{"id":429930,"date":"2026-07-24T10:40:13","date_gmt":"2026-07-24T08:40:13","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=429930"},"modified":"2026-07-24T10:40:16","modified_gmt":"2026-07-24T08:40:16","slug":"reforma-territoriale-2-0-e-ps-ja-cilat-jane-bashkite-qe-rrezikojne-shkrirjen","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/reforma-territoriale-2-0-e-ps-ja-cilat-jane-bashkite-qe-rrezikojne-shkrirjen\/","title":{"rendered":"Reforma territoriale 2.0 e PS, ja cilat jan\u00eb bashkit\u00eb q\u00eb rrezikojn\u00eb shkrirjen"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs bllokuan foltoren e Kuvendit t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb mos lejuar prezantimin e nj\u00eb raporti t\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga mazhoranca socialiste n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edhe pse komisioni funksionoi si bipartizan, PS vendosi t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb si produkt final n\u00eb Kuvend raportin e hartuar nga ekspert\u00ebt e tyre, nd\u00ebrsa PD kund\u00ebrshtoi duke k\u00ebrkuar pa rezultat q\u00eb Kuvendi t\u00eb votonte shtyrjen e pun\u00ebs s\u00eb k\u00ebtij komisioni.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti I Partis\u00eb Socialiste titullohet \u201cReforma Administrativo-Territoriale 2.0\u201d dhe hedh bazat e nj\u00eb ndarjeje t\u00eb re territoriale q\u00eb synon shkrirjen e disa bashkive t\u00eb vogla p\u00ebrmes indikator\u00ebve mat\u00ebs si performanca ekonomike, funksionaliteti dhe numri i popullsis\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Bashk\u00ebkryetari demokrat i komisionit, Lu\u00e7iano Bo\u00e7i, akuzoi PS-n\u00eb se po vepron n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebnashme dhe se synimi p\u00ebr shkrirjen e disa bashkive \u00ebsht\u00eb projekt p\u00ebr shpopullimin e vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cKan\u00eb nj\u00eb projekt p\u00ebr t\u00eb ulur dhe shkrir\u00eb bashkit\u00eb, p\u00ebr t\u00eb vazhduar shpopullimin, p\u00ebr t\u00eb mos i p\u00ebrfaq\u00ebsuar njer\u00ebzit n\u00eb pushtetin vendor. Vet\u00ebm p\u00ebr t\u00eb realizuar nj\u00eb q\u00ebllim politik,\u201d tha Bo\u00e7i para mediave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti analitik i socialist\u00ebve ka ngjallur reagime dhe nga banor\u00ebt e nj\u00ebsive vendore t\u00eb vogla q\u00eb rrezikojn\u00eb t\u00eb shkrihen me bashkit\u00eb m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha t\u00eb qarkut. N\u00eb qend\u00ebr t\u00eb qytetit t\u00eb P\u00ebrrenjasit, dhjetra banor\u00eb u mblodh\u00ebn t\u00eb mart\u00ebn p\u00ebr t\u00eb kund\u00ebrshtuar at\u00eb q\u00eb ata pretendojn\u00eb se \u00ebsht\u00eb nj\u00eb plan i mazhoranc\u00ebs socialiste p\u00ebr shkrirjen e bashkis\u00eb s\u00eb tyre me bashkin\u00eb e Librazhdit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qytetar\u00ebt firmos\u00ebn nj\u00eb peticion kund\u00ebr shkrirjes s\u00eb bashkis\u00eb s\u00eb tyre, duke argumentuar se kjo do t\u2019i largonte sh\u00ebrbimet nga qytetar\u00ebt dhe do t\u00eb zbehte identitetin institucional t\u00eb zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Indekset analitike n\u00eb raportin e PS-s\u00eb kan\u00eb ngritur shqet\u00ebsime dhe p\u00ebr disa bashki t\u00eb Jugut si &nbsp;Delvina apo Konispoli, p\u00ebr t\u00eb cilat PD beson se ka nj\u00eb skenar t\u00eb mazhoranc\u00ebs p\u00ebr t\u2019I bashkuar me bashkin\u00eb e Sarand\u00ebs. Deputetja e PD-s\u00eb s\u00eb k\u00ebsaj zone, Ina Zhupa, kund\u00ebrshtoi k\u00ebt\u00eb qasje si t\u00eb d\u00ebmshme p\u00ebr p\u00ebrfaq\u00ebsimin dhe zhvillimin e zon\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Polarizimi mes bashkive<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb dekad\u00eb pas reform\u00ebs administrativo-territoriale t\u00eb vitit 2014, mazhoranca socialiste &nbsp;argumenton harta aktuale nuk i p\u00ebrgjigjet m\u00eb realitetit demografik dhe ekonomik t\u00eb vendit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr t\u00eb vler\u00ebsuar nevoj\u00ebn p\u00ebr nj\u00eb hart\u00eb t\u00eb re, analiza bazohet n\u00eb nj\u00eb metodologji t\u00eb bazuar n\u00eb pes\u00eb tregues: funksionalitetin e bashkive, performanc\u00ebn ekonomike, mas\u00ebn urbane dhe demografike, distanc\u00ebn nga qendra m\u00eb e af\u00ebrt administrative dhe kohezionin social e kulturor.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti konstaton se problemi nuk lidhet vet\u00ebm me numrin e bashkive, por me pabarazin\u00eb e madhe mes tyre.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Tirana p\u00ebrqendron rreth nj\u00eb t\u00eb kat\u00ebrt\u00ebn e popullsis\u00eb s\u00eb vendit dhe afro 40 p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave vendore, nd\u00ebrkoh\u00eb q\u00eb 47 bashki gjenerojn\u00eb secila m\u00eb pak se nj\u00eb p\u00ebr qind t\u00eb t\u00eb ardhurave. Gati gjysma e bashkive rezultojn\u00eb n\u00ebn nivelin mesatar t\u00eb funksionalitetit, nd\u00ebrsa shum\u00eb nj\u00ebsi t\u00eb vogla shpenzojn\u00eb pjes\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb buxhetit p\u00ebr administrat\u00eb dhe paga, duke l\u00ebn\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr investime dhe zhvillim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">PS nuk rekomandon nj\u00eb ulje mekanike t\u00eb numrit t\u00eb bashkive, por nj\u00eb qasje t\u00eb diferencuar, ku bashkimet territoriale t\u00eb aplikohen vet\u00ebm n\u00eb rastet kur mb\u00ebshteten nga evidenca, nd\u00ebrsa p\u00ebr zona t\u00eb tjera sugjerohen forma t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrbashkiak, krijimi i nj\u00eb niveli rajonal funksional mbi 12 qarqet ekzistuese dhe nj\u00eb reform\u00eb e financimit vendor. Sipas raportit, harta e re duhet t\u00eb miratohet brenda vitit 2026, n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb q\u00eb t\u00eb hyj\u00eb n\u00eb fuqi p\u00ebr zgjedhjet vendore t\u00eb vitit 2027 dhe t\u00eb p\u00ebrgatis\u00eb pushtetin vendor p\u00ebr p\u00ebrthithjen e fondeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti \u201cReforma Administrativo-Territoriale 2.0\u201d nuk p\u00ebrmban nj\u00eb list\u00eb zyrtare t\u00eb bashkive q\u00eb do t\u00eb preken nga nj\u00eb riorganizim territorial, por analiza e ekspert\u00ebve identifikon nj\u00eb grup nj\u00ebsish vendore q\u00eb shfaqin dob\u00ebsi t\u00eb p\u00ebrs\u00ebritura n\u00eb funksionalitet, ekonomi, demografi dhe financa. Pik\u00ebrisht k\u00ebto bashki konsiderohen si rastet ku mund t\u00eb justifikohet nj\u00eb rikonfigurim territorial ose forma t\u00eb tjera konsolidimi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e mazhoranc\u00ebs shoq\u00ebrohet dhe me dokumente shtes\u00eb t\u00eb indekseve q\u00eb tregojn\u00eb nj\u00eb tablo thell\u00ebsisht e polarizuar dhe jo nj\u00eb zhvillim t\u00eb shp\u00ebrndar\u00eb n\u00eb t\u00eb gjith\u00eb territorin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb nj\u00ebrin krah \u00ebsht\u00eb boshti Tiran\u00eb-Durr\u00ebs, s\u00eb bashku me bashkit\u00eb si Vora dhe Shijaku dhe pak pika bregdetare si Vlora, Himara dhe Saranda. K\u00ebto zona p\u00ebrqendrojn\u00eb shumic\u00ebn d\u00ebrrmuese t\u00eb popullsis\u00eb, gjenerojn\u00eb vet\u00eb t\u00eb ardhurat e tyre fiskale dhe kan\u00eb sipas raportit, nj\u00eb ekonomi dinamike.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb krahun tjet\u00ebr \u00ebsht\u00eb periferia, sidomos verilindja, juglindja dhe zonat malore, t\u00eb cilat vuajn\u00eb nj\u00eb rreth vicioz: tkurrje dhe plakje e popullsis\u00eb, ekonomi mbijetese me pak vende pune formale, dhe buxhete bashkiake q\u00eb mbijetojn\u00eb vet\u00ebm nga qeveria qendrore, duke i p\u00ebrdorur fondet gati ekskluzivisht p\u00ebr t\u00eb paguar rrogat e administrat\u00ebs vendore.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>Bashkit\u00eb q\u00eb rrezikojn\u00eb shkrirjen<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Indeksi i Funksionalitetit t\u00eb Bashkive n\u00eb raportin e Partis\u00eb Socialiste nxjerr si raste m\u00eb problematike bashkin\u00eb e vog\u00ebl t\u00eb Pustecit me tipar minoritar si dhe at\u00eb t\u00eb Rrogozhin\u00ebs, t\u00eb cilat ve\u00e7ohen si bashkit\u00eb me performanc\u00ebn m\u00eb t\u00eb dob\u00ebt n\u00eb rang komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb grupin me funksionalitet t\u00eb ul\u00ebt renditen gjithashtu Konispoli, K\u00eblcyra, Poli\u00e7ani, Roskoveci, Hasi, Delvina, Ku\u00e7ova, Maliqi dhe Fush\u00eb Arr\u00ebzi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRreth 40% e bashkive t\u00eb vogla dhe t\u00eb mesme nuk arrijn\u00eb t\u00eb financojn\u00eb plot\u00ebsisht rreth gjysm\u00ebn e programeve buxhetore q\u00eb lidhen me funksionet e tyre ligjore,\u201d thuhet n\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto bashki nuk ushtrojn\u00eb plot\u00ebsisht disa prej funksioneve q\u00eb iu transferuan gjat\u00eb reform\u00ebs s\u00eb vitit 2014, t\u00eb tilla si administrimi i pyjeve, ujitja dhe kullimi, arsimi parashkollor dhe mbrojtja nga zjarri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Analiza e performanc\u00ebs ekonomike rendit n\u00eb fund t\u00eb Indeksit 13 bashki, mes tyre Konispoli, Fush\u00eb Arr\u00ebzi, Delvina, Maliqi, Ku\u00e7ova, Devolli, Hasi, Roskoveci, Poli\u00e7ani, K\u00eblcyra, Pusteci dhe P\u00ebrrenjasi, p\u00ebr shkak t\u00eb numrit t\u00eb ul\u00ebt t\u00eb bizneseve, pun\u00ebsimit formal t\u00eb kufizuar, produktivitetit t\u00eb dob\u00ebt dhe munges\u00ebs s\u00eb diversifikimit ekonomik.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Nj\u00eb tjet\u00ebr problem strukturor lidhet me madh\u00ebsin\u00eb demografike. Bashki si Pusteci, K\u00eblcyra, Konispoli, Delvina, Fush\u00eb Arr\u00ebzi, Hasi, Poli\u00e7ani, Rrogozhina, Kolonja dhe Libohova kan\u00eb popullsi t\u00eb vog\u00ebl dhe nuk arrijn\u00eb t\u00eb p\u00ebrfitojn\u00eb nga ekonomit\u00eb e shkall\u00ebs, duke e b\u00ebr\u00eb m\u00eb t\u00eb kushtuesh\u00ebm ofrimin e sh\u00ebrbimeve publike dhe q\u00eb kufizojn\u00eb kapacitetin e tyre administrativ dhe financiar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Raporti evidenton gjithashtu se nj\u00eb num\u00ebr bashkish shpenzojn\u00eb pothuajse t\u00eb gjith\u00eb buxhetin p\u00ebr paga dhe shpenzime operative. Kavaja, Rrogozhina, Fush\u00eb Arr\u00ebzi, Kolonja dhe Tepelena kan\u00eb nivelin m\u00eb t\u00eb lart\u00eb t\u00eb \u2018ngurt\u00ebsis\u00eb buxhetore\u2019, mbi 90 p\u00ebr qind, \u00e7ka i b\u00ebn buxhetet e tyre \u201cfunksionalisht lista pagash\u201d, me shum\u00eb pak hap\u00ebsir\u00eb p\u00ebr investime dhe zhvillim.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebto t\u00eb dh\u00ebna sugjerohen n\u00eb raport si nj\u00eb baz\u00eb teknike mbi t\u00eb cil\u00ebn do t\u00eb vler\u00ebsohet n\u00ebse nj\u00eb bashki duhet t\u00eb bashkohet me nj\u00eb tjet\u00ebr, t\u00eb forcoj\u00eb bashk\u00ebpunimin nd\u00ebrvendor apo t\u00eb trajtohet me masa t\u00eb tjera institucionale.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr vendimmarrjen mbi reform\u00ebn, t\u00eb dh\u00ebnat mb\u00ebshtesin nj\u00eb qasje t\u00eb diferencuar, jo horizontale. \u201cP\u00ebr segmentin e posht\u00ebm t\u00eb renditjes, ve\u00e7an\u00ebrisht p\u00ebr nj\u00ebsit\u00eb n\u00ebn mas\u00ebn kritike demografike q\u00eb shfaqin dob\u00ebsi n\u00eb t\u00eb pes\u00eb dimensionet, opsionet reale jan\u00eb dy: rikonfigurim territorial p\u00ebrmes bashkimit me nj\u00ebsi fqinje m\u00eb funksionale, ose ushtrim i p\u00ebrbashk\u00ebt dhe i detyruesh\u00ebm i funksioneve p\u00ebrmes mekanizmave t\u00eb bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrvendor, si\u00e7 lejon ligji nr. 139\/2015\u201d- sugjerohet n\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u201cRuajtja e status quo-s\u00eb p\u00ebr raste si Pusteci apo Rrogozhina n\u00ebnkupton pranimin e nj\u00eb standardi m\u00eb t\u00eb ul\u00ebt sh\u00ebrbimesh p\u00ebr qytetar\u00ebt e k\u00ebtyre territoreve,\u201d theksohet n\u00eb raport.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pamja e p\u00ebrgjithshme e bazuar n\u00eb indikator\u00ebt e analizuar prodhon at\u00eb q\u00eb raporti e konsideron si \u201cnj\u00eb hart\u00eb ekonomike t\u00eb qart\u00eb dhe politikisht t\u00eb r\u00ebnd\u00ebsishme\u201d. Nga 60 bashkit\u00eb e normalizuara, vet\u00ebm 10 klasifikohen me performanc\u00eb t\u00eb lart\u00eb ekonomike, 12 me performanc\u00eb t\u00eb mesme dhe 38 ose 63% e bashkive me performanc\u00eb t\u00eb ul\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mesatarja q\u00ebndron n\u00ebn pragun e nivelit t\u00eb mes\u00ebm, \u00e7ka n\u00ebnkupton se bashkia tipike shqiptare operon mbi nj\u00eb baz\u00eb ekonomike t\u00eb dob\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pavar\u00ebsisht nivelit t\u00eb ul\u00ebt q\u00eb mund t\u00eb shfaqen disa bashki t\u00eb vogla n\u00eb indikator\u00ebt financiar\u00eb, ekonomik\u00eb dhe demokrafik\u00eb t\u00eb analiz\u00ebs s\u00eb ekspert\u00ebve, ata sugjerojn\u00eb q\u00eb bashkit\u00eb me p\u00ebrqendrim t\u00eb duksh\u00ebm t\u00eb pakicave komb\u00ebtare, si Dropulli, Finiqi dhe Pusteci, dhe bashkit\u00eb me profil identitar t\u00eb fort\u00eb, si Hasi ose Konispoli, t\u00eb vler\u00ebsohen me kujdes, duke siguruar nj\u00eb balancimin e detyrimit t\u00eb p\u00ebr t\u00eb mbrojtur diversitetin, identitetin kulturor dhe t\u00eb drejtat e pakicave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb baz\u00eb t\u00eb k\u00ebsaj analize, mazhoranca propozon kat\u00ebr skenar\u00eb p\u00ebr riorganizimin e pushtetit vendor; ruajtjen e hart\u00ebs aktuale, por me nj\u00eb decentralizim asimetrik, ku bashkit\u00eb me kapacitete m\u00eb t\u00eb larta do t\u00eb merrnin m\u00eb shum\u00eb kompetenca, nd\u00ebrsa ato m\u00eb t\u00eb dob\u00ebtat do t\u00eb kufizoheshin n\u00eb funksionet baz\u00eb ose do t\u2019i ushtronin ato p\u00ebrmes bashk\u00ebpunimit nd\u00ebrbashkiak.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Skenar\u00ebt e tjer\u00eb p\u00ebrfshijn\u00eb bashkimet e gjera territoriale p\u00ebr t\u00eb krijuar nj\u00ebsi m\u00eb t\u00eb m\u00ebdha e m\u00eb funksionale; bashkimin vet\u00ebm t\u00eb bashkive me kapacitete m\u00eb t\u00eb kufizuara dhe skenari i fundit propozon nj\u00eb ristrukturim m\u00eb t\u00eb thell\u00eb t\u00eb kompetencave, duke i p\u00ebrqendruar bashkit\u00eb kryesisht te funksionet baz\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Paralelisht, sugjerohet krijimi i nj\u00eb niveli funksional rajonal mbi 12 qarqet ekzistuese, i cili do t\u00eb administronte funksione q\u00eb tejkalojn\u00eb kufijt\u00eb e nj\u00eb bashkie, si transporti nd\u00ebrqarkor, menaxhimi i mbetjeve, mbrojtja nga p\u00ebrmbytjet dhe koordinimi i fondeve t\u00eb Bashkimit Evropian.<a href=\"https:\/\/www.reporter.al\/2026\/07\/24\/reforma-territoriale-2-0-e-ps-bashkite-qe-rrezikojne-shkrirjen\/\"><strong>&nbsp;\/BIRN<\/strong><\/a><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>Deputet\u00ebt e opozit\u00ebs bllokuan foltoren e Kuvendit t\u00eb enjten p\u00ebr t\u00eb mos lejuar prezantimin e nj\u00eb raporti t\u00eb hartuar n\u00eb m\u00ebnyr\u00eb t\u00eb nj\u00ebanshme nga mazhoranca socialiste n\u00eb p\u00ebrfundim t\u00eb pun\u00ebs s\u00eb Komisionit t\u00eb Posa\u00e7\u00ebm p\u00ebr Reform\u00ebn Territoriale. Edhe pse komisioni funksionoi si bipartizan, PS vendosi t\u00eb d\u00ebrgojn\u00eb si produkt final n\u00eb Kuvend raportin e hartuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":429931,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,6032,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-429930","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-analize-en","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429930","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=429930"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429930\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":429932,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/429930\/revisions\/429932"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/429931"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=429930"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=429930"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=429930"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}