{"id":429645,"date":"2026-07-14T09:39:52","date_gmt":"2026-07-14T07:39:52","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429645"},"modified":"2026-07-14T09:39:53","modified_gmt":"2026-07-14T07:39:53","slug":"reforma-zgjedhore-ps-pd-mbetet-ne-vendnumero","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reforma-zgjedhore-ps-pd-mbetet-ne-vendnumero\/","title":{"rendered":"Reforma zgjedhore PS-PD mbetet n\u00eb vendnum\u00ebro"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore pritet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kuvendit nj\u00eb shtyrje afati p\u00ebr funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnj\u00eb produkt final.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebkryetari socialist i k\u00ebtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb plenare se shtyrja do t\u00eb k\u00ebrkohet edhe p\u00ebr disa muaj t\u00eb tjer\u00eb me synimin q\u00eb t\u00eb adresohen t\u00eb gjitha rekomandimet p\u00ebr draft-projektligjet p\u00ebr Financimin e Partive Politike dhe p\u00ebr Kodin Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjiknuri deklaroi n\u00eb seanc\u00eb se Komisioni ka kryer \u201cnj\u00eb pun\u00eb relativisht t\u00eb mir\u00eb\u201d, por ka pasur v\u00ebshtir\u00ebsi n\u00eb komunikimin politik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNj\u00eb projekt konsensual q\u00eb ka kaluar filtrat e Komisionit Europian dhe Komisionit t\u00eb Venecias dhe kemi mund\u00ebsin\u00eb edhe k\u00ebto jav\u00eb q\u00eb kan\u00eb mbetur t\u2019i vijm\u00eb Kuvendit me nj\u00eb ligj t\u00eb gjith\u00ebpranuar,\u201d tha ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe bashk\u00ebkryetari opozitar i k\u00ebtij komisionit, Oerd Bylykbashi, shprehu dakord\u00ebsi me nevoj\u00ebn p\u00ebr shtyrje t\u00eb afatit dhe vler\u00ebson se komisioni me pun\u00ebn e deritanishme ka shtruar rrug\u00ebn p\u00ebr realizimin e nj\u00eb pakete ligjore q\u00eb do t\u00eb rregulloj\u00eb disa ligje, jo vet\u00ebm ndryshimet n\u00eb Kodin Zgjedhor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr opozit\u00ebn duket urgjente adresimi i \u00e7\u00ebshtjes s\u00eb p\u00ebrdorimit t\u00eb burimeve shtet\u00ebrore n\u00eb fushatat zgjedhore, nd\u00ebshkimi i krimeve zgjedhore dhe p\u00ebrmir\u00ebsimi i draftit p\u00ebr financimin e partive me reflektimin e rekomandimeve t\u00eb ardhura nga OSBE\/ODIHR dhe nga Komisioni i Venecias.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cNuk \u00ebsht\u00eb hera e par\u00eb q\u00eb shtyhet mandati, k\u00ebshtu \u00ebsht\u00eb vepruar edhe n\u00eb reformat e suksesshme konsensuale t\u00eb viteve 2002, 2004 , 2008 dhe 2012 kur reformat kan\u00eb nevojitur disa mandate komisioni. Kryesore \u00ebsht\u00eb q\u00eb ato norma q\u00eb do t\u00eb miratohen t\u00eb jen\u00eb t\u00eb aplikueshme dhe efikase para zgjedhjve vendore t\u00eb 2027-\u00ebs,\u201d tha Bylykbashi p\u00ebr BIRN, duke shtuar se synimi \u00ebsht\u00eb q\u00eb p\u00ebr zgjedhjet e ardhshme lokale, t\u00eb pakt\u00ebn t\u00eb ken\u00eb ngritur \u201cnj\u00eb struktur\u00eb t\u00eb qart\u00eb ndalimi dhe nd\u00ebshkimi p\u00ebr p\u00ebrdorimin e shtetit n\u00eb zgjedhje\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cE r\u00ebnd\u00ebsishme \u00ebsht\u00eb q\u00eb ne t\u00eb arrijm\u00eb t\u00eb b\u00ebjm\u00eb nj\u00eb korniz\u00eb ligjore t\u00eb zbatueshme q\u00eb mund\u00ebsojn\u00eb zgjedhje demokratike e q\u00eb mund t\u00eb k\u00ebrkoj\u00eb edhe nd\u00ebrhyrje n\u00eb ligje t\u00eb tjera, p\u00ebrfshir\u00eb dhe n\u00eb Kodin Penal apo ligje q\u00eb rregullojn\u00eb funkionimin e administrat\u00ebs publike,\u201d theksoi ai.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni u ngrit me konsensus politik mes dy partive kryesore, PS-PD n\u00eb tetor 2025 n\u00eb nj\u00eb klim\u00eb t\u00eb tensionuar politike, vet\u00ebm disa muaj pas zgjedhjeve parlamentare t\u00eb 11 majit, ku PS siguroi nj\u00eb mandat t\u00eb kat\u00ebrt me 83 mandate.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kalendari i pun\u00ebs s\u00eb komisionit parashikonte hartimin e nj\u00eb ligji t\u00eb ri p\u00ebr Financimin e Partive Politike deri n\u00eb dhjetor 2025 dhe hartimin e ndryshimeve n\u00eb Kodin Zgjedhor, sipas disa temave dhe \u00e7\u00ebshtjeve q\u00eb lidheshin me rekomandimet deri n\u00eb korrik 2026.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">I vetmi produkt q\u00eb ky komision ka prezantuar p\u00ebr publikun \u00ebsht\u00eb nj\u00eb draft-projektligj p\u00ebr Financimin e Partive Politike, i hartuar me konsensus nga ekspert\u00eb t\u00eb komisionit \u2013 nj\u00eb nism\u00eb q\u00eb u prit me kritika dhe sugjerime shtes\u00eb nga p\u00ebrfaq\u00ebsues t\u00eb shoq\u00ebris\u00eb civile.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe nj\u00eb opinion i Komisionit t\u00eb Venecias mbi k\u00ebt\u00eb dokument rekomandon q\u00eb disa prej dispozitave ligjore t\u00eb ndryshojn\u00eb, si p\u00ebr shembull ato t\u00eb lidhura me financimin indirekt t\u00eb partive p\u00ebrmes subjekteve t\u00eb lidhura me partit\u00eb, pal\u00ebt e treta, platformat digjitale apo sh\u00ebrbimet n\u00eb natyr\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile q\u00eb jan\u00eb pjes\u00eb e tryezave konsultuese dhe monitoruese t\u00eb proceseve zgjedhore, p\u00ebrfundimi i afatit ligjor t\u00eb komisionit pa asnj\u00eb produkt \u00ebsht\u00eb vet\u00ebm nj\u00ebra an\u00eb e problemit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cM\u00eb shum\u00eb shqet\u00ebsues se shtyrja e afatit \u00ebsht\u00eb fakti q\u00eb nuk kemi nj\u00eb qart\u00ebsi t\u00eb reform\u00ebs dhe kjo reform\u00eb nuk b\u00ebn dallim nga praktikat e d\u00ebshtuara t\u00eb komisioneve&nbsp; t\u00eb m\u00ebparshme bipartizane,\u201d tha Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit p\u00ebr Studime Politike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Krasniqit, vullneti politik dhe p\u00ebrkushtimi real p\u00ebr t\u00eb respektuar afatet dhe pritshm\u00ebrit\u00eb nuk i p\u00ebrgjigjet nevoj\u00ebs p\u00ebr nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb plot\u00eb zgjedhore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe Erida Sk\u00ebndaj, drejtuese e Komitetit Shqiptar t\u00eb Helsinkit, thot\u00eb se reforma zgjedhore nuk u trajtua si prioritet i pun\u00ebs s\u00eb Kuvendit dhe kjo sipas saj \u201c\u00ebsht\u00eb pasqyra e munges\u00ebs s\u00eb vullnetit politik\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse&nbsp;reforma zgjedhore do t\u00eb ishte trajtuar si prioritet dhe do t\u00eb ishte punuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb sistematike, Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm do t\u00eb kishte prodhuar produkte, qoft\u00eb edhe t\u00eb pjesshme,\u201d tha Sk\u00ebndaj, duke vler\u00ebsuar gjithsesi si pozitive k\u00ebrkes\u00ebn p\u00ebr vazhdim\u00ebsin\u00eb e pun\u00ebs s\u00eb tij.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Impakti tek zgjedhjet lokale<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Komisioni Qendror i Zgjedhjeve parashikon q\u00eb \u00e7do ndryshim ligjor t\u00eb miratohet t\u00eb pakt\u00ebn 6 muaj p\u00ebrpara nj\u00eb procesi zgjedhor, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb ato t\u00eb reflektohen n\u00eb praktik\u00eb. Sipas k\u00ebtyre afateve, ndryshimet do t\u00eb duhej t\u00eb ishin mbyllur brenda k\u00ebtij sesioni parlamentar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb ishin t\u00eb zbatueshme n\u00eb zgjedhjeve vendore t\u00eb pranver\u00ebs s\u00eb ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr organizatat e shoq\u00ebris\u00eb civile, ky do t\u00eb jet\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr shans i humbur p\u00ebr t\u00eb impelmentuar rekomandimet n\u00eb zgjedhjet e ardhshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Rigels Xhemollari, drejtues i organizat\u00ebs \u201cQ\u00ebndresa Qytetare\u201d vler\u00ebson se pasoja afatshkurt\u00ebr e munges\u00ebs s\u00eb nj\u00eb produkti do t\u00eb ndjehet n\u00eb zgjedhjet vendore, pasi ato do t\u00eb organizohen pa asnj\u00eb ndryshim q\u00eb p\u00ebrmir\u00ebson cil\u00ebsin\u00eb e votimeve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Xhemollari e lidh munges\u00ebn e nj\u00eb drafti ndryshimesh me klim\u00ebn politike t\u00eb vendit dhe me protestat qytetare t\u00eb p\u00ebrditshme q\u00eb i adresohen edhe establishmentit politik t\u00eb mbizot\u00ebruar nga dy partit\u00eb e m\u00ebdha.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cPD \u2013 PS nuk mund t\u00eb b\u00ebnin dot pazarin e radh\u00ebs mes k\u00ebtyre protestave dhe kan\u00eb vendosur ta shtyjn\u00eb,\u201d tha Xhemollari, duke shtuar se fakti q\u00eb n\u00eb tet\u00eb muaj nuk u prodhua asnj\u00eb produkt p\u00ebr reform\u00ebn p\u00ebrb\u00ebn nj\u00eb shp\u00ebrdorim t\u00eb besimit dhe taksave t\u00eb qytetar\u00ebve.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sk\u00ebndaj nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit rikthen n\u00eb v\u00ebmendje afatat e ngutshme deri n\u00eb zgjedhjet e ardhshme lokale p\u00ebr t\u00eb implementuar nj\u00eb reform\u00eb t\u00eb pritshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cN\u00ebse Komisioni dhe Kuvendi i miratojn\u00eb ndryshimet e pjesshme me vones\u00eb, KQZ-s\u00eb i mbetet me pak koh\u00eb p\u00ebr t\u2019u njohur me to dhe p\u00ebr t\u2019i zbatuar. K\u00ebshtu rrezikohet q\u00eb rekomandimet e pazbatuara t\u00eb OSBE\/ODIHR t\u00eb mbeten s\u00ebrish t\u00eb hapura edhe n\u00eb nj\u00eb cik\u00ebl tjet\u00ebr zgjedhor,\u201d theksoi ajo.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebrfaq\u00ebsuesit e shoq\u00ebris\u00eb civile kritikojn\u00eb m\u00ebnyr\u00ebn se si komisioni i fundit Gjiknuri-Bylykbashi ka funksionuar edhe n\u00eb aspektin teknik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Krasniqit, do t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb m\u00ebnyr\u00eb tjet\u00ebr funksionimi, q\u00eb nga kalendari i pun\u00ebs dhe konsultimi publik, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb sipas tij \u201ct\u00eb reflektonte gabimet e s\u00eb kaluar\u00ebs\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cDo t\u00eb duhej t\u00eb kishte nj\u00eb paket\u00eb ligjore p\u00ebr financimin e partive politike dhe fushatat zgjedhore, ligjin p\u00ebr partit\u00eb dhe Kodin Zgjedhor n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb mos kishte mbivendosje,\u201d tha ai, duke e konsideruar pun\u00ebn e Komisionit si t\u00eb pjesshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sk\u00ebndaj gjithashtu mendon se vazhdim\u00ebsia e k\u00ebtij komisioni do t\u00eb ket\u00eb kuptim vet\u00ebm n\u00ebse ndryshon metodologjin\u00eb e pun\u00ebs: nj\u00eb kalendar i detajuar me objektiva, masa, konsultim substancial dhe afate p\u00ebr t\u00eb gjitha ndryshimet n\u00eb legjislacion q\u00eb k\u00ebrkojn\u00eb adresim t\u00eb k\u00ebtij Komisioni dhe q\u00eb garantojn\u00eb reform\u00eb zgjedhore t\u00eb gjith\u00ebanshme.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ajo propozon q\u00eb kalendari i ri i pun\u00ebs t\u00eb monitorohet dhe vler\u00ebsohet periodikisht nga nj\u00eb struktur\u00eb e dedikuar brenda Kuvendit.\/ BIRN<\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Komisioni i Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Zgjedhore pritet t\u2019i k\u00ebrkoj\u00eb Kuvendit nj\u00eb shtyrje afati p\u00ebr funksionimin e tij, pasi po mbyll afatin ligjor pa asnj\u00eb produkt final. Bashk\u00ebkryetari socialist i k\u00ebtij komisioni, Damian Gjiknuri, tha t\u00eb h\u00ebn\u00ebn n\u00eb seanc\u00eb plenare se shtyrja do t\u00eb k\u00ebrkohet edhe p\u00ebr disa muaj t\u00eb tjer\u00eb me synimin q\u00eb t\u00eb adresohen [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429646,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-429645","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429645","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429645"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429645\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429647,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429645\/revisions\/429647"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429646"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429645"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429645"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429645"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}