{"id":428922,"date":"2026-05-27T11:35:21","date_gmt":"2026-05-27T09:35:21","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=428922"},"modified":"2026-05-27T11:35:26","modified_gmt":"2026-05-27T09:35:26","slug":"raporti-i-ibarit-eshte-i-zi-sejamini-perplaset-me-sara-milan-per-integrimin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/raporti-i-ibarit-eshte-i-zi-sejamini-perplaset-me-sara-milan-per-integrimin\/","title":{"rendered":"\u201cRaporti i Ibarit \u00ebsht\u00eb i zi\u201d, Sejamini p\u00ebrplaset me Sara Milan p\u00ebr integrimin"},"content":{"rendered":"\n<p>Gazetari Neritan Sejamini dhe deputetja socialiste Sara Mila u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb \u201cOff the Record\u201d lidhur me raportin e \u201cIbarit\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Sejaminit, ky raport ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah problematika t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit, nj\u00eb nd\u00ebr to edhe funksionimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e pensioneve ku sipas tij shum\u00eb pensionist\u00eb kan\u00eb humbur jet\u00ebn pa marr\u00eb drejt\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cNj\u00eb treta e gjith\u00eb \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb jan\u00eb n\u00eb gjykatat e apelit administrative, n\u00eb gjykat\u00ebn e lart\u00eb jan\u00eb \u00e7\u00ebshtje pensionesh dhe \u00e7\u00ebshtja e pensioneve do t\u00eb thot\u00eb q\u00eb un\u00eb jetoj sot dhe nuk kam t\u00eb ardhura derisa t\u00eb zgjidhet kjo \u00e7\u00ebshtje un\u00eb nuk po p\u00ebrfitoj pensionin. Dhe \u00ebsht\u00eb fatkeq\u00ebsi e madhe q\u00eb k\u00ebto \u00e7\u00ebshtje vazhdojn\u00eb me dhjet\u00ebra vjet q\u00eb nj\u00eb lajm para disa muajsh q\u00eb u than\u00eb shtat\u00eb pensionist\u00ebve ju erdhi radha q\u00eb t\u00eb dilnin para gjykat\u00ebs, kishin vdekur t\u00eb shtat\u00eb. Nj\u00eb personi i cili nuk ka pension, ka jetuar n\u00eb skamje, nuk mund t\u2019i thuhet q\u00eb n\u00eb em\u00ebr t\u00eb reform\u00ebs n\u00eb drejt\u00ebsi q\u00eb ka b\u00ebr\u00eb partia e lavdishme, n\u00eb em\u00ebr t\u00eb Bashkimit Europian, ti duhet t\u00eb vdes\u00ebsh n\u00eb mjerim, sepse ne s\u2019japim t\u00eb drejt\u00eb. I thuhet, na falni, b\u00ebm\u00eb reform\u00eb n\u00eb drejt\u00ebsi, nuk e menduam si\u00e7 duhet, pati v\u00ebshtir\u00ebsi dhe ne jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm q\u00eb kjo shkaktoi pasoja tek qytetar\u00ebt. Do k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb. Ju k\u00ebrkojm\u00eb ndjes\u00eb. Do b\u00ebjm\u00eb \u00e7\u00ebshtje e mundur p\u00ebr ta riparuar, por duke th\u00ebn\u00eb nuk ka problem k\u00ebtu, s\u2019ka problem atje, ajo q\u00eb duhet t\u00eb b\u00ebjm\u00eb sot \u00ebsht\u00eb kjo gj\u00eb. Duhet t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb sinqert\u00eb me veten dhe duhet t\u00eb b\u00ebhemi t\u00eb p\u00ebrunjur, sepse kemi 36 vjet q\u00eb g\u00ebnjejm\u00eb dhe b\u00ebjm\u00eb propagand\u00eb q\u00eb do futemi n\u00eb BE nes\u00ebr dhe kjo nes\u00ebrmja shtyhet pasnes\u00ebr, shtyhet pasnes\u00ebr\u201d<\/em>, tha Sejamini.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas Sejaminit, raporti i IBAR evidenton probleme serioze q\u00eb lidhen me manipulimin e zgjedhjeve, p\u00ebrdorimin e administrat\u00ebs n\u00eb procese elektorale, korrupsionin, \u00e7\u00ebshtjen e pronave dhe munges\u00ebn e barazis\u00eb para ligjit. Deklarata k\u00ebto q\u00eb u kund\u00ebrshtuan nga deputetja socialiste.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201c\u00cbsht\u00eb skandaloze q\u00eb raporti IBAR q\u00eb ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb vet\u00ebm me \u00e7\u00ebshtje q\u00eb varen nga politika, nuk ka t\u00eb b\u00ebj\u00eb me \u00e7\u00ebshtje teknike, vet\u00ebm q\u00eb varen nga politika \u00ebsht\u00eb i zi. Zgjedhjet manipulohen. Administrata p\u00ebrdoret n\u00eb zgjedhje, ka patronazhist\u00eb, thot\u00eb q\u00eb nuk zbaton veten gjykata, thot\u00eb q\u00eb nuk ka t\u00eb drejt\u00ebn e pron\u00ebs, thot\u00eb ka korrupsion, thot\u00eb q\u00eb zyrtar\u00ebt e lart\u00eb nuk jan\u00eb t\u00eb barabart\u00eb me qytetar\u00ebt para drejt\u00ebsis\u00eb. Thot\u00eb q\u00eb parlamenti nuk heq imunitetin. ne si qytetar\u00eb duhet t\u00eb jemi t\u00eb vet\u00ebdijsh\u00ebm b\u00ebjm\u00eb presion qeveris\u00eb q\u00eb t\u2019i b\u00ebj\u00eb k\u00ebto gj\u00ebra t\u2019i anuloj\u00eb ligjet q\u00eb bien ndesh me BE-n\u00eb, t\u00eb zbatoj\u00eb vendimet e gjykatave q\u00eb k\u00ebrkon BE, t\u00eb regjistroj\u00eb pronat q\u00eb k\u00ebrkon BE japi t\u00eb drejt\u00ebn opozit\u00ebs. T\u00eb ndryshoj\u00eb komplet struktur\u00ebn e menaxhimit t\u00eb zgjedhjeve, t\u00eb ndaloj\u00eb administrat\u00ebn publike t\u00eb&nbsp; mos marr\u00eb pjes\u00eb n\u00eb zgjedhje, t\u00eb ndaloj\u00eb financimin q\u00eb i b\u00ebn shteti. Kjo \u00ebsht\u00eb pra t\u00eb futesh n\u00eb BE. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre vendet m\u00eb t\u00eb varfra t\u00eb Evrop\u00ebs. Shqip\u00ebria sot \u00ebsht\u00eb nj\u00eb nga tre vendet m\u00eb t\u00eb korruptuara t\u00eb Evrop\u00ebs. Tani kjo \u00ebsht\u00eb krenari\u201d,<\/em>&nbsp;theksoi Sejamini.<\/p>\n\n\n\n<p>Deputetja socialiste Sara Mila mbrojti progresin e Shqip\u00ebris\u00eb n\u00eb procesin e integrimit. Ajo p\u00ebrmendi procesin e regjistrimit t\u00eb pronave, reform\u00ebn zgjedhore dhe p\u00ebrafrimin e legjislacionit me BE-n\u00eb, duke theksuar se problematikat ekzistojn\u00eb, por sipas saj vendi po ec\u00ebn p\u00ebrpara n\u00eb rrug\u00ebn europiane.<\/p>\n\n\n\n<p><em>\u201cProna 2027 e ka marr\u00eb vullnetin edhe politik kjo iniciativ\u00eb. Ka dal\u00eb jo 1.000 her\u00eb, po mendoj 1 milion her\u00eb ASHK-ja, drejtoresha e P\u00ebrgjithshme ka th\u00ebn\u00eb mbyllet procesi i regjistrimeve fillestare deri n\u00eb fund t\u00eb 2027-s. I kemi kapacitetet, i kemi burimet njer\u00ebzore, e kemi rikonstruktuar drejtorin\u00eb n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb atill\u00eb, \u00ebsht\u00eb objektivi i arritsh\u00ebm. Pse duhet t\u00eb spekuloj un\u00eb q\u00eb deri n\u00eb fund t\u00eb 2027-s nuk arrihet kjo? Kur i kam t\u00eb gjitha k\u00ebto. Administrata publike dhe problemet n\u00eb zgjedhje ka nj\u00eb komision sot t\u00eb ngritur t\u00eb posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr reform\u00ebn zgjedhore e cila \u00ebsht\u00eb gjithashtu n\u00eb tryez\u00eb me numra t\u00eb barabart\u00eb midis opozit\u00ebs dhe mazhoranc\u00ebs. A jan\u00eb duke kaluar ata nj\u00eb proces edhe p\u00ebr sa i p\u00ebrket financimit t\u00eb partive politike, kan\u00eb b\u00ebr\u00eb konsultimet p\u00ebrkat\u00ebse, kan\u00eb shtruar tryeza me grupet e interesit, jan\u00eb duke marr\u00eb raporte dhe jan\u00eb duke shikuar me kujdes gjith\u00e7ka ka shkruar raporti i OSBE ODIHR q\u00eb nga zgjedhjet e kaluara, por dhe ato t\u00eb m\u00ebparshme. Pse duhet q\u00eb t\u00eb paragjykoj un\u00eb p\u00ebrpara se t\u00eb m\u00eb vij\u00eb raporti i k\u00ebtij komisioni t\u00eb posa\u00e7\u00ebm, t\u00eb cil\u00ebn m\u00eb pas do kem mund\u00ebsi ta votoj ose jo n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb? Ligjet p\u00ebr p\u00ebrafrimin. Kush ka b\u00ebr\u00eb n\u00ebse n\u00eb Kuvendin e Shqip\u00ebris\u00eb ka kaluar nj\u00eb ligj i vet\u00ebm i cili nuk lidhet me Bashkimin Europian ose nuk \u00ebsht\u00eb negociuar fillimisht me Komisionin e Europ\u00ebs, un\u00eb nuk di n\u00ebse ka g\u00ebnjesht\u00ebr m\u00eb t\u00eb madhe. Nuk \u00ebsht\u00eb e v\u00ebrtet\u00eb. Ne n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb pun\u00ebn ton\u00eb jemi t\u00eb p\u00ebrafruar 100% me Bashkimin Europian dhe e thot\u00eb edhe vet\u00eb barometri i Bashkimit Europian, Shqip\u00ebria \u00ebsht\u00eb nga t\u00eb paktat vende q\u00eb e ka t\u00eb lidhur edhe legjislacionin, por sidomos edhe politik\u00ebn e jashtme dhe gjith\u00e7ka q\u00eb nd\u00ebrmerr n\u00eb lidhje me t\u00eb nj\u00ebsuar 100% me Bashkimin Europian dhe ky \u00ebsht\u00eb fakt dhe un\u00eb nuk e kuptoj sepse duhet t\u00eb spekulojm\u00eb mbi k\u00ebt\u00eb. Pra, t\u00eb gjitha pyetjet q\u00eb shtroi zot\u00ebria n\u00eb fakt i kan\u00eb p\u00ebrgjigjet. A ka n\u00eb k\u00ebto procese problematika hendeqe edhe situata p\u00ebr tu p\u00ebrmir\u00ebsuar? Absolutisht q\u00eb po. Sepse n\u00ebse nuk do t\u00eb ishin, ne do t\u00eb kishim qen\u00eb q\u00eb shum\u00eb vite m\u00eb p\u00ebrpara pjes\u00eb e Bashkimit Europian\u201d.<\/em><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Gazetari Neritan Sejamini dhe deputetja socialiste Sara Mila u p\u00ebrfshin\u00eb n\u00eb nj\u00eb debat n\u00eb \u201cOff the Record\u201d lidhur me raportin e \u201cIbarit\u201d. Sipas Sejaminit, ky raport ka nxjerr\u00eb n\u00eb pah problematika t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb vendit, nj\u00eb nd\u00ebr to edhe funksionimi i shtetit t\u00eb s\u00eb drejt\u00ebs. Ai solli n\u00eb v\u00ebmendje \u00e7\u00ebshtjen e pensioneve ku sipas tij [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":428923,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6026,364,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-428922","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-debat-en","9":"category-koment-opinion","10":"category-kryesore","11":"category-lajme","12":"category-politike","13":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428922","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=428922"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428922\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":428924,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/428922\/revisions\/428924"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/428923"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=428922"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=428922"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=428922"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}