{"id":428463,"date":"2026-05-06T12:00:09","date_gmt":"2026-05-06T10:00:09","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428463"},"modified":"2026-05-06T12:00:11","modified_gmt":"2026-05-06T10:00:11","slug":"aksidentet-policia-me-plan-masash-paralajmerohen-ndeshkime-te-forta-per-shoferet-e-pabindur","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/aksidentet-policia-me-plan-masash-paralajmerohen-ndeshkime-te-forta-per-shoferet-e-pabindur\/","title":{"rendered":"Aksidentet\/ Policia me plan masash, paralajm\u00ebrohen nd\u00ebshkime t\u00eb forta p\u00ebr shofer\u00ebt e pabindur"},"content":{"rendered":"\n<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike, Dhimitraq Ziu ka folur p\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb marra lidhur aksidentet rrugore.<\/p>\n\n\n\n<p>Duke u nisur nga aksidenti tragjik n\u00eb Durr\u00ebs, ku humb\u00ebn jet\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur dhe u plagos edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, ai theksoi se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me t\u00eb gjitha strukturat p\u00ebr t\u00eb parandaluar shkeljet.<\/p>\n\n\n\n<p>Ai theksoi se 27 000 drejtues automjetesh jan\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr parakalime t\u00eb gabuara, nd\u00ebrsa rreth 60 000 drejtues mjetesh p\u00ebr drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke p\u00ebrdorur celularin apo p\u00ebr drejtim motomjeti pa kask\u00eb mbrojt\u00ebse.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb rrug\u00ebt interurbane, policia nuk do t\u00eb ndaloj\u00eb automjetet pa arsye, por do t\u00eb mb\u00ebshtetet kryesisht n\u00eb teknologji dhe patrulla t\u00eb l\u00ebvizshme, nd\u00ebrsa shkeljet do t\u00eb regjistrohen dhe gjobat do t\u00eb pasqyrohen n\u00eb koh\u00eb reale n\u00eb sistemin e e-Albania.<\/p>\n\n\n\n<p>Patrullat do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb vet\u00ebm n\u00eb rastet e sjelljeve agresive n\u00eb rrug\u00eb, shpejt\u00ebsive t\u00eb larta apo manovrave t\u00eb rrezikshme.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c<em>Sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb n\u00eb rrug\u00ebt interurbane, n\u00eb zbatim t\u00eb telegramit t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm, p\u00ebr t\u00eb mos ndaluar pa shkak, automjetet n\u00eb rrug\u00ebt interurbane, pra n\u00eb akset rrugore nacionale, do t\u00eb vijojn\u00eb monitorimin e qarkullimit n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve logjistike dhe patrullave t\u00eb l\u00ebvizshme dhe shkeljet e konstatuara nga mjetet logjistike do t\u00eb verbalizohen n\u00eb masa administrative, t\u00eb cilat do t\u00eb pasqyrohen n\u00eb koh\u00eb reale n\u00eb e-Albania.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Patrullat e Policis\u00eb Rrugore n\u00eb akset nacionale do t\u00eb nd\u00ebrhyjn\u00eb kur konstatojn\u00eb sjellje agresive n\u00eb rrug\u00eb, parakalime t\u00eb nj\u00ebpasnj\u00ebshme, manovra t\u00eb gabuara apo shpejt\u00ebsi dy deri n\u00eb trefish, t\u00eb cilat jan\u00eb rrezik potencial p\u00ebr p\u00ebrfshirje n\u00eb ngjarje rrugore.<\/em><br><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht do t\u00eb bashk\u00ebpunohet me Qendr\u00ebn Komb\u00ebtare t\u00eb Monitorimit t\u00eb Trafikut, me q\u00ebllim q\u00eb shkeljet e konstatuara t\u2019i kalojn\u00eb Policis\u00eb Rrugore, p\u00ebr t\u00eb plot\u00ebsuar masat administrative.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebr sa i p\u00ebrket qendrave urbane, sh\u00ebrbimet e Policis\u00eb do t\u00eb vijojn\u00eb me grupe kontrolli p\u00ebr testet e alkoolit, kontrollet p\u00ebr shpejt\u00ebsi, parakalimet e gabuara, mosdh\u00ebnien e p\u00ebrpar\u00ebsis\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, p\u00ebrdorimin e celularit dhe t\u00eb rripit t\u00eb sigurimit.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht, parkimet e gabuara do t\u00eb jen\u00eb n\u00eb qend\u00ebr t\u00eb v\u00ebmendjes, duke p\u00ebrdorur edhe mjetet ngrit\u00ebse p\u00ebr parkimet n\u00eb korsit\u00eb e dedikuara, ku bllokohet l\u00ebvizja e lir\u00eb e automjeteve apo e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Jan\u00eb analizuar t\u00eb gjith\u00eb treguesit e performanc\u00ebs p\u00ebr 4-mujorin e vitit 2026, krahasuar me 4-mujorin e vitit 2025. Pavar\u00ebsisht se ka nj\u00eb p\u00ebrmir\u00ebsim t\u00eb leht\u00eb, p\u00ebrs\u00ebri sjelljet agresive n\u00eb rrug\u00eb duke shkaktuar aksident me pasoj\u00eb humbjen e jet\u00ebs apo plagosjen, jan\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsuese.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nga analiza e b\u00ebr\u00eb rezulton se dinamika dhe shkaqet e aksidenteve, jan\u00eb pothuajse t\u00eb nj\u00ebjtat si p\u00ebr 4-mujorin e vitit t\u00eb kaluar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>P\u00ebrgjat\u00eb k\u00ebtij 4-mujori, si rezultat i monitorimit t\u00eb qarkullimit, jan\u00eb arrestuar 1009 drejtues automjetesh, p\u00ebr drejtim mjeti n\u00eb gjendje t\u00eb dehur dhe\/ose pa leje drejtimi.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>82 100 drejtues automjetesh jan\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr shpejt\u00ebsi mbi normat e lejuara, q\u00eb varojn\u00eb nga 20 km\/or\u00eb mbi norm\u00ebn e lejuar deri n\u00eb trefish t\u00eb norm\u00ebs s\u00eb lejuar.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>815 drejtues automjetesh nuk kan\u00eb asnj\u00eb pik\u00eb n\u00eb lejen e drejtimit dhe do t\u2019i n\u00ebnshtrohen testimit nga e para.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>27 000 drejtues automjetesh jan\u00eb nd\u00ebshkuar p\u00ebr parakalime t\u00eb gabuara, rreth 60 000 drejtues mjetesh p\u00ebr drejtim mjeti pa rrip sigurimi, duke p\u00ebrdorur celularin apo p\u00ebr drejtim motomjeti pa kask\u00eb mbrojt\u00ebse.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>160 000 masa administrative jan\u00eb vendosur p\u00ebr parkime t\u00eb gabuara dhe 85 000 p\u00ebr shkelje t\u00eb ndryshme.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Sipas statistikave, dallohet qart\u00eb se numri m\u00eb i lart\u00eb i aksidenteve me pasoj\u00eb ka si shkak shpejt\u00ebsin\u00eb dhe m\u00eb pas vjen sjellja e k\u00ebmb\u00ebsor\u00ebve, 33% e viktimave jan\u00eb k\u00ebmb\u00ebsor\u00eb, drejtues motomjetesh dhe bi\u00e7ikletash.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>T\u00eb gjith\u00eb treguesit e 4-mujorit t\u00eb k\u00ebtij viti tregojn\u00eb se ka rritje t\u00eb evidentimit dhe nd\u00ebshkimit t\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve q\u00eb shkelin rregullat e qarkullimit rrugor.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nj\u00ebkoh\u00ebsisht jan\u00eb evidentuar drejtuesit e automjeteve me shkelje t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura dhe iu \u00ebsht\u00eb k\u00ebrkuar strukturave t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, q\u00eb t\u00eb marrin masa t\u00eb menj\u00ebhershme p\u00ebr monitorimin dhe mbajtjen n\u00eb kontroll t\u00eb vazhduesh\u00ebm t\u00eb k\u00ebtyre drejtuesve, q\u00eb jan\u00eb shkel\u00ebs t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritur t\u00eb rregullave t\u00eb qarkullimit, me pasoj\u00eb p\u00ebr jet\u00ebn dhe sh\u00ebndetin.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Nisur nga perceptimi i gabuar n\u00eb publik, se drejtuesit e mjeteve nuk do t\u00eb ndalohen nga patrullat, sqarojm\u00eb opinionin publik dhe p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs se:<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Detyrat e vendosura n\u00eb Telegramin nr. 3707, dat\u00eb 10.04.2026, t\u00eb Drejtorit t\u00eb P\u00ebrgjithsh\u00ebm t\u00eb Policis\u00eb s\u00eb Shtetit, \u201cMbi marrjen e masave p\u00ebr garantimin e qarkullimit t\u00eb pand\u00ebrprer\u00eb t\u00eb mjeteve\u201d, kan\u00eb t\u00eb b\u00ebjn\u00eb me mosndalimin e automjeteve n\u00eb akset rrugore nacionale, pa shkak, duke krijuar imazh t\u00eb keq.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>N\u00eb akset rrugore nacionale, Patrullat e Policis\u00eb Rrugore t\u00eb monitorojn\u00eb qarkullimin dhe t\u00eb evidentojn\u00eb kund\u00ebrvajt\u00ebsit rrugor\u00eb n\u00ebp\u00ebrmjet pajisjeve teknologjike.<\/em><br><em>Punonj\u00ebsit e Policis\u00eb, kur evidentojn\u00eb dhe dokumentojn\u00eb me mjete logjistike, sjellje agresive t\u00eb drejtuesve t\u00eb automjeteve, do t\u00eb veprojn\u00eb n\u00eb zbatim t\u00eb Kodit Rrugor.<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Gjithashtu, t\u00eb organizojn\u00eb pika kontrolli n\u00eb qendrat urbane, sipas kushteve t\u00eb siguris\u00eb, n\u00eb drejtimin e shefave t\u00eb seksioneve dhe shefave t\u00eb sektor\u00ebve t\u00eb Policis\u00eb Rrugore, sipas planeve t\u00eb dedikuara me objekt konkret (kontrolle p\u00ebr pije alkoolike, p\u00ebrdorimin e celular\u00ebve, kaskave mbrojt\u00ebse p\u00ebr drejtuesit e motomjeteve, mjeteve debitore dhe \u201cAlert\u201d, etj.)<\/em><\/p>\n\n\n\n<p><em>Policia Rrugore apelon p\u00ebr t\u00eb gjith\u00eb p\u00ebrdoruesit e rrug\u00ebs, q\u00eb t\u00eb zbatojn\u00eb me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor. \u00c7do sjellje agresive n\u00eb rrug\u00eb apo ndaj punonj\u00ebsve t\u00eb Policis\u00eb do t\u00eb nd\u00ebshkohet maksimalisht, me t\u00eb vetmin q\u00ebllim: rritjen e siguris\u00eb s\u00eb jet\u00ebs n\u00eb rrug\u00eb<\/em>.<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>N\u00eb nj\u00eb konferenc\u00eb p\u00ebr mediat, drejtori i Departamentit p\u00ebr Rendin dhe Sigurin\u00eb Publike, Dhimitraq Ziu ka folur p\u00ebr masat shtes\u00eb t\u00eb marra lidhur aksidentet rrugore. Duke u nisur nga aksidenti tragjik n\u00eb Durr\u00ebs, ku humb\u00ebn jet\u00ebn dy f\u00ebmij\u00eb t\u00eb mitur dhe u plagos edhe nj\u00eb tjet\u00ebr, ai theksoi se do t\u00eb ket\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428464,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,364,5380,231,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428463","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-koment-opinion","9":"category-kryesore","10":"category-lajme","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428463","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428463"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428463\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428465,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428463\/revisions\/428465"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428464"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428463"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428463"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428463"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}