{"id":428387,"date":"2026-05-02T12:07:41","date_gmt":"2026-05-02T10:07:41","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428387"},"modified":"2026-05-02T12:07:43","modified_gmt":"2026-05-02T10:07:43","slug":"ervin-salianji-berisha-u-legenos-per-nje-kolltuk","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/ervin-salianji-berisha-u-legenos-per-nje-kolltuk\/","title":{"rendered":"Ervin Salianji: Berisha u legenos p\u00ebr nj\u00eb kolltuk!"},"content":{"rendered":"\n<p>Komisioni i Operacioneve Elektorale n\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk pranoi kandidatur\u00ebn e Ervin Salianjit p\u00ebr kryetar t\u00eb PD, por kjo nuk e pengon ish-deputetin q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb betej\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb A2 CNN, Salianji akuzon Sali Berish\u00ebn si uzurpator t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe thot\u00eb se beteja e tij p\u00ebr vot\u00ebn brenda selis\u00eb blu do t\u00eb vijoj\u00eb. Ish-deputeti mohon q\u00eb do t\u00eb vijoj\u00eb nj\u00eb betej\u00eb n\u00eb gjykat\u00eb me Berish\u00ebn p\u00ebr t\u00eb shpallur zgjedhje t\u00eb jasht\u00ebligjshme, por thot\u00eb se do t\u00eb njoftoj\u00eb nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00eb dhe PPE p\u00ebr at\u00eb q\u00eb ai e quan fars\u00eb brenda PD.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Zoti Salianji, t\u00eb premten, Partia Demokratike vendosi q\u00eb ju t\u00eb mos ishit kandidat, por ngjash\u00ebm me ju edhe ata aspirant\u00eb t\u00eb tjer\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar kund\u00ebr zotit Berisha. Edhe zonja Kokalari, zonja Balliu, por edhe dy kandidat\u00ebt surpriz\u00eb, zonja Mereme Sela dhe Vladimir Sulaj, t\u00eb dy nuk u pranuan p\u00ebr arsye t\u00eb ndryshme. Personalisht p\u00ebr ju, a e prisnit k\u00ebt\u00eb vendim t\u00eb Partis\u00eb Demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>\u00a0Nuk ka asnj\u00eb diskutim. Un\u00eb e un\u00eb e kam ekspozuar at\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb nj\u00eb narrativ\u00eb e g\u00ebnjesht\u00ebr e Sali Berish\u00ebs, q\u00eb Partia Demokratike ka gar\u00eb, q\u00eb ka demokraci, q\u00eb intereson fitorja p\u00ebrball\u00eb Edi Ram\u00ebs. Pra, n\u00eb 5 muaj un\u00eb kam ekspozuar rr\u00ebnimin dhe kalb\u00ebzimin organizativ t\u00eb Sali Berish\u00ebs, rr\u00ebnimin dhe rr\u00ebzimin moral t\u00eb tij dhe pa diskutim pastaj edhe t\u00eb gjith\u00eb po themi g\u00ebnjeshtrat q\u00eb ka th\u00ebn\u00eb kat\u00ebrvje\u00e7aren e mandatit t\u00eb tij, q\u00eb do rr\u00ebzoj\u00eb Edi Ram\u00ebn, q\u00eb do rregulloj\u00eb marr\u00ebdh\u00ebniet me nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt, q\u00eb do heq \u201cnon grata\u201d-n grad\u00ebn, q\u00eb do fitoj\u00eb zgjedhjet lokale, q\u00eb deputet\u00ebt do t\u2019i zgjedh\u00eb an\u00ebtar\u00ebsia dhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Sot u rr\u00ebzua dhe u ekspozua dhe nj\u00eb element tjet\u00ebr q\u00eb nuk ka gar\u00eb, por ka nj\u00eb uzurpim t\u00eb funksionit t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike p\u00ebr interes personal t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe t\u00eb nj\u00eb grupi t\u00eb ngusht\u00eb njer\u00ebzish. K\u00ebshtu q\u00eb kur nuk ka gar\u00eb nuk jam e shqet\u00ebsuar q\u00eb pse nuk jam n\u00eb gar\u00eb. I shqet\u00ebsuar jam q\u00eb Partia Demokratike nuk po b\u00ebhet parti fituese, si\u00e7 duhet t\u00eb jet\u00eb dhe nuk \u00ebsht\u00eb nj\u00eb Parti Demokratike dhe nj\u00eb aset publik, por po trajtohet si nj\u00eb pron\u00eb private.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kur ju e dini q\u00eb nuk do t\u00eb kishte gar\u00eb, p\u00ebrse nd\u00ebrmor\u00ebt hapin q\u00eb n\u00eb limitet e afateve t\u00eb dor\u00ebzonit nj\u00eb kandidatur\u00eb p\u00ebr t\u00eb garuar kund\u00ebr zotit Berisha?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;P\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar \u00e7do argument q\u00eb do t\u00eb thuhej q\u00eb pati frik\u00eb t\u00eb dor\u00ebzonte dokumentacionin, nuk u dor\u00ebzua. Un\u00eb i kam ndjekur t\u00eb gjith\u00eb hapat. Kam pes\u00eb muaj q\u00eb po b\u00ebj takime me qytetar\u00ebt. Po tregoj q\u00eb kam m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz n\u00eb salla se Sali Berisha. Po tregoj dhe depozitova dhe nj\u00eb platform\u00eb se si Partia Demokratike ringrihet dhe b\u00ebhet fituese dhe hoqa dhe k\u00ebt\u00eb argumentin e fundit do t\u00eb thoshin q\u00eb po flet n\u00ebp\u00ebr media po nuk i solli n\u00eb parti edhe k\u00ebshtu me radh\u00eb. Pra i ra dhe ky argumenti q\u00eb do ta kishin si k\u00ebshtjell\u00eb t\u00eb fundit. Pra qart\u00ebsisht, populli, se po ma thon\u00eb gjithandej, u legenos p\u00ebr nj\u00eb kolltuk.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>A \u00ebsht\u00eb m\u00eb e ndershme e zotit Berisha dhe t\u00eb gjith\u00eb lidershipit q\u00eb, kur ata e dinin q\u00eb zoti Berisha do t\u00eb ishte fitues, si\u00e7 e thon\u00eb brenda radh\u00ebve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, q\u00eb t\u00eb mos kishte m\u00eb gar\u00eb, por t\u00eb ishte k\u00ebshtu si\u00e7 ndodhi nj\u00eb zgjedhje e pa rival\u00eb.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Debati publik edhe narrativa q\u00eb me t\u00eb drejt\u00eb ju e sillni sepse \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb gjithandej \u00ebsht\u00eb ky: Q\u00eb po, mund t\u2019i bihej shkurt edhe mund t\u00eb thuaj q\u00eb po ky \u00ebsht\u00eb nj\u00eb lloj mbret\u00ebrimi brenda partis\u00eb edhe q\u00ebndrojm\u00eb. Po politika ka disa parime, demokracia ka disa parime dhe n\u00eb demokraci duhet t\u00eb kishte mbajtje t\u00eb premtimit p\u00ebr shkak t\u00eb humbjes s\u00eb zgjedhjeve dhe duhet t\u00eb kishte po ashtu edhe qart\u00ebsisht gar\u00eb edhe vot\u00eb. Nuk e b\u00ebn\u00eb ashtu, p\u00ebr shkak se ka dhe mbrojtjen e Ram\u00ebs, sepse ne sot jemi qart\u00ebsisht n\u00eb regjimin Rama-Berisha. Pra, Sali Berisha \u00ebsht\u00eb k\u00ebmbaleci i Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur n\u00eb pushtet sa m\u00eb gjat\u00eb. Edi Rama mban pushtet politik, kontrollin e institucioneve. Besoj kan\u00eb nj\u00eb ndarje t\u00eb qart\u00eb tek elementi q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me p\u00ebrfitimet ekonomike t\u00eb nj\u00ebri-tjetrit dhe p\u00ebr ndarjen e sektor\u00ebve t\u00eb caktuar dhe b\u00ebhet gjasme sikur ka demokraci. Pra ky regjim q\u00eb \u00ebsht\u00eb kaq i eg\u00ebr p\u00ebr me t\u00eb drejt\u00eb p\u00ebr qytetar\u00ebt dhe ka \u00e7uar me mij\u00ebra n\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb nd\u00ebrtimeve t\u00eb pa leje, p\u00ebr shkak t\u00eb energjis\u00eb apo edhe p\u00ebr shkak t\u00eb fjal\u00ebs si\u00e7 ishte rasti im, nuk ka sjell\u00eb asnj\u00eb pasoj\u00eb p\u00ebr asnj\u00eb prej drejtuesve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb qen\u00eb ministra, pavar\u00ebsisht se kan\u00eb qen\u00eb drejtor\u00eb. Nuk duhet harruar q\u00eb i vetmi njeri i d\u00ebnuar nga regjimi jam un\u00eb. T\u00eb gjith\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt kan\u00eb luft\u00eb me fjal\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Kur e kuptuat juve q\u00eb Rama dhe Berisha jan\u00eb nj\u00eb? Pse nuk e keni artikuluar m\u00eb p\u00ebrpara, por tani q\u00eb kishe ambicie?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Un\u00eb e kam artikuluar q\u00eb n\u00eb vitin 2021, Sali Berisha nuk \u00ebsht\u00eb zgjidhje. N\u00eb mars t\u00eb vitit 2021 p\u00ebr shkak t\u00eb vot\u00ebs s\u00eb demokrat\u00ebve, sepse partit\u00eb kan\u00eb disa rregulla se si funksionojn\u00eb, kam th\u00ebn\u00eb \u201cshumica e demokrat\u00ebve mendojn\u00eb q\u00eb Sali Berisha na sjell n\u00eb fitore. Un\u00eb nuk mendoj k\u00ebshtu, por po i bashkohem\u201d. Doli si\u00e7 thash\u00eb un\u00eb. Nd\u00ebrkoh\u00eb un\u00eb sot po k\u00ebrkoj fiks t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb. T\u00eb shkojm\u00eb te demokrat\u00ebt dhe ta vendosin ata se kush \u00ebsht\u00eb drejtuesi i tyre. Por sjellja e tij tani m\u00eb ka b\u00ebr\u00eb qart\u00ebsisht q\u00eb t\u00eb kuptoj q\u00eb nuk i intereson t\u00eb fitoj\u00eb dhe q\u00eb \u00ebsht\u00eb k\u00ebmbalec i Edi Ram\u00ebs. Tani e kam kuptuar, tani po e them, sepse p\u00ebrjashton, se deg\u00ebt e Partis\u00eb Demokratike i ka b\u00ebr\u00eb f\u00ebrtele, sepse nuk po nuk po p\u00ebrpiqet ta sjell\u00eb Partin\u00eb Demokratike n\u00eb pushtet, por t\u00eb \u00e7imentoj\u00eb veten e vet dhe t\u00eb mbaj\u00eb interesin e vet. \u00c7far\u00eb po b\u00ebn Partia Demokratike p\u00ebr t\u00eb fituar zgjedhjet? Keni par\u00eb ju q\u00eb kan\u00eb filluar t\u00eb dalin edhe hapur tani? Pra ai nuk ulet edhe nuk b\u00ebn gar\u00ebn me ne q\u00eb jemi demokrat\u00eb, por nd\u00ebrkoh\u00eb b\u00ebn ture takimesh me p\u00ebrfaq\u00ebsuesit e Edi Ram\u00ebs p\u00ebr reform\u00ebn territoriale. Ulet me Damian Gjiknurin p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore dhe me Edi Ram\u00ebn. Pra ulet me Edi Ram\u00ebn, por nuk ulet me demokrat\u00ebt. Kjo \u00ebsht\u00eb e qart\u00eb. Si ta kuptoj k\u00ebt\u00eb?<\/p>\n\n\n\n<p><strong>P\u00ebrve\u00e7 jush, u p\u00ebrjashtuan dhe disa kandidat\u00eb t\u00eb tjer\u00eb. P\u00ebrse mendoni ju q\u00eb nuk u lejuan as ata kandidat\u00eb t\u00eb jen\u00eb p\u00ebrball\u00eb zotit Berisha? \u00cbsht\u00eb shenj\u00eb frike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Besoj q\u00eb kjo \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak p\u00ebr shkakun tim edhe nuk kam pranuar dhe t\u00eb tjer\u00ebt p\u00ebr t\u00eb dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb lloj logjike q\u00eb ky \u00ebsht\u00eb i vet\u00ebm. S\u00eb dyti pa diskutim q\u00eb ka frik\u00eb dhe frika q\u00eb i buron kryesore \u00ebsht\u00eb p\u00ebr shkak t\u00eb ligjit. Pra, n\u00ebse do t\u00eb legjitimohej nj\u00eb kandidat, ai mendon q\u00eb do ta do ta padiste n\u00eb gjykat\u00eb. Nj\u00eb gj\u00eb q\u00eb un\u00eb nuk e b\u00ebj p\u00ebr shkak se nj\u00eb regjim q\u00eb kontrollohet nga Rama dhe Berisha, e nj\u00ebjta trup gjykuese q\u00eb i dha t\u00eb drejt\u00eb Sali Berish\u00ebs m\u00eb d\u00ebnoi mua.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ju si do ta vijoni betej\u00ebn tashm\u00eb q\u00eb nuk u pranua t\u00eb jeni kandidat.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Do t\u00eb lajm\u00ebroj t\u00eb gjith\u00eb faktorin nd\u00ebrkomb\u00ebtar p\u00ebr uzurpimin e funksionit t\u00eb kryetarit t\u00eb Partis\u00eb Demokratike. Do t\u00eb lajm\u00ebroj Partit\u00eb Popullore n\u00eb t\u00eb cil\u00ebn Partia Demokratike aderon dhe do t\u00eb vazhdoj takimet me demokrat\u00ebt dhe do t\u00eb b\u00ebj\u00eb betej\u00eb duke i th\u00ebn\u00eb t\u00eb v\u00ebrtetat derisa ta \u00e7montoj.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Po ju do t\u2019ju \u00e7oj\u00eb kjo betej\u00eb?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Do t\u00eb m\u00eb \u00e7oj\u00eb tek mb\u00ebshtetja masive dhe tek \u00e7montimi i Sali Berish\u00ebs dhe Edi Ram\u00ebs m\u00eb pas.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Si? Me nj\u00eb protest\u00eb masive te zyrat e PD-s\u00eb p\u00ebr t\u00eb larguar zoti Berisha?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Nuk p\u00ebrjashtoj asnj\u00eb opsion, por un\u00eb i besoj procesit politik. Pra gjith\u00e7ka do shkoj\u00eb tek vota n\u00eb fund.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Po p\u00ebr ta goditur n\u00eb gjykat\u00eb zgjedhjen e zotit Berisha kur kemi nj\u00eb nen, nenin \u201cBasha\u201d q\u00eb nuk lejon rikandidimin e tij, a do t\u00eb nd\u00ebrmerrni ju nj\u00eb hap n\u00eb gjykata?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<figure class=\"wp-block-image\"><img decoding=\"async\" src=\"https:\/\/ads.adsense.al\/www\/delivery\/lg.php?bannerid=0&amp;campaignid=0&amp;zoneid=138&amp;loc=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2F2026%2F05%2F01%2Fsalianji-berisha-u-legenos-per-nje-kolltuk-do-njoftoj-nderkombetaret-dhe-ppe%2F&amp;referer=https%3A%2F%2Fboldnews.al%2Fcategory%2Fpolitike%2F&amp;cb=aab5cc561b\" alt=\"\"\/><\/figure>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Nuk do ta b\u00ebj. Por e ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb prej kandidat\u00ebve n\u00eb gar\u00eb, e ka nisur procesin administrativ dhe besoj q\u00eb gjykata do t\u00eb do ta marr\u00eb n\u00eb shqyrtim kur t\u2019i vij\u00eb momenti, por un\u00eb personalisht nuk dua t\u2019i jap asnj\u00eb argument Edi Ram\u00ebs p\u00ebr ta mbajtur Partin\u00eb Demokratike n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr ng\u00ebr\u00e7 ligjor. Do t\u00eb doja q\u00eb t\u2019i jepnim nj\u00eb zgjidhje politike k\u00ebtij ng\u00ebr\u00e7i.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb baz\u00eb t\u00eb statutit lejohen edhe fraksionet brenda Partis\u00eb Demokratike dhe fraksionet krijohen pas zgjedhjeve t\u00eb brendshme. Ju a do t\u00eb nd\u00ebrmerrni ndonj\u00eb hap pas zgjedhjes s\u00eb t\u00eb gjith\u00eb sekretariatit t\u00eb K\u00ebshillit Komb\u00ebtar t\u00eb Ri i Kryesis\u00eb p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00eb fraksion brenda Partis\u00eb Demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Fraksioni ka kuptim kur dihet kush \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb, kush \u00ebsht\u00eb pakic\u00eb. Ne nuk e dim\u00eb sot kush \u00ebsht\u00eb shumic\u00eb n\u00eb Partin\u00eb Demokratike. Un\u00eb po k\u00ebrkoj gar\u00eb, nj\u00eb gj\u00eb m\u00eb t\u00eb thjesht\u00eb, ta provojm\u00eb me vot\u00eb kush ka shumic\u00ebn n\u00eb Partin\u00eb Demokratike dhe n\u00ebse shumica do t\u00eb ishte diku p\u00ebr shembull mund t\u00eb krijonte fraksion Berisha, n\u00ebse un\u00eb fitoja gar\u00ebn. Pra nuk ka kuptim tani asnj\u00eb gj\u00eb sepse ka r\u00ebn\u00eb vota.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Partia Demokratike vijon me aksionin e saj q\u00eb sipas tyre \u00ebsht\u00eb vijimi i protestave p\u00ebr t\u00eb rr\u00ebzuar at\u00eb q\u00eb e quajn\u00eb regjimin e Edi Ram\u00ebs. Ju i jeni bashkuar disa protestave, m\u00eb pas jeni larguar prej tyre, distancuar, duke mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb k\u00ebto tubime. Si e shikoni k\u00ebt\u00eb aksion? Si do t\u00eb p\u00ebrfundoj\u00eb ky aksion i Partis\u00eb Demokratike?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Protestat jan\u00eb protesta p\u00ebr mosndryshim, p\u00ebr t\u00eb mbajtur peng Partin\u00eb Demokratike. Nuk jan\u00eb kund\u00ebr Ram\u00ebs. Pa diskutim q\u00eb i vler\u00ebsoj t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb protestojn\u00eb p\u00ebr nj\u00eb qeverisje m\u00eb t\u00eb mir\u00eb, kund\u00ebr korrupsionit, kund\u00ebr abuzimeve, por shp\u00ebrdorimi q\u00eb i b\u00ebn Sali Berisha \u00ebsht\u00eb i paimagjinuesh\u00ebm. Pra \u00e7far\u00eb proteste \u00ebsht\u00eb kjo ku \u00e7do jav\u00eb \u201cDo ta rr\u00ebzojm\u00eb Ram\u00ebn\u201d, cili \u00ebsht\u00eb q\u00ebllimi? \u201cDo ta rr\u00ebzojm\u00eb k\u00ebt\u00eb jav\u00eb. Po k\u00ebt\u00eb jav\u00eb u rr\u00ebzua. Po hajde se do ta rr\u00ebzojm\u00eb jav\u00ebn tjet\u00ebr\u201d. Se kam edhe nj\u00eb sed\u00ebr publike dhe nj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi para demokrat\u00ebve. Kur m\u00eb takojn\u00eb, p\u00ebr protest\u00ebn e fundit m\u00eb takoi nj\u00eb qytetar n\u00eb rrug\u00eb m\u00eb tha \u201cb\u00ebra nj\u00eb festa p\u00ebr synetllikun e \u00e7unit, kisha m\u00eb shum\u00eb njer\u00ebz se ju n\u00eb protest\u00eb\u201d. Nuk ka Partia Demokratike aq pak njer\u00ebz. Jan\u00eb t\u00eb zhg\u00ebnjyer nga drejtimi i Partis\u00eb Demokratike q\u00eb dalin aq pak njer\u00ebz n\u00eb protest\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Nga ana tjet\u00ebr nga zyrtar\u00ebt t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, konkretisht zoti Berisha dhe zoti Noka, vijn\u00eb akuza n\u00eb drejtimin tuaj, si i lidhur me eksponent\u00eb t\u00eb krimit duke p\u00ebrmendur Suel \u00c7el\u00ebn, m\u00eb pas Ergys Agasin, por dhe banda t\u00eb tjera n\u00eb qytete t\u00eb tjera q\u00eb juve ju mbushin sallat. Si i p\u00ebrgjigjeni k\u00ebtyre akuzave? A jeni ju i lidhur me bandat si\u00e7 thot\u00eb zoti Berisha?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;S\u2019kam nevoj\u00eb p\u00ebr ta se kam Cosa Nostra-n dhe i kontrolloj n\u00ebp\u00ebrmjet atyre. K\u00ebto jan\u00eb gomarll\u00ebqe q\u00eb vet\u00ebm njeri me inteligjenc\u00eb, ku di un\u00eb, as rutinore mund t\u2019i thot\u00eb edhe t\u00eb na fal\u00eb gomari q\u00eb e krahasojm\u00eb me k\u00ebt\u00eb. S\u00eb pari nj\u00ebher\u00eb un\u00eb i kam denoncuar t\u00eb gjith\u00eb k\u00ebta me em\u00ebr me mbiem\u00ebr. S\u00eb dyti, pse nuk e p\u00ebrmendin, kur p\u00ebrmendin Ergys Agasin, Ermal Beqirin? Pse nuk e p\u00ebrmendin at\u00eb q\u00eb e ka involvuar n\u00eb politik\u00eb, klanin e \u201cTroplin\u00ebve\u201d n\u00eb Durr\u00ebs? Pse nuk i p\u00ebrmendin n\u00eb Elbasan klanin e \u201c\u00c7apjave\u201d dhe t\u00eb \u201c\u00c7opjave\u201d, ashtu si dhe Suel \u00c7el\u00ebn. Mbase publiku i harron. K\u00ebta jan\u00eb \u201cnon grata\u201d p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me krimin t\u00eb dy. Pyeteni nj\u00ebher\u00eb, e kalon dot detin andej matan\u00eb?. Pyeteni nj\u00ebher\u00eb se kur jo vet\u00ebm institucionet m\u00eb t\u00eb certifikuara n\u00eb Shqip\u00ebri, por n\u00eb bot\u00eb thon\u00eb k\u00ebt\u00eb, tani \u00e7far\u00eb mund t\u2019i marr\u00ebsh seriozisht ata? Pastaj kur isha e lidhur me krimin un\u00eb pse m\u00eb em\u00ebroj drejtues n\u00eb Elbasan p\u00ebr shkak t\u00eb lidhjeve me ta? Dhe p\u00ebr ta mbyllur, se k\u00ebto jan\u00eb akuza p\u00ebr t\u00eb shmangur thelbin e problemit. \u00c7do takim q\u00eb un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb, deri n\u00eb momentin q\u00eb kam nisur k\u00ebt\u00eb l\u00ebvizje, ka qen\u00eb me porosi t\u00eb Sali Berish\u00ebs dhe p\u00ebr interesa t\u00eb Partis\u00eb Demokratike, sepse ai ka qen\u00eb kryetar. K\u00ebshtu q\u00eb tani e mbrapa hajde t\u00eb diskutojm\u00eb p\u00ebr \u00e7do gj\u00eb. Po \u00e7do takim e kam b\u00ebr\u00eb me porosi t\u00eb tij. Po t\u00eb doj\u00eb t\u2019i them edhe ku edhe si. Pyeteni ndonj\u00eb dit\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ai thot\u00eb keni pasur nj\u00eb agjend\u00eb personale.<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Agjend\u00ebn personale thot\u00eb tani q\u00eb kam dal\u00eb, po k\u00ebrkoj q\u00eb Partia Demokratike t\u00eb b\u00ebhet fituese. Deri n\u00eb momentin q\u00eb kam heroi, \u00e7do takim q\u00eb kam b\u00ebr\u00eb e kam b\u00ebr\u00eb me porosi t\u00eb tij dhe p\u00ebr llogari t\u00eb tij si kryetar i Partis\u00eb Demokratike. K\u00ebshtu q\u00eb po q\u00eb t\u2019i doj\u00eb i diskutojm\u00eb i diskutojm\u00eb edhe ato. Por lidhja me krimin, un\u00eb kam b\u00ebr\u00eb burg p\u00ebr shkak t\u00eb denoncimit ndaj bandave kriminale. Nuk ngjit kjo. \u00cbsht\u00eb m\u00eb mir\u00eb t\u00eb kishte th\u00ebn\u00eb ato akuzat q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb ndaj t\u00eb tjer\u00ebve n\u00eb t\u00eb kaluar\u00ebn p\u00ebr lidhje me Ramiz Alin\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>Ka nisur puna p\u00ebr ndryshime statutore, a do t\u00eb propozoni ndryshime statutore te grupi i pun\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Kur ka uzurpim nuk ka statut, as nuk i jepet legjitimitet nj\u00eb narrative q\u00eb \u00ebsht\u00eb e pacip\u00eb. Ka uzurpim t\u00eb funksioneve t\u00eb Partis\u00eb Demokratike q\u00eb do b\u00ebhen. Ju ra edhe maska q\u00eb e mbanin deri tani q\u00eb do ket\u00eb gar\u00eb. Nuk ka gar\u00eb, nuk ka ndryshime, ka vet\u00ebm nj\u00eb njeri q\u00eb e p\u00ebrdor p\u00ebr interesa personale. Pra kjo \u00ebsht\u00eb tani m\u00eb evidente dhe e qart\u00eb p\u00ebr \u00e7do p\u00ebr \u00e7do qytetar.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb 23 maj demokrat\u00ebt do t\u00eb shkojn\u00eb t\u00eb votojn\u00eb vet\u00ebm p\u00ebr emrin e Berish\u00ebs. Ju do t\u00eb shkoni n\u00eb votim n\u00eb 23 p\u00ebr t\u00eb votuar kund\u00ebr emrit t\u00eb Berish\u00ebs?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Nuk ka gar\u00eb, nuk ka votime. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb proces fars\u00eb. N\u00ebse Edi Rama b\u00ebn zgjedhje me probleme t\u00eb r\u00ebnda dhe t\u00eb theksuara n\u00eb zgjedhjet e p\u00ebrgjithshme, ky k\u00ebmbaleci tjet\u00ebr i regjimit Rama-Berisha po e b\u00ebn haptazi uzurpimin. Pra as po krijon ep\u00ebrsi morale, as po krijon diferenc\u00eb, po b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb si\u00e7 b\u00ebn Rama, po shum\u00eb keq.<\/p>\n\n\n\n<p><strong>N\u00eb 30 maj do t\u00eb mbahet dhe Kuvendi Komb\u00ebtar. A do t\u00eb shkoni n\u00eb k\u00ebt\u00eb kuvend p\u00ebr t\u2019ua th\u00ebn\u00eb n\u00eb sy t\u00eb gjith\u00eb delegat\u00ebve t\u00eb Kuvendit Komb\u00ebtar t\u00eb gjitha problemet?<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p><strong>Salianji:<\/strong>&nbsp;Nuk njoh, tani e mbrapa, asnj\u00eb proces t\u00eb thirrur nga Sali Berisha q\u00eb \u00ebsht\u00eb uzurpatori i Partis\u00eb Demokratike. Sali Berisha \u00ebsht\u00eb uzurpatori i Partis\u00eb Demokratike dhe do t\u00eb trajtohet si i till\u00eb. Un\u00eb do t\u00eb takoj demokrat\u00ebt n\u00eb \u00e7do cep. Do t\u00eb vazhdoj takimet, do t\u00eb vazhdoj t\u2019i them t\u00eb v\u00ebrtetat e mia. Do vazhdoj t\u00eb them se si Partia Demokratike b\u00ebhet fituese dhe do t\u00eb vendos gishtin n\u00eb \u00e7do plag\u00eb q\u00eb ka shoq\u00ebria p\u00ebr shkak t\u00eb regjimit Rama Berisha.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Operacioneve Elektorale n\u00eb Partin\u00eb Demokratike nuk pranoi kandidatur\u00ebn e Ervin Salianjit p\u00ebr kryetar t\u00eb PD, por kjo nuk e pengon ish-deputetin q\u00eb t\u00eb vijoj\u00eb betej\u00ebn. N\u00eb nj\u00eb intervist\u00eb n\u00eb A2 CNN, Salianji akuzon Sali Berish\u00ebn si uzurpator t\u00eb Partis\u00eb Demokratike dhe thot\u00eb se beteja e tij p\u00ebr vot\u00ebn brenda selis\u00eb blu do t\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428388,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428387","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-politike","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428387","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428387"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428387\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428389,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428387\/revisions\/428389"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428388"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428387"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428387"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428387"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}