{"id":429243,"date":"2026-06-11T15:35:00","date_gmt":"2026-06-11T13:35:00","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429243"},"modified":"2026-06-11T15:43:09","modified_gmt":"2026-06-11T13:43:09","slug":"kam-nenen-semur-me-jep-makinen-ja-si-aktori-i-humorit-rezart-veleshnja-mashtroi-ylli-troplinin","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/kam-nenen-semur-me-jep-makinen-ja-si-aktori-i-humorit-rezart-veleshnja-mashtroi-ylli-troplinin\/","title":{"rendered":"\u201cKam n\u00ebn\u00ebn s\u00ebmur, m\u00eb jep makin\u00ebn\u2026\u201d\/ Ja si aktori i humorit Rezart Veleshnja mashtroi Ylli Troplinin"},"content":{"rendered":"\n<p><strong>Nga Elton Qyno<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p>Ish-humoristi i spektaklit \u201cPortokalli\u201d, Rezart Veleshnja, rezulton t\u00eb jet\u00eb mar\u00eb i pandehur p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cMashtrimit\u201d, pasi n\u00eb vitin 2024 i ka mar\u00eb 45-vje\u00e7arit, Ylli Troplini, makin\u00ebn tip \u201cMitsubishi Pajero\u201d dhe m\u00eb pas ja ka shitur, nj\u00eb personi tjet\u00ebr n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p>Ylli Troplini, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr policin\u00eb Shqiptare, por n\u00eb vitin 2024, makin\u00ebn ia ka dh\u00ebn\u00eb aktorit, Rezart Veleshnja, me k\u00ebrkes\u00eb t\u00eb k\u00ebtij t\u00eb fundit, pasi e kishte n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb dhe i nevojitej p\u00ebr ta \u00e7uar n\u00eb spital.<\/p>\n\n\n\n<p>Por makin\u00ebn \u201cMitsubishi\u201d shum\u00eb shpejt Rezart Veleshnja e ka shitur tek nj\u00eb prson n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs, i quajtur Shpendi. Tashm\u00eb Veleshnja, \u00ebsht\u00eb mar\u00eb i pandehur p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cMashtrimit\u201d dhe dosja penale kund\u00ebr tij \u00ebsht\u00eb d\u00ebrguar n\u00eb gjykat\u00eb, ku gjyqtari, Rexhep Bekteshi, n\u00eb 30 qershor 2026, ka planifikuar zhvillimin e seanc\u00ebs s\u00eb rradh\u00ebs ndaj t\u00eb pandehurit, Veleshnja.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas dosjes hetimore n\u00eb 12 dhjetor 2024, Ylli Troplini, ka paraqitur kall\u00ebzim penal duke deklaruar se ai ka n\u00eb pron\u00ebsi nj\u00eb mjet \u201cMitbusishi\u201d me targa AA239MM dhe k\u00ebt\u00eb mjet ia ka dh\u00ebn\u00eb aktorit, Rezart Veleshnja, me t\u00eb cilin e ka njohur nj\u00eb shoku i tij, Shk\u00eblzen Beqiri.<\/p>\n\n\n\n<p>Shk\u00eblzeni, i ka th\u00ebn\u00eb Ylli Troplinit, q\u00eb mos t\u2019i besonte shum\u00eb Rezartit, por atij (Yllit) i ka ardhur keq pasi i ka th\u00ebn\u00eb se kishte n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb me kancer dhe i duhej makin\u00eb p\u00ebr t\u00eb l\u00ebvizur e p\u00ebr t\u00eb d\u00ebrguar n\u00ebn\u00ebn e tij n\u00ebp\u00ebr spitale p\u00ebr vizita.<\/p>\n\n\n\n<p>\u201c\u2026p\u00ebr k\u00ebt\u00eb arsye un\u00eb ia kam dh\u00ebn\u00eb edhe mjetin\u2026\u201d-ka pohuar Ylli Troplini.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezart Veleshnja, e ka marr\u00eb mjetin dhe q\u00eb nga korriku i vitit 2024 nuk ia ka kthyer makinin. Kur i ka dh\u00ebn\u00eb mjetin, Rezartit, prezent ka qen\u00eb edhe dy shok\u00ebt e tij, Ani Shyti si dhe G\u00ebzim Leka.<\/p>\n\n\n\n<p>Ylli Troplini thot\u00eb se p\u00ebr her\u00eb t\u00eb fundit makin\u00ebn e ka par\u00eb m\u00eb 23 Gusht 2024, n\u00eb Durr\u00ebs, kur Rezarti i ka shkuar n\u00eb varrimin e nipit t\u00eb tij. Nuk ka pasur asnj\u00eb lloj detyrimi ndaj Rezartit dhe nuk ka asnj\u00eb informacion se ku ndodhet mjeti i tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen \u00ebsht\u00eb pyetur n\u00eb prokurori Ani Shyti, i cili deklaron se makin\u00ebn Ylli Troplini, ia ka dh\u00ebn\u00eb Rezartit q\u00eb nga vera e vitit 2024, dhe kan\u00eb qen\u00eb n\u00eb plazh duke pir\u00eb kafe, por sakt\u00ebsisht emrin e lokalit se mban mend.<\/p>\n\n\n\n<p>Por sipas tij, Rezarti, i tha Yllit se i duhet nj\u00eb mjet pasi ka n\u00ebn\u00ebn e s\u00ebmur\u00eb dhe do e d\u00ebrgonte n\u00eb spital p\u00ebr analiza dhe s\u2019kishte me \u00e7far\u00eb ta \u00e7onte.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb k\u00ebto momente nj\u00eb shok i Yllit dhe i Rezartit, Erzen Beshiri t\u00eb cilin e njeh dhe ai i ka th\u00ebn\u00eb t\u00eb mos ia jepte makin\u00ebn, Rezartit. Pas disa muajsh, Rezarti, nuk po ia kthente makin\u00ebn duke gjetur justifikime t\u00eb ndryshme dhe ndonj\u00ebher\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjej n\u00eb telefon.<\/p>\n\n\n\n<p>Sipas prokuroris\u00eb s\u00eb Durr\u00ebsit, nuk ka informacion q\u00eb aktori Rezart Veleshnja, t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb reklama biznesi p\u00ebr shtetasin Ylli Troplini pasi ky i fundit nuk ka biznes.<\/p>\n\n\n\n<p>Si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen \u00ebsht\u00eb pyetur Erzen Beshiri, i cili deklaron se \u00ebsht\u00eb ai personi q\u00eb e ka njohur Ylli Troplini me aktorin Rezart Veleshnja.<\/p>\n\n\n\n<p>Pasi ata jan\u00eb takuar disa her\u00eb, Rezarti, i ka k\u00ebrkuar mjetin Yllit p\u00ebr ta p\u00ebrdorur p\u00ebr disa koh\u00eb pasi Rezarti kishte n\u00ebn\u00ebn me s\u00ebmundje t\u00eb keqe.<\/p>\n\n\n\n<p>Kan\u00eb qen\u00eb duke pir\u00eb kafe n\u00eb lagjen nr.13, Plazh Durr\u00ebs. I ka th\u00ebn\u00eb Yllit mos t\u2019ia jepte makin\u00ebn Rezartit sepse ai nuk i dilte garant por Yllit i ka ardhur keq.<\/p>\n\n\n\n<p>Nuk e di \u00e7ka b\u00ebr\u00eb Rezarti me makin\u00ebn pasi nuk e ka takuar at\u00eb. telefon me Rezartin dhe i ka th\u00ebn\u00eb q\u00eb t\u2019ia \u00e7onte mjetin Yllit pasi do t\u2019ia jepte ai shum\u00ebn prej 2 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra, por Rezarti as ia hapi m\u00eb telefonin dhe as nuk shkoi t\u00eb marr\u00eb lek\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p>Si person q\u00eb ka dijeni p\u00ebr ngjarjen \u00ebsht\u00eb pyetur dhe G\u00ebzim Leka, i cili deklaron se e njeh Ylli Troplinin dhe ka pir\u00eb kafe disa her\u00eb me t\u00eb dhe ka d\u00ebgjuar n\u00eb bised\u00eb kafeje se, Ylli i ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb mjet \u201cMitsubishi\u201d, Rezart Veleshnja p\u00ebrkoh\u00ebsisht pasi ai ishte pa mjet.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu ka d\u00ebgjuar edhe Yllin q\u00eb i k\u00ebrkonte n\u00eb telefon Rezartit q\u00eb t\u2019i kthente mjetin pasi kishte kaluar koh\u00eb e gjat\u00eb dhe Rezarti, nuk e kthente mjetin por i thoshte se: \u201c\u2026e kishte shitur por nuk i tregonte se ku\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>N\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij G\u00ebzim Leka thot\u00eb se nuk ka dijeni q\u00eb Rezart Veleshnja t\u00eb ket\u00eb b\u00ebr\u00eb reklama biznesi p\u00ebr Ylli Troplinin pasi ky i fundit nuk ka biznes n\u00eb dijenin\u00eb e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Prokuroria e Durr\u00ebsit rezulton t\u00eb ket\u00eb administruar informacion nga DRSHTRR-s\u00eb Durr\u00ebs, ku rezulton se mjeti me targa AA239MM, \u00ebsht\u00eb i mark\u00ebs \u201cMitsubishi Pajero Sport\u201d i vitit 1999 dhe rezulton se Ylli Troplini \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb pronar i mjetit me kontrat\u00ebn e shit-blerjes s\u00eb lidhur m\u00eb dat\u00eb 22 Prill 2024.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu nga ana e prokurorit \u00ebsht\u00eb marr\u00eb vendim p\u00ebr sekuestrimin e mjetit n\u00eb fjal\u00eb, por nuk \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb i mundur sekuestrimi i mjetit pasi nuk \u00ebsht\u00eb gjendur n\u00eb Republik\u00ebn e Shqip\u00ebris\u00eb. M\u00eb dat\u00eb 12 dhjetor 2024 \u00ebsht\u00eb b\u00ebr\u00eb dhe shpallja n\u00eb k\u00ebrkim e mjetit.<\/p>\n\n\n\n<p>Nd\u00ebrkoh\u00eb lidhur me k\u00ebt\u00eb ngjarje \u00ebsht\u00eb pyetur si person q\u00eb ka dijeni aktori i humorit, Rezart Veleshnja, i cili deklaron se Ylli Troplini, e njeh pasi ka b\u00ebr\u00eb nj\u00eb bashk\u00ebpunim me pijen e tij \u201cStar Energy\u201d duke postuar n\u00eb \u201cInstagramin\u201d e tij dhe duke reklamuar pijen energjike kundrejt nj\u00eb pagese nga ana e tij.<\/p>\n\n\n\n<p>Rezart Veleshnja, n\u00eb d\u00ebshmin\u00eb e tij tregon n\u00eb takimet e para me Ylli Troplinin, se kur ka shkuar pa makin\u00eb, Ylli gojarisht i ka th\u00ebn\u00eb se \u201c\u2026makin\u00ebn e vjet\u00ebr do t\u2019ia dhuronte atij n\u00eb k\u00ebmbim t\u00eb pages\u00ebs p\u00ebr reklam\u00ebn dhe imazhin e pijes q\u00eb ai ka b\u00ebr\u00eb\u2026\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p>Veleshnja, deklaron se e ka marr\u00eb makin\u00ebn dhe p\u00ebr arsye sh\u00ebndet\u00ebsore t\u00eb familjar\u00ebve t\u00eb tij, e ka shitur n\u00eb shum\u00ebn 200.000 Lek\u00eb. Ai thot\u00eb se nuk disponon kontrat\u00eb me shkrim nga Ylli Troplini, por ka patur vet\u00ebm fjal\u00eb goje.<\/p>\n\n\n\n<p>K\u00ebt\u00eb makin\u00eb ia ka dh\u00ebn\u00eb nj\u00eb shtetasi n\u00eb Linz\u00eb kundrejt pages\u00ebs prej 200.000 lek\u00eb por nuk e njeh. N\u00eb k\u00ebt\u00eb moment policia gjyq\u00ebsore ka nd\u00ebrprer\u00eb deklarimin si person q\u00eb ka dijeni, duke vijuar m\u00eb pas pyetjen e Veleshnj\u00ebs si person n\u00ebn hetim, i cili ka deklaruar t\u00eb nj\u00ebjtat th\u00ebnie.<\/p>\n\n\n\n<p>Gjithashtu Rezart Veleshnja ka sqaruar se makin\u00ebn ia ka shitur Shpedit n\u00ebp\u00ebrmjet Elisit, sepse e njeh dhe e ka shok n\u00eb shum\u00ebn 2.8 milion lek\u00eb t\u00eb vjetra.<\/p>\n\n\n\n<p>I ripyetur si person n\u00ebn hetim Rezart Veleshnja i q\u00ebndron deklarimeve t\u00eb dh\u00ebna m\u00eb par\u00eb por nuk ka dh\u00ebn\u00eb shpjegime duke shpjeguar se do t\u2019i jap\u00eb ato n\u00eb gjykat\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p>\u00cbsht\u00eb b\u00ebr\u00eb k\u00ebqyrja e telefonit celular t\u00eb shtetasit Rezart Veleshnja. K\u00ebqyrja u b\u00eb n\u00eb rrjetin social \u201cInstagram\u201d,ku n\u00eb faqen e \u201cInstagramit\u201d Starz Energy Albania tek mesazhet e k\u00ebsaj faqe shihen disa postime nga faqja e \u201cInstagramit\u201d e Rezart Veleshnja.<\/p>\n\n\n\n<p>Po k\u00ebshtu, dallohen disa mesazhe teksti t\u00eb d\u00ebrguara Rezart Veleshnja drejt Ylli Troplinit. Nga t\u00eb dh\u00ebnat e marra nga QKB-ja rezulton e regjistruar subjekti tregtar \u201cStarz Brench\u201d, por nuk rezulton as ortak dhe as administrator shtetasi i d\u00ebmtuar, Ylli Troplini. \/<strong>Syri.net<\/strong><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Nga Elton Qyno Ish-humoristi i spektaklit \u201cPortokalli\u201d, Rezart Veleshnja, rezulton t\u00eb jet\u00eb mar\u00eb i pandehur p\u00ebr akuz\u00ebn e \u201cMashtrimit\u201d, pasi n\u00eb vitin 2024 i ka mar\u00eb 45-vje\u00e7arit, Ylli Troplini, makin\u00ebn tip \u201cMitsubishi Pajero\u201d dhe m\u00eb pas ja ka shitur, nj\u00eb personi tjet\u00ebr n\u00eb Linz\u00eb t\u00eb Tiran\u00ebs. Ylli Troplini, \u00ebsht\u00eb nj\u00eb em\u00ebr i njohur p\u00ebr policin\u00eb [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429244,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,6034,235],"tags":[],"class_list":{"0":"post-429243","1":"post","2":"type-post","3":"status-publish","4":"format-standard","5":"has-post-thumbnail","7":"category-aktualitet","8":"category-kryesore","9":"category-lajme","10":"category-showbiz-en","11":"category-vendi"},"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429243","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429243"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429243\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429245,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429243\/revisions\/429245"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429244"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429243"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429243"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429243"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}