{"id":428164,"date":"2026-04-20T14:29:12","date_gmt":"2026-04-20T12:29:12","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428164"},"modified":"2026-04-20T14:29:16","modified_gmt":"2026-04-20T12:29:16","slug":"qeveria-shqiptare-si-nje-arketare-qe-numeron-fitimin-nga-kriza","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/qeveria-shqiptare-si-nje-arketare-qe-numeron-fitimin-nga-kriza\/","title":{"rendered":"Qeveria shqiptare, si nj\u00eb ark\u00ebtare q\u00eb num\u00ebron \u201cfitimin\u201d nga kriza"},"content":{"rendered":"\n<p>Lufta n\u00eb Lindjen e Mesme i gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitura shum\u00eb qeveri, por jo t\u00eb gjitha reaguan nj\u00ebsoj. Disa zgjodh\u00ebn t\u00eb ndajn\u00eb barr\u00ebn me qytetar\u00ebt. T\u00eb tjera, si Shqip\u00ebria, zgjodh\u00ebn t\u00eb akumulojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fitimin n\u00eb buxhet.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe shtete shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura se ne l\u00ebviz\u00ebn shpejt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konsumatorin. Gjermania, ekonomia m\u00eb e madhe e Europ\u00ebs, miratoi k\u00ebt\u00eb muaj nj\u00eb paket\u00eb leht\u00ebsimi q\u00eb ul taks\u00ebn e energjis\u00eb p\u00ebr benzin\u00ebn dhe naft\u00ebn me rreth 17 euro cent\u00eb p\u00ebr lit\u00ebr p\u00ebr dy muaj, me nj\u00eb kosto totale rreth 1.6 miliard\u00eb euro p\u00ebr buxhetin.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria gjermane k\u00ebrkoi shprehimisht q\u00eb kjo ulje t\u00eb kaloj\u00eb e plot\u00eb te konsumatori.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kjo ndodh, nj\u00eb drejtues mjeti kursen rreth 8.5 euro p\u00ebr nj\u00eb furnizim tipik prej 50 litrash. Vet\u00eb Reuters thekson se n\u00eb Berlin, debati nuk ishte n\u00ebse qytetari duhet ndihmuar, por si t\u00eb garantohet q\u00eb ulja t\u00eb mos mbetet te kompanit\u00eb e naft\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky \u00ebsht\u00eb ndryshimi thelb\u00ebsor mes nj\u00eb shteti q\u00eb e sheh kriz\u00ebn si ngjarje p\u00ebr t\u2019u administruar q\u00eb t\u00eb mos shnd\u00ebrrohet vet\u00ebm n\u00eb barr\u00eb publike dhe nj\u00eb shteti q\u00eb e sheh thjesht si burim t\u00eb ardhurash.<\/p>\n\n\n\n<p>Edhe n\u00eb rajon, refleksi ka qen\u00eb m\u00eb i shpejt\u00eb se n\u00eb Shqip\u00ebri. Serbia uli akciz\u00ebn e naft\u00ebs me 25%. Mali i Zi e p\u00ebrgjysmoi akciz\u00ebn p\u00ebr naft\u00ebn dhe e uli me 25% p\u00ebr benzin\u00ebn. Maqedonia e Veriut uli TVSH-n\u00eb e karburanteve nga 18% n\u00eb 10% dhe reduktoi edhe akcizat.<\/p>\n\n\n\n<p>Kosova vendosi kufij p\u00ebr marzhet e fitimit. Edhe Bosnja, e ngat\u00ebrruar n\u00eb procedura, ka shtyr\u00eb p\u00ebrpara uljen ose heqjen e p\u00ebrkohshme t\u00eb akciz\u00ebs dhe pezullimin e p\u00ebrkohsh\u00ebm t\u00eb detyrimeve doganore mbi importet e naft\u00ebs nga vendet e treta (shiko specialen n\u00eb faqet e brendshme t\u00eb revist\u00ebs). Pra, pothuajse t\u00eb gjith\u00eb po p\u00ebrpiqen t\u2019i kthejn\u00eb di\u00e7ka mbrapsht konsumatorit.<\/p>\n\n\n\n<p>Shqip\u00ebria vazhdon t\u2019i marr\u00eb. Sepse Shqip\u00ebria, ndon\u00ebse \u00ebsht\u00eb nd\u00ebr vendet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Europ\u00ebs, me t\u00eb ardhurat p\u00ebr frym\u00eb sa 34% e mesatares europiane, po sillet si qeveri e nj\u00eb vendi t\u00eb pasur. Jo si nj\u00eb shtet q\u00eb duhet t\u00eb mbroj\u00eb qytetar\u00ebt e vet, por si nj\u00eb ark\u00ebtar q\u00eb num\u00ebron fitimin nga kriza.<\/p>\n\n\n\n<p>Vet\u00ebm n\u00eb mars, sipas t\u00eb dh\u00ebnave t\u00eb doganave, buxheti ark\u00ebtoi t\u00eb pakt\u00ebn 3.3 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb vet\u00ebm nga TVSH-ja mbi naft\u00ebn n\u00eb dogan\u00eb, nd\u00ebrsa n\u00eb \u00e7mimin final kjo shum\u00eb vler\u00ebsohet rreth 4.3 milion\u00eb euro.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn koh\u00eb, konsumator\u00ebt paguan rreth 11 milion\u00eb euro m\u00eb shum\u00eb p\u00ebr t\u00eb bler\u00eb naft\u00eb. Me fjal\u00eb t\u00eb tjera, nj\u00eb pjes\u00eb e mir\u00eb e barr\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs nuk u p\u00ebrthith nga shteti, por u faturua te qytetar\u00ebt, nd\u00ebrsa shteti mori edhe komisionin e vet. Qeveria kishte n\u00eb dor\u00eb t\u00eb vepronte ndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Akti normativ p\u00ebr uljen e akciz\u00ebs me 20% ekzistonte. Por u zbatua vet\u00ebm p\u00ebr pes\u00eb dit\u00eb. Vet\u00ebm pes\u00eb. M\u00eb pas, Bordi i Transparenc\u00ebs b\u00ebri at\u00eb q\u00eb di t\u00eb b\u00ebj\u00eb m\u00eb mir\u00eb, jo t\u00eb ul\u00eb barr\u00ebn, por t\u00eb l\u00ebviz\u00eb metodologjin\u00eb e \u00e7mimit dhe t\u00eb mbaj\u00eb tregun posht\u00eb tavanit formal prej 220 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr, q\u00eb aktivizon uljen e akciz\u00ebs pa prekur thelbin e problemit.<\/p>\n\n\n\n<p>Barra fiskale mbi karburantin mbeti aty ku ishte, nd\u00ebr m\u00eb t\u00eb lartat n\u00eb rajon, nd\u00ebrsa qytetarit iu la n\u00eb dor\u00eb fatura.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e dim\u00eb n\u00ebse \u00ebsht\u00eb rast\u00ebsi, por vet\u00ebm kur transporti publik u bllokua pjes\u00ebrisht, erdhi l\u00ebshimi i par\u00eb, subvencioni prej 50 lek\u00ebsh p\u00ebr lit\u00ebr. Pra, jo si zgjedhje politike, por si reagim ndaj presionit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb n\u00eb kulmin e kriz\u00ebs s\u00eb \u00e7mimeve t\u00eb naft\u00ebs i heqin subvencionin sektorit t\u00eb bujq\u00ebsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kjo \u00ebsht\u00eb edhe pjesa m\u00eb e r\u00ebnd\u00ebsishme moralisht. Parat\u00eb e mbledhura shtes\u00eb nga TVSH-ja nuk jan\u00eb para t\u00eb qeveris\u00eb. Ato nuk erdh\u00ebn nga ndonj\u00eb reform\u00eb, as nga ndonj\u00eb zgjuarsi fiskale apo reduktim t\u00eb informalitetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Jan\u00eb para t\u00eb marra m\u00eb shum\u00eb nga xhepi i qytetar\u00ebve, vet\u00ebm sepse \u00e7mimi i produktit u rrit.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kur kriza e jashtme ta fryn artificialisht ark\u00ebn, gj\u00ebja minimale q\u00eb pritet nga nj\u00eb qeveri e p\u00ebrgjegjshme \u00ebsht\u00eb t\u2019ua kthej\u00eb nj\u00eb pjes\u00eb taksapaguesve, qoft\u00eb p\u00ebrmes uljes s\u00eb p\u00ebrkohshme t\u00eb taksave, qoft\u00eb p\u00ebrmes mb\u00ebshtetjes s\u00eb targetuar p\u00ebr transportin, fermer\u00ebt dhe familjet me t\u00eb ardhura t\u00eb ul\u00ebta. Kjo nuk po ndodh me d\u00ebshir\u00eb. Po ndodh vet\u00ebm kur zem\u00ebrimi del n\u00eb rrug\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb. N\u00eb periudh\u00ebn e Covid-it, Shqip\u00ebria u dallua jo p\u00ebr madh\u00ebsin\u00eb e paketave mb\u00ebshtet\u00ebse, por p\u00ebr kursimin e tyre.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas FMN-s\u00eb, paketa e par\u00eb emergjente ishte 1.4% e PBB-s\u00eb, nd\u00ebrsa m\u00eb pas, masat buxhetore t\u00eb lidhura me Covid-in, duke mbetur shum\u00eb posht\u00eb vendeve t\u00eb zhvilluara europiane dhe n\u00ebn mesataren e ekonomive n\u00eb zhvillim dhe shteteve t\u00eb tjera q\u00eb arrit\u00ebn deri n\u00eb 5% t\u00eb PBB-s\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb, qytetar\u00ebt shqiptar\u00eb nuk jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend t\u00eb pasur. Jetojn\u00eb n\u00eb nj\u00eb vend ku \u00e7mimet jan\u00eb rritur m\u00eb shpejt se n\u00eb rajon sipas fuqis\u00eb bler\u00ebse, nd\u00ebrsa pagat mbeten m\u00eb t\u00eb ul\u00ebta se te fqinj\u00ebt. Kjo e b\u00ebn \u00e7do lit\u00ebr nafte, \u00e7do buk\u00eb dhe \u00e7do fatur\u00eb edhe m\u00eb t\u00eb r\u00ebnd\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria, megjithat\u00eb, vazhdon t\u00eb sillet sikur problemi i vet\u00ebm \u00ebsht\u00eb menaxhimi i perceptimit, jo leht\u00ebsimi i kostos reale t\u00eb jetes\u00ebs. N\u00eb fund, ironia \u00ebsht\u00eb pothuajse e p\u00ebrsosur.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb Gjermani, nj\u00eb shtet i pasur sillet si shtet social dhe ul taksat p\u00ebr t\u00eb ndihmuar qytetarin. N\u00eb Shqip\u00ebri, nj\u00eb shtet i varf\u00ebr sillet si pronar i nj\u00eb luksi q\u00eb nuk i takon, mban t\u00eb ardhurat shtes\u00eb t\u00eb kriz\u00ebs \u201cp\u00ebr vete\u201d dhe ua l\u00eb qytetar\u00ebve fatur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>Qeveria e Shqip\u00ebris\u00eb s\u00eb varf\u00ebr vazhdon t\u00eb injoroj\u00eb situat\u00ebn, ndon\u00ebse nuk e ka luksin t\u00eb l\u00ebr\u00eb ekonomin\u00eb t\u00eb vetme p\u00ebrball\u00eb val\u00ebs s\u00eb kriz\u00ebs. Vet\u00ebm se luksi i saj paguhet nga njer\u00ebz q\u00eb jan\u00eb gjithnj\u00eb e m\u00eb pak n\u00eb gjendje ta p\u00ebrballojn\u00eb.\/ Monitor<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Lufta n\u00eb Lindjen e Mesme i gjeti t\u00eb pap\u00ebrgatitura shum\u00eb qeveri, por jo t\u00eb gjitha reaguan nj\u00ebsoj. Disa zgjodh\u00ebn t\u00eb ndajn\u00eb barr\u00ebn me qytetar\u00ebt. T\u00eb tjera, si Shqip\u00ebria, zgjodh\u00ebn t\u00eb akumulojn\u00eb t\u00eb gjith\u00eb fitimin n\u00eb buxhet. Edhe shtete shum\u00eb m\u00eb t\u00eb pasura se ne l\u00ebviz\u00ebn shpejt p\u00ebr t\u00eb mbrojtur konsumatorin. Gjermania, ekonomia m\u00eb e madhe [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428165,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428164","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428164","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428164"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428164\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428166,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428164\/revisions\/428166"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428165"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428164"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428164"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428164"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}