{"id":430018,"date":"2026-07-28T11:38:51","date_gmt":"2026-07-28T09:38:51","guid":{"rendered":"https:\/\/zjarr.tv\/?p=430018"},"modified":"2026-07-28T11:38:54","modified_gmt":"2026-07-28T09:38:54","slug":"taulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit","status":"publish","type":"post","link":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/taulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit\/","title":{"rendered":"Taulant Balla dhe Flamur Noka, b\u00ebjn\u00eb ndarjen zoologjike t\u00eb popullit"},"content":{"rendered":"\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><strong>NGA Thoma G\u00ebll\u00e7i<\/strong><\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas shum\u00eb vitesh qeverisjeje, zgjedhjesh, protestash, sondazhesh dhe emisionesh televizive, pushteti arriti m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb klasifikimin e plot\u00eb t\u00eb popullit shqiptar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Ndarja n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb u konsiderua e vjetruar. Ndarja n\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb varf\u00ebr u hoq, sepse krijonte shqet\u00ebsime sociale. Edhe ndarja n\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar dhe t\u00eb papun\u00eb u quajt e panevojshme, pasi shum\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar jetojn\u00eb si t\u00eb papun\u00eb dhe shum\u00eb t\u00eb papun\u00eb figurojn\u00eb si t\u00eb pun\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Prandaj u vendos q\u00eb populli t\u00eb ndahet zoologjikisht. P\u00ebr k\u00ebt\u00eb q\u00ebllim u ngrit Shtabi i P\u00ebrbashk\u00ebt p\u00ebr Studimin e Shpend\u00ebve Politik\u00eb, n\u00ebn kryesimin e Taulant Ball\u00ebs dhe Flamur Nok\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Mbledhjen e par\u00eb e hapi Taulant Balla.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Shok\u00eb dhe kund\u00ebrshtar\u00eb, \u2013 tha ai, \u2013 duhet t\u2019i japim fund paqart\u00ebsis\u00eb. Populli duhet t\u00eb dij\u00eb se \u00e7far\u00eb shpendi \u00ebsht\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flamur Noka kund\u00ebrshtoi p\u00ebrdorimin e fjal\u00ebs \u201cshok\u00eb\u201d, por pranoi pjes\u00ebn tjet\u00ebr t\u00eb propozimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">.Pas k\u00ebsaj, Shtabi filloi pun\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kategoria e par\u00eb ishin flamingot.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Flamingot p\u00ebrfaq\u00ebsojn\u00eb pjes\u00ebn m\u00eb t\u00eb bukur t\u00eb popullit. Ato dalin mir\u00eb n\u00eb fotografi, krijojn\u00eb pamje turistike dhe mund t\u00eb p\u00ebrdoren n\u00eb fjalimet p\u00ebr Shqip\u00ebrin\u00eb moderne. Qeveria thot\u00eb se me flamingot ka qen\u00eb gjithmon\u00eb n\u00eb rregull. Protesta e tyre ishte e bukur, paq\u00ebsore dhe me ngjyra.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Vet\u00ebm se, kur flamingot protestonin, kund\u00ebr tyre u p\u00ebrdor\u00ebn t\u00eb gjitha baterit\u00eb e pushtetit. U quajt\u00ebn agjent\u00eb iranian\u00eb, grek\u00eb, rus\u00eb, serb\u00eb, armiq t\u00eb turizmit, sabotator\u00eb t\u00eb ekonomis\u00eb dhe njer\u00ebz q\u00eb donin t\u2019i prishnin Shqip\u00ebris\u00eb imazhin nd\u00ebrkomb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Por te shkuara, te harruara!<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas flamingove u diskutua \u00e7\u00ebshtja e korbave dhe sorrave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Korbat ndahen n\u00eb dy grupe t\u00eb m\u00ebdha: korbat demokrat\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb se duhet t\u00eb ik\u00eb Rama dhe t\u00eb vij\u00eb Berisha dhe korbat socialist\u00eb q\u00eb mendojn\u00eb q\u00eb Berisha mund t\u00eb rrij\u00eb sa koh\u00eb q\u00eb \u00ebsht\u00eb mb\u00ebshtetje p\u00ebr Ram\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sorrat jan\u00eb m\u00eb t\u00eb rrezikshme. Ato jan\u00eb edhe kund\u00ebr qeveris\u00eb, edhe kund\u00ebr opozit\u00ebs. Nuk pranojn\u00eb t\u00eb zgjedhin midis dy tufave t\u00eb vjetra dhe k\u00ebrkojn\u00eb q\u00eb t\u00eb ndryshoj\u00eb gjith\u00eb m\u00ebnyra si drejtohet vendi. K\u00ebta klasifikohen si rrezik komb\u00ebtar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">M\u00eb pas nisi debati p\u00ebr bufin e k\u00ebnet\u00ebs.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Sipas Edi Ram\u00ebs, bufi i k\u00ebnet\u00ebs \u00ebsht\u00eb Sali Berisha. Kjo krijoi nj\u00eb problem t\u00eb madh shkencor, sepse disa an\u00ebtar\u00eb t\u00eb shtabit mendonin se bufi \u00ebsht\u00eb shpend i men\u00e7ur, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00eb k\u00ebmb\u00ebngulnin se, kur jeton n\u00eb k\u00ebnet\u00eb, humbet t\u00eb gjitha cil\u00ebsit\u00eb pozitive.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Taulant Balla lexoi p\u00ebrkufizimin zyrtar: \u201cBufi i k\u00ebnet\u00ebs \u00ebsht\u00eb shpend q\u00eb del kryesisht n\u00eb mbr\u00ebmje, flet gjat\u00eb, sheh armiq gjithandej dhe pretendon se vet\u00ebm ai e njeh rrug\u00ebn p\u00ebr t\u00eb dal\u00eb nga k\u00ebneta.\u201d<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas dy or\u00ebsh diskutimi, shtabi vendosi q\u00eb bufi i k\u00ebnet\u00ebs t\u00eb ruaj\u00eb statusin e tij t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Ai nuk futet as te flamingot, as te korbat dhe as te sorrat. \u00cbsht\u00eb nj\u00eb specie e vjet\u00ebr politike, e cila ushqehet me kujtime, beteja historike, akuza, denoncime dhe rikthime t\u00eb p\u00ebrhershme. Problemi i bufit \u00ebsht\u00eb se e paraqet veten si kund\u00ebrshtar t\u00eb k\u00ebnet\u00ebs, megjith\u00ebse ka jetuar n\u00eb t\u00eb p\u00ebr dekada dhe njeh \u00e7do cep t\u00eb saj.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pastaj erdhi radha e pulave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pulat jan\u00eb kategoria m\u00eb e madhe dhe m\u00eb e dobishme e popullit. Ato nuk protestojn\u00eb, nuk b\u00ebjn\u00eb pyetje, nuk k\u00ebrkojn\u00eb dor\u00ebheqje dhe nuk shqet\u00ebsojn\u00eb rendin. Pula \u00e7ohet n\u00eb m\u00ebngjes, shkon n\u00eb pun\u00eb, paguan taksat, paguan energjin\u00eb, paguan ujin, paguan ila\u00e7et, paguan shkoll\u00ebn e f\u00ebmij\u00ebve dhe n\u00eb mbr\u00ebmje shikon n\u00eb televizion se ekonomia po ec\u00ebn shum\u00eb mir\u00eb. Ajo mund t\u00eb mos ket\u00eb para, por nuk ngrihet. Mund t\u00eb jet\u00eb e zem\u00ebruar, por hesht. Mund t\u00eb mos besoj\u00eb ask\u00ebnd, por dit\u00ebn e zgjedhjeve shkon dhe voton nj\u00ebrin nga ata q\u00eb njeh prej tridhjet\u00eb vjet\u00ebsh.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pula \u00ebsht\u00eb kategoria m\u00eb e mir\u00eb, sepse b\u00ebn vez\u00eb. Ajo prodhon, paguan, ushqen sistemin dhe nuk k\u00ebrkon as pjes\u00eb n\u00eb fitim, as shpjegime. Edhe kur ia marrin vez\u00ebt, ajo vazhdon t\u00eb rrij\u00eb n\u00eb kotec dhe shpreson q\u00eb vitin tjet\u00ebr t\u2019i l\u00ebn\u00eb t\u00eb pakt\u00ebn nj\u00ebr\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shtabi miratoi menj\u00ebher\u00eb nj\u00eb program komb\u00ebtar p\u00ebr ruajtjen e qet\u00ebsis\u00eb s\u00eb pulave. Programi parashikon m\u00eb shum\u00eb spektakle, m\u00eb shum\u00eb debate televizive, m\u00eb shum\u00eb koncerte dhe m\u00eb pak informacion p\u00ebr m\u00ebnyr\u00ebn si shpenzohen parat\u00eb publike. Me propozim t\u00eb Flamurit u shtua se pulave u lejohet q\u00eb t\u00eb kakarisin n\u00eb qymez.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas pulave erdhi radha e gjelave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjelat jan\u00eb drejtor\u00ebt, shefat, p\u00ebrgjegj\u00ebsit, kryetar\u00ebt e deg\u00ebve, administrator\u00ebt, k\u00ebshilltar\u00ebt dhe t\u00eb gjith\u00eb ata q\u00eb kan\u00eb nj\u00eb zyr\u00eb, nj\u00eb vul\u00eb dhe t\u00eb pakt\u00ebn tre vart\u00ebs. Gjith\u00eb dit\u00ebn k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr sukseset e qeveris\u00eb. Zgjohen her\u00ebt jo p\u00ebr t\u00eb punuar, por p\u00ebr t\u00eb lajm\u00ebruar t\u00eb tjer\u00ebt se dita ka nisur fal\u00eb tyre. \u00c7do gjel mendon se dielli lind sepse ai k\u00ebndon. Kur ndryshon pushteti, gjeli mund t\u00eb ndryshoj\u00eb edhe k\u00ebng\u00ebn. Nuk ka r\u00ebnd\u00ebsi melodia, mjafton t\u00eb ruaj\u00eb kotecin, makin\u00ebn, telefonin dhe vendin e parkimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gjelat e administrat\u00ebs dallohen nga krehri i kuq, kostumi i err\u00ebt dhe gatishm\u00ebria p\u00ebr t\u00eb th\u00ebn\u00eb \u201cpo, shef\u201d para se shefi t\u00eb ket\u00eb mbaruar fjalin\u00eb. Nj\u00eb gjel rilindas k\u00ebndon tri her\u00eb n\u00eb dit\u00eb: n\u00eb m\u00ebngjes p\u00ebr reform\u00ebn, n\u00eb drek\u00eb p\u00ebr rezultatet dhe n\u00eb dark\u00eb p\u00ebr vizionin e udh\u00ebheqjes.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Papagajt\u00eb u klasifikuan si nj\u00eb kategori m\u00eb vete. Papagajt\u00eb jan\u00eb analist\u00ebt, komentuesit, z\u00ebdh\u00ebn\u00ebsit q\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin t\u00eb nj\u00ebjtat fjali n\u00eb \u00e7do studio televizive. Ata nuk kan\u00eb nevoj\u00eb t\u00eb mendojn\u00eb. U mjafton t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb disa shprehje: \u201creforma po ec\u00ebn\u201d, \u201copozita ka frik\u00eb nga drejt\u00ebsia\u201d, \u201cqeveria \u00ebsht\u00eb n\u00eb panik\u201d, \u201cpopulli e dha p\u00ebrgjigjen\u201d, \u201ckjo protest\u00eb \u00ebsht\u00eb e financuar\u201d dhe \u201cShqip\u00ebria nuk ka qen\u00eb kurr\u00eb m\u00eb mir\u00eb\u201d.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Papagalli socialist flet p\u00ebr sukseset e qeveris\u00eb. Papagalli demokrat flet p\u00ebr fundin e saj. T\u00eb dy ushqehen nga i nj\u00ebjti ekran. N\u00ebse nd\u00ebrrojn\u00eb studio, nuk humbasin orientimin. N\u00ebse nd\u00ebrrojn\u00eb parti, duhet vet\u00ebm t\u00eb m\u00ebsojn\u00eb tekstin e ri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebllumbat jan\u00eb diplomat\u00ebt dhe nd\u00ebrkomb\u00ebtar\u00ebt. Ata vijn\u00eb me mesazhe paqeje, stabiliteti dhe dialogu. Ulen mbi \u00e7do godin\u00eb qeveritare dhe l\u00ebshojn\u00eb deklarata t\u00eb buta p\u00ebr r\u00ebnd\u00ebsin\u00eb e institucioneve. P\u00ebllumbi nd\u00ebrkomb\u00ebtar shqet\u00ebsohet shum\u00eb p\u00ebr demokracin\u00eb, por vet\u00ebm deri n\u00eb pik\u00ebn ku demokracia nuk prish stabilitetin. Kur populli proteston, p\u00ebllumbi k\u00ebrkon qet\u00ebsi. Kur qeveria abuzon, k\u00ebrkon reforma. Kur opozita b\u00ebn t\u00eb nj\u00ebjt\u00ebn gj\u00eb, k\u00ebrkon bashk\u00ebpunim. Ai fluturon nga nj\u00eb ambasad\u00eb n\u00eb tjetr\u00ebn dhe \u00ebsht\u00eb gjithmon\u00eb i bindur se vendi po b\u00ebn p\u00ebrparim, edhe kur qytetar\u00ebt po largohen.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Skifter\u00ebt jan\u00eb investitor\u00ebt strategjik\u00eb. Ata fluturojn\u00eb lart, shohin pron\u00ebn publike nga larg dhe zbresin me shpejt\u00ebsi mbi tokat, bregdetin, koncesionet, tender\u00ebt dhe fondet shtet\u00ebrore. Skifteri nuk pret n\u00eb radh\u00eb. Nuk plot\u00ebson formular\u00eb si pulat. Ai telefonon drejtp\u00ebrdrejt gjelin p\u00ebrkat\u00ebs dhe merr at\u00eb q\u00eb k\u00ebrkon. P\u00ebr skifter\u00ebt nuk p\u00ebrdoren etiketime fyese. Ata quhen motor\u00eb t\u00eb zhvillimit.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kanarinat jan\u00eb artist\u00ebt dhe figurat publike q\u00eb ftohen t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb aktivitetet zyrtare. Ato k\u00ebndojn\u00eb bukur, marrin duartrokitje dhe kujdesen q\u00eb t\u00eb mos e prishin atmosfer\u00ebn me pyetje p\u00ebr lirin\u00eb, varf\u00ebrin\u00eb ose korrupsionin. Kur vendi ka probleme, kanarina shpjegon se arti duhet t\u00eb q\u00ebndroj\u00eb larg politik\u00ebs. Kur qeveria organizon koncert, arti afrohet menj\u00ebher\u00eb me politik\u00ebn dhe fatur\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Gugash\u00ebt jan\u00eb deputet\u00ebt e heshtur. Ata rrin\u00eb n\u00eb sall\u00ebn e Kuvendit, tundin kok\u00ebn dhe shtypin butonin q\u00eb u \u00ebsht\u00eb caktuar. Nuk mbajn\u00eb fjalime, nuk kund\u00ebrshtojn\u00eb dhe nuk dihet mir\u00eb \u00e7far\u00eb mendojn\u00eb. N\u00eb fakt, kjo \u00ebsht\u00eb arsyeja pse kan\u00eb b\u00ebr\u00eb karrier\u00eb. Kur partia thot\u00eb \u201cpo\u201d, gugashi shtyp \u201cpo\u201d. Kur partia thot\u00eb \u201cjo\u201d, shtyp \u201cjo\u201d. Kur nuk e di \u00e7far\u00eb duhet t\u00eb shtyp\u00eb, shikon gugashin pran\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Qyqet jan\u00eb politikan\u00ebt q\u00eb vendosin vez\u00ebt e tyre n\u00eb folen\u00eb e partive t\u00eb tjera. Sot jan\u00eb n\u00eb nj\u00eb parti, nes\u00ebr n\u00eb nj\u00eb tjet\u00ebr. Sot jan\u00eb kund\u00ebr qeveris\u00eb, nes\u00ebr b\u00ebhen minist\u00ebr. Sot akuzojn\u00eb sistemin, nes\u00ebr marrin nj\u00eb zyr\u00eb brenda tij. Qyqja nuk nd\u00ebrton asnj\u00ebher\u00eb folen\u00eb e vet. Pret q\u00eb t\u00eb tjer\u00ebt t\u2019ia ruajn\u00eb vendin.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Shqiponjat u diskutuan gjat\u00eb. N\u00eb teori, shqiponja \u00ebsht\u00eb simboli komb\u00ebtar. N\u00eb praktik\u00eb, \u00e7do politikan pretendon se \u00ebsht\u00eb shqiponj\u00eb, nd\u00ebrsa t\u00eb tjer\u00ebt i quan pula, korba ose sorra. K\u00ebtu gati sa nuk u prish mbledhja e shtabit, sepse si Flamuri, ashtu edhe Taulanti, desh\u00ebn ta merrnin shqiponj\u00ebn p\u00ebr vete. Por, me nd\u00ebrhyrjen e an\u00ebtar\u00ebve t\u00eb tjer\u00eb dhe me konsultimet q\u00eb b\u00ebn\u00eb me telefon me shefat p\u00ebrkat\u00ebs, shtabi vendosi q\u00eb shqiponja t\u00eb p\u00ebrdoret vet\u00ebm n\u00eb fushata elektorale, n\u00eb ndeshje futbolli dhe n\u00eb fjalime patriotike. Jasht\u00eb k\u00ebtyre rasteve, p\u00ebrdorimi i saj konsiderohet i tep\u00ebrt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund t\u00eb mbledhjes lindi edhe pyetja m\u00eb e v\u00ebshtir\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Po Edi Rama, ku futet?<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb sall\u00eb ra heshtja. Askush nuk guxonte ta fuste te pulat, sepse ato b\u00ebjn\u00eb vez\u00eb. Nuk mund t\u00eb ishte gjel, sepse gjelat jan\u00eb drejtor\u00eb dhe shefa q\u00eb k\u00ebndojn\u00eb p\u00ebr t\u00eb. Nuk mund t\u00eb ishte papagall, sepse papagajt\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin fjal\u00ebt e tij. Nuk mund t\u00eb ishte as skifter, sepse skifter\u00ebt marrin tender\u00ebt, lejet dhe pronat q\u00eb ai ua jep.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Pas nj\u00eb konsultimi t\u00eb shkurt\u00ebr, shtabi vendosi:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Edi Rama \u00ebsht\u00eb pallua.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Palloi \u00ebsht\u00eb shpendi m\u00eb i duksh\u00ebm i oborrit. Ai hap pend\u00ebt, ec\u00ebn ngadal\u00eb para kamerave dhe pret q\u00eb t\u00eb gjith\u00eb t\u00eb admirojn\u00eb ngjyrat. Kur ka nj\u00eb problem, nuk e zgjidh, por hap pend\u00ebt. Kur ka protest\u00eb, hap pend\u00ebt. Kur ka skandal, hap pend\u00ebt. Kur pyetet p\u00ebr pagat, pensionet, spitalet apo korrupsionin, ai shpjegon se sa t\u00eb bukura jan\u00eb pend\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Palloi nuk k\u00ebndon bukur, por kjo nuk e pengon t\u00eb flas\u00eb gjat\u00eb. Ai mund t\u00eb mbaj\u00eb nj\u00eb fjalim p\u00ebr disa or\u00eb pa th\u00ebn\u00eb asgj\u00eb q\u00eb mund t\u00eb p\u00ebrdoret si p\u00ebrgjigje konkrete. \u00c7do pyetje e nis n\u00eb Tiran\u00eb, e \u00e7on n\u00eb Bruksel, e kalon nga Athina, e lidh me Iranin, Rusin\u00eb, turizmin dhe flamingot, pastaj e mbyll me Sali Berish\u00ebn.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Palloi e konsideron oborrin pron\u00eb t\u00eb tij. Pulat duhet t\u00eb b\u00ebjn\u00eb vez\u00eb, gjelat duhet t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb, papagajt\u00eb duhet t\u00eb p\u00ebrs\u00ebrisin dhe kanarinat duhet t\u00eb k\u00ebndojn\u00eb n\u00eb koncerte.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">Kur ndonj\u00eb sorr\u00eb ose korb prish qet\u00ebsin\u00eb, palloi nuk pyet pse proteston. Ai pyet kush e ka financuar, nga cili vend ka ardhur dhe pse nuk admiron pend\u00ebt.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">P\u00ebr bufin e k\u00ebnet\u00ebs ka nj\u00eb vend t\u00eb ve\u00e7ant\u00eb. Palloi e mban gjithmon\u00eb af\u00ebr oborrit, sepse sa her\u00eb pulat mendojn\u00eb t\u00eb dalin nga koteci, ai u tregon bufin dhe u thot\u00eb:<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 Shikoni \u00e7far\u00eb ju pret po t\u00eb largohem un\u00eb.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">K\u00ebshtu, palloi dhe bufi zihen \u00e7do dit\u00eb para kamerave, por kujdesen q\u00eb oborri t\u00eb mbetet i nj\u00ebjt\u00eb. Nj\u00ebri tremb pulat me tjetrin, nd\u00ebrsa t\u00eb dy vazhdojn\u00eb t\u00eb jetojn\u00eb nga i nj\u00ebjti sistem.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">N\u00eb fund, shtabi e miratoi p\u00ebrkufizimin zyrtar: Edi Rama \u00ebsht\u00eb palloi i madh i politik\u00ebs shqiptare: shum\u00eb pend\u00eb, shum\u00eb ekran, shum\u00eb fjal\u00eb dhe asnj\u00eb p\u00ebrgjegj\u00ebsi.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">An\u00ebtar\u00ebt e komisionit mor\u00ebn frym\u00eb t\u00eb leht\u00ebsuar.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 E mbaruam dhe k\u00ebt\u00eb pun\u00eb, \u2013 tha Taulanti.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">\u2013 E mbaruam, \u2013 tha dhe Flamuri.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\">U ngrit\u00ebn t\u00eb dy n\u00eb k\u00ebmb\u00eb. Shtr\u00ebnguan duart me nj\u00ebri-tjetrin dhe buz\u00ebqesh\u00ebn p\u00ebrball\u00eb kamerave.<\/p>\n\n\n\n<p class=\"wp-block-paragraph\"><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.facebook.com\/sharer\/sharer.php?u=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ftaulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit-i199321\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/api.whatsapp.com\/send?text=Taulant%20Balla%20dhe%20Flamur%20Noka%2C%20b%C3%ABjn%C3%AB%20ndarjen%20zoologjike%20t%C3%AB%20popullit%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ftaulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit-i199321\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/twitter.com\/intent\/tweet?text=Taulant%20Balla%20dhe%20Flamur%20Noka%2C%20b%C3%ABjn%C3%AB%20ndarjen%20zoologjike%20t%C3%AB%20popullit%20-%20POLITIK%C3%8B...https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ftaulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit-i199321\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><a target=\"_blank\" href=\"https:\/\/www.linkedin.com\/sharing\/share-offsite\/?url=https%3A%2F%2Falfapress.al%2Ftaulant-balla-dhe-flamur-noka-bejne-ndarjen-zoologjike-te-popullit-i199321\" rel=\"noreferrer noopener\"><\/a><strong><br><\/strong><br><\/p>\n","protected":false},"excerpt":{"rendered":"<p>NGA Thoma G\u00ebll\u00e7i Pas shum\u00eb vitesh qeverisjeje, zgjedhjesh, protestash, sondazhesh dhe emisionesh televizive, pushteti arriti m\u00eb n\u00eb fund t\u00eb nd\u00ebrtoj\u00eb klasifikimin e plot\u00eb t\u00eb popullit shqiptar. Ndarja n\u00eb t\u00eb majt\u00eb dhe t\u00eb djatht\u00eb u konsiderua e vjetruar. Ndarja n\u00eb t\u00eb pasur dhe t\u00eb varf\u00ebr u hoq, sepse krijonte shqet\u00ebsime sociale. Edhe ndarja n\u00eb t\u00eb pun\u00ebsuar [&hellip;]<\/p>\n","protected":false},"author":2013,"featured_media":430019,"comment_status":"closed","ping_status":"closed","sticky":false,"template":"","format":"standard","meta":{"footnotes":""},"categories":[241,5380,231,1454,235],"tags":[],"class_list":["post-430018","post","type-post","status-publish","format-standard","has-post-thumbnail","category-aktualitet","category-kryesore","category-lajme","category-politike","category-vendi"],"_links":{"self":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430018","targetHints":{"allow":["GET"]}}],"collection":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts"}],"about":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/types\/post"}],"author":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/users\/2013"}],"replies":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/comments?post=430018"}],"version-history":[{"count":1,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430018\/revisions"}],"predecessor-version":[{"id":430020,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/posts\/430018\/revisions\/430020"}],"wp:featuredmedia":[{"embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media\/430019"}],"wp:attachment":[{"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/media?parent=430018"}],"wp:term":[{"taxonomy":"category","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/categories?post=430018"},{"taxonomy":"post_tag","embeddable":true,"href":"https:\/\/zjarr.tv\/sq\/wp-json\/wp\/v2\/tags?post=430018"}],"curies":[{"name":"wp","href":"https:\/\/api.w.org\/{rel}","templated":true}]}}