\u00ebr t\u00eb treguar angazhim t\u00eb plot\u00eb politik ndaj reform\u00ebs. Edhe kur drejt\u00ebsia nisi t\u00eb godiste brenda radh\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Socialiste, me arrestime kryebashkiak\u00ebsh, deputet\u00ebsh apo ministrash, Rama shprehej se e dinte shum\u00eb mir\u00eb \u00e7far\u00eb kishte b\u00ebr\u00eb dhe i inkurajonte prokuror\u00ebt \u201ct\u2019i nxirrnin uj\u00ebt e zi\u201d korrupsionit.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb kulmin e k\u00ebtij diskursi, duke par\u00eb se lider\u00ebt e opozit\u00ebs po arrestoheshin, Rama nuk i p\u00ebrfilli disa \u201cushtar\u00eb socialist\u00eb\u201d q\u00eb ran\u00eb n\u00eb rrjet\u00ebn e SPAK dhe shprehej kategorik:&nbsp;\u201cS\u2019ka shans q\u00eb ne ta c\u00ebnojm\u00eb k\u00ebt\u00eb reform\u00eb, \u00ebsht\u00eb p\u00ebr 100 vitet e ardhshme\u201d, duke e cil\u00ebsuar at\u00eb si \u201ckontributi m\u00eb i madh i PS i k\u00ebtij shekulli p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Madje n\u00eb fushat\u00ebn p\u00ebr zgjedhjet e 11 Majit 2025, Rama mburrej n\u00eb mitingje se Partia Socialiste ishte \u201cmacja m\u00eb e mir\u00eb p\u00ebr t\u00eb kapur minj\u201d, sepse arrinte t\u00eb kapte edhe \u201cminjt\u00eb e saj\u201d. Deri n\u00eb asamblen\u00eb socialiste t\u00eb shtatorit 2025, ky q\u00ebndrim ishte i padiskutuesh\u00ebm n\u00eb Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Deri kur prokuror\u00ebt e SPAK prek\u00ebn nj\u00eb nga pikat m\u00eb t\u00eb ndjeshme t\u00eb qeveris\u00eb, korrupsionin me tenderat e rrug\u00ebve dhe konkretisht Belinda Ballukun. Nga ai moment Rama nisi nj\u00eb fushat\u00eb sulmesh ndaj prokuror\u00ebve dhe gjykat\u00ebsve q\u00eb pezulluan nga detyra Belinda Ballukun. Ai e quajti vendimin e tyre, nj\u00eb \u201cprecedent unik dhe t\u00eb rreziksh\u00ebm\u201d ai e cil\u00ebsoi pezullimin \u201cabsurd n\u00eb vetvete\u201d, me pretendimin se po minonin n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb efektive ndarjen e pushteteve n\u00eb vend. Rama akuzoi gjykat\u00ebsit se kishin bllokuar pun\u00ebt e qeveris\u00eb me vendimin e tyre duke paralajm\u00ebruar ndryshimin e Kodit Penal p\u00ebr t\u00eb mbrojtur ministrat nga pezullimi.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb 12 mars, pas nj\u00eb fushate t\u00eb hapur sulmesh ndaj sistemit t\u00eb drejt\u00ebsis\u00eb, Rama i tha JO arrestimit t\u00eb Belinda Ballukut, pavar\u00ebsisht se SPAK pretendonte se ajo kishte k\u00ebrc\u00ebnuar d\u00ebshmitar\u00ebt e \u00e7\u00ebshtjes.<\/p>\n\n\n\n<p>Me votimin me 82 vota t\u00eb socialist\u00ebve n\u00eb parlament, u rr\u00ebzua p\u00ebrfundimisht gjith\u00eb narrativa e nd\u00ebrtuar p\u00ebr nj\u00eb dekad\u00eb; p\u00ebr nj\u00eb drejt\u00ebsi t\u00eb pavarur q\u00eb nuk prekej nga politika.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>2) Krisja e aleanc\u00ebs me Brukselin dhe kostoja n\u00eb procesin e integrimit<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u00eb mbojtur Ballukun nga arrestimi n\u00eb 12 Mars ka sjell\u00eb pasoja n\u00eb nj\u00eb moment kritik p\u00ebr procesin e integrimit europian.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb koh\u00ebn kur Shqip\u00ebria priste avancimin n\u00eb testin IBAR n\u00eb fillim t\u00eb prillit, reagimet nga kancelarit\u00eb per\u00ebndimore ishin plot dyshime. Sipas raportimit t\u00eb Lapsi.al, 9 vende k\u00ebrkuan m\u00eb shum\u00eb informacion dhe diskutime, pasi nuk ishin plot\u00ebsisht t\u00eb bindura p\u00ebr zbatimin e ligjeve dhe reformave q\u00eb Shqip\u00ebria kishte hartuar tashm\u00eb n\u00eb let\u00ebr.<\/p>\n\n\n\n<p>Sot, Rama flet p\u00ebr spekulime mediatike. Ai shprehet me ironi se \u201cu mbush e gjith\u00eb hap\u00ebsira e tenxhereve me nj\u00eb vorbull t\u00eb madhe \u201cu bllokuan negociatat\u201d, \u201cu penguan\u201d, \u201cu ndaluan\u201d \u201cmbaroi kjo pun\u00eb\u201d, \u201ce humb\u00ebm trenin p\u00ebr n\u00eb Europ\u00eb \u201d e humb\u00ebm shansin, e dogj\u00ebm\u201d. Nj\u00eb g\u00ebnjesht\u00ebr me 7 bishta, as \u00ebsht\u00eb penguar, as \u00ebsht\u00eb bllokuar as \u00ebsht\u00eb ndaluar asgj\u00eb. E v\u00ebrteta \u00ebsht\u00eb se n\u00eb po ecim sipas planit. Kemi nj\u00eb plan t\u00eb dakort\u00ebsuar me Komisionin Europian\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Megjithat\u00eb askush nuk mund t\u00eb thot\u00eb se kur do t\u00eb avancoj\u00eb Shqip\u00ebria me testin IBAR, q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb vler\u00ebsim p\u00ebr funksionimin real t\u00eb reformave, p\u00ebr drejt\u00ebsin\u00eb e pavarur, p\u00ebr pushtetin gjyq\u00ebsor, p\u00ebr t\u00eb drejtat e njeriut, p\u00ebr shtetin e s\u00eb drejt\u00ebs etj etj.<\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F04%2F12%2Fbilanci-i-6-muajve-cfare-humbi-rama-per-te-mbrojtur-belinda-ballukun%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Fpolitike%2F&amp;cb=903c2ce0cf\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kthehemi pas n\u00eb 12 Mars, pak pas votimit n\u00eb parlament kur u rr\u00ebzua k\u00ebrkesa e SPAK p\u00ebr arrestimin e Belinda Ballukut, disa ambasada t\u00eb vendeve t\u00eb Bashkimit Europian reaguan ashp\u00ebr p\u00ebr pengimin q\u00eb iu b\u00eb hetimit t\u00eb SPAK.<\/p>\n\n\n\n<p>Ambasada gjermane deklaroi se kishte pritur q\u00eb ndjekja penale ndaj Ballukut t\u00eb kryhej \u201cshpejt dhe pa pengesa\u201d, duke n\u00ebnvizuar se \u201cKusht i domosdosh\u00ebm p\u00ebr t\u00eb b\u00ebr\u00eb progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb bazuar n\u00eb merita \u00ebsht\u00eb ndjekja penale me efektivitet e korrupsionit edhe n\u00eb raste t\u00eb rangut t\u00eb lart\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn linj\u00eb, ambasada e Holand\u00ebs theksoi se \u201cnj\u00eb k\u00ebrkes\u00eb ky\u00e7e p\u00ebr progres n\u00eb k\u00ebt\u00eb proces t\u00eb bazuar n\u00eb merit\u00eb \u00ebsht\u00eb ndjekja penale efektive e korrupsionit, p\u00ebrfshir\u00eb edhe n\u00eb nivelet m\u00eb t\u00eb larta\u201d, duke shtuar: \u201cNe presim qart\u00eb q\u00eb, n\u00eb raste t\u00eb tilla, sistemi i drejt\u00ebsis\u00eb t\u00eb jet\u00eb n\u00eb gjendje t\u00eb veproj\u00eb me shpejt\u00ebsi dhe pa pengesa\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Si Gjermania, ashtu edhe Holanda ishin n\u00eb mesin e vendeve skeptike n\u00eb diskutimet e fundit p\u00ebr plot\u00ebsimin e kushteve nga Shqip\u00ebria p\u00ebr integrimin.<\/p>\n\n\n\n<p>Rama, q\u00eb sot mohon p\u00ebrplasjet me disa nga vendet e BE, at\u00ebher\u00eb iu p\u00ebrgjigj flak\u00eb p\u00ebr flak\u00eb nd\u00ebrhyrjeve nga jasht\u00eb. Ai deklaroi se \u201cDinjiteti i parlamentar\u00ebve nuk \u00ebsht\u00eb material p\u00ebr eksperimente socio-politike\u201d dhe&nbsp;se SPAK nuk kishte \u201ckarta bianka\u201d p\u00ebr t\u00eb arrestuar politikan\u00ebt dhe se parlamenti shqiptar b\u00ebri at\u00eb \u201cq\u00eb do t\u00eb b\u00ebnte \u00e7do parlament demokratik i Europ\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo ishte hera e par\u00eb n\u00eb nj\u00eb dekad\u00eb q\u00eb Rama hynte n\u00eb nj\u00eb p\u00ebrplasje t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb me ambasadat per\u00ebndimore p\u00ebr reform\u00ebn n\u00eb drejt\u00ebsi, pik\u00ebrisht n\u00eb momentin kur procesi i integrimit k\u00ebrkonte prova konkrete funksionimi.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>3) C\u00ebnimi i funksioneve si kryeminist\u00ebr<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Vendimi p\u00ebr t\u2019i dal\u00eb n\u00eb mbrojtje Belinda Ballukut krijoi edhe nj\u00eb efekt t\u00eb drejtp\u00ebrdrejt\u00eb institucional mbi vet\u00eb Edi Ram\u00ebn. K\u00ebtu \u00ebsht\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb ndjekim datat e zhvillimeve n\u00eb procesin penal.<\/p>\n\n\n\n<p>Belinda Balluku u mor e pandehur m\u00eb&nbsp;31 tetor. P\u00ebr 20 dit\u00eb, Rama refuzoi ta shkarkoj\u00eb, duke e b\u00ebr\u00eb t\u00eb qart\u00eb se ishte i gatsh\u00ebm t\u00eb mbante n\u00eb detyr\u00eb nj\u00eb zv.kryeministre t\u00eb pandehur. Por k\u00ebto dit\u00eb, kur ai refuzoi t\u00eb respektoj\u00eb nj\u00eb standart politik europian, do t\u2019i kushtonin m\u00eb shtrenjt\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb&nbsp;20 n\u00ebntor,&nbsp;GJKKO mori nj\u00eb vendim plot pik\u00ebpyetje, kur vendosi pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra e zv.kryeministres dhe sekuestrimin e pasaport\u00ebs s\u00eb saj. Ky vendim q\u00eb nd\u00ebrhynte haptas n\u00eb kompetencat e kryeministrit krijoi nj\u00eb precedent p\u00ebr vet\u00eb struktur\u00ebn e pushtetit ekzekutiv.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn m\u00ebnyr\u00eb, nj\u00eb vendim i ngjash\u00ebm mund t\u00eb prek\u00eb sot edhe vet\u00eb kryeministrin. Ankesa n\u00eb Gjykat\u00ebn Kushtetuese nuk e ndryshoi situat\u00ebn, pasi m\u00eb 6 shkurt vendimi u la n\u00eb fuqi.<\/p>\n\n\n\n<p>Praktikisht, sot mjafton q\u00eb nj\u00eb prokuror i SPAK dhe nj\u00eb gjyqtar i GJKKO t\u00eb veprojn\u00eb bashk\u00eb p\u00ebr t\u00eb pezulluar edhe kryeministrin n\u00eb detyr\u00eb. Nj\u00eb situat\u00eb jonormale n\u00eb leximin politik t\u00eb funksionimit t\u00eb pushtetit, t\u00eb cil\u00ebn ende sot Edi Rama nuk e ka zhb\u00ebr\u00eb dot. Ai p\u00ebrgatiti ndryshimet e nj\u00eb neni n\u00eb Kodin Penal, por nuk e \u00e7oi p\u00ebr miratim n\u00eb parlament.<\/p>\n\n\n\n<p>E gjitha kjo nuk do t\u00eb kishte ndodhur n\u00ebse Rama do ta kishte shkarkuar menj\u00ebher\u00eb Ballukun apo n\u00ebse do ta shmangte at\u00eb paraprakisht nga qeveria, si\u00e7 ka b\u00ebr\u00eb n\u00eb raste t\u00eb tjera. Por zgjedhja p\u00ebr ta mbrojtur deri n\u00eb fund prodhoi nj\u00eb efekt zinxhir q\u00eb sot e dob\u00ebson politikisht dhe juridikisht.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb bilanc del se p\u00ebr t\u00eb mbrojtur Belinda Ballukun, Edi Rama sakrifikoi tri shtylla t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme t\u00eb pushtetit t\u00eb tij, narrativ\u00ebn e reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi, marr\u00ebdh\u00ebniet me partner\u00ebt e Bashkimit Europian dhe vet\u00eb stabilitetin e tij institucional. Mbetet p\u00ebr t\u2019u par\u00eb n\u00ebse do t\u2019ia dal\u00eb t\u2019i riparoj\u00eb k\u00ebto shembje q\u00eb ka p\u00ebsuar. P\u00ebrndryshe mund t\u00eb duket sikur sot \u00ebsht\u00eb fitimtar me Belinda Ballukun n\u00eb krah, por n\u00eb thelb del gjithnj\u00eb e m\u00eb i rr\u00ebnuar.\/ Lapsi.al\/<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nd\u00ebrsa Belinda Balluku ka hyr\u00eb n\u00eb muajin e gjasht\u00eb t\u00eb statusit t\u00eb saj si e pandehur nga SPAK, Edi Rama p\u00ebrpiqet ta ruaj\u00eb sa \u00ebsht\u00eb e mundur pozicionin e saj n\u00eb radh\u00ebt e socialst\u00ebve si nj\u00eb figur\u00eb qendrore q\u00eb ka ende mb\u00ebshtetjen e tij t\u00eb pakursyer. N\u00eb fundjav\u00eb ishin bashk\u00eb n\u00eb takim me socialist\u00ebt e [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":427979,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-427978","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427978","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=427978"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427978\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":427980,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/427978\/revisions\/427980"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/427979"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=427978"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=427978"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=427978"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}