{"id":428327,"date":"2026-04-28T14:13:07","date_gmt":"2026-04-28T12:13:07","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428327"},"modified":"2026-04-28T14:13:10","modified_gmt":"2026-04-28T12:13:10","slug":"debati-i-forte-me-ramen-reagon-ashper-elisa-spiropali-me-perjashto","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/debati-i-forte-me-ramen-reagon-ashper-elisa-spiropali-me-perjashto\/","title":{"rendered":"Debati i fort\u00eb me Ram\u00ebn, reagon ashp\u00ebr Elisa Spiropali: M\u00eb p\u00ebrjashto!"},"content":{"rendered":"\n<p>Ish ministrja e Jashtme, nj\u00ebher\u00ebsh deputete e Partis\u00eb Socialiste, Elisa Spiropali i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kryeministrit Edi Rama pas p\u00ebrplasjes n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe debatit t\u00eb shkaktuar nga q\u00ebndrimet e saj publike, si edhe mungesa n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr imunitetin e Belinda Ballukut.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb,&nbsp;ajo thekson se kritikat e brendshme nuk duhet t\u00eb kthehen n\u00eb nd\u00ebshkim publik dhe se paralajm\u00ebrimet politike nuk duhet t\u00eb sh\u00ebrbejn\u00eb si presion ndaj mendimit ndryshe.<\/p>\n\n\n\n<p>Ajo adreson paralajm\u00ebrimin e kryeministrit Edi Rama se do t\u00eb p\u00ebrjashtohet nga Grupi Parlamentar, nd\u00ebrsa thot\u00eb se n\u00ebse q\u00ebndrimet e saj p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn se si funksionin partia dhe qeveria konsiderohet arsye p\u00ebr p\u00ebrjashtim, at\u00ebher\u00eb le ta b\u00ebj\u00eb dhe ta largoj\u00eb nga grupi socialist.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>REAGIMI I PLOTE:<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>M\u00eb p\u00ebrjashto<\/p>\n\n\n\n<p>Debatet e brendshme, sado t\u00eb forta, nuk duhet t\u00eb shndrrohen n\u00eb spektak\u00ebl nd\u00ebshkimor publik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse kjo ndodh, problemi nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb mospajtimi, \u00ebsht\u00eb frika nga mospajtimi.<\/p>\n\n\n\n<p>Ky fakt kok\u00ebfort, ky konstatim i duksh\u00ebm, m\u00eb tep\u00ebr se vet\u00eb paralajm\u00ebrimi, m\u00eb detyron t\u00eb flas.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur paralajm\u00ebrimi publik b\u00ebhet instrument k\u00ebrc\u00ebnimi, heshtja nuk \u00ebsht\u00eb m\u00eb maturi, \u00ebsht\u00eb dor\u00ebzim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse q\u00ebndrimi im p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po funksionon partia, qeveria, shteti, konsiderohet arsye p\u00ebr p\u00ebrjashtim, at\u00ebher\u00eb po e them qet\u00eb dhe qart\u00eb: M\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo si sfid\u00eb personale. Jo si dram\u00eb politike. Jo si show mediatik. Por si prov\u00eb se problemi nuk \u00ebsht\u00eb te fjala q\u00eb ngre shqet\u00ebsim, por te sistemi q\u00eb shqet\u00ebsimin nuk e duron.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk kam sulmuar Partis\u00eb Socialiste. Kam kritikuar modelin q\u00eb n\u00eb disa aspekte po d\u00ebmton edhe Partin\u00eb Socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p>Kam folur p\u00ebr ndarjen e partis\u00eb nga shteti. P\u00ebr rrezikun q\u00eb politika t\u00eb z\u00ebvend\u00ebsohet nga administrimi. P\u00ebr nj\u00eb logjik\u00eb kontrolli. Ku struktura burokratike dhe pushteti administrativ rrezikojn\u00eb t\u00eb marrin vendin e p\u00ebrfaq\u00ebsimit politik.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse k\u00ebto konsiderohen arsye p\u00ebr p\u00ebrjashtim, at\u00ebher\u00eb pyetja nuk \u00ebsht\u00eb pse flas un\u00eb. Pyetja \u00ebsht\u00eb pse k\u00ebto gj\u00ebra nuk lejohen t\u00eb thuhen.<\/p>\n\n\n\n<p>Pushteti nuk dob\u00ebsohet nga kritika. Pushteti dob\u00ebsohet kur humb aft\u00ebsin\u00eb p\u00ebr vet\u00ebkorrigjim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse n\u00eb nj\u00eb forc\u00eb politike q\u00eb ka lindur si projekt emancipimi komb\u00ebtar, kritika trajtohet si devijim, at\u00ebher\u00eb problemi \u00ebsht\u00eb m\u00eb i thell\u00eb se \u00e7do debat. \u00cbsht\u00eb kriz\u00eb kulture politike.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkosh q\u00eb institucionet t\u00eb mos kontrollohen, personalizohen, instrumentalizohen, \u00ebsht\u00eb faj, at\u00ebher\u00eb m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkosh gar\u00eb e merit\u00eb, brenda e jasht\u00eb partis\u00eb \u00ebsht\u00eb faj, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse t\u00eb k\u00ebrkosh q\u00eb socialist\u00ebt t\u00eb mos z\u00ebvend\u00ebsohen nga nj\u00eb model \u201cdrejtorokracie\u201d, ku kontributi politik zbehet p\u00ebrball\u00eb kontrollit administrativ, qenka munges\u00eb disipline, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse t\u00eb mendosh se pushteti duhet t\u00eb njoh\u00eb vetkufizim, dhe nuk duhet t\u00eb nj\u00ebsohet me strukturat q\u00eb e rrethojn\u00eb, qenka herezi e papranueshme, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk po mbroj nj\u00eb pozicion. Aq m\u00eb pak nj\u00eb kolltuk. Kryetarll\u00ebkun dhe minist\u00ebrll\u00ebkun nuk ma ka l\u00ebn\u00eb gjyshi apo gjyshja. Po mbroj nj\u00eb parim.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb politik\u00eb mospajtimi nuk \u00ebsht\u00eb thyerje e besnik\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Mospajtimi \u00ebsht\u00eb forma m\u00eb e lart\u00eb e besnik\u00ebris\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur refuzimi p\u00ebr t\u2019u b\u00ebr\u00eb pjes\u00eb e nj\u00eb automatizmi votash n\u00eb Parlament interpretohet si largim nga grupi, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb disiplina, por ideja se bindja k\u00ebrkohet e verb\u00ebr, pa arsyetim, pa marr\u00eb parasysh pasojat.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur refuzohet bindja si ritual, nuk po mbrohet uniteti, por po k\u00ebrkohet n\u00ebnshtrim.<\/p>\n\n\n\n<p>Kur nd\u00ebrgjegjja trajtohet si shkelje disipline vet\u00ebm sepse nuk dakord\u00ebsohet me automatizmin e veprimeve, at\u00ebher\u00eb problemi nuk \u00ebsht\u00eb mospajtimi, por modeli q\u00eb e ngat\u00ebrron bindjen me n\u00ebnshtrimin, duke tentuar t\u00eb normalizoj\u00eb deri edhe abuzimin. N\u00ebse edhe k\u00ebt\u00eb e kam gabim, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>Por t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb b\u00ebhet e qart\u00eb se p\u00ebrjashtimi nuk po ndodh sepse dikush ka tradhtuar partin\u00eb. Po ndodh sepse dikush ka refuzuar t\u00eb hesht\u00eb p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si po vepron pushteti n\u00eb em\u00ebr t\u00ebsaj.<\/p>\n\n\n\n<p>Dhe kjo nuk \u00ebsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje personale. \u00cbsht\u00eb \u00e7\u00ebshtje se si kuptohet politika. \u00c7far\u00eb ndodh me nj\u00eb parti kur qoft\u00eb edhe nj\u00eb akt politik mosvotimi shihet si armiq\u00ebsi? \u00c7far\u00eb ndodh me nj\u00eb shtet kur kund\u00ebrshtimi trajtohet si k\u00ebrc\u00ebnim? \u00c7far\u00eb ndodh me nj\u00eb shoq\u00ebri kur bindja k\u00ebrkohet si n\u00ebnshtrim?<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebto nuk jan\u00eb pyetje p\u00ebr fatin tim, t\u00eb cilin e b\u00ebj vet\u00eb pa ndihm\u00ebn e askujt. Jan\u00eb pyetje p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si qeveriset.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebrc\u00ebnimi p\u00ebr p\u00ebrjashtim nga grupi m\u00eb shqet\u00ebson m\u00eb pak se ideja se mund t\u00eb normalizohet mendimi q\u00eb nj\u00eb grupim politik duhet t\u00eb funksionoj\u00eb p\u00ebrmes frik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Nj\u00eb formacion politik ku askush nuk kund\u00ebrshton, nuk \u00ebsht\u00eb i fort\u00eb. \u00cbsht\u00eb i heshtur dhe duhet ruajtur nga zgripi.<\/p>\n\n\n\n<p>Heshtja politike ka qen\u00eb gjithmon\u00eb paralajm\u00ebrim i s\u00eb keqes.<\/p>\n\n\n\n<p>Jo rrall\u00eb, nuk tremb forca reale e kund\u00ebrshtarit.<\/p>\n\n\n\n<p>Tremb jehona q\u00eb i b\u00ebhet frik\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Shum\u00eb struktura kontrolli mbahen jo aq nga forca e tyre, sa nga p\u00ebrfytyrimi i rrejsh\u00ebm q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb p\u00ebr forc\u00ebn e tyre, p\u00ebr mekanizma q\u00eb mbijetojn\u00eb nga frika q\u00eb prodhojn\u00eb. N\u00ebse nuk dakord\u00ebsohemi as p\u00ebr kaq, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00ebse nuk respektohet e drejta t\u00eb flas, madje dhe t\u00eb b\u00ebrtas, kur familja ime politike fillon t\u00eb ket\u00eb frik\u00eb nga fjala, nuk ka dilem\u00eb, zgjidhja \u00ebsht\u00eb 1, m\u00eb p\u00ebrjashto.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Ish ministrja e Jashtme, nj\u00ebher\u00ebsh deputete e Partis\u00eb Socialiste, Elisa Spiropali i \u00ebsht\u00eb p\u00ebrgjigjur kryeministrit Edi Rama pas p\u00ebrplasjes n\u00eb mbledhjen e Grupit Parlamentar dhe debatit t\u00eb shkaktuar nga q\u00ebndrimet e saj publike, si edhe mungesa n\u00eb seanc\u00ebn p\u00ebr imunitetin e Belinda Ballukut. N\u00eb nj\u00eb reagim t\u00eb gjat\u00eb,&nbsp;ajo thekson se kritikat e brendshme nuk duhet [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428328,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428327","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-politike","12":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428327","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428327"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428327\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428329,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428327\/revisions\/428329"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428328"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428327"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428327"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428327"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}